E Mërkurë, 05.15.2024, 11:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHQIPËRIA MPOSHT NORVEGJINË - NJË KRYEVEPËR E HAMDI SALIHIT, NJË ETRIT BERISHA I KTHYER NË HERO

E Shtunë, 03.23.2013, 08:27am (GMT+1)



Një kryevepër e Hamdi Salihit, një Etrit Berisha i kthyer në hero, sidomos në fund të ndeshjes, një skuadër e disiplinuar taktikisht dhe që vuri zemrën në fushën e lojës, kanë bërë që të shpërthejë krenaria kuqezi në Oslo, por edhe kudo nëpër botë ku jetojnë shqiptarët. Në mjedisin e acartë të këtij vendi nordik, ata 2 mijë tifozë shqiptarë nuk janë bërë pishman që kishin udhëtuar deri atje për t'i përkrahur beniaminët e tyre, sepse fitorja ka përligjur gjithcka. Ka kaluar cdolloj pritshmërie kombëtarja jonë, e cila është futur si kurrë më parë në vallen e skuadrave pretendente në grupin E, ndërkohë që jemi me pikë të barabarta me Islandën. Kjo e fundit triumfoi në fushën e Sllovenisë këtë të premte me rezultatin 2-1. Pozicionohemi të tretët vetëm ngaqë e kemi humbur betejën me islandezët në fushën tonë, ndërkohë që oreksi i kombëtares sonë është tashmë i madh. Gjithcka ka ndodhur në një 90+4 minutësh dramatik, të zhvilluar në stadiumin "Ulevall", ku Shqipëria "përplasi brirët" me Norvegjinë, duke fituar falë atij goli të jashtëzakonshëm të Hamdi Salihit.
Ky ishte ballafaqimi i katërt mes këtyre dy skuadrave, teksa i pari daton më 14 tetor 1998 dhe dilte në barazimin 2-2. Shqipëria e drejtuar nga Astrit Hafizi luante në transfertë dhe udhëhiqte 2-0 deri 9 minuta nga mbarimi i kohës së rregullt, me golat e bukur të Bushit dhe të Tares, por më pas vendasit do arrinin të barazonin "in extremis" me golat e Rekdal 81"² dhe Berg 87"². Sfida e kthimit u luajt më 5 qershor 1999 në Tiranë dhe do të fliste për norvegjezët në aspektin rezultativ, sepse do të na mundnin me shifrat 2-1. Goli i kuqezinjve mban firmën e Igli Tares, ndërsa për miqtë do të shënonin Iversen 3"² dhe Tore A.Flo 83"². Kësaj here luhej në -10 gradë celsius, por De Biazi ka paraqitur në fushë një Shqipëri me muskuj. Formacioni ishte ai që trajneri kishte provuar edhe gjatë përgatitjeve në Durrës. Risia ishte Basha në mesfushë. Kosovari e nisi dhe e mbylli si titullar, ndërkohë që rikthehej të luante nga minuta e parë edhe Dallku. Me përfshirjen e këtij të fundit në formacion, Lila ishte spostuar në mesfushë. De Biazi la këtë herë në stol mesfushorët Meha dhe Vila.

Stadiumi "Ulevall", Oslo
Kualifikuese për "Botërorin 2014"³, grupi E
NORVEGJI-SHQIPERI  0-1
Golat: Salihi 67"²
NORVEGJIA: R.Jarstein, Høgli, Forren, Hangeland, J.Riise, Søderlund (V.Berisha 74"²), M.Henriksen, Nordtveit, R.Jenssen, Elyounoussi (King 62"²), Moa. Trajner: E.Olsen
SHQIPERIA: E.Berisha, Dallku (Hysaj 80"²), Cana, Mavraj, Agolli, A.Lila, E.Bulku, Basha, Roshi, Salihi, Cani (Bogdani 75"²). Trajner: De Biazi
Gjyqtarë: Kevin Blom, Rob Van De Ven, Dave Goossens (Hollandë)
Kartonë të verdhë: Forren 53"² / Roshi 43"², Cana 77"², Lila 85"², Agolli 90+3"²
Karton i kuq: Lila 88"²


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË QENDËR TË PRISHTINËS MARSHUAN ME MOTON 'KUNDËR HAJNISË' (03.23.2013)
NGA PLAVË-GUCIA NË AMERIKË, ME NJË TUFË ËNDRRASH PËR KOMBIN E TIJNjeriu që sfidoi aksidentin e invaliditetin në SHBA duke pasë shembull frymëzimi Presidentin amerikan, Franklin RuzveltNga DUKAGJIN HATA, Gazetar (03.22.2013)
CHOMSKY - ÇËSHTJE DITE KUR SERBIA DO TË LËSHOJË PE (03.22.2013)
LEONARD DEMI - ARBEN IMAMI TË LEJOJË KONTROLLIN PARLAMENTAR TË MINISTRISË SË MBROJTJESThellohet kriza e marrëdhënieve të ministrit të Mbrojtjes Arben Imami me Kryetarin e Komisionit të Sigurisë Leonard Demi (03.22.2013)
NE, (MENDER) GAZETARËTNga IVA TIÇO, Mapo (03.21.2013)
TEFTA TASHKO, KËNGËTARE E MUZIKËS OPERISTIKE, TË DHOMËS DHE LIRIKËS SHQIPTARE URBANE (03.21.2013)
OLIVER SCHMITT KA TEORI PANSLLAVISTENga MYZAFER KORKUTI (03.21.2013)
Aleksander Kondo: Vdekja misterioze e shtangistit që emigroi në Amerikë, si antikomunist....!PËRSE E KËRKOI TË 'GJALLË BASHKIM PITARKA ALEKSANDËR KONDON???...Nga BEQIR SINA, New York (03.21.2013)
PLURI-PAR-TITIZMI POLITIK DHE RICOPËTIMI I TROJEVE SHQIPTARE TË KOSOVËS HISTORIKENga ISUF BAJRAMI (03.20.2013)
Intervistë me gazetaren e RadioTorino International Gerarta Zhej BalloNGA E MADHJA NËNË TEREZA MËSOVA SE NË PRAKTIKËN E JETËS SË PËRDITSHME, DUHET TË TREGOSH BESIMIN ME VEPRA, JO THJESHTË ME FJALËNga SOKOL DERMAKU (03.20.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]