E Shtunë, 04.27.2024, 03:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FOTOREPORTAZH NGA PROTESTA E KOSOVËS NË MBËSHTETJE TË LUGINËS
(Radio Evropa e Lirë)

E Shtunë, 01.26.2013, 06:57pm (GMT+1)



Mijëra qytetarë nga Kosova dhe me gjerë, pavarësisht motit të ligë që po mban në Prishtinë, kanë protestuar në shenjë përkrahjeje për qytetarët e Luginës së Preshevës dhe kundër aksionit të xhandarmërisë serbe për largimin e lapidarit të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Shumë protestues kanë ardhur në mënyrë të organizuar nga qytetet e ndryshme kosovare, por edhe nga Lugina e Preshevës, për t'u takuar te Biblioteka Kombëtare Universitare, në qendër të Prishtinës.

Protestuesit kanë mbajtur në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta si: "Sot lapidari, nesër veriu", "Dëshmorët nuk negociuan", etj.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët edhe kanë organizuar protestën, kanë thënë se "vëllezërve tanë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc po u mohohen të drejtat më elementare njerëzore".

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, derisa ka folur para protestuesve, ka kritikuar Qeverinë aktuale të Kosovës, por edhe ato të mëhershmet, të cilat, sipas tij, asnjëherë nuk kanë diskutuar për problemet e shqiptareve të Luginës.

"Të gjithë kryeministrat dhe qeveritë e pasluftës asnjëherë nuk e kanë pasur temë në mbledhje të qeverisë çështjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Asnjëherë, asnjë cent për asnjë çështje nuk e dhanë për shqiptarët andej kufirit. Edhe mos të harrojmë që ata shqiptarë, sikurse edhe të gjithë shqiptarët e tjerë, kontribuuan pa kursim për çlirimin dhe pavarësinë e Shqipërisë dikur dhe për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dje", ka thënë Kurti.

Ai po ashtu ka deklaruar se, sa u takon bisedimeve Kosovë-Serbi, Qeveria e Kosovës nuk po e mbron as Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, por as veriun e Kosovës.

Kurti ka shtuar se protesta është kundër mohimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës, por edhe kundër "koalicionit Thaçi-Daçiq".

"Kjo protestë është protestë kundër koalicionit Thaçi-Daçiq, kundër koalicionit PDK-SPS, kundër kësaj qeverie, e cila e ka lenë Mitrovicën dhe po e braktis Preshevën. Qeveritë në Prishtinë dhe në Tiranë mund t'ju lënë dhe t'ju harrojnë juve qytetarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, por populli ynë dhe kombi nuk ju lë asnjëherë, sepse ne të gjithë jemi një", është shprehur Kurti.

Nga ana tjetër, Belgzim Kamberi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut për tre qytetet e Luginës së Preshevës, para protestuesve ka deklaruar:

"Lugina e Preshevës nuk kërkon mëshirë e as ndihmë nga Prishtina e Tirana, kërkon përgjegjësi. Kërkojmë nga Qeveria e Shqipërisë që ta respektojë Kushtetutën. Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të tregohet e përgjegjshme - jo që nuk ndihmoi, por edhe kritikoi qytetarët e Luginës së Preshevës".

Organizatorët e protestës kanë pasur edhe disa kërkesa për institucionet e Kosovës në mesin e tyre:

1.Respektimi i të drejtave civile dhe kolektive të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe kthimi i lapidarit në vendin e mëparshëm.

2.Ndërprerja e menjëhershme e procesit negociator të Kosovës me Serbinë.

3.Kthimi i rezolutës së Kuvendit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë, që menjëherë do të sillte te ndalimi i mallrave serbe në Kosovë.

4.Ndërmarrja e veprimeve konkrete për shtrirjen e sovranitetit të plotë të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e Kosovës.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përgjatë gjithë kohës sa ka zgjatur protesta, autoritetet e rendit kanë monitoruar situatën dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për të mundësuar rrjedhën normale të protestës.

Protesta ka kaluar e qetë dhe pa incidente.







www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA PROTESTË NË MBËSHTETJE TË LUGINËS SË PRESHEVËSNë Prishtinë, mijëra qytetarë morën pjesë në një protestë të lëvizjes Vetëvendosje për të mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës (01.26.2013)
SHËNOHET 13 VJETORI I THEMELIMIT TË UÇPMB (01.26.2013)
GRATË E MITERANIT (01.26.2013)
BBC E PROPOZON - JU KLIKONI PËR ERMONELA JAHON (01.26.2013)
LETËR E POEZI PËR TË GJITHË Nga AGIM GASHI (01.26.2013)
DALIP GRECA DHE 'DIELLI' -  PIKËTAKIME TË FATEVE SHQIPTARE NË AMERIKËIntervistoi. RAIMONDA MOISIU (01.25.2013)
VEPRONI JU TË PARËT, VEPRONI TANI...Nga Prof. Asc. INA KOSTURI (01.25.2013)
SENSACION - MONEDHA 1 DOLLARËSHE AMERIKANE E VITIT 1794 U SHIT NË ANKAND 10 MILIONË DOLLARË (01.25.2013)
FOTO E DITËS - THIRRJE PËR PROTESTË!!! (01.25.2013)
SHQIPTARËT E AMERIKËS DO TË PROTESTOJNË PARA OKB ME 28 JANAR (01.25.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]