E Djelë, 05.12.2024, 08:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHENIDE BILALLI - PËR HATËR TË VIKTIMAVE TË PANUMËRTA QË KEMI PASUR, DUHET TA RUAJMË TOKËN TONË SI SYTË E BALLIT
Intervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.06.2013, 09:42am (GMT+1)



Jam befasuar si ndodhi të harrohen minatorët. Gjeja arsyetim se ishte kohë lufte, por mbas luftës askush nuk u kujtua për minatorët

ELIDA BUÇPAPAJ: Megjithëse gjithë reflektorët e botës u fokusuan tek minatorët grevisë dhe ishte ngjarja më e madhe, sot e kësaj dite mbulohet me heshtje, si është e mundur?
SHENIDE BILALLI:
Jam befasuar si ndodhi të harrohen minatorët. Gjeja arsyetim se ishte kohë lufte, por mbas luftës askush nuk u kujtua për minatorët.

Nuk jam pajtuar me këtë realitet. Dhe në vitin 2000, me ekipin e TV Kroacisë, xhirova reportazhin për minatorët - "Ku janë heronjtë e Kosovës". Ishte dhjetor, dimri shume i ftohtë, akull, ekipi ynë nëpër borë mezi ka mbërri në fshatin Kolonija Angleze. U takova me minatorët dhe familjet tyre që jetonin në kushte shumë të vështira. Larg civilizimit, në mal dhe në varfëri. Por minatorët u gëzuan shumë kur më kanë pa, dhe nuk më kishin harruar... Për mua ka qenë një gezim i veçantë.

Reportazhi ka zgjuar shumë interesim të madh në Zagreb dhe tek gjithë populli Kroat. Pa vonuar organizuam një aksion humanitar nga Kroacia për ndihmën ndaj fëmijëve të minatorëve. Por aq sa simpati kam zgjuar, aq edhe i kam hidhëruar disa. Në reportazh e kam cekë se fati i minatorëve dhe i Kosovës është fatkeq, për shkak të pasurisë të madhe që e ka Kosova. Minatorët u harruan, Ibrahim Rugovën filluan ta shajnë, të gjitha vlerat e vërteta të kombit u muarën nëpër këmbë. Posaçërisht në tekstin e reportazhit kam theksuar se më të merituarit për lirinë e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe minatorët, ata që hapën të parët rrugën për lirinë e Kosovës, nuk po nderohen. Mbas atij reportazhi ka filluar kalvari im në Zagreb, nga një grup i shqiptarëve, të cilët kanë ndikuar mjaft në opinion për shkatërrimin e autoritetit tim dhe mohimin e punës sime në Kroaci, po edhe në Kosovë.

Minatorët jetojnë në Koloninë e Anglezëve, emër që tregon se Trepçen e kanë shfrytëzuar të gjitha perandoritë: Roma, Bizanti, Otomanët, Anglia, Serbia, por jo shqiptarët
ELIDA BUÇPAPAJ: Grevistët e Stan Tërgut e rrezikuan jetën e tyre në të mirë të drejtës për liri të popullit të Kosovës - ku janë këta njerëz sot, për të cilët duket se nuk kujtohet kush?
SHENIDE BILALLI:
Minatorët në jetën time kanë status të posaçëm dhe mendoj se ngjarja minatorve nuk ka përfunduar. Përsëri kam marrë iniciativën dhe kam shkuar direkt në Trepçë, në Stan Tërg më 2009, kam shkuar në vendin e ngjarjes mbas 14 viteve. Në produksion TV Kroacinë kam xhiruar filmin dokumentar me titull "Horizonti i nëntë i Kosovës". Jam takuar përsëri me minatorët. Zoti ka dashtë që atë ditë minatorët kanë qenë në grevë dhe kanë pasur takimin me përfaqësues evropianë. Përfaqësuesit e huaj nuk më lejuan të xhiroj në sallën ku ishte takimi. Por, me dëshirën dhe këmbënguljen e minatorëve isha në mesin e tyre përsëri. Përsëri zbrita 900 metra nën tokë në horizontin 11. Ishte shumë i rëndë momenti i hyrjes në zgafellë. Kur më lajmëroi drejtori që lejohem të hyj në zgafellë, jam gëzuar aq tepër, por para hyrjes, mjekët ma maten tensionin: ishte 200. Nuk preferonin të zbres, po unë nuk i ndigjova, shkova në zgafellë. Shok të madh kam përjetuar para hyrjes në garderobën e minatorëve, e cila gjindet para zgafellës. Ishte e zbraztë, por veç disa tesha të vjetëruara të minatorëve që kujdesen për mirëmbajtje Trepcës... Skenat ishin e trishtuese. Veç zinxhirë, numra dhe zbraztësi. Në dhomën tjetër na priti një skenë shokuese - afër 1000 kapela të bardha të minatorëve të gjuajtur nëpër tokë, të përzieme me ujë... Dukeshin si kokat e minatorve. Por mblodha forcën dhe xhirova kapela te bardha. Ato skena janë më të fortat në film.

