E Shtunë, 05.11.2024, 01:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
TOMORR DOSTI - MË 1953 MË ARRESTUAN ME VËLLAIN NDËRSA BËNIM SHËRBIMIN USHTARAK
Nga FATOS VELIU

E Enjte, 02.07.2013, 09:24am (GMT+1)




Zoti Tomorr, u shprehët nga numri i kaluar në lidhje me persekucionin që juve pësonit si fëmijët e Hasan Dostit, persekucion ky që arriti deri aty sa ju prangosën. Juve, kur ju kanë prangosur?

Siç dhe jua shpjegova, me ikjen e babait neve mbetëm rrugëve, duke përjetuar fillimisht urinë, mungesën e strehimit dhe ngrohtësinë prindërore, se siç jua bëra të ditur, ikja e babit u parapri nga vdekja e nënës sonë, e cila u ekzekutua nga gjermanët së bashku me xhaxhain tonë, pra vëllain e Hasanit, që ishte te të dyzetat. Madje bashkë me ta, plumbat kanë kapur edhe motrën tonë të vogël, Veronikën, e cila ishte vetëm gjashtë vjeçe. Histori më vete kjo e vrasjes së nënës, se ishte koha e luftës së Çlirimit të Tiranës, kur mund të ikte jeta e njeriut pa problem fare se s'kishte asnjë vlerë. Por babai nuk e dinte këtë gjëmë. Ai e ka mësuar jashtë shtetit, madje shumë vonë, që i bie andej nga '46-ta kur kishte kaluar rreth dy vjet.

Si e mësoi kaq vonë?
Fare rastësisht. Ka shkuar një mik i hershëm i tij, i quajtur Agja Libëhova, dhe ka dashur ta ngushëllojë. Në atë çast ai mësoi atë që i kishte ndodhur me vëllain, Kutbiun, por më shumë me të shoqen, pra nënën tonë Fetijen, pasi me këtë fakt mësoi që fëmijët e tij kishin mbetur krejt në mes të katër rrugëve.

Pra ju shtatë fëmijët, në të vërtetë mbetët pa asnjë përkrahje?
Fare jetimë. Në mes të rrugës pa asnjë mbështetje. Kemi qenë shtatë vëllezër e motra, që kishim nevojë për një dorë të na hidhej mbi supe. Ishte Viktori 19-vjeçar, Leka 13 vjeç, Tefta 22 vjeçe, Ernesti 8 vjeç, Shanishaja që ishte 23 vjeçe dhe unë që isha veç 14 vjeç. Pra, siç e shikon, mua im atë më ka lënë në moshën 14-vjeçare, ndërsa pjesëtarja më e madhe e familjes ishte motra 23-vjeçare, Shanishaja. Ndërsa Luanin, që në atë kohë ishte 17-vjeçar, ai e mori me vete. Kuptohet se fjala ishte që të rikthehej shpejt, sipas situatave të atëhershme, por fati i keq bëri të mos kthehej më asnjëherë në vendin e tij. Fat ishte që kishte Luanin, i cili u martua në Amerikë dhe pati një familje të mrekullueshme, me gruan dhe tre fëmijët, dy vajza dhe një djalë. Në familjen e tij jetoi Hasani deri në vitin 1991, kur në moshën 96-vjeçare ndërroi jetë.

Kur juve mbetët në mes të katër rrugëve, çfarë bëtë?
Po u shpërndamë fillimisht nëpër njerëzit tanë të afërm, si i thonë fjalës, si zogjtë e korbit. Ke parasysh si mund të jetonim dhe ku mund të gjenim përkrahje? Ishim shtatë fëmijë dhe nuk ishte e thjeshtë të gjenim mbështetje edhe te njerëzit tanë shumë të afërt. Konkretisht unë me motrën, Shanishanë, në fillim kemi shkuar te halla në Vlorë, në familjen e Elmaz Memos ku kam ndenjur deri në '45-ën. Në '45-ën kam shkuar në Gjirokastër te daja. Husam Selfo quhej.
Atje gjeta dhe motrat Teftën dhe Veronikën, si dhe Lekën me Ernestin. Ata kishin shkuar te daja gjatë kohës që unë kisha qenë në Vlorë. Me largimin nga Vlora, kur unë u nisa drejt shtëpisë së dajës në Gjirokastër, Shanishaja erdhi në Tiranë ku u bashkua me Viktorin, i cili kishte ndenjur në shtëpinë e mikut të familjes Agja Libëhova, për të cilin ju tregova se ishte pikërisht personi që në '46-ën njoftoi babain për vdekjen e së shoqes. Tashmë filluam të rriteshim dhe të ishim në vëmendjen e Sigurimit të shtetit për një persekucion ekstrem.

Ndërsa ishit te këta njerëzit e afërt, mundët të siguronit punë?
Po u duk sikur u prek puna te ndonjë vëlla apo motër që po rritej disi, por ju thashë, për ne përgatiteshin prangat dhe survejim ekstrem, pasi duhej vetëm të vuanim dhe të mos merrnim frymë. Kështu, mund të them se në Tiranë fillimisht gjeti punë Shanishaja. Mbaj mend që është interesuar Sheri Babaoçi, i cili ishte kunati i dajës, pra vëllai i gruas.

