E Mërkurë, 05.01.2024, 09:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MIQËSORJA OTTAWA-MONTREAL
Nga AJET NURO, Montreal, Kanada

E Enjte, 10.04.2012, 11:16am (GMT+1)



 
Ekipet e Montrealit dhe të Otavës (Ottawa) para ndeshjes

Do të doja që këtij shkrimi të vija si titull togfjalëshat "ndeshje miqësore", "takim miqësor" apo edhe "ndeshje futbolli mes shqiptarësh" por ajo që më ngeli nga të gjitha këto fjalë ishte fjala MIQËSORE. Ditën e djelë në datën 30 shtator 2012, me një ekip futbollistësh nga shqiptarët e Montrealit u nisëm për në kryeqytetin kanadez për t'u ndeshur me një ekip vendas. Kënaqësia e këtij takimi dhe pritja e miqëve vendas ishte e tillë që pyetja "Kur do shihemi përsëri?" doli spontanisht ende pa mbaruar takimi.

Që nga vizita e fundit e dy ekipeve shqiptare nga Hamilltoni dhe Otawa në korrik për Kupën e 100-Vjetorit të Pavarësisë organizuar këtu në Montreal, herë mbas herë kisha patur mesazhe se kur do t'u kthenim vizitëm miqve tanë nga Ottawa dhe ngaqë ata janë edhe më të afërmit me ne, e filluan me këta të fundit. Miqve tanë nga Hamiltoni do t'u duhet të presin edhe pak...

Ndonëse dita nuk ishte dhe aq e bukur dhe një shi i imët n'a shoqëroi gjatë rrugës për në Ottawa, mikpritësit dhe kryesisht organizatori vendas z. Ismail Latifi kishte menduar të na priste në një terren të mbuluar duke marr masa për një pritje që unë do t'a quaja dinjitoze. Duke qenë hera e dytë që takoheshim me njëri-tjetrin shumë prej tyre i quanim tashmë miq dhe kuptohet si ndihesh mes miqsh.

Të dy delegacionet kishin në gjirin e tyre edhe dy kryetarët e shoqatave që grumbullojnë shqiptarët në kryeqytetin kanadez dhe në metropolin e Kebekut respektivisht zotërinjtë Arbnor Krasniqi e Kujtim Ismaili. Madje, para ndeshjes të gjithë së bashku pozuam dhe të dy kryetarët pasi uruan mbarëvajtjen e aktivitetit, kujtuan se në Montreal po punohet për ngritjen e monumentit të Nënë Terezës dhe, edhe shqiptarët e Otavës mund të ndihmojnë në ngritjen e kësaj vepre që do të jetë vepër e të gjithë shqiptarëve. Në fakt, shumë prej shqiptarëve pjesmarrës kanë shprehur dëshirën të ndihmojnë me anë të një dhurate për ngritjen e monumentit të shqiptares së madhe.

Në terren, ndeshja filloi me një gol të vizitorëve nga Montreali të cilët dominuan duke e mbyllur ndeshjen 5 me 3. Duhet theksuar edhe njëherë një organizim i përsosur që nga arbitrat deri tek rregullat që favorizojnë një lojë të pastër e të ndershme.

Pas ndeshjes, mikpritësit i ftuan vizitorët nga Montreali në restorantin e sapo blerë nga Haxhi, një shqiptar nga Kosova për t'i qerasur. Restoranti, kishte qenë një restorant grek dhe ende ishte i afishuar emri i mëparshëm por, pronari n'a tha se restoranti do ketë ngjyra shqiptare dhe një kuzhinë mesdhetare e shqiptare.
Me përshtypjet më të mira, shqiptarët e Montrealit, lanë Otavën me dëshirën e mirë për t'u riparë përsëri e për t'u "miqësuar" me njëri-tjetrin në futboll apo aktivitete të tjera.

