E Djelë, 04.28.2024, 12:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Independent - 'SUPERSTUHIA' DIELLORE PO VJEN, KEMI 30 MINUTA KOHË

E Enjte, 02.07.2013, 06:33pm (GMT+1)



Një "super-stuhi" diellore mund të përplaset në satelitët komunikues të Tokës, të shkaktojë mungesë të rrezikshme të energjisë në rrjetin kombëtar dhe t'i shkatërrojë ndihmat madhore të navigacionit të aeroplanëve, thuhet në një raport, shkruan në fillim të artikullit e përditshmja londineze, "Independent".

Është e pashmangshme që një stuhi ekstreme diellore - e shkaktuar nga shkëputja e miliarda tonelatave të materies me energji të madhe të Diellit, që lëvizin me shpejtësi prej një milion miljesh në orë - do ta godasë Tokën, një kohë në të ardhmen e afërt, por është e pamundshme të parashihet më tepër se 30 minuta para se aktualisht të ndodhë, ka tërhequr vërejtjen një ekip i inxhinierëve.

Vlerësohet se super-stuhitë diellore ndodhin një herë në 100 ose 200 vjet, ndërsa një stuhi e fundit e këtillë e ka goditur Tokën në vitin 1859, shkruan e përditshmja londineze "Independent" dhe shton se inxhinierët thonë se megjithëqë asgjë nuk ka ndodhur në vitet e gjithësisë, ne jemi shumë më tepër të ndjeshëm tash se sa para një shekulli, për shkak të pranisë gjithëpërfshirëse të elektronikës moderne.

"Konsensusi i përgjithshëm është se super-stuhia diellore është e pashmangshme, pra është çështje vetëm se kur do të ndodhë", thuhet në raportin e një grupi të ekspertëve të Akademisë Mbretërore të Inxhinierisë në Londër, lidhur me motin ekstrem të gjithësisë, transmeton gazeta "Independent".

Në gjysmëshekullin e kaluar, ka pasur një numër të "shmangieve nga caku", kur një eksplodim "masiv i shkëputjes në formë kurore" të materies energjetike nga Dielli është përhapur në gjithësi, duke e anashkaluar për pak Tokën.

Në vitin 1989, një stuhi relativisht e vogël diellore i ka goditur disa transformatorë kryesorë elektrik në rrjetin kombëtar të Kanadasë, duke shkaktuar mungesë të madhe të rrymës elektrike.

Stuhi të ngjashme diellore në mënyrë domethënëse e kanë rritur nivelin e rrezatimit në vitet 1956, 1972, 1989 dhe në vitin 2003, kanë shkruar ekspertët në raportin e tyre.

Profesori Paul Cannon, i cili e ka kryesuar grupin punues të Akademisë për stuhitë diellore, tha se qeveritë duhet t'i formojnë bordet e motit të gjithësisë për t'i mbikëqyrë masat që synojnë minimizimin e ndikimeve të stuhive diellore, shkruan "Independent".

"Një stuhi diellore do të jetë sfidë, por jo kataklizmë. Dy sfida për qeveritë janë spektri i gjerë i teknologjisë i prekur sot dhe emergjenca e ndjeshmërisë së papritur derisa teknologjia zhvillohet", tha ai.

"Mesazhi ynë është: mos bëni panik, por përgatituni. Stuhia diellore do të ndodhë një ditë dhe ne duhet të jemi të gatshëm për të", tha Paul Cannon dhe shtoi se "tashmë janë ndërmarrë shumë hapa për ta minimizuar ndikimin e stuhive diellore në teknologjinë aktuale...Ne vlerësojmë se Mbretëria e Bashkuar edhe më tutje do ta minimizojë ndikimin".

Stuhitë diellore e godasin Tokën pothuajse rregullisht, por këto janë shumë më të vogla se sa goditja e vitit 1859, që është emëruar sipas astronomit britanik, Richard Carrington, që ishte super-stuhia e fundit diellore e vërtetë.

Një zhvillim i ngjashëm sot do të ndikojë në mënyrë shkatërruese në rrjetin elektrik, ku transformatorët janë veçanërisht të ndjeshëm, pastaj do të ndodhë degradimi i aktivitetit të satelitëve, navigacioni GPS, aviacioni dhe me gjasë rrjeti mobil telefonik, veçanërisht rrjeti i ri 4G, që varet nga satelitët e GPS-it.

"Satelitët janë sigurisht në linjën e parë të super-stuhisë. Ata janë pjesë e infrastrukturës sonë dhe ne kemi shqetësime lidhur me mbijetesën e tyre në super-stuhinë diellore", thotë Keith Ryden, inxhinier i Gjithësisë në Universitetin Surrey, shkruan në fund të artikullit e përditshmja londineze, "Independent".





www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MËNGJESI KOMBËTAR I LUTJEVE NË KALENDARIN POLITIK TË UASHINGTONITMëngjesi Kombëtar i Lutjeve u jep mundësi amerikanëve dhe personaliteteve të huaja të dëgjojnë presidentin të flasë rreth besimit të tij fetar (02.07.2013)
Intervistë ekskluzive me poetin dhe shkrimtarin LULZIM LOGU-ZGJIDH E MERR NJË EMËR: -PROFESOR-POET-KRYETAR!Nga ZEQIR LUSHAJ (02.07.2013)
IBRAHIM RUGOVA - SKËNDERBEU I KOHËS SË RE(Në shtatëvjetorin e shkuarjes në Amshim)Nga AGIM GASHI (02.07.2013)
TOMORR DOSTI - MË 1953 MË ARRESTUAN ME VËLLAIN NDËRSA BËNIM SHËRBIMIN USHTARAKNga FATOS VELIU (02.07.2013)
INTERVISTA E PLOTË ME SHENIDE BILALLIN – GAZETARJA HEROINË QË KONKUROI NË KANË - DËSHMITARJA E GREVËS SË URISË TË MINATORËVE TË STAN TËRGUT TREGONIntervistoi ELIDA BUÇPAPAJ (02.07.2013)
SHENIDE BILALLI - PËR HATËR TË VIKTIMAVE TË PANUMËRTA QË KEMI PASUR, DUHET TA RUAJMË TOKËN TONË SI SYTË E BALLITIntervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ (02.06.2013)
FLET QUVENZHANÈ WALLIS, NËNTËVJEÇARJA KANDIDATE PËR OSKAR - ËNDËRROJ TË TAKOHEM ME BEYONCÈKandiduar si aktorja më e mirë protagoniste, kur e xhiroi filmin ishte pesë vjeçe (02.06.2013)
HOLLËSI TË REJA RRETH VRASJES SË HAMDI SOPËS (02.06.2013)
ARBENITA AZEM BABIQI NË MOSHËN 14 VJEÇARE SHKROI LIBËR PËR BABAIN E VET, DËSHMORIN E KOMBIT NGA DABISHECI I GALLAPIT (GOLLAKUT)Nga ASLLAN DIBRANI (02.06.2013)
TOMORR DOSTI - MË '44 HASAN DOSTI U DETYRUA TË BRAKTISTE SHTATË FËMIJËT E TIJ TË MITURNga FATOS VELIU (02.06.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]