E Premte, 04.26.2024, 03:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
VEZIR ADEMAJ - NGA MËRGIMI KRUSHK LIRIE PËR KOSOVË
Në shenjë respekti dhe përkujtimi në përvjetorin e 5-të të Pavarësisë së Kosovës
Nga SHKUMBIN TETAJ

E Djelë, 03.03.2013, 09:42am (GMT+1)



Dëshmori Vezir Ademaj, portret i realizuar nga piktori Nazmi Hoxha-New York



Kam mbështetur gjoksin në parzmën e atdheut  dhe marr  frymë me mushkeritë e kësaj toke... Jehona e një  pushke m'i shpërndanë mendimet dhe përmes  frangjisë së një kulle, jo shumë larg kufirit në mes të atdheut,  përplaset shkrepave të larta atje ku shqiponjat rrijnë  me diellin... Ishte kohë e pranvertë e vitit '71 e çerekut të fundit të shekullit të kaluar,  kur  në  Sheremetaj  ajo krismë ndjellamirë  ishte lajmëtare e lindjës së një djali në votrën e Hysen Ademajt. Traditës së trungut familjar iu shtua edhe një  krah i fortë pune, ziles së shkollës edhe një zë i ëmbël fëmije e varganit të gjatë të krushqëve të  lirisë  edhe  një  sy i mprehtë pushke për të mirën e Kosovës, për nderin  e Atdheut... E pagëzuan Vezir që të vezullojë si rrezet e arta në këto anë ku krenaria e plisave të bardhë thuase prek qiellin. Aty, në Sheremetaj nisë jetën Vezir Ademaj-në livadhet bleroshe përjeton lojën dhe aromën e gëzimit fëmijëror e më  vonë  në shkollën e këtushme fillon ta thithë nektarin e diturisë. Krahas mësimeve të shkollës, në kullën e vjetër e cila stoikisht u qëndroi fortunave të kohës,  në odën e burrave  pranë oxhakut ku  ndizej kuvendi i trimave, ai mësoi; mikpritjen, bujarinë, respektin dhe dashurinë për njerëzit...Epikat e rapsodëve  dhe legjendat e mbrëmjëve e mbrujtën djalin me ndjenjën e patriotizmës dhe atdhedashurisë tek shkriheshin  n'melosin e folklorit për trimëritë e Oso Kukës e Mic Sokolit. Dhe, sa herë që fillonte biseda apo kënga, Vezirin e përshkonte një zjarr krenarie i cili sa vinte e i shtohej për këtë tokë. Shpesh herë  në odën e vjetër kur në oxhak digjej cungu qindvjeçar, mësoi për sulmet barbare dhe masakrat e kralit të  vjetër e të ri të  Serbisë, të  atyre hijenave karpatiane, që  siç shkruan Fishta: " kur Ilirët dinin zakone të mbara, ata ushqeheshin me molla të tharta në viset e Uralit". Kur dëgjonte për masakrat  që i ishin bërë shqiptarisë, mbushej mëri, ndërsa në anën tjetër e ndiente dhimbjen krenare për heronjtë e rënë. Demonstartat e vitit 1981 ishin platrofrmë  e drejt  e "rebelimit"  të  studentëve shqiptarë, ngase ia lëkunden themelet asaj përbërje gjeografike, duke ia thyer "mitin" e paprekshmërisë  dhe kundërshtimit. Pra, shqipatërt janë të parët që filluan t'a groposin krijesën artificiale të quajtur Jugosllavi.. Mirëpo, edhe kjo nismë i kushtoi mjaft shtrenjtë këtij populli liridashës në trojet e veta...Që nga ky vit fillojnë netët e gjata të golgotës së përndjekjeve, diferncimeve, largimeve nga puna, burgosjeve dhe vrasjeve...! Dhe, kjo ishte koha kur shfaqet edhe shëmtia më e madhe që mund të bëhet-vrasja e ushtarëve shqiptarë dhe sjellja e tyre në arkivole hermetikisht  të mbyllura me të njëjtën diagnozë: "Vetvrasje"!!!

