Voal-online - WASHINGTON, 3 TETOR - Michelle Obama, Ann Romney dhe emocionet e
tyre, stresi i tyre në prag të duelit televiziv që mund të shënojë jetën e
burrave të dashur.
Në një lloj interviste të dyfishtë, para telekamerave të CNN, First Lady e ajo
që kërkon t'ia marrë vendin, flasin si e përjetojnë ato duelin televiziv mes
burrave të tyre, i cili është sonte në program në Denver.
''Debatet më sjellin gjithmonë në emocion të pamasë...'', ka pranuar Michelle.