Kur zbritëm në horizontin e 11 kam ndier një zbrazëti të jashtëzakonshme: skenat në zgafellë ishin krejt të tjera. Korridoret të zbrazëta. Veç ekipi i tv dhe i mjekëve që ishin me ne. Në zgafellë nuk ishin ata që më jepnin forcë më 1989. Uka... Xhemali... Nexhmedini dhe shumë të tjerë. Unë kërkoja fytyrat e minatorëve.

Trepça është plaçkitë tërësisht, të gjitha makineritë për punë në zgafellë i ka marrë Serbia. Minatorët tregonin se, në kohën kur kishin punuar, përditë i nxirrnin nga 15 kilogram ar, dhe kalonin tortura speciale nga rojet se mos po e marrin ndonjë gram ar me vete. Para se të shkonin në shtëpi i zhveshnin lakuriq dhe ua matnin peshën, ndërsa arin e çonin në Beograd. Ndërkohë minatorët sot e kësaj dite janë pa punë dhe në kushte shumë të vështira, të harruar nga të gjithë. Ata jetojnë në Koloninë e Anglezëve, emër që tregon se Trepçen e kanë shfrytëzuar të gjitha perandoritë: Roma, Bizanti, Otomanët, Anglia, Serbia, por jo shqiptarët.

Me vite kisha jetuar me frikë shumë të madhe se do të vijë dita dhe do ta sulmojnë Kosovën mbas Kroacisë dhe Bosnjës

ELIDA BUÇPAPAJ: Greva e Stan Tërgut do t'i printe UÇK, por me një ndryshim thelbësor, formacioni ushtarak do të reflektonte përçarjet e thella politike, minatorët e Stan Tërgut fituan besimin e gjithë popullit të Kosovës, çfarë do të shtonit?
SHENIDE BILALLI:
Sa i perket UÇK, per mu ajo ka qenë një fenomen i panjohur. Jam marrë me çështjen e Kosoves me vite, dhe kur kam dëgjuar së pari per UÇK,kam menduar se është një provokim i madh për Kosovën nga ana e serbëve, duke menduar sa njerëzit ishin larguar në mërgim dhe në Kosovë kanë mbetur veç pleq dhe gra. Parashtroja pyetje: Kush e mbron Kosovën? Me vite kisha jetuar me frikë shumë të madhe se do të vijë dita dhe do ta sulmojnë Kosovën mbas Kroacisë dhe Bosnjës. Kisha një përvojë të madhe e të hidhur nga lufta e Kroacisë dhe e Bosnjes. Kisha xhiruar shumë filma nga Vukovari deri te Srebrenica. Prej frikës se mos po përhapet lufta në Kosovë, çmos kam bërë nëpërmjet tryezave të rrumbullakta dhe projeksioneve të filmave të jepja mesazhin "Ndalni Luftërat ". Politikanë, gazetarë dhe shoqatat humanitare kroate më të njohura në atë shtet së bashku me mua kanë ngritur zërin për Kosovën. Politikanët Stipe Mesiq, Ivica Račan, Slaven Letica ... Gazetari Goran Miliq, drejtor televizionit Miko Galić dhe shumë të tjerë.

