E Shtunë, 05.04.2024, 01:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KRAHINA E PLAVË-GUCISË E PASUR NË HISTORI E BUKURI, MË E VARFËRA NË ZHVILLIM EKONOMIK, PO PËRJETON SHOVINIZËM E ASIMILIM DHE COPËTIM NGA MALI I ZI
Esé nga RAMIZ LUSHAJ

E Enjte, 02.28.2013, 08:07am (GMT+1)




I.
Shteti i sotëm i Malit të Zi me të gjitha strukturat e instrumentat politike, fetare, etj. po kryen edhe në këto tre dekadat e fundit shkelje të randa diskriminuese etnike, fetare e politike dhe akte të pandaluna të spastrimit etnik dhe të asimilimit ajzberig ndaj nacionalitetit etnik shqiptar mijëravjeçar (i mbetun në pakicë) në komunën e sotme të Plavë-Gucisë.

Dëshmia më e fundit është edhe "Referendumi Konsultativ" i 8 janarit 2013 për komunën e Gucisë, për shkëputjen administrative-territoriale të saj nga Plava, për t'i dhënë status plotor si komuna e 22-të e shtetit të ri të Malit të Zi.

Ky Referendum, në akte zyrtare të tij, në proçesin e proçedurat e tij referendare, ka shkelje në disa nene e praktika juridike të doktrinave, deklaratave, pakteve, kartave, konventave ndërkombëtare dhe protokolleve plotësues e raporteve shpjegues të tyre, të cilat i ka nënshkrue edhe vet Mali i Zi si: Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB, 10 dhjetor 1948); Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (Romë, 1950) dhe Protokollet e saj të mëpasme; Konventa Ndërkombëtare për Eleminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racial (1969); Pakti Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike (1966); Pakti Ndërkombëtar mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (1976); Konventa kuadër Europiane mbi bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet bashkësive vendore dhe autoriteteve territorial (1980); Konventën Kuadër për "Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare" (1995) dhe Raporti Shpjegues, etj.

II.

Referendumi është kundërshtuar, bojkotuar dhe ankimuar në vazhdimësi, masivisht dhe aktivisht nga faktori politik, shoqëror e demografik shqiptar në Plavë-Guci dhe jashtë saj.

Ky Referendum u bojkotue në ditën e votimit të tij nga mbi 93 për qind e shqiptarëve etnik të Plavë - Gucisë (komunë me 486 km2 dhe 14.000 banorë).

Në Guci, që duan ta kthejnë komunë mëvete, e bojkotuan votimin referendar mbi 83 për qind e shqiptarëve etnik (në 10 qëndra votimi - nga 1.628 votues shqiptarë votuan vetëm 271 prej tyre).

Në dy bajrakët etno-historik në Guci: ai i Vuthajt me popullsi tërësisht shqiptare - nga 695 votues shqiptarë votuan vetëm 43 prej tyne (6.33 për qind), ndërsa tek ai i Martinajt (bashkë me Kukaj) - nga 415 shqiptarë etnik votuan 79 prej tyre (18.9 për qind), etj.

2. Ky Referendum u kundërshtue dhe u ankimue për gjithato padrejtësi, parregullsi dhe manipulime të rënda në të gjitha etapat e proçesit të tij (23 nëntor 20128 janar 2013) si në Komisionin Zgjedhor Komunal dhe në Këshillin Komunal të Plavë-Gucisë dhe në institucione e organizma të ndryshme të Malit të Zi dhe në ato ndërkombëtare:

a) Nga tri partitë politike parlamentare shqiptare si Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike e Shqiptarëve, Forca e Re Demokratike (në Plavë-Guci dhe në Podgoricë).

b) Nga subjekte juridike të shoqërisë civile të krahinës e të trevave të tjera shqiptare në Ballkan e në diasporë si Fondacioni Plavë-Guci në Amerikë (një nga organizmat shqiptare ma aktive në dy vitet e fundit), Shoqata "Alpet Shqiptare" në Plavë-Guci, Shoqata "Plavë-Guci" në Zvicër, etj.

c) Individualisht dhe masivisht (deri edhe në protestë popullore si ajo e 1 shkurtit 2013 në Plavë, në qendër të komunës) edhe nga personalitete, qytetarë, fshatarë në treva shqiptare të të krahinës së Plavë-Gucisë dhe nga mërgimtarë shqiptarë etnik të saj në Amerikë e në Europë.

