E Hënë, 04.29.2024, 12:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PASOJAT E ZGJEDHJEVE 2013
Nga ALFRED ÇAKO

E Shtunë, 06.29.2013, 10:19am (GMT+1)




Data 23-06-2013. Me numerologji, kjo datë e zgjedhjeve jep numrin 17 ose numrin rrënjë 8 (1+7). Po kështu, 23 vjet ka në krye të PD-së ish-kryetari i saj S.Berisha. Në numerologjinë okulte numri 23 quhet numri i kryeministrit, ndërsa numri 17 tregon mbretërinë e kaosit. Të dyja do të thonë "˜qeverisje me kaos'. Ndërsa numri 8, me dy rrathë, përfaqëson ligjin masonik "Sa lart, aq edhe poshtë". Një subjekt i lidhur me numrin 8 është sa material, aq edhe shpirtëror, sa i lidhur me tokën, aq edhe me shpirtin. Pitagora e quante numrin 8, një bashkim të dritës me errësirën, një simbiozë të materiales me shpirtëroren. Jezusi ka numrin 888 nga emri i tij në greqisht. Ka shumë njerëz që nuk e besojnë okultizmin dhe rrjedhimisht numerologjinë e Kabalës, astrologjinë apo alkiminë. Por mjafton të themi se presidenti i 33-të i SHBA-ve, i zgjedhur në vitin 1933, me gradën masonike 33, nëpërmjet alkimisë tjetërsoi energjinë e bërthamës së atomit dhe bombat e para atomike i hodhi në dy qytete të ndodhura në paralelin 33, në orën 8:15 (=23) në datën 6.8.'45 (23). Madje në Kabala thuhet se 2/3 =0,666 dhe shpesh ky numër quhet shenja që mban Satanai. Madje po të mbledhësh edhe 9.11.2001 (9+11+3), ditën e rrëzimit të dy kullave binjake, kemi nr.23. Gjithë ngjarjet e mëdha të njerëzimit, popujve dhe individëve, në shumicën e herëve, kanë lidhje me numerologjinë, lidhje e cila, kur ka përmasa planetare është e parashikuar nga ata që e kryejnë, ndërsa kur ndodhin rastësisht (si mbytja e Titanikut më 15/04/1912= 23), shpeshherë janë të lidhura me fuqinë okulte që ato fshehin. P.sh., shpërthimi i Gërdecit më 15 mars për Idet e Marsit, - siç njihet kjo datë adhurimi e forcës qysh para vrasjes së Çezarit në Romë, - në këtë datë në vitin '44 para Krishtit, nuk ka qenë e rastësishme. Shpeshherë këto ngjarje janë të lidhura me energjinë e shkencës së numerologjisë ose gematrisë (energjia e shkronjave). Pasi shpjegova pak energjinë dhe kuptimin e numrave që lidhen me datën e zgjedhjeve (me gematrinë e emrave të personazheve tona le të merremi një herë tjetër), le të analizojmë pak produktin e shpejtë që ata sollën.

