Rrethi i Tropojës shtrihet në Shqipërinë verilindore,kryesisht në zonën
fiziko-gjeografike të Alpeve,e zë pjesën lindore të tyre. Kufizohet:në veri e
verilindje me Republikën e Kosovës,në veriprendim me Malin e Zi,në prendim me
rrethin e Shkodrës,në jug me rrethin e Pukës dhe në lindje me rrethin e Hasit.
Gjetjet dhe germimrt arkeologjike,të bëra kryesisht në qytezën ilire të
Rosujës,tregojnë se kjo trevë është banuar nga popullsi ilire që në
mijëvjeçarin e dytë para erës sonë. Emri i rrethit lidhet me fshatin Tropojë i
cili,nga viti 1925 e deri në vitin 1952, ka qenë qendra administrative e këtij
rrethi. Që nga viti 1952,qendër administrative e rrethit u bë qyteti Bajram
Curri,i cili u ndertua në ish fshatin Kolgecaj. Emri më i vjetër dhe më i
njohur i kësaj krahine ka qenë:"Malësia e Gjakovës", e cila historikisht ka
patur lidhje të ngushat gjaku, ekonomike e kulturore me Rrafshit të Dukagjinit,
veçanarisht me qytetin e Gjakovës i cili deri në vitin 1913 ishte qendra më e
rendësishme zejtaro-tregëtarë e saj.Si krahinë gjeo-etnografike edhe sot ky
rreth ruan emrin Malësia e Gjakovës. Malësia e Gjakovës është e njohur për
pjesëmarrje masive dhe herioizmin e treguar në luftërat për liri dhe pavarësi.
Këtu jan zhvilluar disa beteja kundër ekspeditave ndëshkimor osmane si dhe
kundër pushtuesëve serbo-malazez. Këta të fundit në vitin 1913,pas një
qënderese heroike të malësorve,dogjen gjithë malesine e Gjakovës.
Rrethi i Tropjës ka një sipërfaqe të përgjithëshme prej 1043 km.katror dhe një
popullsi prej 28.000 banor (sipas stat, të V.2004).Ka një bashki:Qyteti B.Curri
me rreth 6778 banor,dhe 6 komuna: Tropojë,Margegaj,Llugaj,Bujan,Bytyç dhe
Lekbibaj. Bën pjesë në Prefekturën e Kuksit. Pjesën më të madhe të sipërfaqes e
zënë malet e larta.Lartësia mesatare e relievit është 1105 m.mbi nivelin e
detit,ndër më të lartat e rretheve të Shqipërisë. Pika më e lartë është Gryka e
Haptë (maja Ismet Sali Bruçaj) 2625 m. Alpet e teritorit të Tropojës dallohen
si male të larta,të thepisura,të çveshura,me kullota alpine,e vende vende me
dëborë të përjetshme. Këtu bijen në sy fenomenet karstike,veprimi i akujve,i
erozionit si dhe kontrastet e theksuara të lartësive,ku krahas maleve e
kreshtave të larta (2000-2500 m.) ka dhe qafa të kalueshme e lugina të thella
që përshkohen nga lumenj të vegjël e që banohen deri në thellësi të tyre. Më e
bukura,më e rendësishmja dhe më e banuar është lugina e Valbonës,e njohur,jo
vetëm për bukuritë e rradha natyrore po dhe për historinë e sajë të lavdishme.
Kjo,së bashku me malet përrreth sherbeu brez pas brezi si "djep"që përkundi e
rriti shumë trima të malësisë së Gjakovës e mbajti në gjirin e vet herë pas
here luftëtarët dhe prijësit më në zë të Kosovës si,Bajram Currin,Sulejman
Vokshin,Isa Boletini, Hasan Prishtinën,Azem dhe Shote Galicën etj. Kjo lugine e
merr emrin nga lumi Valbona që rrjedh nga latinishtja që do të thotë "luginë e
mirë".