3. Ky "Referendum Konsultativ" në Plavë-Guci nuk pati kohë të mjaftueshme dhe as të përshtatshme për organizimin e tij, pavarësisht nga afati ligjor 45 ditor - nga shpallja më 23 nëntor 2012 deri tek votimi i 8 janarit 2013.

a) Nuk iu para-pri saktësisht me një studim të mirëfilltë fizibiliteti lidhur me përparësitë e mangësitë politike, ekonomike, kulturore, etnike, fetare të tij. Mendimi nr. 011/12-2279 i dt. 29.10.2012 për arsyeshmërinë ekonomike të komunës (të re!) të Gucisë është i paplotë, i paarsyeshëm, i ndikuem nga ajzbergu shoven e asimilues kundër shqiptarëve, të cilin duhet ta (vet)anullojnë Ministria e Brendshme e Malit të Zi.

b) U zhvillue në kohë e kushte natyrore të vështira (borë, ngrica, erëra), pasi nga 29 vendbanimet e mëdha e të vogla alpine të kësaj komune 21 prej tyre kapin lartësi mbidetare 10001300 m dhe fshatra si Përnjavori, Metehu, Hoti i Vendit, Vuthajt e Nokshiqi, etj. nga 1311 deri 1353 m. Malet e kësaj krahine ngjiten deri mbi 2.000 m. lartësi përgjatë luginave të saj.

c) Tradita elektorale malazeze në këto 16 vitet e fundit tregon qartë se zgjedhjet parlamentare e presidenciale dhe referendumet janë akt-krye në kohë mjaft të përzgjedhur nga shteti i Malit të Zi: 1996 më 3 nëntor, 1998 më 31 maj, 2001 më 21 prill, 2002 më 20 nëntor, 2006 më 21 maj dhe 10 shtator, 2009 më 29 mars dhe 2012 më 14 tetor.

d) Koha fizike për t'u marrë me Referendumin nuk ishte e plotë, jo vetëm se duhej të fillonte propaganda dhe përgaditja referendare përpara vendimmarrjes të 23 nëntorit 2012, por ishte edhe koha e ndrrimit të viteve: festa e Krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri, etj..

e) Koha politike për këtë Referendum në komunën Plavë-Guci ishte e papërshtatshme, sepse shteti i Malit të Zi po merrej aktivisht me koalicionet partiake në Parlament pas zgjedhjeve të 14 tetorit 2012, kalkulonte për formimin e Qeverisë së re të Gjukanoviçit (4 dhjetor 2012), nistonte përgaditjet për zgjedhjen e Presidentit të ri (7 prill 2013).

III.

Ky Referendum Konsultativ në Plavë-Guci (për ndamjen në dy komuna) nuk ka asnjë shembull të ngjashëm në krejt ndarjen e sotme administrativo-territoriale në shtetin e vogël të Malit të Zi:

Komuna e Nikshiqit ka mbi 4 herë më e madhe në sipërfaqe (2.065 km2) dhe mbi 5 herë më e madhe në popullsi (73.000 banorë) sesa komuna e Plavë -Gucisë dhe nuk e ndajnë në dy komuna mëvete.

Kjo nuk do të ndodhin as në të ardhmen, sepse Nikshiqi: a) i ka mbi 72 për qind të popullsisë së saj të fesë ortodokse; b) mbi 64 për qind të banorëve të entisë malazeze; c) është vendlindja e Milo Gjukanoviçit një herë president dhe gjashtë herë kryeministër i shtetit malazez.

Dyshja politike shtetqeverisëse mbi dydekadore në Mal të Zi: Gjukanoviç-Vujanoviç (ky i fundit me një mandat kryeministror 1998-2003 dhe me të tretin mandat presidencial prej elektoriadës të 21 majit 2008) duan me çdo kusht dhe mjet të sigurojnë ndamjen në dy komuna të krahinës së Plavë-Gucisë, sepse malazezët ardhacakë në komunën e sotme janë në vend të katërt si komunitet etno-kulturor, pas boshnjakëve (pjesa ma e madhe shqiptarë të asimiluem në fe dhe etni), pas shqiptarëve etnikë mijëravjeçar dhe pas kolonëve serbë.

Komuna metropolitane e Podgoricës është tri herë ma e madhe në sipërfaqe (1.441 km2) dhe mbi 13 herë ma e madhe në popullsi (185.937 banorë) sesa komuna e sotme e Plavë-Gucisë, po tash 20 vjet nuk po e lejon shkëputjen referendare territoriale-administrative si komunë mëvete të Tuzit me 13.000 banorë, ku shqiptarët përbëjnë shumicën e tyre.

