E Djelë, 04.28.2024, 05:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
EULEX-i e heton masakrën e Mejës
NË PRILL TË VITIT 1999 QINDRA SHQIPTARË QENË VRARË NË FSHATIN MEJË TË KOMUNËS SË GJAKOVËS QË CILËSOHET SI VRASJA MË E MADHE MASIVE GJATË LUFTËS NË KOSOVË

E Mërkurë, 04.24.2013, 06:43pm (GMT+1)



Në prill të vitit 1999 qindra shqiptarë qenë vrarë në fshatin Mejë të komunës së Gjakovës që cilësohet si vrasja më e madhe masive gjatë luftës në Kosovë.
Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, bëri të ditur se prokurorët e këtij misioni kanë filluar hetimet për krime të luftës të kryera në komunën e Gjakovës, më 27 dhe 28 prill 1999, duke i përfshirë fshatrat Mejë, Orizë dhe fshatrat tjera të Luginës së Rekës së Keqe, në këtë komunë.

Në njoftim thuhet se deri tani, "prokurorët kanë identifikuar afërsisht 20 të pandehur, të cilët mund të jenë subjekt i akuzave për krime të luftës kundër popullatës civile, duke përfshirë edhe vrasjen e 372 vetave gjatë një sulmi të kryer kundër popullatës civile shqiptare, e cila i qe nënshtruar torturës, trajtimit çnjerëzor, vuajtjes së madhe, largimit dhe zhvendosjes, konfiskimit të pasurisë dhe plaçkitjes, veprime këto jo të arsyetuara me nevojat ushtarake".

Shumica e trupave të viktimave të ngjarjeve në Mejë, ishin zhvarrosur nga një varrezë masive në Batajnicë afër Beogradit, ku ishin dërguar nga forcat serbe në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive në Kosovë.

Masakra e Mejës dhe e rrethinës pretendohet të jetë vrasja më e madhe masive që ndodhi gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Në nderim të atyre ngjarjeve, Kosova ka shpallur 27 prillin, ditë kombëtare të personave të zhdukur.

Edhe 14 vjet pas luftës, ende mbetet i paqartë fati i rreth 1 mijë e 700 personave, pjesa më e madhe e të cilëve, shqiptarë të Kosovës.

Çështja e të zhdukurve pritet të jetë temë e diskutimeve në vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. (za)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BOTOHET NË FRËNGJISHT LIBRI 'MOSMARRËVESHJA' NGA SHKRIMTARI ISMAIL KADARE (04.24.2013)
PRANVERË NË KRYEQYTETIN TIRANË…Fotoreportazh nga MURAT GECAJ (04.24.2013)
NJË NGA LETRAT E DËRGUARA NË PRIVAT!Nga AGIM GASHI (04.24.2013)
ASHASH KUNDËR NDËRHYRJES NË GJUHËN STANDARDE (04.24.2013)
NË KONGRESIN AMERIKAN SOT MBAHET DËGJIM PËR KOSOVËN DHE SERBINË (04.24.2013)
PROTESTA 'NDALE HAJNINË' MBAHET TË ENJTEN NË MBARË KOSOVËN (04.24.2013)
PAIONËT E VARDARITNga RAMIZ LUSHAJ (04.23.2013)
JAMES HOOPER - ME MARRËVESHJEN KOSOVA MBROJTI SOVRANITETIN E SAJ (04.22.2013)
NDARJA E LDKsë - NJË PLAGË E VJETËR QË KËRKON SHËRIMNga XHAFER LECI (04.22.2013)
PASTHËNIA E LIBRIT 'TIRANIA E TRANZICIONIT'LIBRI IM MORI SHKAS E FORMË SI REAGIM NDAJ CENSURËS SË TIRANËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (04.22.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]