Në vitet e pastajme Vezir Ademaj  vijon mësimet në shkollën e mesme "Vëllezërit Frashëri" të Deçanit  ku i përfundon me sukses. Dhe, si çdo i  ri që  në thesarin e ëndërrimeve të tij, ka synimet për arritje arsimore, ai regjistrohet në Universitetin e Prishtinës  në  drejtimin e Fizikës. Por, në  shtator të  vitit 1989, barbarët serbë  ia shuajnë  dritën akademike dhe  dhunshëm e dërgojnë  në aradhat  e  ushtrisë  jugosllave. Nën peshën e rëndë të ngjyrës së petkut dhe komandës në gjuhën e huaj, fillon shërbimin ushtarak  dhe atë  në  Tivar !...I bëhej se bregdeti akoma erëmonte gjak shqiptarësh të masakruar me 1945, dhe ky qytet ferr për shqiptarët ia krijonte përshtypjën e urrejtjës  dhe të  pasigurisë, andaj në një natë pa yje e hënë arratiset prej andej...Në Sheremetaj  e miklon ngrohtësia e vendlindjes, por njëkohësisht e sëmbonte  edhe  njëfarë  droje, ngase makineria sllave kishte mobilizuar  lakejt  gjurmues, të  cilët me tërë  arsenalin kërcënues ishin vënë  në  ndjekje të  bijve dhe bijave më  të  mira të  këtij  trualli. Arrestimet dhe burgosjet e njëpasnjëshme të të rinjëve shqiptarë, nuk i ngopnin apetitet e këtyre çakejve.  Ata u vërsulën edhe mbi gjeneratën krejtësisht të pa fajshme...helmuan fëmijët në të gjitha shkollat fillore të Kosovës! Vlen të theksohet ketu, se një kontribut të  veçantë, duke ndihmuar  me  trajtime mjekësore,  ka dhënë edhe vellai i Vezirit, dr. Hasan Ademaj, student i mjekësisë në atë kohë.

...Kur vrushkujt e gjakut njomin truallin-

thonë liria  nuk është larg...

Dy trokëllima përplasën në  dyert e shqiptarëve dhe secila në  mënyrën e vet-vret si shpata, therë  në  damarët e popullit duke sjellur errësirë  mbi këtë dhe. Njëra trokëllimë  vinte nga skamja, pesha e së  cilës rëndonte cdo ditë  e më shumë, duke vendosur  në  të  gjitha shtigjet e jetës  dyer të hekurta-punëtorët  largohen nga puna e nxënësit dëbohen nga shkollat...! Ndërsa,  trokëllima tjetër vinte nga trokitjet e xhandarmerisë  në  dyert shqiptare, natën e ditën në kërkim të  armëve, në  kërkim të  njerëzve. Nyjët e lidhura vështirë  zgjidhën...prapa e para skëterrë,  silueta vertikale barbarësh që endën mëngjeseve e para mbrëmjëve si bisha të etura për gjak.  Në këtë katrahurë  shumë të rinjë nisën rrugëve të botës, rrugëve të pasosura të mërgimit; kush për t'a vrarë skamjën, kush për t'i shpëtuar vrasjës.  Sirenat  e trenave dhe autobusëve trishtueshëm grisin qiellin e Kosovës dhe këtij karvani sa hijerëndë aq enigmatik  për ta marrë botë në sy-i bashkohet edhe Vezir Ademaj.  Me lotin e kristaltë që i krijoi kjasina mbi mollëzat e faqeve, iu thotë mirëmbetshi familjarëve, kullës së motnuar, fshatit e Kosovës. .. Sikur u  thoshte në atë heshtje me një zë të brëndshëm: n'kohë të ligë poi u lë, por  do kthehem  kur  t'a ndiej si këngën majekrahut thirrjën tuaj!... Rrugetimi iu duk  i gjatë dhe i pa mbarim kur po ndalonte në  satcionin e  fundit në një qytet të ftohtë të Alpeve. Në shtetin e rehatshëm  plot qetësi dhe drita të Zvicrës, krahas punës që sillte përfitime materile, angazhohet edhe në sportin luftarak të  "Kik-boksit"  në të cilin arrin suksese rekorde për  pak vite. Dhe shih, edhe përgjatë tërë kësaj përiudhe, dashurinë  për  flamur dhe atdhe nuk e kishte të zbehur në  asnjë  moment. Çdo herë në paraqitjet e tij në  gara sportive, kërkonte që edhe flamuri i kuq me shqipen e zezë të qëndisur në mes t'i mbulonte krahët. Ngase, kështu i dukej se merrte zemër e i vinte forcë tek ngjitej shkallëve të suksesit  për t'a prekur olimpin e kampionit të  Europës  në këtë discipline  sportive.

