E Premte, 04.26.2024, 07:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
GREVA E URISË DHE E VËRTETA E DËMSHPËRBLIMIT
'Nuk e imagjinoj Amerikën pa protesta,' Martin Luther King Jr.
Nga BESIM NDREGJONI

E Premte, 11.09.2012, 08:54am (GMT+1)



'Nuk e imagjinoj Amerikën pa protesta,' Martin Luther King Jr.

Kjo thënie e mbrojtësit më të madh të të drejtave të njeriut, me përmasa botërore, më ka ndenjur në mendje gjatë këtyre javëve, kur një grup ish-të burgosurish politikë të regjimit komunist, të paorganizuar në ndonjë shoqatë apo parti, protestuan për zbatim ligji për të drejtën e tyre kushtetuese në drejtim të pushtetit të votuar edhe nga ky grup grevistësh prej 22 vitesh..

Ç'ndodhi me grevën e urisë për 31 ditë?! Me fillimin e grevës së urisë u solidarizuan me të politikanë, parti politike, e në fund, pas dy dekadash pluralizëm, u shfaq e ashtuquajtura shoqëri civile, që komandohet nga politika. Kjo shoqëri u kujtua se paska një shtresë shoqërore antikomuniste të përndjekurish politikë 22 vite. Komiteti i Helsinkit, që drejtohet nga një gjyqtare e diktaturës komuniste, që ka dënuar qytetarë shqiptarë politikisht, po vihej në mbrojtje të grevës. Institucioni i Avokatit të Popullit, që ka në përbërjen e tij të gjithë hetuesit e prokurorët e komunizmit, u shfaq pro grevës. Si gjithnjë, policët, ata që si në kohën e diktaturës nuk u janë ndarë ndonjëherë të përndjekurve politikë, por kësaj radhe vigjilentë ndaj "armiqve". Kjo ishte motoja e punës së policëve. Mediat transmetonin çdo orë lajmesh grevën të parën. Me lajmet televizive do të shikoje se si ish-hetuesi i komunizmit, tani komisioner te Avokati i Popullit, mbronte ata që i kishte dënuar dhe torturuar vetë në kohën e diktaturës. Nuk munguan deputetë të së majtës që nuk kanë votuar asnjë ligj që ka të bëjë me të drejtat e liritë e këtyre antikomunistëve. Të paktën këta deputetë të PS-së të kishin ndjekur rrugën e paraardhësve të tyre, të deputetëve të Partisë së Punës në vitin 1991, që nga greva e urisë së të përndjekurve politikë atë vit u detyruan dhe pranuan pafajësinë parlamentare kolektive të këtyre kundërshtarëve të regjimit të tyre.

Filluan emisionet televizive, ku puthadorët e pushtetit bërtisnin për parajsën që u kishin krijuar të përndjekurve, bile deputetë të PD-së, si Strazimiri, shkuan shumë larg, duke i quajtur "kanibalë", "fundërrima", "qelbësira", kurse salla e mbushur me deputetë të shumicës në Parlament do të duartrokisnin fyerjet që u bënte deputeti votuesve të vet që ishin në grevë. Kurse analistët, me opinionet e tyre tregonin të vërtetën e të përndjekurve politikë përballë demagogjisë së pushtetit. Fodullëkut, arrogancës e shurdhërisë së pushtetit dy grevistë iu përgjigjën me veprim ekstrem, vënie flake vetes, e cila tronditi shoqërinë dhe opinionin ndërkombëtar. Ata grevistë kërkonin zbatimin e ligjit, jo pushtet, ashtu sikur nuk kërkonin lëmoshë nga shteti. Këta 20 ish-të burgosur politikë u ngujuan në një çadër te "Komuna e Parisit", por kjo çadër e grisur u quajt studio e Kristaq Ramës. Si mund të quhet një çadër studio, vetëm në këtë mjedis shqiptar dëgjohet. Në Shqipëri, politika bën të pjellë dhe mushka, siç thotë populli. Ndryshe nga politika, kjo grevë u përshëndet në mënyrën me njerëzore nga përfaqësuesi i SHBA-ve, ambasadori Arvizu, i cili në ditën e tretë të grevës i takoi dhe foli qartë dhe pastër: protestoni dhe mbroni të drejtat tuaja, familjet tuaja, dinjitetin tuaj! Në të njëjtën linjë me SHBA, ambasadori i BE-së, Sekui: "Jam dakord me kërkesën tuaj ligjore. Në Shqipëri ka problem zbatimi i ligjit". Këta përfaqësues të Europës dhe Amerikës e çmuan dhe u përulën para sakrificave të këtyre ikonave që kishin humbur çdo gjë nga diktatura, rininë, familjet, vetëm se moralin nuk ia dorëzuan diktatit. Departamenti Amerikan, nëpërmjet zv.sekretarit të Shtetit, Riker, bëri thirrje për dialog e marrëveshje. Komisioneri Fyle kërkoi dialog. Komisioni Europian, dialog. Por dialogu nuk ishte i pranueshëm për politikën shqiptare, as për Presidentin, që është garantues i Kushtetutës, me gjithë mundësitë që i krijoi Ambasada Amerikanë dhe BE-ja, duke ia dërguar në Presidencë grevistët e urisë. Dialog klasa politike shqiptare bën vetëm me ata që kanë suport të diktaturës, me pjesën e "armiqve" jo.