Tropoja përfshihet në zonën e klimës mesdhetare kontinentale,por pjesa më e
madhe e teritorit që zënë Alpet ka klimë malore. Në pellgun e Tropojës,që ëshët
më i madhi dhe më i bukuri i Alpeve temperatura mesatare vjetore është
11.5gradë C,ndërsa ajo mesatare e muajve më të ftohtë e më të ngrohtë janë
përkatësisht 0.2gradë C. dhe 21.6 gradë C. .Sasia mesatare vjetore e reshjeve
është 1735.5 mm, që bijen kryesisht në formë shiu në muajt tetor nëntor,po
edhe në formë dëbore e breshëri,veçanarisht nga tetori deri në prill. Raste të
veçanta të rënjes së dëborës ka patur edhe në verë,me 19 gusht 1968, pjesa më e
madhe e Alpeve të Tropojës u mbulua me një shtresë debore prej 30 cm.Zona më me
lagështi është ajo e Qeresh-Mulajt,në komunën e Lekbibajt,me një mesatare
vjetore prej 2663.4 mm. Erërat lokale janë "Veriu i zi" që fryn nga verilindja
nepërmjet Qafës së Morinës, "Veriu i bardhë" që fryn nga veriu nepërmjet luginës
së lumit të Gashit dhe "Era" që fryn nga jugu gjatë luginës së Valbonës. Dy të
parat sjellin masa ajri të ftohta dhe e fundit të ngrohta e me lagështi.Lumi
kryesor është Valbona (50.6 km),buron në masivin e Jezercës dhe derrdhet në
lumin Drin. Prurjet mesatare në Dragobi dhe Gri janë respektivisht 12.2 m.kub/
sek.dhe dhe 33.3 m.kub/sek. Uji i ftohtë e i kulluar si kristali,ujvarat dhe
kanjonet piktoreske dhe peshku "troftë" që rritet në ujrat e tij e kan bërë
Valbonën një nga lumenjtë më të bukur e më të njohur në të gjithë
vendin.Lumenjtë tjerë më të vegjel janë:lumi i Currajt,i Gashit dhe i Tropojës.
Tokat bujqësore faqësohen nga të kafenjta (77%),të murrme (22%) e livadhore
malore (0.6%) Bimësia natyrale është relativisht e pasur. Pyjet e shkurret zënë
38% të sipërfaqes së përgjithshme të rrethit,pyjet me gjethe 92 % të sip. pyjor
dhe shkurret 8 %. Kullotat zënë 29 % të sipërfaqes bujqësore.
Me rëndësi të veçantë është masivi i madh dhe i bukur i gështenjave që zë një
sipërfaqe prej 2620 ha. me rreth 400 mijë rrënjë. Më i madhi në Shqipëri dhe në
të gjithë Ballkanin.Pyjet dhe bjeshkët e Tropojës jan të pasura në bimë
medicinale. Këtu gjenden rreth 186 lloje bimesh mjeksore prej të cilave më e
rendësishmja ësht Boronica (Wacininum mirtillus) që rritet në kullotat alpine,
1800-2000 m lartësi. Ka bimë të rralla si Hormoqi,Mështenka, Kërleka,Arneni
etj. dhe kafshë të rradha si,shqiponja,dhia e egër,kaprolli,gjeli i egër,derri
i egër,ariu i murrëm etj.
Ne pikepamje ekonomike Tropoja eshte një rreth bujqësor e blegtoral.Kulturat
kryesore bujqësore që kultivohen janë misëri dhe gruri që përbëjnë drithërat e
bukës.Kulturat tjera janë patatja qe kultivohet kryesisht në zonën e Çeremit e
të Valbonës,perimet,vreshtat dhe drurët futor.Ndër drurët frutor më i përhapuri
është ai i kumbullës.Veçanarisht "kumbulla e zezë" tropojane është e njohur në
të gjithë vendin për cilësinë e saj mjaft të mirë .Ajo përdoret për prodhimin e
rakisë, reçeli dhe oshafit. Edhe mollat "gjylalle" që kultivohen kryesisht në
rrethet e Gashit janë të një cilësie mjaft të mirë. Në blegëtori mbizotërojnë
dhenët. E përmendur për prodhimtari të lartë leshi,qymështi dhe mishi është
delja "bardhokë". Krahas kësaj këtu mbarshtohen dhitë,lopët,kuajt,pulat etj.
Veçanarisht për mbarshtimin e bagëtive luajn rol të rëndësishëm kullotat
alpine. Bjeshkët e larta të Gashit,Krasniqes dhe të Bytyçit
si,Sylbica,Doberdoli, Koshutica,Markofçja,Mullafci,Balçina,Gjarpni i
Bujanit,Rupat etj.të pasura me kullota alpine presin çdo verë mijëra bjeshkëtar
tropojanë që për më shumë se tre muaj kullosin qindra mijëra bagëti në këto
bjeshkë duke siguruar bulmetin e vitit. Bletaria është një tjetër zanat i
përhapur në Tropojë. Është i njohur mjalti i Zogajve (në krahinën e Bytyçit)
dhe ai gështenjës,në Krasniqe, i cili sherben jo vetëm si ushqim,po dhe për
kurimin e disa sëmundjeve.
