E Djelë, 04.28.2024, 01:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DIALOGU NDËRFETAR URË LIDHËSE PËR MIRËKUPTIM MIDIS POPUJVE - MBAHET SESIONI I 10të I KONFERENCËS BOTËRORE PËR BESIMET FETARE

E Enjte, 04.25.2013, 09:36am (GMT+1)




Në kryeqytetin Doha të Katarit, ka nisur dje punimet konferenca 3-ditore me temë: Dialogu Ndërfetar - sesioni i 10-të, me moton: "Eksperienca të suksesshme në dialogun ndërfetar".

Në këtë konferencë marrin pjesë rreth 500 përfaqësues të feve kryesore monoteiste në botë: Islamit, Krishterimit dhe Hebraizmit, nga 75 vende të botës.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Katarit (Kana) bëhet e ditur se, në këtë konferencë marrin pjesë ekspertë e specialistë në fushat e shkencave teologjike dhe teologjisë së krahasuar, si dhe përfaqësues të organizmave fetare dhe universiteteve të njohura, që punojnë në fushën e dialogut ndërfetar, për të prezantuar arritjet dhe eksperiencat e shënuara në këtë fushë.

Në fjalën e hapjes, ministri i drejtësisë së Katarit u shpreh se punimet e kësaj konference 3-ditore do të përqëndrohen në katër fusha kryesore: fushën akademike, atë të drejtësisë, paqes dhe zgjidhjes së konflikteve, si dhe në fushën e kulturës dhe medias.
Dr. Ibrahim Naimi, kryetar i bordit drejtues të Qendrës Ndërkombëtare të Dialogut Ndërfetar të Dohas, tha për mediat se kjo konferencë, së bashku me sesionet e kaluara në këtë fushë, plotëson objektivat e dialogut ndërfetar të filluar në kryeqytetin katarian që në vitin 2003. Më tej, ai falënderoi Emirin e Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al-Thani, për përkujdesjen e tij të veçantë ndaj këtyre sesioneve të dialogimit, përmes së cilave synohet gjetja e mirëkuptimit dhe vendosja e nocioneve të përbashkëta të dialogut mes feve me bazë hyjnore në gjuhën e përshtatshme shkencore, ku diskutohet mbi çështje që i shërbejnë të gjithë njerëzimit.

Gjatë ditëve të konferencës do të mbahen edhe sesione të posaçme për t'u njohur me eksperienca të suksesshme të teologëve në katër fushat e dialogut. Gjithashtu, në këtë konferencë do të ligjërojnë: sekretari i përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Shejh Muhjidin El-Kara Dagi; At Migel Anhel Xhaksob, zv.presidenti i Këshillit Politik për Dialogun Ndërfetar në Vatikan; Dr. Reshad Husejn, përfaqësuesi i presidentit Barak Obama në OKI; Shejh Ikrima Sabri, imami i xhamisë Al-Aksa; kryetari i Organit Suprem Islam në Palestinë; Tarik Ramadan, ekspert i shkencave islame, si dhe Geri Kampbell nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vlen të përmendet fakti se në këtë konferencë vendi ynë përfaqësohet nga Besnik Mustafaj ish-ministër i jashtëm, si dhe Dr. Ramiz Zekaj, Drejtor i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC).

Qendra Ndërkombëtare për Dialog Ndërfetar u krijua si rezultat i një rekomandimi të ardhur nga Konferenca Ndërfetare në sesionin e saj të pestë në vitin 2007, ndërsa u hap zyrtarisht në maj të vitit 2008. Misioni i kësaj qendre është përpjekja për të arritur dialog konstruktiv mes ndjekësve të besimeve të ndryshme, në drejtim të mirëkuptimit dhe shfrytëzimit të parimeve të ndryshme fetare për të mirën e të gjithë njerëzimit. Vizioni i kësaj qendre është që të shërbejë si model kryesor në arritjen e bashkëjetesës paqësore në mesin e pasuesve të besimeve të ndryshme, si dhe të shërbejë si një referencë ndërkombëtare për dialog ndërfetar.

Ndër qëllimet kryesore të kësaj qendre përmendim: Aktivizimin e vlerave fetare në gjetjen e zgjidhjeve për problemet dhe çështjet që shqetësojnë njerëzimin; zgjerimin e fushave të ndikimit të dialogut ndërfetar, të cilat përfshijnë aspekte të jetës që ndërveprojnë me fenë; rritjen e numrit të studiuesve, akademikëve dhe të atyre që kontribuojnë me punimet e tyre në marrëdhëniet mes vlerave fetare dhe çështjeve të jetës bashkëkohore; të qenit një institucion ndërkombëtar që siguron të dhëna akademike, arsimore etj.


Emiri i Katarit Sheikh Hamad bin Khalifa Al-Thani


Dr. Ibrahim Naimi, kryetar i bordit drejtues të Qendrës Ndërkombëtare të Dialogut Ndërfetar të Dohas


Ministri i drejtësisë së Katarit Hasan bin Abdalla Al-Ganim


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SOT PËRUROHET QENDRA PRESIDENCIALE GEORGE W BUSH - PËR PUBLIKUN HAPET MË 1 MAJDo të marrin pjesë edhe Presidenti Obama dhe Zonja Obama, si dhe ish presidentët e zonjat e tyre, liderë botërorë, e tjerë (04.25.2013)
NJERIU I PAQËS-Kushtuar Papa Gjon Palit II me rastin e 20 vjetorit të vizites së Tij në Shqipëri-Nga ZEQIR LUSHAJ (04.25.2013)
EULEX-i e heton masakrën e MejësNË PRILL TË VITIT 1999 QINDRA SHQIPTARË QENË VRARË NË FSHATIN MEJË TË KOMUNËS SË GJAKOVËS QË CILËSOHET SI VRASJA MË E MADHE MASIVE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (04.24.2013)
BOTOHET NË FRËNGJISHT LIBRI 'MOSMARRËVESHJA' NGA SHKRIMTARI ISMAIL KADARE (04.24.2013)
PRANVERË NË KRYEQYTETIN TIRANË…Fotoreportazh nga MURAT GECAJ (04.24.2013)
NJË NGA LETRAT E DËRGUARA NË PRIVAT!Nga AGIM GASHI (04.24.2013)
ASHASH KUNDËR NDËRHYRJES NË GJUHËN STANDARDE (04.24.2013)
NË KONGRESIN AMERIKAN SOT MBAHET DËGJIM PËR KOSOVËN DHE SERBINË (04.24.2013)
PROTESTA 'NDALE HAJNINË' MBAHET TË ENJTEN NË MBARË KOSOVËN (04.24.2013)
PAIONËT E VARDARITNga RAMIZ LUSHAJ (04.23.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]