Ajet Nuro
Montreal më 3 tetor 2012
anuro@albemigrant.com

 

Pamje nga aktiviteti:

Ekipi i shqiptarëve të Montrealit
 

Majtas kryetari i shoqatës së shqiptarëve të Otavës, z. Arbnor Krasniqi dhe djathtas homologu i tij nga Montreali, z. Kujtim Ismaili
 

Ekipet e Montrealit dhe të Otavës (Ottawa) para ndeshjes
 
 
Nga e majta në të djathtë, z. Kujtim Ismaili, z. Arbnor Krasniqi dhe organizatori z. Ismail Latifi
 

Nga e majta në të djathtë, z. Kujtim Ismaili, z. Arbnor Krasniqi, organizatori z. Ismail Latifi si dhe autori i reportazhit
 


Futbollistë dhe mbështetës të tyre, nga Montreali
 

Një nga sulmuesit e ekipit të Montrealit, z. Ilir Mushkalaj, autori i golit të parë për vizitorët nga Montreali
 

E .... gol!!! Goli i parë i ekipit të Montrealit
 


Pamje nga takimi Ottawa-Montreal
 
Pamje nga takimi Ottawa-Montreal
 
Pamje nga takimi Ottawa-Montreal
 
Pamje nga takimi Ottawa-Montreal, sulmuesi i Montrealit Bedri Ramadani
 
Pamje nga takimi Ottawa-Montreal
 
Shtrëngim duarsh në fund të takimit...
 
Shtrëngim duarsh në fund të takimit...
 
 
Miqët e mi Hysni Marku me djalin e tij Kevin si dhe Arjan Rizaj me të cilët udhëtova për në kryeqytetin kanadez
 
Në restorantin shqiptar në Ottawa
 
Në restorantin shqiptar në Ottawa, pronari i tij
 
Në restorantin shqiptar në Ottawa
 
Në restorantin shqiptar në Ottawa
 
Në restorantin shqiptar në Ottawa
 
 
Në restorantin shqiptar në Ottawa, traineri i ekipit të Montrealit z. Ruzhdi Ahmeti
 
Në restorantin shqiptar në Ottawa
 
Në restorantin shqiptar në Ottawa, pronari i restorantit


AJET NURO


Rating (Votes: )   
    Comments (2)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ATA NUK AFROHEN, HIJA JUAJ I NDJEK!Nga FLUTURA MCINTOSH (10.04.2012)
HANS DIETRICH GENSCHER - PËR SHQIPËRINË KAM DËGJUAR PËR HERË TË PARË KUR ISHA FËMIJË (10.03.2012)
ZGJEDHJET 2012 - STRESI I ZONJAVE OBAMA DHE ROMNEY NGA DUELI TELEVIZIV I BURRAVE TË TYRE Firs lady - Debatet me emocionojnë pa masë (10.03.2012)
LOTARIA AMERIKANE, SI APLIKOHET PËR TË QENË FITUESIntervista/ Flet konsullja e SHBA në Tiranë, Lyra Carr - Të gjitha rregullat që duhen ndjekur për t’u kualifikuar e plotësuar formularin (10.02.2012)
DASMË SHEKULLI(Martesë dishepulli)Poezi nga MENTOR THAQI (10.02.2012)
BYTYÇI E VLERËSON ME TITULLIN “QYTETAR NDERI” AMBASADORIN E SHQIPËRISË NË KOSOVË, DR. ISLAM LAUKANga VALDET ERMALI (10.02.2012)
JA DHJETË MULTIMILIONERËT MË TË MËDHENJ TË SHQIPËRISË (10.02.2012)
100 VJET PAVARËSI - I DREJTOHEM SHPIRTIT DHE MENDJES SË KOMBIT SHQIPTARNga AT NIKOLLA MARKU (10.01.2012)
ESHTRAT E ISA BOLETINIT, PËRPJEKJET E QEVERISË PËR T'I TËRHEQUR NGA MALI I ZI NË VITIN 1923 (10.01.2012)
MADELEINE ALBRIGHT - AJO QË KEMI BËRË NË KOSOVË ISHTE E DREJTËBiseda me zonjën Albright u bë me rastin e daljes në shitje të librit të saj të ri “Dimri i Pragës” (10.01.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]