art@asllandibrani.com
Fakte dëshmi dhe dokumente mbi inskenimet e UDBES në Kosovë!
-Familja Namani nga Prapashtica dhe torturat me çnjerëzore të udbës
serbo-sllave në kohën e Rankoviqit !
Serbia planin antishqiptar e kishte shtrirë gjithandej , me represaliet dhe
dhunën e pa parë në rrethet e Sangjakut të Novipazarin, të Nishit dhe në
Toplicë. Deri në vitet 1878 ishte pothuajse popullatë shumicë dhe autoktone në
trojet e veta në vendet e lartshënuara.
Pamje tmerruese nga përndjekja barbare serbe të shqiptarëve nga territoret e
veta të Toplicës!
Në këto krahina të shqiptarëve nga këto rrethe ,Serbia përmes dhunës dhe
terrorit të organizuar shtetëror, ushtroi gjenocid dhe bëri spastrim etnik mbi
700 vendbanime dhe mbi 450,000 shqiptarëve , të cilët asokohe jetonin në trojet
e veta etnike, apo në një hapësirë sa territori aktual i Kosovës qe ekziston
sot.
Spastrimi i dhunshëm i hapësirës etnike shqiptare nga këto territore në mënyrë
masive dhe të organizuar ndodhi pas Kongresit të Berlinit me rastin e copëtimit
të Shqipërisë në vitin 1913 . Serbinë e përforcoj akoma ma tepër qe ju liruan
duart me shumë 1878, dhe vazhdoi deri me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë
më 1912 e andej , ku pjesa më e madhe e popullatës shqiptare të Sanxhakut
,Nishit dhe rajoni i Toplicës ishte dëbuar nga trojet e veta stërgjyshore. Në
tokat dhe pronat legjitime të shqiptarëve të dëbuar u vendosën serbët dhe
malazezët besnikë ndaj regjimit serb, ndërkohë që popullata e dëbuar shqiptare
u vendos kryesisht në territorin e Kosovës së sotme dhe në një pjesë në
territorin e Maqedonisë po edhe Shqipëri dhe Turqi.
Merita më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb, do t'i ketë ai i cili do të
arrijë të zhdukë e të shpërngulë më shumë shqiptar!
Synimet e politikës së Serbisë me apetite të zgjerimit të territoreve serbe ne
dëmin e atyre krahinare shqiptare krijuan , " Projektin e spastrimeve dhe
dëbimi i shqiptarëve nga territoret e veta. Ky projekt u bë me qëllim që Serbia
të bëhej shtet i pastër nacional dhe të krijohet mundësia që aksioni i mëtejmë
të drejtohet kah Kosova" me territore të reja . Vet krerët e Serbisë cariste u
prononcuan me qëndrime antishqiptare me publikimin e shovinizmit të verbër me
thirrjet se "merita më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb, do t'i ketë
ai i cili do të arrijë të zhdukë e të shpërngulë më shumë shqiptar".
Pamje rrëqethëse e popullit tonë duke e lëshuar krahinën shqiptare të Toplices
,Sanxhakut , Nishit etj!
Sipas disa të dhënave evidente të asaj kohe flasin se rreth 70.000 shqiptarë u
theren , u vranë dhe u pjekën në zjarrin brenda shtëpive të tyre. Rreth 700
fshatra shqiptare u rrafshuara me zjarr vetëm më 1877/1878. Këtë gjenocid
asokohe, nuk ishte vërejtur ndonjë disponim i fuqive të mëdha për të
parandaluar Serbinë mbi shqiptarët . Kjo masakër e pa parë ndikoj në
përndjekjen shqiptarë dhe kush mundi fillimisht u strehuan në drejtim të
Gallapit pastaj siç cekëm ma lart në Kosovë Maqedoni , Bullgari, Shqipëri dhe
Turqi.
Pamje e përndjekjes së shqiptarëve nga trojet e veta në Sanxhak,Nish, dhe
rajoni i Toplices!
Viti 1878 ishte viti ma tragjik i atyre krahinave shqiptare qe pos djegieve
masakrës dhe vrasjeve masive nuk u mbeti tjetër rrugë pos të shpërngulen kush
kah mundi të ikë. Pësuan humbje nga të ftohtit e atij dimri qe si refugjat për
rruge vdiqën me mijëra. Nga të ftohtit dhe uria me qerre të ngarkuar sa që
pasojat dhe viktimat u evidencuan të pa parashikueshme . As pavarësia e
Shqipërisë nuk ndihmoj asgjë ketë pjesë qe edhe në dy luftërat botërore
shqiptaret i gjeti në rezistence të vazhdueshme kundër Serbisë. Pas spastrimit
të atyre rajoneve të Sanxhakut , Nishit dhe Toplices nga shqiptarët ,shënjestër
e barbarisë serbe ishte bërë pjesa perëndimore e Kosovës së sotshme që shtrihet në territorin e Gallapi
! Theks të veçantë në barbarinë dhe terrorin serb ndaj këtyre fshatrave zënë
edhe fshati Prapashticë në vitin 1921.
Prapashtica u pre u dogj, u masakrua u uzurpua dhe u kolonizua me banorë sllav
të Malit të zi nën petkun e aleancës se mbretërisë Serbo Kroato Sllovene!
