E Hënë, 05.13.2024, 11:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ARRIN REVOLUCIONI I SMARTFONËVE – DO TË RIKARIKOHEN NË 20 SEKONDA
Revolucioni i dedikohet një superkondesatori shpikur nga 18 vjeçarja amerikane Eesha Khare

E Hënë, 05.20.2013, 04:01pm (GMT+1)



Eesha Khare tregon « superkondesatorin » e saj

Voal-online - Duhet të kemi edhe pak durim, por tashmë është hedhur një hap i rëndësishëm përpara, sa i përket baterisë të smartfonit, ajo e përkryera, që do të karakterizohet nga një densitet i lartë energjik, karikimi i së cilës do të bëhet shumë lehtë, jo më shumë se në 20 sekonda! A nuk është kjo që na duhet! Dhe kjo i dedikohet 18 vjeçares Eesha Khare nga Kalifornia, që ka shpikur një mekanizëm për të karikuar baterinë e smartfonit në 20-30 sekonda. Vajza Arkimede nga Kalifornia, me origjinë indiane, ka marrë çmim nga Intel Foundation Young Scientist Award 2013.

Dhe në një të ardhme jo të largët, celularët tanë nuk do të bëhen të mërzitshëm si sot, kur na mbaron bateria, sepse tashmë ka vite që shkencëtarët përpiqen të zbulojnë mënyra që bateria të ngarkohet posa ne të pimë një kafe, as gjysmë minute. Në Phoenix, në Arizona, të premten që shkoi mbërritën 1600 djem e vajza në edicionin e 64-t të International Engineering and Science Fair(Isef), një konkurs për shkencëtarë që Intel Corporation organizon çdo vit në nivel botëror. Midis atyre që u nderuan ishte edhe amerikania Eesha Khare nga Saratoga.

Shpikja e saj i ka kushtuar një shpërblim prej 50 mijë dollarësh, jo keq për një 18 vjeçare. Shpikja e saj, ashtu si e përmendëm më sipër konsiston në zhvillimin e një superkondensatori me densitet të lartë energjik. Fjalë të mëdha për ata që s'marrin vesh nga kjo fushë, por që me dy fjalë shpjegohet kështu: smartfoni juaj do të karikohet për vetëm sa ju të pini një kafe, ose sa të bëni një punëz që zgjat jo më shumë se gjysmë minute dhe pastaj hopla smartfoni juaj do të jetë aspak i mërzitshëm nga frika se mos mbaron bateria./E.B.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VAJZAT QË BËNË HISTORI NË MAJËN E EVERESTIT (05.20.2013)
PRISHTINA DO TË KETË MOMUMENTIN E HOLOKAUSTIT (05.20.2013)
Radio Evropa e Lirë - JETA NËN DHUNË (05.20.2013)
ELVIN LUKU - TALK SHOW ËSHTË FYTYRA E MODERATORIT (05.20.2013)
KRYETARI I SHOQATËS SË KONSUMATORËVE ISLAM CANI FLET PËR VARFËRINË - 30% E FAMILJEVE SHQIPTARE USHQEHEN ME LISTËIntervistoi ERMELINDA HOXHA (05.19.2013)
VEPRIMTARIA ZONALE E SHOQATËS "DARDANIA"- JUBILEU I PAVARËSISË NË MANNHEIMFotoreportazh nga IDRIZ ZEQIRAJ (05.19.2013)
ËSHTË DANIMARKA NË KRYE TË FITUESVE TË FESTIVALIT EVROPIAN TË KËNGËS - EUROSONG (05.19.2013)
KRISTO KIRKA, PATRIOT I DY SHQIPËRIVE!Nga Prof. SAMI REPISHTI (05.19.2013)
SPAÇ 21-23 MAJ 1973, 40 VJETORI I NGRITJES SË FLAMURIT PA YLLNga BEDRI BLLOSHMI (05.19.2013)
PAPA FRANÇESKU - 'DEZINFORMACIONI, DENIGRIMI DHE SHPIFJA JANË MËKAT' Papa - 'I krishteri duhet të fitojë ndaj tundimit për t'u përzier në jetën e të tjerëve' (05.19.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]