UÇK-së duhet t'ia japim vlerat e vërteta, duhet t'ia japim vlerat e vërteta çdo heroi të kombit pa marrë parasysh nga i cili vend është. Kryesore është të jetë shqiptar, dhe në atë mënyrë jemi popull madh, i cili i i di dhe i njeh meritat e të gjithve

ELIDA BUÇPAPAJ: Ju, Shenide, nuk jeni mjaftuar të kërkoni në Kroaci ndihmë për Kosovën dhe të tregoni vërtetën, por keni shkuar edhe në qytete të Europës?
SHENIDE BILALLI:
Kam qenë e lidhur me shumë shoqata botërore të grave dhe kam pas premieren e filmit tim autobiografik "Ndalni luftërat" në Vjenë, Paris, Bernë, Bruksel, Pragë dhe shumë shtete të tjera europiane ku e kam ngritur zërin për Kosovën dhe kam gjetur mbështetje. Në atë kohë kam pasur përkrahje të madhe nga gratë e Ambasadorëve të SHBA (Mongomeri), Anglisë (Monro),Gjermanisë dhe shteteve më të forta të botës. Mbrëmjen kur ndërhyri NATO në Kosovë, në qytetin bregdetar Rovinje ambasadat kanë oganizuar promovimin e filmit tim KOSOVA 1.2. Të gjithë gëzoheshin e unë qaja si fëmijë duke mos e ditë se ku i kam më të afërmit.

Por e kur kam kuptuar që UÇK me të vertetë ekziston atëherë i kam mbështetur me filmin Kosova, ku e kam përkrahur UÇK-në, dhe e kam paraqitur si një forcë të madhe të Kosovës. Pas filmit, në Zagreb nuk kam mundë me kalue prej njerëzve që donin të më takonin. Dhe shumë djem janë nisur për t'u rreshtuar në UÇK.

Mendoj se duhet me e respektue ushtrinë tonë të parë të Kosovës dhe viktimat aq të shumta që i patëm... Aty ka shkuar rinia jonë, forca jonë. Shumë nëna kanë mbetur pa femijë, shumë gra kanë mbetur pa burra, shumë fëmijë kanë mbetur pa etërit e tyre.
UÇK-së duhet t'ia japim vlerat e vërteta, duhet t'ia japim vlerat e vërteta çdo heroi të kombit pa marrë parasysh nga i cili vend është. Kryesore është të jetë shqiptar, dhe në atë mënyrë jemi popull madh, i cili i i di dhe i njeh meritat e të gjithve. Për hatër të viktimave të panumërta që kemi pasur, duhet ta ruajmë tokën tonë si sytë e ballit. Mërgimtarët e dinë çka është vuajtja e vërtetë, e dinë kur je dhe ndihesh i huaj.

Minatorët e kanë ndryshuar jetën e Kosovës, sistemin e Jugosllavisë, Ballkanit, Europës, dhe Botës


ELIDA BUÇPAPAJ: Çfarë ndikimi pari greva e minatorëve në jetën tënde si profesioniste dhe njeri ?
SHENIDE BILALLI:
Minatorët e kanë ndryshuar jetën e Kosovës, sistemin e Jugosllavisë, Ballkanit, Europës, dhe Botës. E kanë ndryshuar qëndrimin e fuqive më të mëdha botërore ndaj shqiptarëve. Por ata kanë pasur ndikim të madh edhe në jeten time personale dhe në qëndrimin tim jetësor. Deri në atë kohë isha e prirur ndaj modës dhe ndaj botës së femrës, të cilat i mendoja se ato ishin thelbi i jetës. Por kur e pashë qëndrimin burrëror të minatorëve 900 metra nën tokë duke sakrifikuar familjen për çështjen e të mirës së tërë popullit dhe atdheut atherë e kam kuptuar çka është jeta. Familja, atdheu dhe populli. Unë e kam vazhduar rrugën e tyre.

