E Premte, 05.17.2024, 06:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ETNOGRAFI …DHE FOTOGRAFI - ME FOTOMODELEN LELA LUSHAJ VIDRICA
-Fotot nga Tirana, diçiturat-koment, nga Nju Xhersi-
Nga ZEQIR LUSHAJ

E Djelë, 04.21.2013, 08:30am (GMT+1)




Fotomodelja Lela Lushaj, në ball të oxhakut

Nusja në ball të oxhakut!?

Po po, në ball të oxhakut. Pse, çka ka?

Kush tha se balli i oxhakut është vetem per burra? Edhe po ishte dikur kështu, tani ajo kohë ka perënduar e balli i oxhakut është per të gjithë. E që të mos tregohemi më shumë se duhet as liberal e as të ashpër në gjykime, më mirë po themi se: - është per të gjithë, të pakten per të bërë një fotografi....! Dakort, të dashur lexues e sidomos ju, simpatizantë të fotografisë?

Të jesh pranë këtij oxhaku e të mos besh një foto, asnjë kuptim nuk ka. Ja urzat, drutë, hiri, flaka e zjarrit... Edhe siper oxhakut se ç'duket? Do xhezve të vjetra rëmi, mulli kafeje, filxhana, cigarishte duhani, etj etj objekte ornomentale antike që duhen respektuar e ruajtur.

Etnografi..., e jo veç per fototografi.


Edi Lataj, me mbesen e tij fotomodelen Lushaj

-Ja pra. Një çift i ri, në mes Tiranës por edhe në mes traditës etnografike-folklorike shqiptare. Me kapuç të bardhë, me guxhuf (lëkurë qingji) mbi supe, me çifteli e sharki, ulur këmbëkryq në postiqe në odën me sexhade, shilte e jastakë tradicional. Tamam: etnografi...dhe fotografi.

Ç'farë është kjo Lela: -Xhim a balet?
- Xhim a balet?

Merre si të duash, si xhim, si balet... E pra, edhe këto shkojnë në dhomen folklorike, ku llampa me vajguri e feneri rrijnë hijshëm në stenë, rrijnë në heshtje në vend të vet. Këto janë kohët...

Dhoma plot!

Një foto-modele, qoftë edhe me një foto, din ta mbushë dhomën që të duket plot.

Oda don shërbim...

...Sado që është e re dhe e emancipuar Lelës i kujtohet shpejt se në oden e burrave, në oden e pritjes siç quhet më shpesh, nusja nuk është vetem per bukuri e foto, por edhe per hyzmet, per servis në një gjuhë me qytetare. Ndaj, ajo shpejt kujtohet e merr në dorë legenin e gjygymin me uji të ngrohtë per të serviruar miqt të lajnë duart se (ndoshta), po shtrohet darka...!
(Pa bukë..., s'ka as etnografi, as fotografi...madje-madje as dashuri!).

Zeje fshatare shqiptare

Furka e boshti per të tjerrë e perpunuar leshin e deles, ndoshta janë zeja me e vjetër e fshatarit shqiptar. Ishte një kohë kur nga leshi i deles ishte e bërë gjithçka në veshjet e njeriut shqiptar, që nga tojat (lidhëset) e çorapeve e deri te kapuçi i bardhë. Ai zanat duhet ruajtur, dhe jo vetem per foto... Apo jo, Lela? Apo jo, të nderuar lexues?

Qumështi duhet zbërthyer në nënprodukte të tjera...
Kurr të mos harrojme se jeta edhe në qytet, bazen e saj ekonomike e ka në fshat. Me këtë enë të thjeshtë druri, në formën e një sheke të gjatë, me një shkop po druri, nënat tona në shekuj diten të nxjerrin aq mirë tlyenin (gjalpin) nga qumështi. Vetem duke e rrehur në T'pi, pra. Ajo ishte baxha, apo me vonë, fabrika e qumështit, tradicionalja shqiptare.
Nuk duhet ta harrojmë sadoqë teknika e teknologjia le të ecin perpara.

Lela me Selin (vëllain) dhe me dajën Edi Lataj
E, kur u "mbaruam" tërë këto (rangë=punë shtëpie), sherbim, pastrim, tjerrje e thurje, perpunimi i qumshtit etj etj., një gotë verë me vëllain e me të fejuarin është e merituar. E me kë tjetër më mirë se me këta të dy?...Mehmeti (i jati i Lelës), le të mungojë sot!

E Mira Kushe... (tezake), Emanuela M. Ismaili
-Të dyja simpatike. Të dyja nga Tropoja. Të dyja jetojnë në Tiranë. Të dyja martohen sivjet. Bile Emanuela, në fund të muajt tjetër me 30 mars, me den-baba-den tiranësin, me djaloshin simpatik e fisnik, Gëzim Tartarin.
...!

Shikoni sokoleshat (tropojane-tiranëse), sa bukur që duken. Si dy zana mali, si dy orë bjeshke, si dy shtojzolle të Alpeve krenare.
-Mos i paftë syni i keq, -siç uron populli nëpër shekuj.


-Të gjithëve ju përshëndes!

Lela Lushaj, me një gotë verë, në ball të oxhakut:
-Të gjithëve ju pershëndes! Gëzuar, - na thotë ajo!
Sa më shumë dashuri, sa më shumë lumturi, të gjithëve kudo që të jeni!

-Per VOAL, prill 2013-


ZEQIR LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZONJA E PARË E KINËS PENG LIYUAN - NJË NGA IKONAT E 100 PERSONAVE MË ME INFLUENCË NË BOTË E ZGJEDHUR NGA TIMES – AJO PO I SJELL GLAMUR MARKËS MADE IN CHINANga HANNAH BEECH, shefe e 'Times' në Kinë (04.21.2013)
20 vjetori i vizitës së Papës Gjon Pali II 'SHQIPNI, QËNDRO NË NALTËSINË E KËSAJ BETEJE TË MADHE!'Nga FRITZ RADOVANI (04.21.2013)
NXËNËS SHQIPTARË NGA MIÇIGANI VIZITOJNË ZËRIN E AMERIKËSDisa të rinj me origjinë shqiptare nga Miçigani, pjesë e organizatës Qendra e Komunitetit Ballkan-Amerikë dëshirojnë të njohin traditat kulturore të të parëve të tyre&am (04.20.2013)
NOKSHIQI: SIMBOLE NATYRORENga RAMIZ LUSHAJ (04.20.2013)
RAPORTI I DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT PËR MAQEDONINË - MARRËDHËNIET MES MAQEDONASVE DHE SHQIPTARËVE JANË TENSIONUAR SHPESH (04.20.2013)
RAPORTI I DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT PËR KOSOVËN - ËSHTË RRITUR MOSNDËSHKUESHMËRIA E QEVERITARËVE TË KORRUPTUAR (04.20.2013)
KONGRESMENI ELIOT ENGEL PËRGËZON MARRËVESHJEN - ËSHTË KONFIRMIM TJETËR I KOSOVËS SË PAVARUR, SOVRANE DHE TË LIRË (04.20.2013)
TEKSTI I PLOTË I MARRËVESHJES KOSOVË-SERBI (04.20.2013)
ALBERT ROHAN - KOSOVA KA BËRË KOMPROMIS KUR KA PRANUAR PLANIN AHTISARI (04.19.2013)
Koha ditore - PESËMBËDHJETË PIKAT E PROPOZIM-MARRËVESHJES KOSOVË-SERBI (04.19.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]