Duke qenë për 22 vite si drejtues e pjesëmarrës në greva dhe protesta, si një ish-i përndjekur politik, po paraqes para lexuesve, sipas statistikave arkivore shtetërore BILANCIN TRAGJIK TË PËRNDJEKJES POLITIKE SHQIPTARE 1944-1991: 1) 5577 burra të pushkatuar me ose pa gjyq si "armiq të popullit e partisë"; 2.) 450 gra të pushkatuara, me ose pa gjyq, si "armike të popullit e partisë"; 3.) 998 burra dhe 45 gra të vdekura në burgjet politike si "armiq të popullit e partisë"; 4.) 308 burra dhe gra të çmendura në hetuesi nga tortura çnjerëzore si "armiq të popullit e të partisë"; 5.) 50 000 familje të internuara dhe pjesa më e madhe fëmijë, gra, pleq nga mosha 1 vjeç e deri në moshën 85-vjeçare, ku 7022 kanë vdekur në kampet moçalore, një version shqiptar i gulagëve siberianë leninistë-stalinistë si "armiq të popullit e partisë". Studime jo të plota tregojnë se çdo "tri ditë" një shqiptar ekzekutohej me ose pa gjyq si "armik i popullit dhe partisë", çdo javë një "ish-i burgosur politik" vdiste në burg nga torturat. Çdo dy ditë internoheshin 3 persona për motive politike. Çdo dy muaj një i burgosur politik pësonte gjymtime trupore për shkak të keqtrajtimit në hetuesi, burg ose kampe përqendrimi. Ndërsa tre milionë shqiptarë jetonin frikën e përhershme të persekucionit pa ligje.

Ky bilanc nuk është në asnjë vend të Europës Lindore. I burgosuri politik në Gjermaninë Lindore, që shquhej se kishte bërë burg më shumë, ishte dënuar me 12 vite burg, që atje njihej dhe nata, dhe dita, dhe i kishte rënë të bënte 6 vjet, e barabartë kjo me burgun e Gjergj Ndrecës (sipas deklaratës së Kryeministrit), që i vuri flakën vetes jo për ca pare të burgut, por për idealet e lirisë, për shtetin e së drejtës, për votën që i kishte dhënë pushtetit demokratik, për të drejtat e tij që ia jep ligji, dhe aspak pushteti. Këto të dhëna janë rrënqethëse për një shoqëri demokratike. Ky është realiteti me të cilin duhet të njihet e të ballafaqohet politika qeverisëse, por, mbi të gjitha, shteti shqiptar. Grevistët e urisë kishin mbi supet e tyre 276 vite burg politik. Llogaritni rininë e tyre, shkatërrimin e familjeve të tyre me luftën e klasave. Këta besuan dhe u sakrifikuan vetëm për liri e paqe, dhe aspak për të qenë pjesë pushteti. Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë është e shkruar se çdo shtet që ka dëmtuar shtetasit e tij duhet të zhdëmtojë. Bazuar në këtë nen të Kushtetutës, çfarë po kërkojnë këta "fundërrima", "qelbësira" të padrejtë, sipas propagandës së pushtetit? Kanë ndërtuar kombinate, uzina, fabrika, spitale e stadiume, kanë tharë me mijëra hektarë këneta e moçale me bukë të mykur, nën kamxhikun e pushtetit, kanë ndërtuar linja hekurudhore, kanë nxjerrë me miliona tonë bakër e krom për 45 vite. Kanë ndërtuar 8000 apartamente banimi, 4000 në Tiranë. Dhjetë mijë apartamente shteti komunist ua ka konfiskuar kur i ka dënuar. I keni të gjitha të dokumentuara në dëshmitë e penalitetit që ndodhen në Ministrinë e Drejtësisë. Me mijëra kg ar e flori ua kanë konfiskuar, duke përdorur tortura të tmerrshme, që kur i tregon sot, të shkojnë të rrëqethura. Pronat e tyre janë konfiskuar dhe pas 22 vitesh nuk kanë mundur t'i marrin, por rrinë në bodrumet e tyre, e ata kriminelë që ua kanë marrë me forcën e pushtetit, krekosen në banesat e tyre. Vetëm në Shqipërinë komuniste të burgosurve e të pushkatuarve politikë u konfiskoheshin pronat e financat personale. Në asnjë vend tjetër të Europës nuk është zhvilluar një gjenocid i tillë.