Tuzi me tokë e histori shqiptare, statusin e komunës së plotë e kërkon prej vitit 1992, veçanarisht më 1997, sidomos pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit (2003), Ligjit për Kryeqytetet nenit 55 të tij (2005), miratimit të Kushtetutës të dytë të Malit të Zi (1905, 2007), etj. dhe ende nuk i jepet ligjërisht e drejta e Referendumit, ndërsa për ndamjen e komunës së Plavë-Gucisë (vet)vepruan me emergjensi të atillë sa mos me lanë kohë, vend e mënd as me e kundërshtue paraprakisht dhe as me (mos)votue realisht.
Politika zyrtare malazeze me shfaqjen e saj ajzberige nuk e lejon për kollaj e për shpejt Tuzin komunë të plotë, sepse: a) Tuzi ia ndryshon strukturën etnike popullsisë të kryeqytetit të Malit të Zi duke dalë të parët serbët (në maj 2011 ishin 41.17 për qind) dhe të dytët malazezët (në maj 2011 ishin 42.40 për qind) dhe shqiptarët prapë mbesin të tretët. b) Tuzi si komunë e plotë do të kishte përqindjen më të lartë të popullsisë katolike në Mal të Zi (Aktualisht Podgorica ka mbi 8.000 katolikë numrin më të madh në këtë shtet të vogël). c) Tuzi si komunë e re ndodhet në kufi me Shqipërinë dhe krahashtrihet nga liqeni tek malet, etj.

Gjukanoviçi (ish-mik binjak i Millosheviçit) në elektoriadën e fundit, më 23 shtator 2012, deklaroi botënisht në Tuz se do të organizohej Referendumi Konsultativ për kalimin e Tuzit nga komunë urbane në komunë e plotë, biles u parafol se ky vendim do të merrej pikërisht më 4 tetor 2012. Vetëm pak ditë para "Referendumit Konsultativ për Gucinë komunë", më 3 janar 2013, një zyrtar i Partisë Demokratike të Socialistëve (PSD) të Gjukanoviçit doli papritur para mediave e rideklaroi se ky referendum "do të mbahet në vitin 2014"(!), pavarësisht faktit se kërkesa ishte dorëzue shumë kohë përpara asaj të Plavë-Gucisë (!).

Më 30 janar 2013 përfaqësues nivel lartë të PSD-së dhe të tri partive nacionale shqiptare mbajtën një takim zyrtar me mbi pesë orë bisedime gurgac, po nuk ia mbrrinë të përcaktojnë një datë-kohë për referendumin në Tuz, ndërkohë që Referendumi në Plavë-Guci u krye me frymë e akte përngutjeje antidemokratike dhe shovene të rrallë.

Nëse politika kundërshqiptare shovene e Malit të Zi, që e vetëquajnë shtetin e tyne "Kampion i demokracisë"(!) do të arrijnë në mënyrë diktatoriale një ndarje komunale të Gucisë nga Plava, atëherë do të kemi dy komuna të vogla me sipërfaqe të përafërt me mbi 200 km2 secila, ndërkohë që të gjitha komunat kufitare të saj janë ma të mëdha: Podgorica 1.441 km2, Bijelo Polje 924 km2, Kolashini 897 km2, Berana 717 km2, Rozhaja 432 km2 dhe Andrijavica 283 km2.

Historikisht në Malin e Zi komunat me popullsi shqiptare ma të madhe po kthehen në komuna me sipërfaqe të vogël me qëllimin shoven që të jenë "kafshatë" më e lehtë për asimilimin e shqiptarëve katolikë në malazezë dhe serbë apo shqiptarët muslimanë në boshnjakë.

Ulqini me 73 për qind shqiptarë ka 255 km2. Plavë-Gucia me 19 për qind shqiptarë po të ndahet në dy komuna mëvete i bie që vetëm Gucia (mbi 200 km2) të jetë me shumicë shqiptare. Nëse Tuzi me shumicë shqiptare do të bahet komunë e plotë sipërfaqja e saj do të jetë vetëm 257 km2. Tivari bregdetar (Antivari), tokë etnike shqiptare, tashti me 7 për qind shqiptarë etnikë, është 598 km2. Rozhaja me 5 për qind shqiptarë është 432 km2. Komuna bregdetare malazeze Tivari me rreth 3 për qind shqiptarë (maj 2011) ka shtrirje në 46 km2. Komuna Budva me rreth 2 për qind shqiptarë ka 122 km2. Në 9 komuna të tjera popullsia shqiptare është nën 1 për qind.

Mali i Zi me politikat e veta po ec në perspektivë drejt krijimit të 6 komunave të reja në territorin e tij, po strategjia shovene e "asimilimit demokratik" të shqiptarëve duket qartë.

Ky copëtim administrativ po kryhet në projekt apo në realitet në territore etnike shqiptare mijëravjeçare, që sot janë në kufi tokësor e ujor me dy shtetet shqiptare - Shqipërinë e Kosovën: Gucia në krahinën dardane të Plavë-Gucisë; Tuzi (Malësia) dhe Gollubovci (Zeta) në Podgoricë; Sutomora në Tivar; Petnica në Beranën dardane; Petrovci në Budva (në afri të Tivarit).

