Në Nju Jork, më 3 Tetor 2012, nÑ‘n kujdesin e QendrÑ‘s AleksandÑ‘r Hamilton nÑ‘ New
York University dhe veҫanёrisht tё Nёn-Drejtorit tё kёsaj qendre, njёkohёsisht
edhe Drejtor i Programeve Master nё Departamentin e Shkencave Politike,
Profesorit Shinasi Rama, u promovua nё New York University libri "The Kosova
Liberation Army Underground War to Balkan Insurgency, 1948-2001" ("Ushtria
Ҫlirimtare e Kosovёs Lufta e Nёndheshme deri tek Kryengritja Ballkanike,
1948-2001") i autorit britanik James Pettifer.
Profesori James Pettifer (lexo: Xhejms Petifer) punon nё Departamentin e
Historisё sё Universitetit tё Oksfordit dhe Akademinё e Mbrojtjes sё Mbretёrisё
sё Bashkuar. Zoti Petifer ёshtё analist dhe komentator i njohur ndёrkombёtar i
historisё dhe politikёs sё Ballkanit dhe ёshtё autor i disa librave, pёrfshirё
Kosova Express, The New Macedonian Question, The Turkish Labyrinth, Blue Guide
to Albania and Kosova, The Albanian Question-Reshaping the Balkans (me Miranda
Vickers), etj.
Libri "The Kosova Liberation Army Underground War to Balkan Insurgency,
1948-2001" pёrshkruan se si nё luftёn kundёr Serbisё sё Milloshevicit, UҪK-ja u
rrit nga njё grup i vogёl konspiratorёsh qё vepronin fshehurazi nё Zvicrёn e
viteve '80 nё njё forcё ushtarake prej 18 mijё luftёtarёsh e cila fitoi
mbёshtetjen e NATO-s. Puna e zotit Petifer shёnon njё risi nё kёndvёshtrimin e
historikut tё UҪK-sё sepse ajo pёr herё tё parё nxjerr nё dritё dokumenta tё
reja tё marra nga arkiva tё ndryshme si ato Ruse, Amerikane, Serbe, Zvicerane
etj.
Pasi vuri nё dukje se New York University ёshtё njёri nga vendet e tij mё tё
preferuara pёr tё shkёmbyer mendime rreth krijimtarisё sё tij, Petifer i bёri
njё pёrmbledhje librit tё tij mё tё fundit. Nё fjalёn e tij Xhejms Petifer
theksoi se ai preferonte qё lexuesi ta shihte librin e tij thjesht si njё libёr
historie. Ai informoi pjesёmarrёsit se pavarёsisht se nё procesin e pёrgatitjes
sё librit ai ka intervistuar edhe persona politikё si Hashim Thaҫi, Ramush
Hajredinaj etj., autori nuk mbёshtet asnjё axhendё politike apo filozofi
qeverisjeje. Zoti Petifer shprehu zhgёnjimin e tij me bindjen e krijuar tek
rinia kosovare se integrimi nё Bashkimin Europian do ti zgjidhё tё gjitha
problemet e Kosovёs. Ai tha se vetёm puna dhe sakrificat e Kosovarёve do ti
zgjidhin problemet e Kosovёs dhe askush tjetёr. Kjo bёhet mё e vёrtetё, tha ai,
nё kushtet kur BE po pёrjeton probleme tё thella financiare tё cilat nuk e
lejojnё ti kushtojё Kosovёs vёmendjen e duhur. Autori iu pёrgjigj pyetjeve tё
pjesmarrёsve mes tё cilave edhe pyetje qё lidheshin me akuzat e ngritura ndaj
shqiptarёve pёr trafik organesh tё anёtarit tё Asamblesё Parlamentare tё
Kёshillit tё Europёs, Dick Marty. Petifer tha se duke njohur mirё gjeografinё
dhe zhvillimin teknologjik e mjekёsor tё zonёs pёr tё cilёn ngrihen akuzat, ato
tingёllojnё tё vёshtira pёr t'u besuar. Ai tha gjithashtu se akuza qё nuk
mbёshteten me prova nuk kanё vlerё dhe Marty nuk ka paraqitur prova.
Ky aktivitet ёshtё nё vazhdёn e njё sёrё aktivitetesh me tematika shqiptare tё
organizuara nga Departamenti i Shkencave Politike dhe Qendra Aleksandёr
Hamilton nё New York University nёn pёrkujdesjen e Profesor Ramёs. Kёto
aktivitete u shёrbejnё studiuesve tё rinj shqiptarё dhe jo-shqiptarё tё
interesuar nё ҫёshtjet shqiptare pёr tё shkёmbyer mendime dhe mёsuar nga
njёri-tjetri dhe duhen pёrshёndetur.