Të gjitha këto ndodhën në Horizontin Njëmbëdhjetë. 900 metra nën tokë, të rrethuar me qindra njësi speciale dhe policë nga tërë Jugosllavia. Ajo është trimëri e minatorëve


ELIDA BUÇPAPAJ:Juve, e dashur Shenida, si figurë publike ju ka pagëzuar greva e urisë e minatorëve të Stan Tërgut. A ka mbetur diçka pa rrëfyer prej atyre ditëve që duhet të mbeten të fiksuara edhe në memorien kombëtare?
SHENIDE BILALLI:
Shumë gjëra ndodhnin mbas kamerës .... Drama e minatorëve në çdo moment ndryshonte, kushtet e minatorëve nuk plotësoheshin. Vinin delegacione të ndryshme, asgjë nuk u plotësohej. Dëshpërimi më i madh i grevistëve ishte kur erdhi presidenti i Jugosllavisë Stipe Shuvar, i cili tha disa fjalë dhe shkoi. Minatorët e kuptuan të vërtetën që është Milosheviçi kryesori. Skenat mbrenda zgafellës kanë qenë shumë të rënda. Prisnim çka po ndodh. Minatorët filluan të verbohen. Mbas një kohe gjatë që rrinin në këmbë, çizmet e gomës iu shkaktonin plagë të gjalla. Disave iu binte të fikët, një minator afër nesh vdiq nga zemra. Të gjitha këto ndodhën në Horizontin Njëmbëdhjetë. 900 metra nën tokë, të rrethuar me qindra njësi speciale dhe policë nga tërë Jugosllavia. Ajo është trimëri e minatorëve. Kanë pasë një ngrohtësi të posaçme dhe kujdes ndaj meje. Mërziteshin për mua e jo për veten. Shumë kam qajtë deri sa kam qenë në zgafellë. Më ka mbytë mirësia e tyre. Më besuan shumë dhe më zgjodhën të përcaktoja kush mundet me hy në zgafellë e kush jo nga gazetarët. Vinin edhe provokues. Televizionit të Kroacisë i dhamë përparësi... Edhe ditën e sodit, kur ndigjoj zërin e rrotave dhe zinxhirëve të liftit, më trishtojnë... Por në zgafellë asnjë moment nuk jam frikësuar. Kam qenë gjithë kohën e zhytur në mendime... Unë isha aty disa ditë, ndërsa ata tërë jetën e kalojnë në këtë mënyrë. Kur kam dalë nga zgafella kam qajtë shumë dhe e kam kuptuar çka do të bëhet me minatorët. Shoferi më tha: Po si po qan ti gazetare je dhe regjisore, aq shumë lotë.... Mbas asaj kam pritë që do të më thërrasë policia dhe do të më marrë në pyetje. Gjatë gjithë kohës më vonë policët civilë më kanë shoqëruar në çdo hap dhe jeta ime private ndryshoi totalisht... Një ditë kuptohet... pse...

Pas grevës së minatorëve ndodhi helmimi masiv i fëmijëve, diçka edhe më e rrezikshme, edhe më provokuese për shqiptarët. Helmoheshin fëmijët në çerdhe e shkolla. Në fillim nuk besoja, por shpejt u binda
ELIDA BUÇPAPAJ: Greva e urisë e minatorëve të Stan Tërgut do të shënonte kulm në jetën tuaj dhe në karrierën tuaj profesionale, por do të shënonte edhe një kthesë përfundimtare për ju?
SHENIDE BILALLI:
Pas grevës së minatorëve ndodhi helmimi masiv i fëmijëve, diçka edhe më e rrezikshme, edhe më provokuese për shqiptarët. Helmoheshin fëmijët në çerdhe e shkolla. Në fillim nuk besoja, por shpejt u binda. Në Podujevë kanë filluar rastet e para të helmimeve. Fëmijët e helmuar dukeshin pa vedije dhe me levizje të duarve pa kontroll. Lart fluturonin pa pushim helikopterët e Serbisë... Atëherë e kam parë sa forcë të madhe ka populli shqiptar, sa askush në botë... Të helmuarit kanë qenë një masë e madhe, nja 1000. Ishte moment i rrezikshëm edhe për mua. Disa do të mendonin se mos isha gazetare serbe. Isha e veshur në mënyrë të veçantë, se po dilja në terren për xhirim.

