E Enjte, 05.16.2024, 03:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NGA PLAVË-GUCIA NË AMERIKË, ME NJË TUFË ËNDRRASH PËR KOMBIN E TIJ
Njeriu që sfidoi aksidentin e invaliditetin në SHBA duke pasë shembull frymëzimi Presidentin amerikan, Franklin Ruzvelt
Nga DUKAGJIN HATA, Gazetar

E Premte, 03.22.2013, 11:44am (GMT+1)





Burri që kam përballë, duke pirë kafe në hotel "Tirana", duket se ka qenë një burrë i fortë, në tiparet e të cilit, megjithëse vitet kanë bërë të tyren, ende rrëzëllin një dritë e fshehtë, sikur buron nga një psikikë e nëndheshme.

Ai qëndron në karrocën e invalidit, pas një aksidenti në SHBA, më 14 shtator 1995, katër vjet pas mbërritjes në "Tokën e Premtuar", ndërsa priste degët e thata të një peme, kur punonte në Ndërmarrjen e Gjelbërimit.... Quhet Avdyl Dedushaj dhe aksidenti me pasojë invaliditetin, jo vetëm që nuk e ka dekujaruar, por e ka bërë të kërkojë në thellësitë e vetvetes, për të gjetur atje aketipin e lirisë individuale, edhe në rrethana kur jeta nuk të vjen me Kutinë e artë të Pandorës, por me Gurin e Sizifit.
Avdyli është mbi të pesëdhjetat, por duket më i ri, ashtu me atë fytyrën e ngazëllyer që sikur i fsheh gjurmët e vuajtjes dhe të mundimeve, që e kanë shoqëruar në një jetë e cila, më shumë se gëzime, i ka "dhuruar" andralla.

E pra, ditët e jetës nuk i kanë rrjedhur në një shtrat të qetë, përkundrazi i kanë rezervuar sfida të rënda, por ai i ka përballuar me dinjitet, falë natyrës së tij të begatë dhe atij gjeni fisnik të një familje të Plavë Gucisë në Kosovë, që, në të gjitha kohërat, ka qenë pjesë e aksionit të lirisë kombëtare.

Ishte vetëm 9 vjeç, kur në një natë me shi apokaliptik, kur dukej sikur bota ishte rikthyer në kohën e Noes, së bashku me nënën e vllain më të madh dhe dy motrat - më e vogla dy vjeç, u arratis nga Plavë-Gucia dhe erdhi në Shqipërinë komuniste, ku i priste një kalvar i ri.

" Sot pas kaq kohësh, ajo natë kiameti më del në endërr, nis rrëfimin Avdyli.

Dukej sikur qielli ishte shpuar dhe po derdhte mbi tokën e Kosovës ujin e të gjitha kohërave.

U nisëm drejt kufirit shqiptar, të lagur deri në shpirt, të traumatizuar nga frika se mos na kapnin shkjatë pa nam e nishan".

Rrëfimin e tij nuk e nxënë as faqet e një romani, nuk e shter as një natë e gjatë dimri rreth vatrës me zjarr bubulak, atje në Plavë Gucinë e tij legjendare, ku në odat e burrave ende iu këndohet me lahutë burrave të Shqypnisë.

Ka mall për ato oda dhe tani që erdhi nga kontinenti i ri, për disa ditë me pushime në Shqipëri, rendi drejt Plavë Gucisë së tij, ku ende ruhen imazhet transhendente të fëmijërisë së hershme...

Nëntë vjeç, ndërsa udhëtonte me të ëmën, vllain dhe motrën e madhe e motrën e vogël, që ato çaste po qante, duke i shokuar nga frika e zbulimit udhëtarët e natës së zezë, Avdyli sillte ndërmend kujtesën e fisit: dy vëllezërit e gjyshit, Zeqir dhe Xhemë Dedushaj, vrarë në Luftën e Dytë Botërore, në një rrethim të serbëve, kushërinjtë Isuf Isufi e Çung Tahiri, vrarë nga serbët, burgosjet e familjarëve, marrjen në pikun e natës sterrë të babait nga shtëpia, se dyshonin se mbante në shtëpi armë...

Sillte ndërmend se si në kohën që u pushkatua Isufi, u vra një polic serb nga bandat që dërgoheshin nga Shqipëria dhe serbit i ngritën një lapidar sipër shtëpisë së Dedushajve.

