E Hënë, 04.29.2024, 01:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MËNGJESI KOMBËTAR I LUTJEVE NË KALENDARIN POLITIK TË UASHINGTONIT
Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve u jep mundësi amerikanëve dhe personaliteteve të huaja të dëgjojnë presidentin të flasë rreth besimit të tij fetar

E Enjte, 02.07.2013, 05:53pm (GMT+1)



Presidenti Barack Obama do të flasë pas pak në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve dhe siç vihet në dukje në materialin në vazhdim, kjo është një prej disa ngjarjeve me tone fetare, që ngjallin debate në kalendarin politik të Uashingtonit.

Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve u jep mundësi amerikanëve me ndikim dhe personaliteteve të huaja që të dëgjojnë presidentin të flasë rreth besimit të tij fetar, ashtu siç veproi vitin e kaluar.

"Në momentet e mija të lutjes, unë kujtohem se besimi fetar dhe vlerat tona luajnë një rol të madh në motivimin tonë për të zgjidhur disa prej problemeve tona më urgjente".

Takimet që përqëndrohen tek lutjet janë një pjesë përbërëse e kalendarit politik të Uashingtonit, madje presidenti shpesh është i pranishëm në to.

Profesori i politikave publike, Mark Rozell është ekspert për fenë dhe presidencën.

"Njerëzit presin të kenë një president me fesim të fortë fetar dhe ata ndjehen mirë me angazhimin e presidentit në shpalosjen në publik të besimit dhe angazhimit fetar".

Por jo të gjithë janë të këtij mendimi.

Barry Lynn është prift në Kishën e Bashkuar të Krishtit dhe drejtor i organizatës Amerikanët të Bashkuar për Ndarjen e Kishës nga Shteti.

"Teknikisht nuk kemi të bëjmë me shkelje të kushtetutës që presidenti i Shteteve të Bashkuara merr pjesë në një ngjarje fetare, që nuk zhvillohet në prona shtetërore. Mëngjesi i Lutjeve mbahet në një hotel të madh. Por mua më shqetëson mënyra se si politikanët në Shtetet e Bashkuara synojnë ta përdorin fenë për qëllime politike, duke mbajtur fjalime në të cilat citojnë Jezu Krishtin, sikur Jezu Krishti të merrte vendime se si të hartojmë politikat kundër armëve apo për buxhetin".

Është një ekuilibër i vështirë për zotin Obama. Një numër në rritje amerikanësh e shikojnë veten si jofetarë, madje ata luajtën një rol të rëndësishëm në rizgjedhjen e presidentit nëntorin e kaluar.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Intervistë ekskluzive me poetin dhe shkrimtarin LULZIM LOGU-ZGJIDH E MERR NJË EMËR: -PROFESOR-POET-KRYETAR!Nga ZEQIR LUSHAJ (02.07.2013)
IBRAHIM RUGOVA - SKËNDERBEU I KOHËS SË RE(Në shtatëvjetorin e shkuarjes në Amshim)Nga AGIM GASHI (02.07.2013)
TOMORR DOSTI - MË 1953 MË ARRESTUAN ME VËLLAIN NDËRSA BËNIM SHËRBIMIN USHTARAKNga FATOS VELIU (02.07.2013)
INTERVISTA E PLOTË ME SHENIDE BILALLIN – GAZETARJA HEROINË QË KONKUROI NË KANË - DËSHMITARJA E GREVËS SË URISË TË MINATORËVE TË STAN TËRGUT TREGONIntervistoi ELIDA BUÇPAPAJ (02.07.2013)
SHENIDE BILALLI - PËR HATËR TË VIKTIMAVE TË PANUMËRTA QË KEMI PASUR, DUHET TA RUAJMË TOKËN TONË SI SYTË E BALLITIntervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ (02.06.2013)
FLET QUVENZHANÈ WALLIS, NËNTËVJEÇARJA KANDIDATE PËR OSKAR - ËNDËRROJ TË TAKOHEM ME BEYONCÈKandiduar si aktorja më e mirë protagoniste, kur e xhiroi filmin ishte pesë vjeçe (02.06.2013)
HOLLËSI TË REJA RRETH VRASJES SË HAMDI SOPËS (02.06.2013)
ARBENITA AZEM BABIQI NË MOSHËN 14 VJEÇARE SHKROI LIBËR PËR BABAIN E VET, DËSHMORIN E KOMBIT NGA DABISHECI I GALLAPIT (GOLLAKUT)Nga ASLLAN DIBRANI (02.06.2013)
TOMORR DOSTI - MË '44 HASAN DOSTI U DETYRUA TË BRAKTISTE SHTATË FËMIJËT E TIJ TË MITURNga FATOS VELIU (02.06.2013)
REXHEP QOSJA I KËRCËNUAR PREJ HARRIMITNga REXHEP SHAHU (02.06.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]