Ishte një dimër i ftohtë dhe i jashtëzakonshëm. Në ato anë, gjithnjë kanë qenë
dimra të ashpër, po edhe ai dimër ishte po i ngjashëm, bile edhe ma i theksor
nga një acar hidhnak. Një erë e fortë thante nga fërxëlleza, fishkëllyese qe i
mbushte te gjitha zbrazëtitë e gropave, lugjeve por edhe pullazet e shtëpive të
mbuluara me kashtë ose rrasa guri. Forcat çetnike me qëllim kinse të çarmatimit
të popullsisë shqiptare dhe likuidimit të kryengritjes shqiptare e sidomos ndaj
reaksioneve antiserbe qe ishin në fshatrat e "Gallapit në Dabishec dhe
Prapashicë" dy fshatra qe ishin si vende strategjike për Kosovën!.Kështu në
gjysmën e dytë të vitit 1920, u bë mobilizimi i tërësishëm i ushtrisë serbe,
nën petkun e aleancës se mbretërisë Serbo Kroato Sllovene. Kishte ardhur në
përfundim qe ta zhvillonin një ofensivë mbi popullatën shqiptare në viset, ma
problematike siç i quante shtypi dhe propaganda serbe fshatrat e lartpërmendura
për rreth kufirit të tanishëm të Serbisë me Kosovën. Kjo do të thoshte, shkatërrim
i logjistikës së kryengritësve, edhe shkatërrim i kryengritjes fshatare që
synim kishin, mos të lëshojnë këmbë sllave të futet në territorin e Kosovës.
Kjo strategji çetnike ndihmonte në hapjen e rrugës dhe krijimin e kushteve për
kolonizim më serb dhe malazez ato zona të Kosovës qe u konsideronin pa banorë
siç ishte rasti i Prapashticës që u boshatis me dhunë e zjarr.
Ekspedita ndëshkuese serbe përbëhej nga një batalion i Armatës së III, qe
komandohej nga koloneli Radovan Radoviq. Njësitë e xhandarmërisë, të komanduara
nga Bozhidar Paunoviq i njohur në popullin e kësaj ane si Bozhidar Ballovci,nga
grupet paramilitare të Kostë Peqancit, si dhe nga civilë të tjerë paramilitar.
Kolonët e ardhshëm nga Mali i Zi, qe terrorin e vet e përqendruan me ofensive shfarosëse
në Prapashticë dhe depërtim i banorë sllav të Malit të zi. Ajo ofensivë
kolonizoj fshatin me qindra shtëpi serbo-malazeze i uzurpuan shtëpitë qe
shpëtuan nga flaka, por edhe ndërtuan shtëpi të reja!
Në vitin 1921 në Prapashticë brenda një dite u theren , u vranë dhe u dogjën
1020 burra ,gra dhe fëmijë, ku një pjesë u ngulen edhe nëpër hunj!
Pleqtë ,fëmijët, as shtëpitë dhe pasuria tjetër nuk u kursyer nga zjarri,
vrasjet dhe terrori i paparë shfarosës në anët e Gallapit, por i veçantë ishte
rasti i fshatit Prapashticë . Në Prapashticë janë plaçkitur dhe djegur të
gjitha shtëpitë dhe është zhdukur popullsia prej 1020 burrash ,grash dhe
fëmijësh me çka pas disa ditësh e shpallen fshatin të pa banor. Kolononizuesit
malazez u vendosen dhe jetuan plot 25 vjet deri ne plasjen e luftës së dytë
botërore.
Kufomat e zbuluara pas vrasjes se 1020 burrave, grave e fëmijëve në fshatin
Prapashticë dhe shpëtimi i foshnjës se vogël Selilm Salihut, që me frymëmarrjen
e tij përmbys e kishte shkrirë borën deri në tokë pas tri dite u gjet i gjallë
qe i shpëtoj breshërisë se pushkëve serbe në vitin 1921. Kjo gjendje e tij
zgjati tri ditë, deri sa u kthyen disa fshatarë, që i kishin shpëtuar vdekjes
së terrorit serb, e shpëtuan Selimin e vogël, që të mbijetojë dhe të mbetet si
një legjendë e kësaj ane!
Vitet e luftës e zyrtarizuan kufirin shqiptaro- serb në zonat ku përkufizohej
me Serbinë. Me rastin e vendosjes së Ushtrisë shqiptare nëpër zonat kufitare që
e ndante edhe Prapashticën me Serbinë i frikësoj kolonët serb dhe ikën gjatë
luftës se dytë botërore. Në këtë fshat dhe rajonin e Gallapit këto reprezalje e
ndoqën edhe pas luftës së dytë botërore si rast i veçanet ishte aksioni in
armëve , ai i hapjes se shkollave shqipe që hasën në rezistencë , por edhe
përndjekja e njerëzve dhe familjeve të veçanta siç është rasti i familjes
Namani. Udbeja jugosllave beri një terror të pa parë kundër kësaj familje gjëja
se ishte kryese e një vrasje të Rrahman Gashit , rojtar i malit që humbi pa
shenjë. Edhe sot e kësaj dite është enigmë dhe rast i pa zbuluar dhe i pa
gjurmuar me qe kishin dorë vet pushteti serbo- sllav!
