E Shtunë, 04.27.2024, 01:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NË SHKUP GJENDJE E TENSIONUAR PAS SHPËRNDARJES SË PROTESUTESVE (Reportazh dhe fotogaleri nga INA)

E Shtunë, 03.02.2013, 06:30pm (GMT+1)



Protestuesit janë tërhequr edhe nga barrikada dhe bllokimi i rrugëve në aksin rrugor që lidh Bit Pazarin me Çairin në Shkup.

Policia ka qëndruar në vendin e ngjarjes me përforcime shtesë të njësiteve speciale. Gazi lotësjellës ka arritur që të shpërndajë protestuesit, të gjitha rrugët janë zhbllokuar dhe ka nisur normalizimi i situatës.

MPB pritet të informojë me detaje të tjera mbi ngjarjen, duke paralajmëruar se janë arrestuar disa protestues të rinj dhe se po ndërmerren masa për pastrimin e terrenit nga dëmet e shkaktuara nga protestat dhe eskalimi i tyre që u shoqërua me dhunë, demolime dhe incidente. Ndërkohë në këtë zonë nuk ka lëvizje të lirë dhe se po mbretëron situatë e tensionuar.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski ka deklaruar për MIA se disa persona janë arrestuar, dhe se priten edhe ndalime të tjera nga protestuesit, kryesisht të rinj.

"Gjatë dhunës dhe protestave janë lënduar dy policë, janë dëmtuar dy makina policie, si dhe disa shenja komunikacioni dhe stacione urbane të autobusëve. Por, dëmi më i madh i është shkaktuar makinave private dhe objekteve. Janë demoluar makina private", ka theksuar Kotevski, duke shtuar se policia akoma është në terren. (INA)

 
(Foto: INA)

 

17:04 - Turma e protestuesve po qëndron në udhëkryqin që lidh Bit Pazarin me lagjen Çair të Shkupit, ndërsa në afërsi të tyre janë të pranishme edhe forca të mëdha policore.

Njësitet speciale janë grumbulluar në këtë pjesë të qytetit të banuar me shumicë shqiptare për të shpërndarë turmat protestuese. Siç mësohet nga gazetari i agjencisë INA, në këtë zonë i është vënë flaka edhe një autobusi urban, me ç'rast tërë zona është mbuluar nga tymi. Ardhja e zjarrfikësve është penguar nga protestuesit, me ç'rast ata janë tërhequr për momentin për shkaqe sigurie.

Zona ku janë protestuesit është mbuluar edhe nga gazi lotsjellës i shpërndarë nga policia speciale.

 

14:20 - Dhjetëra të lënduar, demolime dhe revoltë e të rinjëve shqiptarë është bilanci i protestës së të rinjve shqiptarë sot në Shkup, kundër dhunës së djeshme të huliganëve maqedonas.

Qindra të rinj shqiptarë shqiptarë sot protestuan nëpër rrugët e Shkupit dhe para Qeverisë në shenjë proteste kundër dhunës së huliganëve maqedonas.

Protesta ka nisur nga Çarshia e Vjetër duke vijuar më pas para Qeverisë, mirëpo situata ka eskaluar para Qeverisë kur protestuesit janë përballur me forca të mëdha policie dhe kordonët e vendosur që blinduan pjesën qendrore të Shkupit dhe nuk lejuan depërtimin dhe lëvizjen e turmës drejt pjesës qendrore të Shkupit.

Në një moment të tensionimit të situatës, turmat e protestuesve janë përleshur me policinë, me ç'rast raportohet për dhjetëra të plagosur nga radhët e protestuesve, por edhe nga ana e policisë. Në pjesën qendrore të Shkupit janë regjistruar demolime, dëmtime dhe thyerje të makinave të policisë dhe ato private.

Policia për shpërndarjen e turmave protestuese ka përdorur gaz lotësjellës, ndërsa janë arrestuar edhe dhjetëra protestues.  Turmat është shpërndarë drejt Çarshisë së Vjetër në Shkup, ndërsa akoma vazhdon situata të jetë e tensionuar. Protesta e sotme u organizua në shenjë revolte kundër dhunës së ushtruar dje nga huliganët maqedonas, ku pati dhjetëra të lënduar dhe rrahur shqiptarë, përfshirë, fëmijë, gra dhe pleq. (INA)


zname-500

protesti

avt-500

avtom-500



www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NATË E TENSIONUAR DHE E FRIKSHME ISHTE MBRËMË NË SHKUP (03.02.2013)
JA PSE NUK ASHT ATDHETARI LUIGJ GURAKUQI NË MONUMENTIN E PAVARSISË !..Nga FRITZ RADOVANI (03.02.2013)
Në prag të 7 Marsit, “Dita e Mësuesit"PUBLICISTIKA E PROF. SHEFIK OSMANIT, SIDOMOS ARSIMORE DHE PEDAGOGJIKENga Prof. MURAT GECAJ, publicist e studiues-Tiranë (03.02.2013)
PROTESTUESIT NDALOJNË PRISHJEN E PJESËS ARTISTIKE TË MURIT TË BERLINIT (03.01.2013)
SHQIPTARËVE ENDE IU MOHOHET SHTETËSIA E MAQEDONISË (03.01.2013)
ELIDA BUÇPAPAJ - VETVETJA NË POEZI DHE NË PËRJETËSIShënime për veprën poetike “Unë jam e përjetshme”, botoi OMSCA-1 në TiranëNga RAMIZ LUSHAJ (03.01.2013)
EDI RAMA - ZËDHËNËSJA E PD LAURA VORPSI MË THA 'JE BURRË FISNIK' (03.01.2013)
PRONARI I LOKALIT NË DAJT - FRROKU KËNDOI ME KRYEPOLICËT, U UL NË KARRIGEN TIME, ERDHI PARA SHEFAVEFlet pronari i lokalit në Dajt: Ja e vërteta e drekës dy vjet më parë (03.01.2013)
NJË TAKIM I KËNDËSHËM ME POETIN DHE SHKRIMTARIN E NJOHUR VISAR ZHITINga HASAN KOSTRECI (02.28.2013)
THAÇI - IDETË PËR AUTONOMI DHE NDARJE QARKULLOJNË VETËM NËPËR KOKAT E MYKURA NË BEOGRAD (02.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]