Shteti i dyshes malazeze Gjukanoviç - Vujanoviç nuk ka ndonjë plan publik për ndarje të komunave të mëdha të Malit të Zi në kufijtë sllavë me Bosnje-Hercegovinën si Nikshiqi - 2.065 km2, Pljevlja - 1.346 km2, Pluzhina - 854 km2, Zhabljaku 445 km2, Kotorri 335 km2 dhe me Serbinë si Pljevlja, Bijelo Polje 924 km2, Rozhaja 432 km2.

IV.

Ky Referendum konsultativ për ndamjen e krahinës së sotme të Plavë-Gucisë në dy komuna Plavë dhe Guci e ndryshon strukturën etnike të saj dhe është një nga rrugët shovene të Malit të Zi për spastrimin etnik dhe asimilimin e shqiptarëve të atyshëm.

Historia kombëtare shqiptare, burime dokumentare sllave e të huaja etj. dëshmojnë botënisht se edhe në këto 100 vitet e fundit nga politikat e vazhdueshme pushtuese e asimiluese të antishqiptarit malazez Krajl Nikolla I-rë dhe të pasuesëve të tij të derisotëm, popullsia e shqiptarëve etnikë të Plavë-Gucisë është ulë nga rreth 77 për qind në vitin 1912 deri në 19 për qind në vitin 2012, që përllogaritet: mbi 4 herë.

Krejt ndryshe ka ndodh në këto 100 vite me popullsinë ardhacake serbe e malazeze dhe atë boshnjake në komunën e Plavë-Gucisë, e cila është rritë gati dy herë - nga mbi 12 për qind në vitin 1912 deri në rreth 23 për qind në vitin 2011.

Krejt ndryshe ka ndodh në këto 100 vite edhe me shtetin e Malit të Zi (principatë, mbretni, republikë), që e ka dyfishue popullsinë e vet nga 317.856 banorë në vitin 1909 në 620.029 banorë në maj të vitit 2011.

Këto politika të ndryshimit të strukturës etnike, të shkombëtarizimit, të spastrimit etnik, po i ndjek edhe dyshja malazeze e kundërshqiptare Gjukanoviç - Vujanoviç në këto dy dekadat e fundit.

Komuna historike, turistike e kulturore e Plavë-Gucisë, e treta në Mal të Zi për nga popullsia shqiptare (2.457 shqiptarë, sipas rregjistrimit kundërshqiptar të majit 2011), nga 6.57 për qind e shqiptarëve të saj etnikë që ishin në vitin 1991 kanë mbetë vetëm 4.91 për qind në vitin 2011.

Edhe komuna e Ulqinit, me numrin më të madh të shqiptarëve (aktualisht nga 20.000 banorë të etnive të ndryshme rreth 15.000 janë shqiptarë trojenik) në vitin 1991 kishte 85 për qind të popullsisë së saj shqiptarë etnikë, ndërsa në maj të vitit 2011 arriti në 72.04 për qind.

Nëse do të ligjërohet (!) komuna e Gucisë, atëherë shqiptarët etnikë do të jenë në vend të parë ose të dytë, çka nuk e dijmë saktësisht pasi ende ka moscaktim përfundimtar në letra apo terren të kufijve administrativ-territorial në rast ndarjeje(! )me Plavën. Në komunën tjetër, në atë të Plavës, shqiptarët etnikë pritet të jenë në vend të katërt si popullsi. Ndoshta edhe në vend të pestë si para një dekade malazezët në Plavë-Guci. Shqiptarët etnikë do të jenë pas boshnjakëve, pas serbëve dhe pas malazezëve, e ndoshta edhe pas një etniteti të diskutueshëm "muslimanë"(!) Kësisoj, Mali i Zi me shovinizmin e tij të përjetshëm do t'ia mbrrijnë lehtësisht e shpejt t'i shpërngulë ose asimilojë shqiptarët etnikë në Plavë, gjersa toka etnike shqiptare iliro-arbnore mijëra vjeçare do të mbetet pa shqiptarët e vet etnik si disa vendbanime shqiptare në Ultinën e Epërme të Limit, në afri të liqenit të Plavës
Komuna fqinjë e Beranës në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kishte mbi 85 për qind të popullsisë shqiptarë etnikë. Rilindasi i shquar shqiptar, ideologu i madh i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Sami Frashëri, tek "Kamus-ul alam" (1889-1898), enciklopedia e parë në Turqi, Sami Frashëri shkruan se në këtë sanxhak "në përgjithësi popullsia është shqiptare. Vetëm një pjesë e popullsisë së kazave të Gucisë e Beranës flasin sllavisht". Në shek. XXI, në maj 2011, nga 33.970 banorët e saj janë 14.592 serbë, 8.838 malazezë, 6.021 boshnjakë, 1.957 të ashtuquajtun "muslimanë" dhe vetëm 70 shqiptarë.