Ku gjeti punë Shanishaja?
Në elektrik.

Po persekucioni, ku u duk së pari?
Në atë kohë që Shanishaja ka qenë në punë, im vëlla Viktori ishte gjimnazist në Liceun e Tiranës. Në këtë kohë ai arrestohet. Ka qenë saktësisht data 9 prill e vitit 1945. Dënohet me pesë vjet burg. Pas arrestimit të Viktorit, motra pushohet nga puna dhe i ndalohet të jetojë në Tiranë, pra përzihet nga Tirana. Pas kësaj ajo detyrohet të shkojë në Durrës, ku gjeti strehë pikërisht në familjen e Esat Dërrasës nga Gjirokastra. Pas kësaj ajo gjeti një punë krahu të zakonshme. Me ardhjen e motrës në Durrës, filluam avash-avash të mblidheshim të gjithë te ajo, si e vetmja strehë që mund të kishim ne si vëllezër dhe motra, pasi jetonim në shtëpitë e të tjerëve sado të afërt që t'i kishim. Kështu, në fillim shkoi në Durrës Leka, pastaj Ernesti, Veronika etj. Më në fund, në '48-ën kam shkuar unë.

Pra të gjithë te shtëpia e këtij gjirokastritit?
Po, te shtëpia e Esat Dërrasës. Por nuk ishte e thënë që të mbaronin ndonjëherë zullumet dhe vuajtjet ekstreme për ne, të paktën të rrinim në një vend që të mund të jetonim bashkërisht, ku të kishim njëri-tjetrin, sepse po në vitin '48 na përzënë dhe nga Durrësi.

Dhe si vijuat?
Nuk mbarohen peripecitë, të cilat më vjen rëndë dhe t'i kujtoj, se janë dhimbje të pabesueshme, pasi na mungonte qoftë dhe një fjalë e ngrohtë. Kishim nevojë për një fjalë të mirë apo për një bazë ku të punonim dhe të jetonim. Ç'të të them! Prej Durrësit kemi përfunduar në Fier e kështu do të lëviznim deri sa të arrestoheshim dhe ne të tjerët.

Kur u arrestuat juve?
Unë jam arrestuar në '53-shin. Kam qenë ushtar bashkë me tim vëlla Lekën kur na prangosën. Kur ishim në Durrës, unë me Lekën mbaruam shkollën e mesme. Ndërsa në vitin 1951 na marrin ushtarë, ku dy vjet më vonë na arrestuan.

Ku ju çuan ushtarë?
Kemi qenë në repartin e punës, apo të Xhenios siç quhej, i ndodhur në periferi të Tiranës, apo siç njihet akoma "Te rrapi i treshit". Aty, normal do të përndiqeshim me rigorozitet të madh, pasi quheshim armiq jo vetëm të pushtetit, por edhe të popullit. Unë ju tregova nga numri i kaluar se si në raste festash apo ditë jubilare, neve na izolonin me njërin pretekst apo tjetrin. Kjo ishte sipas tyre, një rrugë për të shmangur rastet e jashtëzakonshme apo në masat që merrnin për ruajtjen dhe sigurinë. Por kjo për ne ishte e rëndë, pasi na godisnin vetëm për arsyen se ishim fëmijët e Hasan Dostit. Jua shpjegova disi nga numri i kaluar, kur na kishin futur në garnizon dhe pasi ndenjëm shtatë ditë në birucë, na çuan në zyrën e Spiro Moisiut, i cili do firmoste procesverbalin e lirimit nga arresti. Nuk e mbaj mend se çfarë feste ka qenë që ne e kaluam në birucat e garnizonit, por mbaj mend që, si iku operativi Fadil Pineti, Spiro Moisiu na hodhi dorën mua dhe Lekës në shpatulla dhe na dha disa porosi prindërore, si të thuash, që të bënim kujdes, se jetonim kohë të turbullta dhe se ne paguanim kusuret e të tjerëve.

Ju, nuk kishit asnjë dijeni për babain tuaj, se çfarë bëhej me të?
Hiç fare. Kishte ndonjë rast tepër të shkëputur kur e përmendte ATSH-ja në ndonjë rresht, ku së shumti ishte natyrë akuze apo kur dëgjonte dikush Zërin e Amerikës, që kuptonim se ishte gjallë. Por ka pasur gjatë kohës së ushtrisë një moment shumë interesant.


Çfarë momenti?
Gjatë kohës që lëvizim afër repartit së bashku me Lekën kemi gjetur një trakt të hedhur në anë të një rruge këmbësore, që ishte në atë zonë ku lëviznim neve. Atë trakt e marr dhe lexoj se flitej për Hasan Dostin dhe ndërkohë në krah të tij ishte portreti i Mehmet Shehut dhe bëhej krahasim figura e Hasan Dostit me figurën e Mehmet Shehut.