Ai, Avdyli e vërsnikët e tij pesëvjeçarë shkonin çdo mëngjes dhe godisnin me gurë pllakën prej mermeri të lapidarit dhe, në këtë soj tabele qitje, hodhi rrënjë urrejtja e parë fëminore ndaj atyre që iu kishin vrarë gjyshërit e baballarët e iu kishin zaptuar vatanin dhe tani, në pamundësi për të jetuar nën terrorin e tyre, ata tre qenie të dobëta, nën një mot apokaliptik, po iknin nga sytë këmbët drejt fatit të ri...

Por fati i ri nuk iu rezervoi asgjë më shumë së vuajtjë të reja dhe zhgënjim.

Në fillim i çuan në degën e brendshme të Bajram Currit, ku pasi qëndruan tre ditë në shtëpinë e dajës (vëllait të nënës) në këtë qytet, i çuan në Shkodër dhe i vendosën në një fjetore të ndyrë, më pas në Tiranë, nga Tirana në Shijak, në një ndërtesë të ministrisë së Brendshme, ku vendoseshin emigrantët para se t`i dërgonin në vend-shkuarjen e re.

Më në fund, i çuan në Çermë të Lushnjes, në kampin e emigrantëve, ku Is Ulaj nga Vuthaj, i mori për një farë kohe në shtëpinë e tij.

Mjafton të kujtojmë se do të kalonte më shumë se një vit që autoritetet e Shqipërisë komuniste t`i lejonin të takonin vëllain e madh, Shpendin, i cili qysh në vitin 57 qe arratisur në Shqipëri dhe jetonte në Fier.

Avdylin e çuan në Shtëpinë e fëmijës së Korçës ku qëndroi pesë vjet, deri në shtator të vitit 1966, kohë kur vazhdoi Politeknikumin " 17 Nëntori" dhe u aktivizua si amator në Teatrin e Elbasanit.

Në vitin 1972-1976 vazhdoi studimet në Institutin e Arteve në Tiranë, ku pas përfundimit me rezultate shumë të mira të tij, caktohet përgjegjës kuture në Shmil të Elbasanit e , më vonë, mësues në shkollën Pedagogjike.

Iku nga Vuthaj, nga Kosova e dashur, toka e tij e mohuar, në vitin 1960 dhe, pas 30 vjetëve, në nëntor të vitit 1990, në prag të çarjes së murit të vjetër gjysmëshekullor shqiptar, pas gjashtë javësh qëndrimi në Budapest, gdhihet ne SHBA.

Nisi kështu ëndrra amerikane, e cila mbeti e tillë, një ëndërr, edhe pse jeta i rezervoi një surprizë aq të trishtë!...

Ishte koha kur Perëndimi ishte një oaz për shqiptarët, të cilët më në fund ishin të lirë të refuzonin parajsën e dhunshme socialiste dhe të kërkonin vegimin e ëndrrës në botën e lirë...

14 shtator 1995. Dita më e zymtë e jetës së Avdylit, dita kur humbi normalitetin fizik, pas rrëzimit nga një pemë, në krye të detyrës.
Nga 14 shtatori deri më 3 janar 1996 qëndroi në spital në Bellvin Haspito për t`u kuruar dhe pas një viti tjetër rehabilitimi, nën një përkujdesje intensive të mjekëve, psikologëve dhe sociologëve, ku gjithçka ishte e paguar, Avdyli do të niste betejën tjetër, më të vështirën, betejën për të mos e pranuar humbjen fizike si një fatalitet,por si një mundësi për të vënë në prove forcën e karakterit të tij.

Falë përkujdesjes se shtetit amerikan, pensionit, dëmshpërblimin për aksidentimin në krye të punës, kurimit, krijimit të të gjitha lehtësirave, siç thotë vetë, përveç humbjes fizike, nuk ka ndier asnjë humbje tjetër..." Frymëzimi im pas aksidentit, tregon Avdyli, ka qenë presidenti amerikan Ruzvelt, i cili e drejtoi Amerikën me karrocë invalidi, në një nga periudhat më dramatike të historisë botërore.