Mali i Zi ka strategji të tij shovene krijimin e "komunave etnike"(!), që në fakt i shfaqen në propogandën e vet si "demokraci e shekullit", por në realitet janë forma, metoda e mjete të spastrimit etnik nëpërmjet shpërnguljes ose asimilimit të shqiptarëve etnikë e të ndonjë komuniteti etno-kulturor si boshnjakët, etj.

Krijimi i tri "komunave shqiptare" në shtetin e Malit të Zi si Ulqini (komunë prej kohësh), Tuzi (komunë urbane) dhe Gucia (komunë në proçes!) do t'iu mundësojnë shovinizmit shtetëror malazez dhe kishës ortodokse malazeze dhe serbe të kryejnë me mjeshtëri e shpejtësi asimilim e spastrim etnik të shqiptarëve në komunat e tjera.

Në disa komuna ky proçes është në vazhdim mbi shekullor si Plavë-Gucia (tokë etnike shqiptare), Podgorica (toka etnike shqiptare), Tivari bregdetar (tokë etnike shqiptare) që ka veç 2.515 shqiptarë etnik mbijetues në mes 20.000 malazezëve dhe 11.000 serbëve, si Rozhaja (tokë etnike shqiptare) në kufi me Kosovën dhe Serbinë që ka veç 1.128 shqiptarë etnik në përballje identiteti kombëtar shqiptar me 20.000 boshnjakë (një pjesë e madhe shqiptarë të asimiluem), me rreth 1.100 "muslimanë" (komunitet etno-kulturor!), mbi 800 serbë e më shumë se 400 malazezë "kolonë ardhacakë".

Në komunat e tjera të Malit të Zi ky proçes tragjik, i pabesë e antidemokratik është në përmbyllje fatale: Shifrat zyrtare edhe të majit 2011 janë akuzë për kombëtarizmin e shqiptarëve të Ballkanit dhe antishqiptarizmin e Sllavëve të Jugut. Komuna e Kotorrit ka vetëm 102 shqiptarë, e Budva 100 shqiptarë, e Tivatit 97 shqiptarë, e Danivolgradit 81 shqiptarë, e Nikshiqit 73 shqiptarë, e Bjelo Polje (tokë etnike shqiptare) 57 shqiptarë etnik, e Herceg Novit 41 shqiptarë, e Çetinjës 38 shqiptarë, e Plijevlja (tokë etnike shqiptare) 17 shqiptarë etnik dhe Andrejavica (tokë etnike shqiptare) vetëm me 1 shqiptar etnik (!). Në këto 9 komuna ka vetëm 539 shqiptarë aq sa do të kishte përafërsisht edhe komuna e Plavës në rast ndamje me Gucinë. Në 5 komuna të tjera të malit të Zi si Pluzhine, Kolashin, Mojkovac, Savnik, Zhabjak (disa prej tyne pjesërisht apo krejtësisht - edhe tokë etnike shqiptare) nuk ka asnjë shqiptarë (!).

Në territorin komunal të Beranës (tokë etnike shqiptare) me shumicë serbe (43 për qind), malazeze (26 për qind) e boshnjake (18 për qind) Mali i Zi don të krijojë mëvete një "komunë etnike" me shumicë boshnjake, komunën e Petnjicës një luginë me 27 vendbanime të vogla.

Ndërkohë, me ndamjen e Plavë-Gucisë në dy komuna mëvete, shteti i Malit të Zi don të zvogëlojnë edhe shumicën e deritanishme boshnjake në këtë komunë (52 për qind). Në pamundësi të kësaj të kthejnë sa më shpejt e sa më shumë shqiptarë muslimanë në boshnjakë, me qëllim që toka etnike shqiptare e Plavë-Gucisë të mbesin pa shqiptarë etnik.

Në territorin administrativ të Podgoricës metropolitane, krahas komunës urbane të Tuzit (Malësia) me shumicë shqiptare, duan ta kthejnë komunën urbane të Gollubovcit (Zeta) në komunë të plotë me shumicë malazeze.

Në komunën e Tivarit (tokë etnike shqiptare), pavarësisht se malazezët kanë rreth 47 për qind dhe serbët rreth 26 për qind të popullsisë dhe shqiptarët zënë vend të tretë, prapëseprapë po ecet drejt shkëputjes së një komunë të re, asaj të Sutomores me shumcë malazeze.

Në komunën Budva (me shumicë malazeze mbi 48 për qind) po veprimtarohet për ndamjen mëvete të Petrovacit si një komunë me shumicë malazeze (po në konkurencë të ashpër edhe me serbët e atyshëm).

