E Enjte, 05.02.2024, 03:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHQIPNIA E TUNELEVE DHE BUNKEREVE…
Nga FRITZ RADOVANI

E Premte, 06.07.2013, 06:53am (GMT+1)



Marrshon Shqipnia e 700.000 bunkereve...


Shqipnia ishte "një shkemb graniti në brigjet e Adriatikut"...na ishte ngulitë në tru dhe as nuk na shkonte mendja se ndonjëherë do të xirrnim koken me pa driten e diellit apo me veshtrue se çka bahet pak ma këndej apo andej Adriatikut tonë. Rrethimi i vendit nga kapitalistët dhe revizionistët nuk na lejonte me shikue askend sepse të gjithë jetonim "si në rrethim"!..Me siguri shumica e rinisë nuk i kuptojnë këto shprehje, ndersa, pjesa që perjetoi atë periudhë historike porsa lundroi ose fluturoi mbi Adriatik, filloi "me harrue" se Populli Shqiptar ishte betue që "bar do hanë po idealet nuk i shkelë!"...

Ky vetizolim i Shqiptarëve erdhi në një kohë pa u kuptue fare, madje në kohë "paqe", në vitin 1961... në roje të një pabesije të injektueme në gjak.
Të gjithë mendonin "kunder nesh e si me na zhdukë né".

Aq e fortë ishte drita e Lirisë sa askush nuk mund ta shikonte drejtë me sy!

Një ditë... aty ku mendohej me u vue automatiku e ku...veç, kur një grupi të rijshë në Shkoder, iu mbushë mendja se duhej hjekë monumenti i Stalinit, e ishte 14 janar 1990.

Edhe njëherë filluen arrestimet... Rinia Shqiptare nuk mbahej ma nen fre...

Turmat u versulen drejtë ambasadave, anijeve, kufijëve, piramidave, gomoneve dhe sejcili pa kuptue ku ven kambën veç kerkonte me dalë nga tunelet e bunkeret ku ishte ngujue gati një gjysë shekulli, tue pritë me padurim "diten" mbas natës pafund të robnisë komuniste.

Ata që thonë se "unë kam pa me sy ku po eci..." vetem genjejnë! Sytë ndoshta i kishim në ballë por me pa me ta nuk shihte asnjeri, veç ai që do me rrejtë... Marrakotja na kishte molisë dhe verbue. Na dukej se të gjithë ishim në shullanin e diellit e rrezet e tij na binin saç mbi kokë e na pervlonin si në ditët e para, kur njeriu çveshet e del në ranen e ngrohtë të plazhit mbas një acari të një dimni me ngrica, borë, ortiqe e rrëshina akulli...

E si mund të mendojnë ndryshej një shkodranë që nuk mund të shkapercente as andej urës së Bunës pa leje "qarkullimi" të degës së punëve të mbrendshme, kur edhe ajo mund të jepej nga sigurimi vetem mbasi ata bindeshin se ti nuk do me ikë jashta Atdheut.

E durrsakët apo vlonjatët si mund të kujtohen se të gjithë ata bunkera të ngulun në ranë nuk kanë ma asnjë vlerë!? Butrinti dukej sikur asht mbushë me statuja edhe pse pat edhe nga ata që me qellim të keq aty këtu edhe vune dorë... filluen edhe i vodhen me i shitë. Korça e Pogradeci filloi me marrë frymë nga miqtë e ardhun mbas sa dhjetra vjetësh që gati u ishte harrue edhe pamja e fëtyres, që ishte tiposë nga fotot bardhë e zi me stergjyshat e kalbun në Maliq... Jo larg Kukësit flitej se ka edhe andej Shqiptarë! Asht kot me vazhdue me folë se gati askush nuk e beson se Shqiptarët, rretherrotull me Trojet e veta ishin ngujue nder tunele, bunkera dhe strofulla ujqish, aq sa kishin humbë shpresen se ndonjëherë mund të dalin jashtë nga telat me ferra që i rrethonin strehen dhe mendjen që nuk i lejonte me andrrue Lirinë.

Kur pashë në Fushen e Çelës në Shkoder, një djalë me një Flamur Shqipnije në një shtizë të shkurtë, me një "vrimë" që i kishte pré yllin dhe po ecte drejtë e nga sheshi mu në qender të qytetit, ku njerzit mblidheshin ndër mitingje tue brohoritë deri pak ditë ma parë për partinë... "parti Enver, jemi gati kurdoherë!", pse me rrejtë? Nuk i besova syve! A thue edhe Shqiptarët e perdhosen yllin e kuq që u pat zhigatë mbi shtrojen e kuqe të Flamurit të Kastriotit?!

Mendova me vete por nuk i tregova askujt se shka kishe pa nga frika se do të më thonin "jé çmendë!". Mu kujtue në çast Kryengritja e Spaçit...Qafë Barit...Vlashuku, që Nana ime ishte kenë me pa ndër tela të rrethuem vllaun, dajen, e mendja fluturonte sa andej këndej kur kambët ecnin mbi trotuarin e asaj pjace ku dikur, Luigj Gurakuqi, ecte tue mendue si mund të bahet aty afer një lulishtë ku mund të argëtohen fëmijët e shkodranëve?!...

U kujtova se kishe humbë!..

