E Premte, 05.03.2024, 05:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ZBULIM I RËNDËSISHËM MBI MOSHËN E GJITHËSISË

E Shtunë, 03.23.2013, 02:56pm (GMT+1)



Shkencëtarët e agjencive të hapësirës në Evropë dhe SHBA thonë se sonda evropiane e hapësirës Plank studioi ndriçimin e shkaktuar menjëherë pas Big Bangut dhe krijoi hartën më të hollësishme të Universit të krijuar deri më sot. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Washington Suzanne Presto na njeh më në hollësi me këtë zbulim, përfshirë edhe sugjerimin e shkencëtarëve, se universi mund të jetë rreth 100 milionë vjet më i vjetër se sa vlerësohej më parë.
 
Harta e re tregon ndriçimin e parë, të njohur si sfondi kozmik me mikrovalë, që u fiksua në qiell në fillimet e Gjithësisë, rreth 380 mijë vjet pasi ndodhi Shpërthimi Madh, Big Bangu. Kjo ishte një ngjarje kataklizmike, që mendohet se solli lindjen e kozmosit, rreth 14 miliardë vjet më parë. Drejtori i astrofizikës i NASA-s, Paul Hertz, i tha gazetarëve se niveli i hollësive të hartës së zbuluar është i paparë.

"Eshtë njëlloj sikurse shkuam nga televizioni standard tek ai me definicion të lartë. Detaje të reja dhe të rëndësishme kanë dalë tani të qarta si kristali."

Mes këtyre detajeve përfshihet mosha e saktë e universit dhe pëbërja e tij, thotë Charles Lawrence, shkencëtari i projektit amerikan Planck, në Laboratorin e NASA-s në Kaliforni.

"Krahasuar me matjet më të mira të mëparshme, Gjithësia është pak më e vjetër në moshë se sa mendohej, 13,8 miliardë vjet. Sipas të dhënave të reja, ajo është duke u zmadhuar pak më ngadalë. Ka më tepër lëndë, si përsa i përket llojit prej të cilit përbëhemi ne dhe që mund ta shohim, edhe të llojit që nuk shihet dot, por që ka forcën tërheqëse të rëndesës. Ekziston më pak energji e errët, që është forca misterioze shtytëse që e shtyn Gjithësinë drejt ndarjes."
 
Këto zbulime bazohen tek të dhënat e mbledhura gjatë 15 muajve nga teleskopi i hapësirës Planck gjatë vëzhgimit të qiellit. Planck është mision i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, ku merr pjesë në mënyrë të konsiderueshme edhe NASA, Agjencia Amerikane  Hapësirës.

Harta e zbuluar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës i ngjan një pikture impresioniste: një pëlhurë në formë rrethore, e mbushur me pika të vogla me nuanca të blusë, të verdhës dhe ngjyrës portokalli. Ngjyrat pasqyrojnë ndryshimet e temperatureës në kozmos, që i korrespondojnë rajoneve me dendësi paksa të ndryshme.

Mbi të gjitha, shkencëtarët thonë se përfundimet që kanë grumbulluar nga misioni Planck kanë prirjen të konfirmojnë modelin mbizotërues të Gjithësisë, por modeli i ri paraqet gjithashtu disa sfida. Ata thonë se të dhëna të reja lidhur me mënyrën e përhapjes së lëndës dhe përbërjen e mbarë  Gjithësisë do t'i lejojnë ata t'i vazhdojnë eksperimentet lidhur me saktësinë e modelit të tyre. Astrofizikanët thonë se duke studjuar hartën, ata mund të kuptojnë më mirë se si filloi gjithësia, prej çfarë përbëhet ajo dhe madje edhe se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JU FTOJMË TË NËNSHKRUANI PETICIONIN PËR RRUGËN E ARBËRIT (03.23.2013)
'PLEASE PLEASE MI' E BEATLES MBUSH 50 VJET (03.23.2013)
SHQIPËRIA MPOSHT NORVEGJINË - NJË KRYEVEPËR E HAMDI SALIHIT, NJË ETRIT BERISHA I KTHYER NË HERO (03.23.2013)
NË QENDËR TË PRISHTINËS MARSHUAN ME MOTON 'KUNDËR HAJNISË' (03.23.2013)
NGA PLAVË-GUCIA NË AMERIKË, ME NJË TUFË ËNDRRASH PËR KOMBIN E TIJNjeriu që sfidoi aksidentin e invaliditetin në SHBA duke pasë shembull frymëzimi Presidentin amerikan, Franklin RuzveltNga DUKAGJIN HATA, Gazetar (03.22.2013)
CHOMSKY - ÇËSHTJE DITE KUR SERBIA DO TË LËSHOJË PE (03.22.2013)
LEONARD DEMI - ARBEN IMAMI TË LEJOJË KONTROLLIN PARLAMENTAR TË MINISTRISË SË MBROJTJESThellohet kriza e marrëdhënieve të ministrit të Mbrojtjes Arben Imami me Kryetarin e Komisionit të Sigurisë Leonard Demi (03.22.2013)
NE, (MENDER) GAZETARËTNga IVA TIÇO, Mapo (03.21.2013)
TEFTA TASHKO, KËNGËTARE E MUZIKËS OPERISTIKE, TË DHOMËS DHE LIRIKËS SHQIPTARE URBANE (03.21.2013)
OLIVER SCHMITT KA TEORI PANSLLAVISTENga MYZAFER KORKUTI (03.21.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]