V.

Ky Referendum në Plavë-Guci do të ndryshojnë edhe strukturën fetare të saj.

Popullsia shqiptare katolike në Plavë-Guci nga 9 për qind në vitin 1912 tashti ka mbetun në 0.95 për qind në vitin 2011, pasi i kanë shpërngulë përdhunshëm nga trojet e veta etnike apo kthye forcërisht në fenë ortodokse.

Kjo goditje politiko-fetare e shtetit sllavo-ortodoks u krye prej kohësh dhe nuk ndalet edhe në Plavë-Guci, sepse shqiptarët katolikë janë mbi 70 për qind të numrit të përgjithshëm të katolikëve në Malin e Zi (21.300 katolikëshqiptarë, italianë, kroatë, etj.).

Nga 21 komuna në krejt Malin e Zi 10 prej tyre kanë më pak se 100 banorë të besimit katolik si Pluzhina e Savniku nga 2 vetë, Andrijevica e Zhabljaku nga 6 vetë, Mojkovaci 8 vetë, Rozhaja 11 vetë, Pljevla 24 vetë, Kolashini 28 vetë, Bijelo Polje 79 vetë, Berana 81 vetë. Këto të dhëna flasin për faktin se sllavo-ortodoksizmi e ka luftuar fenë katolike e besimtarët e saj kryesisht në trevat etnike shqiptare në kufijtë e sotëm me Shqipërinë, me Kosovën e Serbinë (Sanxhaku Shqiptar) dhe me Bosnje-Hercegovinën. Krahina e Plavë-Gucisë, si kisha katolike në Martinaj (që shteti malazez e kisha ortodokse malazeze e serbe e saj duan ta kthejnë në kishë serbe) kanë pasë rol rrezatues për Krishtërimin në Alpe, etj.

Synimi i Malit të Zi dhe dy kishave të tij synon tek ma e pakta që ta kthejnë Plavën në shumicë ortodokse dhe Gucinë në muslimane-ortodokse, ku malazezët e serbët të vijnë në rritje numerike të vazhdueshme deri në daljen shumicë fetare.

Mali i Zi i sotëm ka vetëm 3.44 për qind banorë të fesë katolike, ku Plavë-Gucia në vitin 2011 renditej e 8-ta dhe me ndamjen e saj në dy komuna do të mbetet në vendet e fundit.

Kështu politika zyrtare dhe ajo e kishës ortodokse malazeze dhe serbe në Malin e Zi e kanë ma të lehtë me i asimilue shqiptarët etnikë katolikë në fenë ortodokse dhe me ua ndrrue etninë.

Komuna e Andrijavicës (me rrethina), fqinjë me Plavë-Gucinë, dikur e banueme krejtësisht nga fisi historik shqiptar i Vasojeviçëve të fuqishëm katolik pësoi ndryshime në strukturën e popullsisë së saj si komunë e vogël (283 km2) aqsa me 2011 arriti të ketë 61.86 për qind të etnisë serbe, 32.46 për qind malazezë, etj.

Ortodoksizmi sllav, pavarësisht se kisha serbe e malazeze kanë rivalitet përplasës ndërveti, kur vjen çështja për dominim e asimilim të shqiptarëve etnikë etj. ato janë aq të lidhuna bashkarisht saqë nga 21 komuna të Malit të Zi 18 prej tyre kanë mbi 50 për qind të popullsisë të besimit ortodoks dhe ndonjë kap shifra të larta: Pluzhne 97.10 për qind ortodoksë, Andrijevica kufi me Plavë-Gucinë (tokë etnike shqiptare) 96.81 për qind, Mojkovac 95.69 për qind, Zhabljak 93.72 për qind, Kolashin 93.02 për qind, Danilovgrad 92.29 për qind, Çetinja 92.15 për qind, Nikshiq 91.38 për qind ortodoksë, etj.

VI.

Komuna e Plavë-Gucisë vlerësohet në deklarata politike zyrtare, në masmedia, etj. si më e prapambetura në të gjitha komunat e Malit të Zi, çka ndamja e saj në dy komuna do ta thellojnë më tej moszhvillimin ekonomik, varfërinë sociale, shpërnguljen e shqiptarëve, etj.

Ndamja e Plavë-Gucisë në dy komuna mëvete do ta vështirësonte ma shumë, për të mos thanë se do ta pengonte, lidhjen me rrugë automobilistike ndërkombëtare Deçan-Plavë-Han i Hotit-Podgoricë dhe hapja përfundimtare e pikëkalimit Vranicë (komuna Margegaj-Shqipëri) me Plavën (komunë në Malin e Zi) dhe funksionimin e kësaj rruge ndërkombëtare Guci-Plavë-Çerem-Bajram Curri-Han i Hotit-Podgoricë.