Sektori i industrisë është pak i zhvilluar. Vendin më të rëndësishëm e zën
nxjerrja e mineralit të kromit në zonën minerare Rrogam-Kam-Kepenek-Zogaj dhe
nxjerrja e kuarcit në fshatin Kërnajë. Vetem 17 km larg qytetit B.Curri ,aty ku
bashkohet Valbona me Drinin,në vitin 1978 përfundoi së ndërtueri hiderocentrali
i Fierzës,që ështe njëra nga veprat më të mëdh energjitike të vendit tonë. Nga
ndërtimi i tij u formua liqeni artificial i Firzës me një vëllim rreth 2.5
miljard m.kub uji, e një pellg ujmbledhës rreth 11.829 km.katror. Boshti
gjatësor i tij ësht rreth 70 km,dhe në pjesën më të madhe të kësaj gjatësie
është i lundrueshm. Ky lidh Fierzën me qytetin e Kukësit. Liqeni i Fierzës
sherben edhe si rregullator i furnizimit me ujë për liqenin e Komanit dhe të
Vaut të Dejës.
Për shkak të pozitës gjeografike dhe të infrastrukturës të dobët rrugore,rrethi
i Tropojës ka qenë njëri nga më të izoluarit në Shqipëri. Lidhja e Qytetit
B.Curri me Tiranën,deri me ndërtimin e hiderocentrali i Komanit bëhej nepëmjet
një rruge automobilistike të gjatë mbi 270 km. e cila ndiqte itenerarin Tiranë
Laç Milot Rrubik Gjegjan Fushë Arst Fierzë B.Cuurri dhe
anasjellatas. Pas përfundimit të hiderocentralit të Komanit udhëtimi Tiranë
B.Curri u bë disi me i shkurtër dhe kryhet sipas itenerarit,B.Curri Fierzë
(udhëtim me automobil),Fierzë Koman (udhëtim me traget) dhe Koman
Tiranë(udhëtim me automobil).Ky udhëtim edhe pse i bukur,veçanarisht udhëtimi
me anije nepër liqenin e Komanit,është mjaft i gjatë dhe i lodhshëm. Çlirimi i
Kosovës, në vitin 1999, përveç të tjerash,për Tropojën kishte rëndësi dhe në
pikpamjen e nxjerrjes së këtij rrethi nga izolimi shumëvjeçar. Tani qyteti i
B.Currit lidhet me qytetin e Gjakovës, 37 km largësi,nepërnjet një rruge
automobilistike të asfaltuar e cila kalon nga B.Curri Tropoj e vjetër Qafë
Morinë Gjakovë. Nga B.Curri për në Gjakovë dhe anasjelltas udhëtojnë
mesatarisht çdo ditë rreth 20 furgonë të mbushur me pasagjerë dhe mbi 15 të
tjere që dergojnë e sjellin mallëra të ndryshme.
Bukuritë natyrore,veçanarisht Alpet ku gjenden dy fshatrat piktoresk,perlat e
Alpeve: Valbona (fshat nga buron lumiValbona),i shpallur si monument natyrorë
me vlera kombëtare dhe Currajt e Epërm në krahinën e Nikaj Merturit,i japin
rrethit të Tropojës vlera të veçanta turistike. Rethi i Tropojës është një
trevë me etnografi të pasur. Dallohet për shumëllojshmërinë e varianteve,
ngjyrave e motiveve të bukura të kostumeve popullore.Elementët më të përhapur
të veshjes popullore janë:tirqit e bardhë me gajtana të zi dhe kapuçi i barrdhe
në formë vezake për burra,pshtjellaku i gjanë për gra, ku mbizotëron ngjyra e
kuqe dhe xhubleta elementi më karkteristik i veshjes së grave të krahinës së
Nikaj-Merturit. Në qëndër të qytetit B.Curri ngrihet ndertesa e muzeut historik
të rrethit që dallohet për arkitekturen karakteristike të ngjajshme me atë të
kullave të Malësisë së Gjakovës. Pranë muzeut ngrihet dhe shtatorja e Heriot të
Popullit Bajram Curri,vepër e skulptorit Fuat Dushku.