E Premte, 04.26.2024, 08:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
7 Marsi – Dita e Mësuesit
SHKOLLA = UDHA E DITURISË
ZEQIR LUSHAJ intervistoi mësuesin veteran SOKOL ZMAJLI (OSMAJ)

E Hënë, 03.04.2013, 09:20am (GMT+1)



PYETJE: Duam tu përcjellim lexuesve diçka nga jeta juaj në rrugën e gjatë e plot sakrifica të arsimit.
SOKOL ZMAJLI (OSMAJ): Kam lindur me 17 korrik të vitit 1929, në fshatin Shkëlzen i rrethit Tropojë. Jam me arsim të lartë i diplomuar në vitin 1965 me fakultet Kimi-Biologji-Gjeografi në Institutin e Lartë Pedagogjik Shkodër.
PYETJE: Do me thënë se, jeni diplomuar në moshën 36 vjeçare?
SOKOL ZMAJLI (OSMAJ): Po. Ashtu erdhën punët...Shkollën fillova, klasën e parë, e kam krye në vitin 1936 me mesues Hysni Tanjolli nga Gjakova. Klasën e dytë e mbarova me mësues Hysni Zajmin, në Kërrnajë. Ky ishte një mësues shumë i mirë dhe kishte kujdes për fëmijtë e lodhur ekonomikisht. Për mua, personalisht ky mësues, ka ndërhy në atë kohë tek kryetari i komunës në Tropojë dhe me dërgoi me bursë të shtetit në shkollën unike "Internati Kosova", në Krumë të Hasit, ku mbarova klasën e pestë me rezultate të mira. Isha në pritje për të vazhduar shkollën e mesme në Elbasan, siç quhej, normalen e Elbasanit, e cila kishte prioritet me nxjerrë kuadro për arsimin por edhe për degë të tjera.

Në vitin 1939, filloi Lufta e Dytë Botrore, që u bë shkak për ndërprerje të studimeve në Elbasan. Tani, me erdhi rradha me qendrue në shtëpi, në fshAtin tim Shkëlzen dhe me u marrë me bujqësi e blegtori, deri në vitin 1948.

Mali i shenjtë i Shkëlzenit, i parë nga qyteti Bajram Curri (Foto: Sejdi Berisha)

PYETJE: Mbas një 10-vjeçari shkëputje, si u rikthyet prap në bangat e shkollës?
(Shënim: Përgjigjen e kësaj pyetje,, në shenj respekti për mësuesin veteran dhe për kënaqësinë time, por, them edhe të lexuesve, po e vë me shkrimin original të zotni Sokolit).


PYETJE: Diçka më shumë, të lutem, për atë kurs 6-mujor.
SOKOL ZMAJLI (OSMAJ): Në kursin 6-mujor përgatiteshim mësues për shkollat fillore. Kushtet ishin shumë të vështira si për tekste mësimore edhe për fjetje e ushqim.

Në atë kohë zhvillohej luftë në Greqi. Shkodra ishte mbushur me popullsi greke, të moshuar dhe të rinj e reja. Unë, vendosa që, kursin ta kryej dhe në fund të dal me nota të mira. Në fund të gjashtë-mujorit, u zhvilluan provimet me komision nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës. Aty, lëndët mësimore ishin të shumta dhe me një program të ngjeshur që të dalin mësues sa më të përgatitur profesionalisht.

Në atë kurs mësuam pedagogji me prof Shaban Arrën. Mësuam metodat e dhënies e të kontrollit të mësimit, të punës praktike në shkollat e qytetit etj. Me 15 mars 1949, përfunduam kursin e provimet dhe menjeherë na doli emrimi si kuadro të arsimit. Unë, atë kohë, hapa shkollen verore në një zonë të thellë të rrethit të Tropojes, e të Nikaj-Merturit. Më caktuan në një fshat afër Salcës ku ishte ngrit një shkollë e re me tre klasa kolektive. Mendoni tani, se Unë isha shume i ri, dhe krejt i vetëm në atë zonë aq të thellë, në Palç. Aty e mbylla vitin shkollor 1949-1950 me rezultate të mira. Në atë kohë në zonat e thella e të largëta, shkollat ishin verore, dhe mbylleshin me 28 nëntor.

PYETJE: Sa vite punuat në zonën e thellë të Lekbibajve?
SOKOL ZMAJLI (OSMAJ): Me 1 mars të vitit shkollor 1950-1951 u transferova në një shkollë tjetër shumë të largët të asaj krahine të nderuar. Prap, një shkollë e re që hapej për herë të parë me një mësues të ri siç isha Unë, në Qereç-Mulaj të Currajt Epër. Përsëri i vetëm dhe me klasë kolektive. Aty punova dy vite shkollore. Pastaj më dërguan në Gjon-Pepaj edhe dy vite të tjera. Mbas kësaj, edhe një vit në Tetaj të Mërturit.