Mungesa e investimeve e zhvillimeve të tilla urbane ka sjellë uljen e numrit të popullsisë të përgjitshmë të komunës së Plavë-Gucisë nga 18.913 banorë në vitin 1961 në 13.108 banorë në vitin 2011.

Numrin ma të madh të shpërnguljeve "pa pushkë" e kanë shqiptarët në Ultinën e Limit, në rrethina të Plavës etj.

Sot, në vitin 2013 kemi një rekord të padëshirueshëm: mbi 40.000 emigrantë shqiptarë nga 15.000 në vitin 1990. Pra, fatkeqësisht, ma shumë shqiptarë etnikë ndodhen në emigrim se në trojet e tyne etnike të Malësisë nga Ulqini e Tivari në Plavë e Guci dhe deri në Rrozhajë. Shifrat zyrtare malazeze të vitit 2011 japin një të dhanë jo të plotë e të qëllimshme: 30.439 shqiptarë, ndërkohë që nga burime të ndryshme mësohet se mund të jenë 50-60 mijë shqiptarë, pasi gjatë rregjistrimit ua kanë fshehur identitetin kombëtar, etj.

Moszhvillimi i përgjithshëm dhe i gjithanshëm i komunës së Plavë-Gucisë është një hakmarrje e hapur dhe e msheftë e shovinizmit të vjetër e të ri të Malit të Zi ndaj shqiptarëve etnikë të kësaj krahine luftarake që kryen luftëra historike me malazezët e serbët për të mbrojtë trojet e veta etnike në shek. XVIII-XX, si në luftërat legjendare të Moraçës, në dy betejat e Nokshiqit mbi Lim (që shenjohet si parathënie e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë), në vitet e dy Luftërave Ballkanike e të dy Luftave Botërore dhe të Luftës së fudnit të Kosovës dardane.

Mali i Zi duhet të heqin dorë nga praktikat sllave të krajlëve të Beogradit e të Çetinës, të kohës së Jugosllavisë së Versajës e të Avnojit që të mos investojnë në zonat kufitare me Shqipërinë Londineze, siç kanë veprimtarue egërsisht edhe me krahinën e Plavë-Gucisë, që më shumë e kanë shfrytëzue për interesat e Beogradit e të Podgoricës sesa për zhvillimin ekonomik, social e kulturor të Plavës, Gucisë e Murinës, të kësaj krahine historike, turistike e kulturore.

VII.

Politika zyrtare e Malit të Zi nuk mundet as t'i anashkalojnë, as t'i mënjënojnë, as t'i përjashtojnë nga proçeset historike e politike, nga zhvillimet ekonomike e kulturore, nga të drejtat etnike e fetare, etj., pasi shqiptarët etnikë në këtë shtet të vogël janë e mbetën faktor politik e shoqëror.

Mali i Zi nuk duhet të harrojnë astenjiherë se shqiptarët janë shtetformues në këtë vend ballkanik, kufi me shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës e të Sanxhakut (tokë etnike shqiptare).

Ky shtet, më 21 maj 2006, nuk do të arrinte shkëputjen nga Unioni Serbi e Mali i Zi, nuk do të fitonte Pavarësinë me 55.5 për qind të votave (0.5 për qind mbi kufinin minimal të përcaktuem ndërkombëtarisht) pa votat e shqiptarëve në komunat Ulqin, Plavë-Guci, Podgoricë (Tuz), Rozhajë, Tivar, etj.

Mali i Zi duhet ta fort-dijnë se është i vetmi shtet në Ballkan që asnjë kombësi në hapësirën e tij gjeo-politike nuk e formon shumicën e popullsisë.

Nga 625.266 banorë (sipas rregjistrimit zyrtar të vitit 2011) veç 44.98 për qind janë malazezë, 28.73 për qind serbë, 8.65 për qind boshnjakë, 4.91 për qind shqiptarë (flitet të jenë mbi 6 për qind), 3.31 për qind myslimanë (!), 0.97 për qind kroatë, etj.

Mali i Zi duhet të bindet se shqiptarët, si nacionalitet etnik, zenë vendin e dytë në komunën e Plavë-Gucisë.

Sipas rregjistrimit zyrtar të vitit 2011 numërohen 2.475 shqiptarë autoktonë (flitet të jenë rreth 4.000 shqiptarë) duke u rendit pas boshnjakëve popullsi-ardhun (6.803) dhe para pakicave kombëtare serbe (2.098), malazeze (822 vetë), etj.