U ktheva me vrap në shtëpi dhe fillova me bisedue kot me pa çka po më thonë të tjerët se jam apo nuk jam në vete!?... Të gjithë çka takova rrugës mu dukën si vetja!...

Vetem kerkonim Lirinë! A kishte që kerkonin ma shumë? Nuk besoj!

Edhe dyertë e shtëpijave nuk na epej me i mbyllë ma me çelsa...

Po hajnat a binin me fjetë me né?! As këte nuk e besoj! Thohej se disa prej tyne vazhdojnë me vjedhë dhe mbas perëndimit të diellit mblidhen ndër disa bunkera e tunele dhe atje naten vonë ndajnë "qarin" e hajnisë së ditës... Kishte edhe nga ata që flenin ndër tunele me ruejtë mallin e vjedhun...e kishte edhe nga "ata", që vazhdonin e vrojtonin me kujdes kush po i afrohet derës së blindueme të atyne labirinteve ku kushedi sa vetë me "një plumb kokës" kishin humbë jeten në lule të Rinisë...e kafka e Tij, ishte pak meter ma andej ku hajnat, vazhdonin me numrue stivat e dollarëve...të fitueme nga trafiku i gomoneve...

Vetem dera u dukej atyne tuneleve...po fundi i tyne ishte fare i panjohun!

Një Popull në kambë tue thirrë: "E duam Shqipninë si gjithë Europa!"...


E turmat që nata i zente në kerkim të Asaj rruge qindvjeçare, padashje humbnin drejtimin nder ata tunele e labirinte që në pritje të "Dritës së Diellit", perfundonin dikund ka Lindja... gjoja tue pritë "Driten e ditës së ré" që do t' agonte.

Të vjetrit tregonin se Gjergj Kastrioti e kishte vue në Flamurin e Tij me Shqipen me dy krena, se njena kokë veshtron nga Perëndimi, ndersa tjetra, veshtron nga Lindja...

Që në vitin 1925 një kasap nga Mati u mundue me i vue një litar kokës Shqipes nga Perëndimi...Në se Shqipja do të fluturonte andej "litari" kryente punen e vet...

Në 29 Nandor 1944 një kasap tjeter nga Gjinokastra, djal i një bulykbashit turk, mori një sopatë nga ata të fashizmit dhe ia këputi koken Shqipes nga Perëndimi...me dorë të vet e zhigati kuq dhe thirri: "Vdekje Fashizmit, Liria e Popullit"...e shumica i "besoj"!

Në vitin 1991 92 nuk u dukën se janë kasapë edhe pse ishin me bluza të bardha!

Ishin disa "mjekë" që i bane një operacion në zemer Shqipes, po gjatë operacionit u asht dashtë me i dhurue gjak...Kur Shqipja erdhi në vete nuk shihte fare nga Perëndimi!

Pyeti ku jam!? Ata që ishin aty i thanë: "Jé me né, mos kij frikë!"...

Kur i pyeti të dyten herë po, ku jam?! Ata u detyruen dhe i treguen të vertetën:
"Jé me né, né jemi vëllezër gjaku me turqit, jemi në "konferencen Islamike!... Mos u merzit, se jemi tue u mundue me u kthye atje ku ishim para 22 vjetësh...me yje e drapen, i thirri tjetri, mbas shpine...dhe me çekana...Po, po, me "yje e hana", thrret ai hamshori...ja, 23 qershori!

Shqipja vazhdon n' agoni...

I sollen një pasqyrë e porsa pau veten me një krye nga Lindja... e trupin e lamë me gjak:
"Kuq e zi"... nga "gëzimi", i ra të fikët!..

Melbourne, 2013.


FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GUVERNATORI DAVID PATERSON MBËSHTET KEN BIBERAJN PËR NË KËSHILLIN BASHKIAK - QARKU 6të NË NEW YORKNga BEQIR SINA, New York (06.07.2013)
DY FJALË ZEMRE PËR ANGELENPoezi nga AGIM GASHI (06.07.2013)
BABAI I ELHAIDËS - IME BIJË NUK DONTE TË FITONTE, IU DRUHEJ PARAGJYKIMEVE (06.06.2013)
Fate njerëzish nën diktaturën komunisteÇAMËRIA, KRYETRADHTIA KOMBËTARE E ENVER HOXHËSNga IDRIZ ZEQIRAJ (06.06.2013)
TROPOJANI MË I PUSHTETSHËM NË 50 VJET MONIZËMOse njeriu me dy nekrologji!Nga ZEQIR LUSHAJ (06.06.2013)
KRERËT E VETËVENDOSJES U TAKUAN ME KONGRESMENIN ELIOT ENGELL (06.06.2013)
'ELEGJI' PËR KOMUNIZMINNga LUAN MYFTIU (06.05.2013)
MJAFT MË ME JU - GAZETARË LLOGORESHNga FATOS LUBONJA, Panorama (06.05.2013)
MOS JA VRANI ZOTIN KOSOVËSPersiatje nga AGIM GASHI (06.05.2013)
PROFESOR SELMAN RIZA DHE PROJEKTET E INSTITUTIT ALBANOLOGJIK TË PRISHTINËS 1953-1955Nga BEGZAD BALLIU (06.05.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]