Familja Namani nga Prapashtica dhe torturat me çnjerëzore të udbës serbo-sllave
në kohën e Rankoviqit!
Për ta mbajtur gjendjen e nder në këtë fshat pushtuesi përdorte metoda të
ndryshme mbi reprezaljet dhe terrorin shtetëror ish jugosllav. Nuk u ndalen as
pas përfundimit të luftës së dytë botërore. Një fatkeqësi e ngjashme e goditi
edhe familjen Namani nga Prapashtica. Kjo familje përjetoi burgosjen e të
gjithë meshkujve mbi moshën 15 vjeçare. Shtëpia mbeti vetëm në përkujdesje të
gjinisë femërore nga nënë Raza Namanit gruas se Ibrahimit .Edhe ashtu e thyer
në shpirt se bashku me kunatën Nazifen dhe renë Bahtijen vazhduan jetën duke u
rropatur me punën fizike nën presionin psikik me përplasjet e mëtutjeshme
të"Udëbes " jugosllave qe ishin në shënjestër si familje në presionin
e spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të pushtuesit. Në vitin 1960 për këtë familje
ishte një torturë e veçante edhe pas burgosjes se gjithë meshkujve në
pretekstin se u zbuluan dorasit e vrasjes se rojtarit të malit Rrahman Gashi që
humbi pa shenjë.
Inskenim i vrasjeve të improvizuara nga vet udbeja serbe të kësaj natyre kishte
të llojeve të ndryshme . Veprimtaria e Udbës serbe dhe bashkëpunëtoreve nuk
ishin të kënaqur me burgosjen dhe pas një mundi të nënës Raze me kunatën dhe
renë qe e punuan tokën sikur të ishin meshkujt në shtëpi. Prodhimet në arat e
kësaj familje ishin në rritje si gruri, misri, elbi, tërshëra dhe kopshti qe i
kishin punuar për mbajtjen e familjes gjallë me rendimentet prodhuese të
topkës.
Ky fenomen ishte i pa dëgjuar ndonjëherë në rajonet e Ballkanit, por edhe në
Evropë!
Një ditë mëngjesi fushat dhe arat e punuara u përdhunohen me prezencën e shumë
policëve. Një ditë qershori kjo familje nën përkujdesjen e grave në mëngjes të
hershem u trondit, kur oborri i tyre u mbush me polici,agjente dhe
bashkëpunëtor lokal me disa fshatarë të fshatrave për rreth qe kishin sjell
sipas urdhrave të Udbës rreth 30 penë qe me plugje.
Pamje e lëvrimit të arave nga urdhrat e Udbës u kuptua si qellim i presionit
psikik në këtë familje u prishen të gjitha rendimentet e mbjellura në çdo cep të
arave!Ata hulumtonin edhe në mal e mexha gardhiqesh duke gërmuar edhe nën
themele të shtëpisë dhe objekteve tjera përreth!...
Qetë ishin zgjedhur ma të mirët qe ishin në fshatrat për rreth për lëvrimin e
tokës se familjes Namani. Ky fenomen ishte i pa dëgjuar ndonjëherë në rajonet e
Ballkanit, por edhe në Evropë. Një gjë e jashtëzakonshme u veprua si pretekst i
zbulimit të armës kinse më cilën ishte vrare roja e pyllit i ndjeri Rrahman
Gashi i zhdukur. Enigmë misterioze është edhe sot e kësaj dite qe mendohet se
inskenim i përgatitur ishte nga vet pushtuesi serb, me synim ,futjen e
vëllavrasjes dhe frikës në popull e sidomos në ato familje qe ishin me zë si të
pa dëgjueshme ndaj pushtetit serb siç ishte familja Namani!Për të burgosurit
dhe të arrestuarit nuk kishin lënë gjurmë as informata se ku gjendën Namani,
Ibrahimi Ilazi dhe Kajtazi. Nuk ishte e mundur as te merren informata se ku
janë ne cilin burg .Familja e mbetur ne gjininë femërore ishte në ankth duke
pritur ndonjë detaj se paku të mësojnë për meshkujt e vet se a janë gjallë apo
te vdekur?
Përjetimet e nënës Razë me rastin e vizitës në burgun famëkeq të asaj kohe në
Podujevë!
Loke Raza nuk kishte njohuri edhe se kaloj një kohë qe nuk tregonin as se ku
gjenden meshkujt e familjes _Namani të burgosur. Pas një kohe të gjate të
torturave me çnjerëzore në burg mbaheshin i shoqi Ibrahimi , kunati Namani dhe
2 djemtë e saj,Ilazi dhe Kajtazi . Pas një kohe përmes një letre njoftuan nënën
Razë, se ku gjendeshin njerëzit e sajë. Menjëherë Loke Raza kërkoj të shkoj në
vizitë në burgun e Podujevës , qe e njoftuan se të burgosurit janë në atë burg.