Isha para televizionit kur kalonin vetura duke iu rënë sirenave, ishin plot me fëmijë pa vetëdije. Sa e kam parë çka po ndodhte e kam marrë kamerën pa pyetë dhe drejt e në Podujevë. Por i ndieri xhiruesi Fatos Kastrati më shpëtoi mua, duke iu thënë njerëzve: Hej, është shqiptare... Kasetën me materiale e solla në TV Prishtina dhe, me këngëtaren Violeta Rexhepagiq, lajmin e përhapëm në botë. Pastaj kasetën e kam dorëzuar në LDK, në dorë të Bujar Bukoshit... Por, për çudi, kurrë askund nuk më ka përmendë. E unë, pra, e kisha rrezikuar jetën. (Fund)





Me gazetarët kroatë

Me gazetarët kroatë

Me Prof. Dr. Aleksandër Stipçeviç
Intervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FLET QUVENZHANÈ WALLIS, NËNTËVJEÇARJA KANDIDATE PËR OSKAR - ËNDËRROJ TË TAKOHEM ME BEYONCÈKandiduar si aktorja më e mirë protagoniste, kur e xhiroi filmin ishte pesë vjeçe (02.06.2013)
HOLLËSI TË REJA RRETH VRASJES SË HAMDI SOPËS (02.06.2013)
ARBENITA AZEM BABIQI NË MOSHËN 14 VJEÇARE SHKROI LIBËR PËR BABAIN E VET, DËSHMORIN E KOMBIT NGA DABISHECI I GALLAPIT (GOLLAKUT)Nga ASLLAN DIBRANI (02.06.2013)
TOMORR DOSTI - MË '44 HASAN DOSTI U DETYRUA TË BRAKTISTE SHTATË FËMIJËT E TIJ TË MITURNga FATOS VELIU (02.06.2013)
REXHEP QOSJA I KËRCËNUAR PREJ HARRIMITNga REXHEP SHAHU (02.06.2013)
Radio Evropa e Lirë - LIDERËT AUTORITARË PËRQAFOJNË MEDIAT SOCIALE (02.05.2013)
INTERVISTË E RRALLË ME SHENIDE BILALLIN – GAZETAREN HEROINË: QËNDRIMI I MINATORËVE TË STAN TËRGUT ISHTE GUROR, SHUMË I VENDOSUR, KUNDËR MILOSHEVIÇITIntervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ (02.05.2013)
LAILA ALI - BABAI IM MUHAMET ALI ËSHTË SHUMË MIRËI përgënjeshtron zërat për shëndetin e legjendës së boksit (02.04.2013)
PROTESTЁ PAQЁSORE E FORUMIT SHQIPTARO AMERIKAN PЁR DEMOKRACI (FSHAD) PRANЁ KONSULLATЁS SE REPUBLIKЁS SЁ SERBISЁ NЁ NEW YORKNё mbёshtetje tё tё Drejtave dhe Lirive Demokratike tё Shqiptarёve tё Preshevёs, Medvegjёs e Bujanocit (02.04.2013)
INTERVISTË E RRALLË ME SHENIDE BILALLIN – GAZETARJA HEROINË QË KONKUROI NË KANË - DËSHMITARJA E GREVËS SË URISË TË MINATORËVE TË STAN TËRGUT TREGONIntervistoi ELIDA BUÇPAPAJ (02.04.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]