E Mërkurë, 05.01.2024, 03:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PRESIDENTJA ATIFETE JAHJAGA MARTOHET LIGJËRISHT

E Premte, 10.05.2012, 02:45pm (GMT+1)




PRISHTINË - Që nga e mërkura presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, edhe ligjërisht është e martuar me bashkëshortin e saj Astrit Kuçi.

Jahjaga dhe Kuçi, në një ceremoni të zakonshme, në prani edhe të dëshmitarëve, kanë kurorëzuar lidhjen e tyre martesore në Bashkësinë Lokale të Dushkajës në fshatin Cermjan të Gjakovës. Ndërkaq presidentja ka ruajtur mbiemrin e vajzërisë.

Lajmin e ka konfirmuar të enjten për mediat kosovare, Xhafer Halili, zyrtar për gjendjen civile në Bashkësinë Lokale të Dushkajës në fshatin Cermjan të komunës së Gjakovës.

"Po, znj. Atifete Jahjaga dhe z. Astrit Kuçi më 3 tetor janë kurorëzuar", - ka treguar Halili, i cili nënvizoi se ata i kanë respektuar të gjitha procedurat e nevojshme që përshihen për lidhjen e martesës.

"Sikurse çdo qytetar, edhe znj. Jahjaga dhe z. Kuçi i kanë respektuar procedurat për këtë çështje. Ata kanë bërë kërkesën për ta lidhur kurorën dhe janë kurorëzuar. Po ashtu, ky kurorëzim është bërë edhe në prani të dëshmitarëve", -ka deklaruar Halili.

Presidentja Atifete Jahjaga ka lindur më 20 prill të vitit 1975 në Rashkoc të Gjakovës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Prishtinë, ku gjithashtu i përfundoi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2000.

Aktualisht vazhdon studimet e Magjistraturës në drejtimin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Përveç gjuhës shqipe (amtare), presidentja Atifete Jahjaga zotëron edhe gjuhën angleze dhe atë serbe.

Jahjaga ka qenë zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme e Policisë së Kosovës prej shkurtit të vitit 2009 deri në zgjedhjen e saj presidente e Republikës së Kosovës, më 7 prill 2011. Presidentja Atifete Jahjaga është e martuar me Astrit Kuçin nga Suhareka.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
U PROMOVUA NË NEW YORK UNIVERSITY LIBRI I JAMES PETTIFER "THE KOSOVA LIBERATION ARMY - UNDERGROUND WAR TO BALKAN INSURGENCY, 1948-2001Nga ILIR HYSA, New York (10.05.2012)
ULRIKE LUNAÇEK - DORËHEQJA E PACOLIT DO PËRMIRËSONTE IMAZHIN E KOSOVËS Lunaçek - Politika nuk është biznes i ndyrë (10.04.2012)
KADARE AMBASADORIT SEQUI: Ç'ËSHTË EVROPA PËR SHQIPËRINË DO T'I PËRGJIGJESHA VETVETJA OSE GJITHÇKA! (10.04.2012)
DEBATI I PARË PRESIDENCIAL - ANALISTËT I JAPIN PIKË ROMNIT (10.04.2012)
MIQËSORJA OTTAWA-MONTREALNga AJET NURO, Montreal, Kanada (10.04.2012)
ATA NUK AFROHEN, HIJA JUAJ I NDJEK!Nga FLUTURA MCINTOSH (10.04.2012)
HANS DIETRICH GENSCHER - PËR SHQIPËRINË KAM DËGJUAR PËR HERË TË PARË KUR ISHA FËMIJË (10.03.2012)
ZGJEDHJET 2012 - STRESI I ZONJAVE OBAMA DHE ROMNEY NGA DUELI TELEVIZIV I BURRAVE TË TYRE Firs lady - Debatet me emocionojnë pa masë (10.03.2012)
LOTARIA AMERIKANE, SI APLIKOHET PËR TË QENË FITUESIntervista/ Flet konsullja e SHBA në Tiranë, Lyra Carr - Të gjitha rregullat që duhen ndjekur për t’u kualifikuar e plotësuar formularin (10.02.2012)
DASMË SHEKULLI(Martesë dishepulli)Poezi nga MENTOR THAQI (10.02.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]