Pas disa ditësh ju lejua që të bëjë një vizitë në burgun, por edhe ajo vizitë
ishte e planifikuar qe t'i thyej ndjenjat shpirtërore të nënës dhe dinjitetin e
saj si prind dhe grua .Ajo nënë i përballoj sfidat ma të rënda të imponuara nga
Udbëja serbe. Dita e vizitës ishte një gëzim i madhe për këtë nënë, qe si
kishte parë njerëzit ma të dashur, një kohë të gjatë . Nëna Razë shpesh i
kishte parë ëndërr se i kishin liruar dhe ishte çmall me ta! Duke shkuar rrugës
këmbë nga Prapashtica për Keqekollë ,Ballaban, Batllavë për Podujevë këmbë e
stërlodhur nga rruga e gjatë mbi 30 km. Asaj iu sillte në kokë arrestimi i të
gjithëve, maltretimet presionet e ditës s e arrestimit .Asaj i ikte mendja të
torturat në burg si do të përshëndetem me ta? Mendonte se a do te me lejojnë se paku ti përqafoj dhe
të çmallet me ta . Rrugës duke udhëtuar loke Raza kishte katër buke pogaçe me
vete të ngarkuara , djathë dhe ca kokrra vezë të ziera për tu dërguar në burg
Namanit, Ibrahimit ,Ilazit dhe Kajtazit . Nga larg dikund në rrugët malore të Ballabanit
, u pa i ndalur një fshatar i asaj ane një burrë i shtyer në moshë me plis të
bardhë. Malësorin e shoqëronte një djalë i moshës 10 vjeçar . U përshëndeten në
mes veti dhe ai malësori u përpiqte të fshihte lodhjen pran nënë Razës , qe e
kishte alivanosur nga dy dite qe kishte udhëtuar në drejtim të Prishtinës për
ditën e tregut me një qerre pemë ,por për fat te keq ju kishte thyer rrota e
qerres dhe kishte mbetur vet edhe pa bukën kallamoqe qe e kishte pas me veti
për një ditë. Plaku pasi u përshëndet me loke Razën i tregoj hallin qe i kishte
ndodhur . Çuni i vogël ishte zverdhur nga uria dhe të ftohtit , po atë pamje e
kishte edhe burri i shtyrë në moshë dhe dukej shumë i molisur. Lokja i shihte
me një pamje te zymtë dhe u prek për atë gjendje të tyre por mendjen e kishte
te të burgosurit. Mendonte mungesën e tyre qe një kohë te gjatë as pa të drejtë
vizite ,po kah si shkonte lokes mendja . Lodhja dhe uria e këtij burrit dhe e
ati çunit sikur i shtuam mërzinë Nënës Razë. Edhe se e kishte brengën te të
burgosurit ajo e ndjeu veten keq sikur me qenë kjo vet një faktor i thyerjes së
qerrës. . Për pak e lëshoj ngarkesën të cepi i rrugës deri sa arriti ta qetësoj
veten nga rruga me ngarkese qe kishte ne dy strajca artistike te punuara qe i
punonte ana e Gallapit nga leshi i tjerrur i deleve. Sytë e lëshuar të atij
çuni nga uria dhe të lodhnit i ra në sy nënë Razë .Pa i hequr sytë nga çuni i
vogël fshatari me një gjysmë zëri i lypi pak bukë, për të birin qe edhe vet
ishte shumë i uritur . Udhëtarja pa prit masë shpejtë e shpejt hapi strajcat e
veta dhe ndau ushqimin që kishte për të burgosurit e saje në burgun e
Podujevës. Fshatari e falënderoj lokën shumë për bukën që ju dha . E pyeti
fshatari se për ku po shkon ?.Lokja tregoj për rrugën qe kishte marre për në
burg dhe e informoj , po pa e përfunduar mirë falen fshatarit i ra një çehre e
nxirë në fytyrë?
Fshatari me keqardhje e priti rrëfimin e udhëtimit të lokes Razë. I rrodhen
sytë lot nga rrëfimet e lokes nga se , fshatari ishte i informuar mbi atë ngjarje
shumë mirë dhe me një zë të ulët ju drejtua lokës. Nuk e marr bukën qe e ke
bërë për djemtë tu në burg . Ajo këmbënguli dhe ju ndau ato bukë pogaçe qe i
kishte nga katër njërën u dha këtyre dhe ca kokrra vezë djathë dhe krip .
Përkundër insistimit Lokja ju la bukën u përshëndet me ta dhe u shtëngun për
rrugën e mëtutjeshëm , atyre maleve të bukura dhe të thepisura drejt burgut për
Podujevë. Loke Raza e kishte në qendër të vëmendjes Kajtazin e vogël pa i
mbushur te 16 -tat u prangos nga serbo-jugosllavë. Asaj
nuk ju priste t'i shihte djemtë burrin dhe kunatin e vet Namanin. Në kokë e paramendonte se si do të takohet . I shkonte
mendje se e kanë rrejt pushteti me letrën qe ju kishte ardhë para disa dite.
