E Enjte, 05.02.2024, 06:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KONFIRMOHET TËRHEQJA E ALBRIGHT CAPITAL MENAGEMENT NGA BLERJA E PTKsë

E Premte, 12.28.2012, 08:09am (GMT+1)




Prishtinë - "Albright Capital Menagement", një ndër katër kompanitë e parakualifikuara për blerjen e PTK-së, ka konfirmuar se është tërhequr që në muajin tetor nga gara për blerjen e 75 për qind të aksioneve të Postë-Telekomit të Kosovës.

Firma "Albright Capital Menagment", e kryesuar nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, konfirmoi të enjten se është tërhequr nga gara për blerjen e aksioneve të kësaj ndërmarrje publike kosovare.

ACM, ku ka aksione "Albright Stone Bridge Group", një kompani tjetër e themeluar nga ish-sekretarja Albright, ishte parakualifikuar nga Qeveria e Kosovës për të marrë pjesë në tenderin për privatizimin e PTK-së.

Blerja e aksioneve të PTK-së nga Albright Capital Menagment do të ishte rast shqyrtimi për Komisioni Kosovar të Konkurrencës, pasi që kishte rrezik potencial për krijim monopoli

Nelson Oliveira, drejtor dhe këshilltar i përgjithshëm i "Albright Capital Management", konfirmoi për gazetën Jeta në Kosovë se tërheqja nga tenderi në Kosovë është bërë në tetor të këtij viti.

"Ne rregullisht bëjmë vlerësimin e transaksioneve në tërë botën dhe duhet të vendosim në mes të shumë mundësive interesante, bazuar në burimet dhe kapitalin tonë, të cilat nuk janë të pakufizuara", tha ai.

"Në tetor, ne vendosëm të ndjekim disa mundësi të tjera që ne besojmë se ofrojnë më shumë mundësi suksesi për investitorët tonë", shtoi Oliveira.

Sipas tij, ACM që nga viti 2007, kur ka nisur të punojë, nga 100 mundësi transaksionesh ka investuar në vetëm 13 prej tyre.

Lëvizja "Vetëvendosje" iu ka dërguar një letër të hapur të gjitha ndërmarrjeve konkurrente për blerjen e shumicës së aksioneve të Telekomit të Kosovës, duke cekur se do të përpiqen me të gjitha mjetet të pengojnë shitjen e kësaj ndërmarrje më profitabile në vendin tonë.   


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në 100 vjetorin e PavarësisëLORO BORIÇI BIR I DENJË I SHKODRËS DERI NË VDEKJENga FRITZ RADOVANI (12.28.2012)
AFRIKA JUGORE - MANDELA DEL NGA SPITALI (12.28.2012)
ASSOCIATED PRESS RENDITI 10 LAJMET KRYESORE TË VITIT 2012 (12.27.2012)
HISTORIA PREKËSE E 5 FËMIJËVENga SEVIM ARBANA (12.27.2012)
Balkan Insight: SEKRETE DHE GËNJESHTRA - FUNDI I MOHUAR I VIKTIMAVE TË KOMUNIZMITIsh të burgosurit e diktaturës duan të vërtetën dhe dëmshpërblimin, por kërkesat e tyre kanë rënë në kurthin e politikës së vrazhdë të vendit (12.27.2012)
PROVOKACIONET GREKE NDAJ SHQIPËRISË, GUSHT 1949Ngjarje reale, sipas dëshmisë së ish-rojes kufitare nga Kavaja, z. Faje Çela Nga Prof. NERITAN BABAMUSTA, Londër (12.27.2012)
PIRAMIDA E PARË MË E MADHE NË BOTË ISHTE ILIRE (12.26.2012)
NË KUJTIM TË XHAFER VOKSHIT - KËTIJ SHPIRTI TË MADH LUFTËTAR (12.26.2012)
OBAMA DHE MICHELLE VIZITOJNË USHTARAKËT NË HAVAIPresidenti amerikan i falënderon për shërbimin e tyre (12.26.2012)
MEDITIM PARA SHTATORES SË KRYETRIMIT ADEM JASHARI…Nga MURAT GECAJ (12.26.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]