E Djelë, 05.12.2024, 10:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SEKRETARJA KLINTON E QUAJTI "TË PËSHTIRË DHE TË DËNUESHME" VIDEON ANTIISLAMIKE QË QARKULLON NË INTERNET
E Martë, 09.18.2012, 07:08am (GMT+1)



Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton i ka dënuar me forcë protestat e dhunshme javën e kaluar në disa pjesë të botës myslimane:
 
 "Dhuna nuk ka vend në fe dhe nuk është mënyrë për të nderuar fenë. Islami, ashtu si fetë e tjera, respekton dinjitetin themelor të qenieve njerëzore, dhe kryerja e sulmeve ndaj njerëzve të pafajshëm është shkelje e dinjitetit themelor ".

Sekretarja e Shtetit Klinton e quajti "të pështirë dhe të dënueshme" videon anti-islamike që qarkullon në internet. Ajo theksoi se "qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ka absolutisht asnjë lidhje me këtë video". Sekretarja Klinton pohoi gjithashtu se është e vështirë për disa njerëz të kuptojnë "pse Shtetet e Bashkuara nuk munden thjesht të parandalojnë këto llojet e videosh të dënueshme që dalin ndonjëherë."
 
"Në botën e sotme, me teknologjitë e sotme - kjo është e pamundur. Por edhe nëse do të ishte e mundur, vendi ynë ka një traditë të gjatë të shprehjes së lirë, e cila është mishëruar në Kushtetutën dhe ligjin tonë. Dhe ne nuk do të ndalojmë qytetarët të shprehin pikëpamjet e tyre pavarësisht se sa të pakëndshme mund të jenë ato."
 
"Ka mendime të ndryshme rreth kufijve të jashtëm të fjalës së lirë dhe shprehjes së lirë. Por nuk duhet të ketë debat në lidhje me çështjen e thjeshtë se dhuna në përgjigje të fjalës nuk është e pranueshme ", tha Sekretarja Klinton. "Ne të gjithë, nëse jemi udhëheqës të qeverive, udhëheqës të shoqërisë civile apo drejtues fetarë, duhet t'i vemë kufirin dhunës. Çdo udhëheqës i përgjegjshëm duhet të ngrihet në këmbë tani dhe t'a mbrojë këtë kufi."
 
Sekretarja e Shtetit Klinton tha video "duket se ka një qëllim shumë cinik për të denigruar një fe të madhe dhe për të provokuar zemërim:"
 
"Ne absolutisht e kundërshtojnë përmbajtjen dhe mesazhin e saj. Angazhimi i Amerikës për tolerancë fetare shkon prapa në fillimet e kombit tonë, dhe siç e dini ne jemi një vend për njerëz të të gjitha feve, shumë prej të cilëve erdhën në këtë vend për të drejtën për të ushtruar fenë e tyre, duke përfshirë, natyrisht, miliona myslimanë ".


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PERSPEKTIVA E INTEGRIMIT TË SHQIPËRISË NË BE (09.17.2012)
NJË FESTË SPEKTAKOLARE E BYTYÇËVE NË MALIN E BUKUR TË DAJTIT QË S’MUND TË HARROHETReportazh udhëtues nga ENGJËLL KOLIQI (09.17.2012)
EKSKLUZIVE: KOMPANIA 'COLORED FILMS' SHPALL AKTORËT E ROLEVE TË FILMIT 'EAGLE' ('SHQIPE')Nga ERMIRA BABAMUSTA, Ph. D., New York (09.17.2012)
ART-POLITIKA, MUZIKA DHE DIKTATURANga QAMIL GJYREZI (09.17.2012)
FITOI MARK GJONAJ, FITUAN SHQIPTARËT!Nga MIMOZA DAJÇI (09.17.2012)
PËRUROHET UNIVERSITETI I BERATIT, PRESIDENTI ASTRIT VELIAJ: IA DOLËM (09.16.2012)
ISH KONGRESMENI ME ORIGJINË SHQIPTARE JOE DIOGUARDI E UROI MARK GJONAJN PËR FITOREN (09.15.2012)
AMERIKA NDERON MUHAMET ALIUN ME MEDALJEN E LIRISËLegjenda e boksit vlerësohet për përkushtimin ndaj çështjeve humanitare (09.15.2012)
Në Akademinë e Shkencave dhe te Arteve te KosovësU ZHVILLUA KONFERENCA SHKENCORE 'PAVARËSIA E SHQIPËRISË DHE KOSOVA 100 VJET PAS'Nga IBRAHIM HAJDARMATAJ (09.15.2012)
NJË RADIOGRAFI E BANESAVE TË PRONARËVENga SOKOL OLLDASHI (09.14.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]