U fol për privatizime, për ca magazina e hangarë fabrikash me letra të privatizimit. Jo, asnjë vepër nga ato që ndërtuan këta qëndrestarë nuk iu dha këtyre për t'i integruar, por i morën të përkëdhelurit e diktaturës me shuma qesharake. 90% e letrave me vlerë ndodhen në Raiffeisen Bank, të grumbulluar në ish-Bankën e Kursimeve nga një shoqëri, "Anglo-Adriatika", 10% e tyre është përdorur për privatizim. U deklarua për 2200 apartamente që i ka dhënë qeverisja e PD-së. Por bëni krahasimin sa kanë ndërtuar e u janë konfiskuar apartamente këtyre qytetarëve! 2200 apartamente të të përndjekurve janë paguar nga 10 000 deri në 20 000 dollarë, kur e kundërta ndodhte me ata që na persekutuan, që i kanë marrë apartamentet me 100 dollarë. Letrat e privatizimit për të paguar apartamentet ne nuk na u pranuan. Sa për të drejtat e studimit, ato nuk ishin një privilegj pushteti që na u bë neve, por pafajësia jonë ligjore. Pensionet tona janë qesharake. Ne marrin nga 80 deri në 100 dollarë në muaj, kurse persekutorët tanë marrin nga 200 deri në 800 dollarë në muaj. Të përndjekurit politikë gjatë 22 viteve ballafaqohen çdo ditë me ish-persekutorët, të cilët ndodhen në Parlament, në Prokurori, në Gjykatë, në Qeveri, në Presidencë, në administratë, që u bëjnë karshillëk çdo ditë vuajtjeve të tyre. Nuk mund të këtë paqe në Shqipëri deri kur shteti shqiptar të dënojë krimet e komunizmit, të hapë dosjet e politikanëve, të nderojë vuajtjen e moralin e kësaj shtrese, t'u kërkojë falje dhe të bëhet një program kombëtar si në Gjermani për integrimin e kësaj shtrese që është një plagë që kërkon të mbyllet, e jo të jetë e hapur. Problemi i të përndjekurve nuk mund të mbetet çështje partish, por e shtetit dhe shoqërisë, që të gjithë duhet të marrin përsipër integrimin e tyre si detyrim ligjor, moral, politik e shoqëror, atëherë do të këtë pajtim kombëtar.


BESIM NDREGJONI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MARK GJONAJ FITON NË ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME PËR ANËTAR TË ASAMBLESË SË NJU JORKUTNga FRANK SHKRELI (11.08.2012)
'PAVARËSIA - UDHËTIMI I PAHARRUAR I ISMAIL QEMALIT'Libri “Pavarësia” është një përpjekje e re për të hedhur dritë mbi ngjarjet e Shqipërisë dhe Ballkanit në fillim të shekullit të 20 (11.08.2012)
'SHQIPTARËT VEPROJNË TANI!' (11.08.2012)
AUREOLA E FITORES SË OBAMËS (11.07.2012)
KATËR VJET TË TJERA - PUNËT E PAKRYERA TË OBAMËSNga HEATHER MAHER (11.07.2012)
DEMOKRATËT FESTOJNË PARA SHTËPISË SË BARDHË (11.07.2012)
SKËNDER TUFA - RRËFEJ GJASHTË ORËT BRENDA QELIVE TË KOMISARIATIT NR 1 (11.06.2012)
NUK DIMË Ç’TË BËJMË ME VDEKJEN E LIRAKUT!Nga ALEKSANDËR ÇIPA (11.06.2012)
RRUGA E PAQES PO NA THËRRET– Kushtuar Presidentit të Parë të Kosovës, Ibrahim Rugova –Nga ZEQIR LUSHAJ (11.06.2012)
UJËRAT MUND TË PRODHOJNË PËRPLASJE MIDIS SHQIPËRISË DHE KOSOVËS (11.05.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]