...Thirrja e Atdheut

Ndër grushta shtrëngon mallin e viteve për të afërmit dhe atdheun.  I duket se dielli i perëndimit  ka filluar të  lindë pritueshem e të përëndoj  pa meshirë. Dritat e qytetit, rrugët, sheshet, jeta komode dhe medaljet sportive nuk po e tërheqin më.  Fasadat e ndërtesave i  dukën të  huaja e të  ftohta si gurë varresh. Po perëndon jeta në  mëgrim... Lajmet nga vendlindja nuk janë të mira...Zingjirët e tankeve sllave kanë filluar t'a shkyejnë hartën  e atdheut. Televizionet dhe gazetat në  përgjithësi thonë  se toka e Kosovës  po njomet  me gjakun e bijve të  vet. Në radhët e UÇK-së  kanë filluar të rreshtohen shtatë e shtatëdhjetë dhe krismat e para të  pushkëve të lirisë ndihen anëmbanë  Kosovës.

Si e rrahura e daullës  po i kumbon në ndërgjegje kushtrimi i Rilindasve:

Kush në gjak e ka lirinë

Dhe kush nënë e thërret Shqipërinë

Kush është  burrë e don mëmëdhenë

Don shqiponjën dykrenare

Të  shtrëngojë  pushkë  e penë

E  t' lidhë  besën shqipëtare

Dhe,  përsëri hapësiren e mbulon heshtja...mirëpo, thonë  se gjëmimet më  të fuqishme janë ato që fshihen nën vellon e  heshtjës  dhe si rrufe nga mali vjen një vendim i prerë...pritëm nënë Kosovë, se tek  ti  po vij. Si shqiponjë krahëhapur në një buzëmbrëmje vere hyn në oborrin e shkollës dhe për  një  çast rreth kokës i sillet e tërë e kaluara e përvuajtur  e njerëzve dhe vendit... Thekshëm u degjua breshëria e automatikut  në muzgun  e asaj  stine, kur e plandosi për tokë  bustin e Perkoviqit-emrin e të  cilit vite më  parë  mbante  shkolla e fshatit Sheremetaj.  Reliket e pushtuesve as të  gurëzuara nuk mund të  qëndrojnë  në  këtë  vend, ngase hijet e errëta  të  tyre nuk po i lënë  rrezet e lirisë  të  agojnë  mbi korën e kësaj toke. Ky ishte lajmi  se  nga mërgimi po i kthehen djemtë  vatanit...Pushka e Vezirit filloi të  jehonte kudo, në Junik, Smolicë e Rahovec.  Me nofkën "Alfredi" inkuadrohet në radhët e UÇK-së.  Angazhimi dhe guximi i  tij  u bënë shëmbull për shumë luftëtarë të asaj zone, sidomos për dy vëllezërit e tij më të rinj: Shaqirit dhe Rasimit që tashmë ishin ushtarë të rregullt në njesitet  ushtarake. Atyre iu shtua edhe më tepër vullneti për luftë kur mbështetnin shpinën për vëllain e drejtonin grykat kah armiku. Morali dhe strategjia e tij luftarake u jepte  kurajo edhe udhëheqësve  të tjerë të luftës  nëpër  zonat e Rrafshit  të Dukagjinit. Ai tani vepronte si komandant "Komando" në rajonin e Rekës së Keqe dhe kudo që e kërkonte nevoja pa iu trembur syri në asnjë moment. Afërsia, dinjiteti dhe sjellja njerëzore e bënin  që t'ishte i  dashur prej të gjithëve. Nga dita në ditë luftimet ashpërsoheshin, mirëpo këtë trim të paepur  kjo ashpërsi nuk e trembte, vetëm sa ia  shtonte elanin dhe kalitjen  nga fronti në front. Ishte korriku i vitit 1998. Dielli përcëllonte fushat që kësaj vere kishin mbetur djerrë. Fushat e etura për ujë po ujiteshin me gjakun e bijve dhe bijave më të mira të popullit... Shqiponjat një ditë frikshëm fluturuan andej kreshtave të Gjeravicës. Rrezet e diellit  ftohtë shëndrisnin  Junikun dhe fshatrat për rreth. Në Kallavaj në përpjekje ballë për ballë  me forcat sllave, bie heriokisht Vezir Ademaj. Trupi i përgjakur i  ngjante shtizës së flamurit. Ra në fushën e betejës për ta prekur dheun e tokës amë-për të mos vdekur kurrë, por për t'u përmendur  përjetësisht në kujtimet krenare të brezave në kalim...