Mbasi mbarova për tre vjet shërbimin e detyrueshem ushtarak në Tiranë, (për mungesë kuadri, u mobilizova vonë në ushtri), më caktuan në fshatin Luzhë. Me fillimin e punës në Luzhë, u largova nga mësimi në shkollat verore.

Pas Luzhës, me doli transferimi në fshatin Kasaj, afër kufirit me Kosovën. Edhe këtu hapa një shkollë të re. (Pra, m'u bënë tre shkolla të reja, që i hapa Unë, si mësues i parë i tyre). E, mbas kësaj rruge e kohe të gjatë, u ndërtue shkolla e re në fshatin tim në Shkëlzen. Por, para kësaj ngjarje të gëzueshme për fshatin e për mua si mësues, isha disa kohë edhe në fshatin tjetër të largët të Rretheve të Gashit, në Myhejan.

Në vitin 1961, me kërkesën time, më aprovuan bursën katër vite për të plotesuar arsimin përkatës. Se pari fillova në shkollën e Mesme, Gjimnazin e Punëtorëve, siç quhej at'herë, në Tiranë. Kisha përparim të mirë në mësime. Pastaj, u regjistrova në vitin e parë në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës, në fakultetin Kimi-Biologji-Gjeografi, me drejtor Mihal Priftin. Në vitin 1965 u diplomova aty, me nota të mira.

PYETJE: Tani, si mësues me arsim të lartë, ç'fat ju ndoqi në jetë?
SOKOL ZMAJLI (OSMAJ): Fillova punë në shkollën 8-vjeçare Kërrnajë,ku ju përkushtova me tërë forcat e mia punës Shkolla 9-vjeçare Babrru-Tiranë, ku mësojnë sot mësimore edukative, për plot 19 vjet rrjesht. shumë nipa e mbesa të mësues Sokolit Në këtë shkollë kushtet i kishim të mira, me paisje si, laboratorë, harta mësimore etj. Aty, iu perkushtova punës që të pajisi nxënësit me njohuri të sakta dhe të qëndrueshme në shkencat natyrore.

Në këtë periudhë kam ushtruar edhe detyra shoqrore. Në tri legjislatura kam qenë i zgjedhur sekretar i Keshillit popullor të fshatit Shkëlzen. Po ashtu kam drejtue organizatën profesionale të mësuesve të krahinës së Tropojës (Vjetër).
Në vitin 1985, plotësova moshën dhe dola në pension.

PYETJE: Dolët në pension, por siç dijmë, keni punuar edhe shumë vite të tjera...
SOKOL ZMAJLI (OSMAJ): Po! Ashtu është, siç është shkruar në poemen "Profesori i Shkelzenit", për të cilën, nga zemra ju falënderoj,- mbyll pergjigjen e pyetjeve tona, mësuesi veteran 83 vjeçarë, Sokol Zmajli (Osmaj) i Berbatit të Gashit, por , që, tash sa vite, jeton në Kosovë: - Komuna e Deçanit, Baballoç, Lagj-ja e dëshmorëve, nr 10.


ZEQIR LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KANGA E FUNDITNga AGIM GASHI (03.04.2013)
TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES SË VEPRIMTARIT TAIP ZEKANë emër të Shoqatës kulturore "Kadri Zeka" në Nürtingen, Gjermani (03.04.2013)
ALFRED MIRASH MILOTI MERR PJESË NË EKSPOZITËN E FIRENCES ME SKULPTURËN E FAMSHME 'PASAPORTË' (03.03.2013)
VEZIR ADEMAJ - NGA MËRGIMI KRUSHK LIRIE PËR KOSOVËNë shenjë respekti dhe përkujtimi në përvjetorin e 5-të të Pavarësisë së KosovësNga SHKUMBIN TETAJ (03.03.2013)
Reportazh - SHOQATA 'ÇAMËRIA' KRIJON DEGË NË IZMIRShpëtim Idrizi takime edhe me deputetë me origjinë shqiptare në parlamentin turk (03.03.2013)
NË SHKUP GJENDJE E TENSIONUAR PAS SHPËRNDARJES SË PROTESUTESVE (Reportazh dhe fotogaleri nga INA) (03.02.2013)
NATË E TENSIONUAR DHE E FRIKSHME ISHTE MBRËMË NË SHKUP (03.02.2013)
JA PSE NUK ASHT ATDHETARI LUIGJ GURAKUQI NË MONUMENTIN E PAVARSISË !..Nga FRITZ RADOVANI (03.02.2013)
Në prag të 7 Marsit, “Dita e Mësuesit"PUBLICISTIKA E PROF. SHEFIK OSMANIT, SIDOMOS ARSIMORE DHE PEDAGOGJIKENga Prof. MURAT GECAJ, publicist e studiues-Tiranë (03.02.2013)
PROTESTUESIT NDALOJNË PRISHJEN E PJESËS ARTISTIKE TË MURIT TË BERLINIT (03.01.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]