Imagjinonte vdekjen e tyre ,të gjallët e tyre , vuajtjet e tyre në burg etj
.Ajo imagjinonte sikur ta lejojnë me i pa si do te jete kjo vizite e parë e
saj. Asaj nuk i kishte ndodh ma herët të përballej me aq sfida të rënda qe i
kishte mbetur e tërë familja në barrë me nuse të reja , fëmijët e tyre të vegjël
. Mbas një udhëtimi shumë orësh qe kishte udhëtuar nëna Razë mbërrini në portën
e burgut në Podujevë. Në port e ndalen si rregull përshtatjesh të vizitave me
të burgosurit.
Ora
ishte e madhe duke pritur një lajme për vizitën. Ata i dhanë informatë se djali
i vogël Kajtazi të ka vdekur!
Kjo u lajmërua se për kenë, kishte ardhur në vizitë , po i ra të priste një orë
deri sa erdhi një gardian me një përgjegjës tjetër të burgut ashtu shprehet,
loke Raza.
Ora ishte e madhe duke pritur një lajme për vizitën dhe takimin me te
burgosurit. Ata i dhanë informatë se djali i vogël Kajtazi të ka vdekur në
burg! Lokes ju soll njëherë vërdalle në kokë Kajtazi dhe pamjen e asaj dite te
trishtueshme kur u arrestuan.
Paraqitja , praktikisht ishte me një arkivol në të cilin faktikisht ishte
Kajtazi brenda. Ai ishte i torturuar me një shkallë alivanosje në gjendje të
pavetëdijshme qe i ngjasonte një të vdekuri, një kufome në arkivol.
Nëna Razës me këtë skenim provokues , pa e trembur syrin dhe pa e ndërruar
çehren edhe se nuk dinte gjë qe disa muaj për njerëzit e saj, se a ishin gjallë
a të vdekur? Provokatorët me një udbash prezent u mundua ta thyej moralisht,
karterin dhe qëndresën e femrës shqiptare të këtyre anëve!
Edhe nëse ma keni mbyt Kajtazin e vogël, unë i kam edhe 2 djem tjerë!
Kjo nënë me një qëndrim stoike ju përballoj këtyre torturave serbo-sllave dhe
ju përgjigj organeve të burgut! Citojmë: Edhe nëse ma keni mbyt Kajtazin e
vogël, unë i kam edhe dy djem tjerë!Me një pamje të pamposhtur kjo e shikonte
arkivolin fare pranë. Ishte i shtrire Kajtazi ,qe zemra e saj e dinte si e
përjetonte këtë çast aq trishtues për një nënë qe të dashurit e saj po i
dergjen në burg me të vetmin motiv qe ishte një familje e pa përmirësueshme
ndaj pushtetit jugosllav. Kjo nënë luajti, qëndresën e nënës shqiptare në të
gjitha kohërat, ruajti dinjitetin e saj moralin e saj qëndrimin e saj . I
mposhti komplotet e organizuara të "UDBES" kundër familjeve dhe
personaliteteve të caktuar, qe qëndruan karshi pushtetit që inskenonte lojëra teatrale
në dëmin e popullatës shqiptare. Kësaj nëne ju kujtuan këto fytyra kriminale
brutale dhe shumë barbare qe luanin me një femër qe vet e kishin thirrur në
vizitë dhe e torturonin pranë portës me një fëmije 16 vjeçar siç ishte i
burgosur, as vdekur as i gjallë. Presionin e dyfishtë qe e bënin në të
burgosurin ishte gjeja se edhe në prezencën e nënës të bënin presion për ta
pranuar veprën për vrasjen e të ndjerit Rrahman Gashit, rojtar pylli.
Nënë Raza në ato çaste u shtang dhe mbeti pa folë ma, pos i tha të pastë nëna
biri im , se burgu për burra është edhe se ke vdekë, për marre ke vdekur ! Ajo
nga se nuk kishte mundësi të reagoj ndryshe edhe se e dinte se Kajtazi ishte
një fëmijë i moshës së re akoma në kohë adoleshente. Nënë Raza për t'i dhënë kuraja
Kajtazit i tha " burgu është për burra " Nënë Lokës ju kujtuar dita e
arrestimit të tyre . Ju kujtuan torturat dhe presionet qe u bënë atë ditë të
keqe . Pjesëmarrës të arrestit ishte një numër i madh i policisë serbe në
shtëpinë e tyre me prezencën e disa bashkëpunëtorëve shqiptar . Pastaj ju
kujtuan edhe rasti pas arrestimit të tyre qe një ditë udbashit hynë në oborr
dhe nga larg urdhëruan qe ta lidhnin qenin e shtëpisë. Qeni ishte shumë agresiv
ndaj tyre ku i thanë për te siguruar. E urdhëruan qe ta thirrë në emër qenin.
Loke Raza nga mllefi dhe revoltën qe kishte ndaj pushtetit , qenit i tha (Enver
hynë në kolibë) në emër të udbashit Enver Hoxhës qe ishte si këlysh i Serbisë
dhe punonte në shërbimin e tyre. Ata reaguan me kërcim si shprehesh ashtu ? Loke
Raza u shpreh unë për qejfin e juaj nuk mund ti nderoj emrin qenit tonë
Enverit. Me çka e personifikoj Enver Hoxhën në praninë e shoqëruesve të
policisë dhe disa fshatarëve që u gjetën në ato momente aty pranë Pas këtyre
kujtimeve prapë nëna i kishte sytë të i biri i vdekur apo i gjallë nuk e mësoj
ende realitetin!?