4. Malit të Zi duhet t'ia kujtojmë më shpesh e më qartë se dhqiptarët në Plavë-Guci jetojnë në tokat e veta etnike shqiptare të banueme nga fiset ilire të Dardanëve Alpinë e të Autariatëve ilir, qyshse para lindjes së Krishtit e të Muhametit, mijëravjet para se Sllavët e Jugut të vinin në këtë trevë si pushtues të përkohshëm në shek. XII, si kolonë në shek. XVIII, si ripushtues të prejkohshëm nga 20 tetori 1912-1941 dhe 1944-2013.

Mali i Zi i sotëm të mos harrojnë historinë e shtetformimit të tij fillestar në një truall me sipërfaqe gjeo-politike pothuaj sa krahina e hershme e Plavë-Gucisë të shek. XVII-XVIII dhe u zgjerue në territore duke ua marrë fqinjëve të vet me kontributin e Perandorisë Ruse, me ndihmën e Perandorisë e Republikës Franceze, me paaftësinë e pabesinë e Perandorisë Otomane.

Mali i Zi i sotëm të mos harrojnë se pjesa e tij lindore nga bregdeti Adriatik deri në Alpe është territor etnik shqiptar, është rajon shqiptar i pushtuar terësisht e i asimiluar pjesërisht.Sot, në vitin 2013, në këtë krahshtrirje mbi 6.000 km2, përgjatë kësaj hapësire gjeo-historike etnike shqiptare, janë komuna metropolitane e Podgoricës (1.441 km2), e Bijelo Polje (924 km2), e Koloshinit (897 km2), e Beranës (717 km2), e Tivarit (598 km2), e Plavë-gucisë (486 km2), e Rozhajës (432 km2), e Mojkovacit (399 km2), e Andrijavicës (283 km2), e Ulqinit (255 km2).

Politika zyrtare e Malit të Zi, dyshja Gjukanoviç- Vujanoviç kërkohet që të mos lejojnë që "Referendumi Konsultativ për komunën e Gucisë" të anullohet që në nisje të tij vendimore të 23 nëntorit 2012 i këshillit komunal të Plavë-Gucisë, të mos miratohet si projekt-ligj në Qeverinë Malazeze, të mos ligjërohet në Parlamentin e Malit të Zi, të mos dekretohet nga Presidenti i Republikës të Malit të Zi.

Shteti i Malit të Zi, dyshja e saj shtetqeverisëse Gjukanoviç-Vujanoviç të mendojnë e të punojnë edhe për zhvillimin ekonomik e social të komunës së varfër e të prapambetur të Plavë-Gucisë duke çue investime në të gjitha fushat e fshatrat e krahinës dhe jo të prodhojnë shovinizëm e të vorbullojnë asimilim për shqiptarët etnikë, sepse nuk mund të veprojnë me dy standarte nga njëra anë të shkojnë drejt Europës euro-atlantike për antarësim në Bashkimin Europian e në NATO dhe nga ana tjetër të shkojnë e veprimtarojnë në Plavë e Guci si pasardhës bio-politik të antishqiptarëve të mëdhenj të malazezsit Kraj Nikolla I dhe të serbit Sllobodan Millosheviç.


RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RRETHI I TROPOJËSNga DODË PROGNI (02.28.2013)
Radio Evropa e Lirë - RAPORTET NDËRETNIKE PËRBALLË NACIONALIZMIT HISTORIK (02.27.2013)
Reagim me shkasATA QË SHPIFIN DHE SAJOJNË RRENA NUK MUND TË JENË NË KRYE TË DEGËS SË LDK-së NË GJERMANI..!Nga REXHEP ELEZAJ (02.27.2013)
NJOFTIM I KRYETARIT TË VATRËS - MË 2 MARS MBLIDHET KËSHILLI DREJTUES I VATRËS (02.27.2013)
BASHKIM SHEHU - NGA ISH DREJTUESIT E DIKTATURËS PO MAGJEPSEN EDHE ATA QË NUK E KANË JETUAR DIKTATURËN (02.27.2013)
VOTIMI ME NJË ZONË, NJË KOMPROMIS I NDYRË NDËRPARTIAKOpinion nga IDRIZ ZEQIRAJ (02.27.2013)
ZËRI I AMERIKËS PROTESTON ZHURMIMIN E PROGRAMEVE NË KINË (02.27.2013)
NUK DO TË KETË DEMOKRACI NË SHQIPËRI PA U DËNUAR KRIMET E KOMUNIZMIT!Nga ILIR HYSA (02.27.2013)
ZBULOHET LETRA E ISH KRYEMINISTRIT ANGLEZ - JAM NË JANINË, KRYEQYTETIN E SHQIPËRISËNga KRESHNIK MERSINALLARI (02.26.2013)
IRANI 'VESH' MICHELLE OBAMËN (02.26.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]