E gjetët vetë?
Po, po, vetë me dorën time.

Çfarë e bëtë?
E mbajta, sigurisht në mënyrë tmerrësisht të fshehtë. Më dukej si letër nga babai, madje për të qenë i saktë, më dukej sikur takova babin tim të shtrenjtë. Po të them se pata ndjesinë se u çmalla me të. Atë trakt e kam akoma, ku një kopje mund të ta jap dhe ty, madje po deshe botoje, ta shikojë edhe lexuesi i kësaj interviste.

Dhe arrestimi kur erdhi?
Jua shpjegova dhe dje. Unë me Lekën jemi arrestuar më 29 korrik 1953, pra si kishim bërë dy vjet ushtri, pasi kishim shkuar në 1951-shin. U arrestova me akuzat "Tentativë arratisjeje" dhe "Agjitacion e Propagandë", gjë që për kohën quheshin akuzat më të rënda që mund të të faturonin, pasi ato akuza të klasifikonin te grupi i armiqve të popullit, që konsideronin në atë kohë.


Dhe dënimi?
Pasi më mbajtën pesë muaj në hetuesi, - ku përjetova gjithë makinerinë e intrigave dhe pabesinë e kohës, - edhe pse nuk kishin në dorë asnjë fakt dhe asnjë provë, unë u dënova me 25 vjet. Ndërsa Leka u dënua me 20 vjet.

Dhe sa dënim kryet në të vërtetë?
Unë kam bërë plot 14 vjet, pasi ndenja që nga 29 korriku i '53-shit kur u arrestova, dhe dola më 9 korrik të '67-ës.

Po Leka?
Leka ka bërë 12 vjet e gjysmë, pasi siç ju thashë, hyri në '53-shin dhe doli në '65-ën.

Ku e vijuat jetën pasi dolët nga burgu?
Ku do ta vijonim veçse në internim?! Na çuan në fermat e Lushnjes, kryesisht në Gradishtë. Aty gjetëm dhe Viktorin, i cili në atë kohë ishte i martuar dhe me fëmijë. Që të mos e zgjas, aty u mblodhëm të gjithë ne fëmijët e Hasan Dostit, me motra e vëllezër. Veç Teftës, pasi ajo ishte martuar në atë kohë. Gjatë asaj kohe na u martua dhe motra e madhe, Shanishaja, e cila mori Ibrahim Sokolin, që është vëllai i Ramadan Sokolit. Kështu, aty jetuam dhe u martuam të gjithë. Sigurisht, ishim në punët e rënda dhe në survejim, pasi kemi qenë deri në vitin 1991 në gjendje internimi.
(Vijon nesër)


FATOS VELIU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
INTERVISTA E PLOTË ME SHENIDE BILALLIN – GAZETARJA HEROINË QË KONKUROI NË KANË - DËSHMITARJA E GREVËS SË URISË TË MINATORËVE TË STAN TËRGUT TREGONIntervistoi ELIDA BUÇPAPAJ (02.07.2013)
SHENIDE BILALLI - PËR HATËR TË VIKTIMAVE TË PANUMËRTA QË KEMI PASUR, DUHET TA RUAJMË TOKËN TONË SI SYTË E BALLITIntervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ (02.06.2013)
FLET QUVENZHANÈ WALLIS, NËNTËVJEÇARJA KANDIDATE PËR OSKAR - ËNDËRROJ TË TAKOHEM ME BEYONCÈKandiduar si aktorja më e mirë protagoniste, kur e xhiroi filmin ishte pesë vjeçe (02.06.2013)
HOLLËSI TË REJA RRETH VRASJES SË HAMDI SOPËS (02.06.2013)
ARBENITA AZEM BABIQI NË MOSHËN 14 VJEÇARE SHKROI LIBËR PËR BABAIN E VET, DËSHMORIN E KOMBIT NGA DABISHECI I GALLAPIT (GOLLAKUT)Nga ASLLAN DIBRANI (02.06.2013)
TOMORR DOSTI - MË '44 HASAN DOSTI U DETYRUA TË BRAKTISTE SHTATË FËMIJËT E TIJ TË MITURNga FATOS VELIU (02.06.2013)
REXHEP QOSJA I KËRCËNUAR PREJ HARRIMITNga REXHEP SHAHU (02.06.2013)
Radio Evropa e Lirë - LIDERËT AUTORITARË PËRQAFOJNË MEDIAT SOCIALE (02.05.2013)
INTERVISTË E RRALLË ME SHENIDE BILALLIN – GAZETAREN HEROINË: QËNDRIMI I MINATORËVE TË STAN TËRGUT ISHTE GUROR, SHUMË I VENDOSUR, KUNDËR MILOSHEVIÇITIntervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ (02.05.2013)
LAILA ALI - BABAI IM MUHAMET ALI ËSHTË SHUMË MIRËI përgënjeshtron zërat për shëndetin e legjendës së boksit (02.04.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]