Pas një akti dhe torture psikike dhe çnjerëzore qe përjetoi Nëna Razë në ato
momente i dhanë force Kajtazit dhe nga një alivanosja aktuale lëshoi një zë,
vjedhurazi me fjalët "nënë gjallë jam" dhe bëhu e fortë se këta e kanë forcën
me mbysin , me vrasin më torturojnë po moralin , njerëzinë dhe traditat e
familjes tonë nuk do ti cenojnë as nuk mund ti vrasin!!! Po, me këtë rast nënës
Razë, i biri i dha forcë qe karakterin e saj e përforcoj pranë në një shkallë
edhe ma te lartë. Nga ky epilog organet e burgut reaguan dhe e ndërprenë
vizitën në shenjë revolte , pa i pare dhe Ibrahimin, Namanin dhe Ilazin që u
dergjeshin po në këtë burg famëkeq.
Nënë Raza u kthye e shqetësuar nga vizita e burgut. Në shtëpi shumë rëndë e
përjetuan tëre anëtarët e familjes, këtë skenë të turpshme të Udbës
serbo-jugosllave , kundër një nëne heroinë që nuk u mposht pran këtyre
implikimeve të presioneve ndaj saj.
Protagonistet kryesor te kësaj ngjarje ishte Naman Namani, i akuzuar si doras i
rojës se pyllit Rrahman Gashit nga fshati Mraor.
Politiken e udbës serbo-jugsllave edhe në këtë rast nuk ishte vështirë te
kuptoje synimet e tyre në bazë te inskenimeve qe u krijonin për Kosovën me
qëllim të futjes se urrejtjes dhe vëllavrasjes nder shqiptarët me termin
(Përçaj dhe sundo) .Inskenime të tilla krijonin paqartësi , huti dhe mjegulli
për të krijuar përkrahës siç ishin disa bashkëpunëtor të udbës që e ndihmonin
ndëshkimin e popullit, pos presionit fizik edhe në atë psikik.
Në pamje të fotove Naman Namani dhe Ibrahim Namani vëllezër nga lagja e
shushnicëve të Prapashticës qe përjetuan torturat ma të tmerrshme si në kohën e
mesjetës!
Protagonisti kryesor i kësaj ngjarje ishte Naman Namani, vëlla i Ibrahimit të
cilin e akuzonin si doras kryesoer i rojës se pyllit Rrahman Gashit, i cili
gjate ndjekjes së procedurës ai përjetoi torturat me çnjerëzore qe nuk mund me
imagjino njeriu. Në këtë procedurë aktakuze udëbja i ngarkonte secilin rënd e
me rënd duke inskenuar vrasje në marrëveshje. Gjatë hetuesisë shantazhet dhe
kërcënimet imprrovizore dejtë presioneve fizike dhe psikike i përdornin si
metodë të pranimit të veprës , duke ju thënë herë njërit herë tjetrit se
Ibrahimi po thotë se e ka vra Namani, Ilazi dhe Kajtazi e kane pranu vrasjen e
Rrahmanit etj.
- Prano edhe ti, shpëton ma lehtë ti kot e mohon se ata tret e kanë pranuar.
Presione të tilla dhe "argumente" të ngjashme Namanit i sillnin çdo ditë të
shoqëruara me tortura të renda , si elektro shok, kërbaç, nuk je të thonjve me
dana , improvizim varje, kërcenim vrasje me revole ne fyt. Tortura të llojeve
të ndryshme vazhdonin si lëshimin e ujët të valë dhe të kriposur me pika, pikje
nga një enë e varur në tavan,i lidhur këmbë e duar në një vend të caktuar.
Torturuesit nuk ishin të kënaqur me improvizimin e pikave me ujë të kriposur
mbi kokë në lartësi tri metrash. Por për ta rënduar torturën përgatitnin ene me
ujë të valë dhe të kryposur duke ju hapur gojën me lugë të këpucëve dhe duke ju
hedhur ujë të vale me shumë krip në gojë sy dhe hundë me çka ishte një torturë
shumë e rëndë ku njeriu munde të ngulfatej!!! Pas çdo torture të ngjashme dhe
te shpeshta qe zgjatën mase tri vite atyre ju është dashur qe këto plagë të
këtyre torturave të shëroheshin disa jave për tu zvogëluar te ajurit, skuqja
dhe infektimi për tu kthyer ne rimëkëmbe shëndetësore për vazhdimin e torturës
se re!
Naman Namani një burrë nga një peshë 100 kg , kishte vetëm kishte mbetur një
skelet i grumbulluar eshtrash me peshe hiq ma tepër se 35 kg!.