Shteti amerikan i bëri një permendore me pardesy, për të fshehur cenin fizik të Ruzveltit, por populli amerikan do të protestonte për një kohë të gjatë, sepse e donte presidentin ashtu siç kishte qenë, me karrocë, sepse ashtu i kishte drejtuar dhe ashtu do të mbetej përjetë në kujtesën e tyre.

Panë ç`panë autoritetet e ribënë bustin e Ruzveltit dhe ashtu me karrocë tani ai është më i dashur dhe më i adhuruar për amerikanët".

Ndërsa e shikon këtë burrë që jeta e ka vënë në provë të rëndë, mendon se si ia ka dalë që të ngrihet mbi dhimbjen e tij, të rrisë dhe të shkollojë në të gjitha shkallët e arsimit fëmijët, t`i kushtohet çështjes së Kosovës, duke investuar në projekte kombëtare, në sponsorizime librash e veprimtarishë atdhetare, duke qenë një nga veprimtarët më aktivë të lobit shqiptaro-amerikan që po bën aq shumë për Kosovën, Çamërinë dhe çështjen kombëtare shqiptare në përgjithësi.

Një pyetje të lind: Nëse do t` i kishte ndodhur në Shqipëri ky aksident, a do mund të ngrihej Avdyl Dedushaj deri në nivelin e njeriut që kontribuon për shoqërinë?

Është një pyetje e dhimbshme, pasi realiteti i kësaj shtrese sociale në vendin e shqiponjave është më shumë se i trishtë.
"Njerëzit me karrocë" nuk gjejnë vetveten as në pallatet e banimit, jo më në një përditshmëri të sëmurë dhe plot mungesa, si kjo e vendit tonë ku " bukuria që vret" end merimangën e trishtë kudo...

"Është ëndrra amerikane, që më ringriti", thotë Avdyl Dedushaj, duke buzëqeshur.

"Ëndrra amerikane, por dhe shpirti i paepur i Plavë-Gucisë, ku kanë pi qumësht zanat e malit", ia kthej duke e parë në sy këtë burrë të fuqishëm të maleve dhe të metropoleve, që ëndërron për një jetë më të bukur të tij dhe të shqiptarëve kudo që janë, të shpërndarë në pesë kontinente e pesëdhjetë shtete...


DUKAGJIN HATA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CHOMSKY - ÇËSHTJE DITE KUR SERBIA DO TË LËSHOJË PE (03.22.2013)
LEONARD DEMI - ARBEN IMAMI TË LEJOJË KONTROLLIN PARLAMENTAR TË MINISTRISË SË MBROJTJESThellohet kriza e marrëdhënieve të ministrit të Mbrojtjes Arben Imami me Kryetarin e Komisionit të Sigurisë Leonard Demi (03.22.2013)
NE, (MENDER) GAZETARËTNga IVA TIÇO, Mapo (03.21.2013)
TEFTA TASHKO, KËNGËTARE E MUZIKËS OPERISTIKE, TË DHOMËS DHE LIRIKËS SHQIPTARE URBANE (03.21.2013)
OLIVER SCHMITT KA TEORI PANSLLAVISTENga MYZAFER KORKUTI (03.21.2013)
Aleksander Kondo: Vdekja misterioze e shtangistit që emigroi në Amerikë, si antikomunist....!PËRSE E KËRKOI TË 'GJALLË BASHKIM PITARKA ALEKSANDËR KONDON???...Nga BEQIR SINA, New York (03.21.2013)
PLURI-PAR-TITIZMI POLITIK DHE RICOPËTIMI I TROJEVE SHQIPTARE TË KOSOVËS HISTORIKENga ISUF BAJRAMI (03.20.2013)
Intervistë me gazetaren e RadioTorino International Gerarta Zhej BalloNGA E MADHJA NËNË TEREZA MËSOVA SE NË PRAKTIKËN E JETËS SË PËRDITSHME, DUHET TË TREGOSH BESIMIN ME VEPRA, JO THJESHTË ME FJALËNga SOKOL DERMAKU (03.20.2013)
PAJTIMI DO TË NISTE ME KËRKIM FALJEN E SERBISË (03.19.2013)
FOTO E DITËS: SOT FLAMURI SHQIPTAR NË SAN PJETËR NË KRAH TË PAPA FRENCESKUT I (03.19.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]