Sot, shkolla  fillore  në Sheremetaj i mban të  gravuar në obelisk, emrat e dy heronjëve të kësaj ane, që jetën e dhanë  për Lirinë e Kosovës: VEZIR ADEMAJ e HYSEN ARIFI.

Shkruar me 17 shkurt 2013 (DIELLI)

SHKUMBIN TETAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Reportazh - SHOQATA 'ÇAMËRIA' KRIJON DEGË NË IZMIRShpëtim Idrizi takime edhe me deputetë me origjinë shqiptare në parlamentin turk (03.03.2013)
NË SHKUP GJENDJE E TENSIONUAR PAS SHPËRNDARJES SË PROTESUTESVE (Reportazh dhe fotogaleri nga INA) (03.02.2013)
NATË E TENSIONUAR DHE E FRIKSHME ISHTE MBRËMË NË SHKUP (03.02.2013)
JA PSE NUK ASHT ATDHETARI LUIGJ GURAKUQI NË MONUMENTIN E PAVARSISË !..Nga FRITZ RADOVANI (03.02.2013)
Në prag të 7 Marsit, “Dita e Mësuesit"PUBLICISTIKA E PROF. SHEFIK OSMANIT, SIDOMOS ARSIMORE DHE PEDAGOGJIKENga Prof. MURAT GECAJ, publicist e studiues-Tiranë (03.02.2013)
PROTESTUESIT NDALOJNË PRISHJEN E PJESËS ARTISTIKE TË MURIT TË BERLINIT (03.01.2013)
SHQIPTARËVE ENDE IU MOHOHET SHTETËSIA E MAQEDONISË (03.01.2013)
ELIDA BUÇPAPAJ - VETVETJA NË POEZI DHE NË PËRJETËSIShënime për veprën poetike “Unë jam e përjetshme”, botoi OMSCA-1 në TiranëNga RAMIZ LUSHAJ (03.01.2013)
EDI RAMA - ZËDHËNËSJA E PD LAURA VORPSI MË THA 'JE BURRË FISNIK' (03.01.2013)
PRONARI I LOKALIT NË DAJT - FRROKU KËNDOI ME KRYEPOLICËT, U UL NË KARRIGEN TIME, ERDHI PARA SHEFAVEFlet pronari i lokalit në Dajt: Ja e vërteta e drekës dy vjet më parë (03.01.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]