Të burgosurit e lartpërmendur shpeshherë ju paraqisnin deklarata dhe nënshkrime
të rrejshme për njeri tjetrin, gjeja se vepra është kryer nga ju të gjithë e
kanë pranuar , por ti je i fundit që duhet ta nënshkruani dhe ta pranoni
veprën. Tortura ndaj tyre ishte e llojeve të ndryshme qe të lartpërmendurit i
kanë përjetuar një si e veçantë ishte qe në pranininë e njeri tjetrit përdornin
elektro- shokun deri në pëlcitje të gjakut që ju rridhte nga goja hunda me
ç'rast ishin tortura shumë të rënda me qëllim të thyerjes se moralit të tyre me
përdorim të torturave me çnjerëzore. Pastaj torturë në vete ishte mbajtja në
ujë të ftohtë, lëshuarjen e minjve, qëndrimi në gjunjë mbi kokrra të mistritë
etj.
Torturat e tyre me akte çnjerëzore udbëja serbe vazhdonte edhe në stallën e
kuajve të policisë me metoda dhe tortura speciale. Vlen të ceket se Naman
Namani ishte një burrë i pashëm dhe i gjate rreth 1.85 cm, me një peshe
relative rreth 95-100 kg. Nga torturat e përjetuara gjatë asaj periudhe kishte
mbete një njeri fantazmë qe si ngjasonte ma njeriut, por vetëm kishte mbetur
një skelet i grumbulluar eshtrash me peshe hiq ma tepër se 35 kg!...
Përjetimet e Ilazit nder mësuesit e parë në Malësinë e Gallapit!
Ne këto anë ma të zëshëm si zullumqar ne sherbimin e Udbës ishin sherbetorët:
Enver Hoxha, Raif Spahiu, Ramë Kabashi, Rexhep Musa dhe agjent tjerë lokal nën
udhëheqjen e Bozha Sules, të gjithë këta udbash të njohur për popullatën
shqiptare të Kosovës të cilët u angazhuan edhe ne skenarin e familjes Namani.
Enver Hoxha nga Gjakova, Raif Spahia nga Peja dhe Rame Kabashi nga Prizreni
ishin udbashtë kryesor që deri në vitin 1960 vepruan në kufi me Shqipërinë të
njohur si njerëzit ma antishqiptar me shërbime të Serbisë. Përvojën e vet këta udbash e përcaktuan
qe ta zbatonin prej vitit 1960 ne kufijtë veri lindor të Kosovës, ne kufi me
Serbinë ku si rast i veçantë dhe viktimë e tyre ra familja Namani nga fshati
Prapashtica.
Pasi që përjetimet dhe vuajtjet e kësaj familjes nuk mund të përmblidhen pa
shkruar një vëllim veprash, po jap një pika të shkurta të dhënat për Ilaz
Namanin.
Në vitin 1960 Ilaz Namani, ishte me detyrë si mësues në fshatin Gllogovicë.
Natën e kobshme të zhdukjes se rojës së pyllit, Ilazi ishte mysafir i ftuar të
Sahiti i Alise se Poturëve ne fshatin Gllogovicë. Arif i Muharrem Kallpakut dhe
një Rexhepi të nxitur nga Udbeja luajtën rolin kryesor në burgosjen e Ilazit
meqë rast për ta përforcuar aktakuzën kundër Ilazit me qellim burgosje ia
ofruan 500 banka të asaj kohe Sahit të Alise qe ta mohonte pranin e Ilazit qe
ishte i ftuar për darkë me shokët tjerë në shtëpinë e tij. Nga veprimet
djallëzore dhe denigruese nga deklarate e tij e rrejshme gjeja se nuk ka qene
Ilazi atë natë i pranishëm në shtëpinë e tij. Si shenje revolte te pranishmit e
asaj darke qe ishin me Ilazin dhe tërë fshati Gllogovice u distancuan nga
veprimi i imponuar nga udbëja me çka sahitin u leqit nga fshataret e vet .
Ilazi ishte mësuesi i fshatit qe ishte i pari i kësaj ane ta nxiste arsimimin
dhe vetëdijen, por ai u burgos.! Ilazi burgoset dhe maltertohet në mënyrën ma
çnjerëzore të mundshme se bashku me Ibrahim Namanin, Naman Namanin dhe Kajtaz
Namanin.
Enkas për maltretimin e tyre montohet për herë të parë elektro-shoku ne burgun
e Podjevës.
Nga elektro-shoku nuk është kursyer asnjeri nga ta . Nga torturat me metoda ma
barbare xha Namani e sollën para vdekjes.
Nga torturat Ilazi sëmuret rëndë, dhe pas shtrimit në spital nga agjentet e
njohur lokal paguhet mjeku për 600 banka të kohës duke e porositur vrasjen e
tij me injeksion.
Për fatin e Ilazit komplotin e kupton mjeku i njohur shqiptar dr. Ali Sokoli i
cili e mbanë Ilazin në përkujdesje të tij dhe shokëve të tij mjeke të
besueshëm.
Ilazi lirohet me 1961 kurse tjerët lëshohen nga burgu në vitin 1963 pas
ndërhyrjes së Gjykatës Federative Jugosllave dhe vërtetimin e komplotit nga
Udbëja , ku federata dërgon nga Beogradi një gazetar të revistës së ilustruar
Duga për të përshkruar vuajtjet dhe torturat e familjarëve. Artikulli botohet
ne Duga 1963 gjë qe pati jehonë edhe ne arenën e gjerë të publikut.
Ilazi lëshohet nga burgu i dëmtuar mbi 75% i pa aftë për jetë. Pas lirimit me
përkrahje të shumë miqve fillon prapë punën si mësues deri sa pensionohet dhe
sot ka familjen e madhe djem vajza dhe nipër të shkolluar deri në
magjistraturë.
Dibran Musa djali i axhës së Ibrahimit dhe Namanit revoltën e vet ndaj
torturave qe ushtronte Udbja në familjaret tije deri në shkallën e lartë të
gjykatës në nivel federativ të shtetit jugosllav në Beograd.
Familja e gjerë Namani këtë torturë të përjetuar në meshkujt e vet e shprehu
një revolte të brendshme shpirtërore të kërcënuar dhe pa të drejtën e reagimit
edhe në aspektin juridike që për shqiptarët ishin vetëm në letër. Dibran Musa
kushëri i të burgosurve mori iniciativën që revoltën e vet ta shprehë edhe në
gjykatën e larte federative të ish shtetit jugosllav të asaj kohe i shoqëruar
me Sadri Krasniqin nga Makoci, dhëndër i familjes Namani, burri i Azizes,
motrës se Ibrahimit dhe Namanit qe mjerisht në luftën e fundit në Kosovë Sadriu
dhe Azizja u vranë dhe u dogjën në shtëpinë e tyre në maj të vitit 1999 në
Mokoc. Ibrahimi Azizja dhe vllau i vogel Namani që ne moshën fëmijërore mbeten
jetim pas prerjes se babës se tyre Naman Bekes në masakrën e njohur të
Prapashtices se vitit 1921.
Dibran Musa një burrë i pashëm dhe me karakter te veçantë burrërie dhe trimërie
vendosi që pakënaqësinë e vet ta paraqes në instancën ma të larte të ish
shtetit jugosllav. Një burrë me një veshë karakteristike tradicionale të
malësisë se Gallapit me plis të bardhe me tjerqi dhe opinga. Dibran Musa nuk e
njihte gjuhen serbe, por reagimin e vet e shprehu në gjuhën shqipe ku thekson
(jam ardhe me u ankua se pa të drejtë mi keni burgos meshkujt dhe mi mbytet
dru)!?.... Pas ankesës së Dibran Muses në gjykatën federative i ndihmuar në
përkthim për ta kuptuar nga Sadri Krasniqi fjalët e tije e shtynë gjykatën
federative qe të formoi komision të veçante për ta shqyrtuar këtë lënde të
rënde dhe diskriminuese ndaj kësaj familje! Gjykata federale e asaj kohe e
dërgoi një komision të veçantë në përbërje me njerëz ekspert për verifikimin e
armës, njollave të gjakut dhe provave tjera nga e cila rezultoi me fakte mbi
pafajësinë e familjes Namani, ku pas një torture tri vjeçare dhe përjetimi të
rënde familjare u liruan si të pafajshëm.
Rasti i familjes Namani u publikua edhe në të gjitha mediat e shkruara në
Kosovë, të asaj kohe dhe në gazetën e ilustruar Duga , por dhe me gjerë.
Ky proces gjyqësor dhe kjo vepër e inskenuar nga Udbëja serbe qe në fund
rezultoi me pafajësinë e tyre preku shume qytetar të Kosovës dhe lider shqiptar
të asaj kohe e si rast i veçantë ishte edhe Fadil Hoxha një funksionar i lartë
shqiptar në atë kohë. Pas lirimit të këtyre meshkujve të kësaj familje qe
përjetuan torturat me çnjerëzore ne procedurën e zhvillimit te hetuesisë, Fadil
Hoxha në shenjë për ta zbutur dhimbjen dhe pasojat e familjes Namani, e ftoi
Naman Namanin në bisedë me çka i përcolli rrëfimin e Namanit me vëmendje! Fadil
Hoxha nuk u përmbajt pa u përlotur gjatë gjithë të dhënave rrëqethëse nga
torturat e përjetuara të Namanit. Me qe shqiptarët edhe se ishin në funksion
ishin hap pas hapi te përcjellur dhe nën kontrollin e rrepte te Udbes serbe. Të
vetmen gjë nga ky takim Fadil Hoxha Namanit ia ofroi një vend pune si roje
fabrike në prodhimet e mobileve "Napredak " të Prishtinës.
Rasti i publikuar të familjes Namani në gazeten Duga të Beogradit arriti që të
prekte ndërgjegjeje e disa funksionarëve të lartë federativ jo serb siç ishte
rasti i reagimit të Eduard Kardelit politikan slloven i cili protestoi në
kuvendin federativ për torturat dhunën dhe inskenimet e improvizuara ndaj
fëmijëve grave dhe familjeve shqiptare në Kosove.
Nga kjo vlen të ceket se edhe pas luftës se dyte botërore aparatura serbe
zhvilloi një mori programesh të ndryshme ndaj popullatës shqiptare. Qëllimi
ishte krijimi i frikës dhe terrorit të papare që nga këto presione dhe tortura
fizike dhe psikike një numër i konsiderueshëm shqiptaresh u detyruan qe të
shpërngulën në Turqi si marrëveshje me mes Serbisë dhe Turqisë por edhe
gjetiu!!!