2 - U realizua projekti dydimensional i opozitës së majtë dhe të djathtë me qeverinë aq antipopullore, nga aleanca e majtë dhe FRD-ja. Instiktivisht ishte i përbashkët projekti i rotacionit aq të nevojshëm dhe largimi nga skena i z.Berisha dhe i një grupi të ngushtë vendimmarrës e përfituesish në kurriz të shumicës rreth tij, i cili dora- dorës po kthehej në një rrezik për demokracinë. Ndërsa projekti i të majtëve u realizua i plotë, projekti i FRD u realizua i pjesshëm. Përse? Qëllimi final i dy pjesëve të opozitës, sigurisht që ishte të merrte secila pushtetin, por FRD këtë qëllim nuk mund ta realizonte, për shkak se ajo ishte e brishtë, pa burime financiare dhe e goditur nga të dyja palët, të cilat zotëronin fonde të mëdha financiare e mjete propagandistike, sidomos PD dhe LSI. Qëllimi i parë i FRD ishte zhbllokimi i demokracisë, krijimi i një të djathte reale, e cila ishte bllokuar nga fuqia e z.Berisha për 23 vjet pa ndërprerë. Shpeshherë nga PD patën dalë pa sukses grupe e fraksione, për shkak të bllokimit jostatutor të rotacionit të elitave brenda PD dhe për shkak të mekanizmave të kontrollit antidemokratik që zotëronte e ushtronte z.Berisha brenda saj. Përfundimisht, pas 23 vjetësh, këto tri "˜gryka zjarri' e gjunjëzuan grupin antipopullor të oligarkëve politikë të PD dhe krijuan kushte që demokratët e vërtetë të shkunden dhe riorganizohen për të pasur një opozitë sa më funksionale ndaj dyshes qeverisëse PS-LSI në vitet e ardhshme, me qëllim për të mbrojtur shtetin e së drejtës e interesat e gjera kombëtare. Natyrisht që sot z.Berisha e kupton se rruga që ndoqi, sidomos qysh pas daljes së një kasete me protagonist ortakun e vet në qeveri, z.Ilir Meta, nuk ishte më e mira, pasi ai u largua me votime pas një dështimi të rëndë, gati-gati si më '97-ën. Kjo mungesë mbështetjeje popullore ndaj qeverisë "Berisha" tregoi se FRD, si një parti e djathtë, kishte pasur të drejtë në pretendimet e saja për qeverisjen antipopullore të lidershipit blu. Por aq e sëmurë ishte qeverisja e z.Berisha dhe PD-së, sa atë e tradhtuan edhe qytetarët në bastionet e saj historike, si Shkodra, Dibra, Lezha etj. Okupimi i të tria pushteteve nga kryeministri pas ndryshimeve kushtetuese më 2008, largimi nga bërthama e çeliktë historike e së djathtës, ish-të persekutuarve politikë dhe ish-pronarëve; skandalet qeveritare që lanë vraga të rënda në biografinë 8-vjeçare të saj, si "˜Gërdeci', ngjarja tragjike e dyshimtë e dëshmitarit kyç të saj, K.Trebickës, 4 vrasjet e panevojshme e kriminale të 21 janarit nga diletantizmi i policisë dhe ndërzimi i demonstruesve prej PS, përmbytjet e përsëritura të fushës së Nënshkodrës dhe vetë qytetit të lashtë për arsye subjektive, borxhi i lartë publik, normat e ulëta të zhvillimit të ekonomisë, alokimi dhe keqpërdorimi i fondeve të investimit kryesisht në sektorin e ndërtimit të rrugëve, ngritja e një administrate thellësisht politike, të paaftë, me doza të larta krahinariste e nepotike, korrupsioni i lartë e i përqendruar në menaxhimin e fondeve publike në tendera dhe ankande, ulja e fuqisë blerëse e konsumatore dhe, kësisoj, edhe të prodhimit të brendshëm, për shkak të polarizimit gjithnjë e më të madh të të ardhurave e fitimeve nga ekonomia te një numër i vogël familjesh, e kishin shndërruar qeverinë dhe superheroin e saj me pelerinën blu në një "˜Batman' të vërtetë. Këto zgjedhje me një numër votuesish të regjistruar me mbi 3,3 milionë qytetarë dhe me 2,8 milionë banorë të regjistruar në censusin e fundit, e zbritën këtë "˜Batman' blu me këmbë në tokë.

3 - Dorëheqja e z.Berisha nga funksionet e tij partiake ishte një sukses i madh i politikës shqiptare dhe sidomos i së djathtës, gati-gati i barabartë me largimin e z.Ramiz Alia nga pushteti në vitin 1992. Kjo ishte një dorëheqje e vonuar të paktën prej 16 apo 12 vjetësh përpara, kur ai kishte rënë në vitin 1997 nga pushteti, pas një konflikti të gjerë popullor dhe një kaosi financiar që sollën firmat piramidale, të cilat nuk u ndaluan dot nga qeveria e paaftë e z.Meksi dhe Presidenti i kohës, z.Berisha. Gjithashtu, dihet se krahu i djathtë i koalicionit "Bashkimi për Fitore", i udhëhequr nga z.Berisha, u mund përsëri në zgjedhjet e vitit 2001, kur ai shpalli si kandidat për kryeministër, për të shpëtuar nga llogaridhënia, sekretarin e tij të Përgjithshëm z.Bode.

Tashmë dihet se, z.Berisha hyri në politikë me një pardesy të bardhë nga deriçka e KQ të PPSH dhe me orientim të z.Ramiz Alia. Askush nuk është aq i pasur dhe i fuqishëm sa të ndryshojë të kaluarën e vet. Mjafton të kujtojmë një nga intervistat e fundit të z.Sabri Godo, si edhe deklaratat e z.Skënder Gjinushi, një ish-bashkëpunëtor i afërt i pushtetit të z.Ramiz Alia. Z.Godo ka theksuar në këtë intervistë se PD ishte e mbushur në shumë pozicione të rëndësishme me ish-agjentë sekretë të Sigurimit, dhe kjo është arsyeja se përse z.Berisha asnjëherë në këta 23 vjet nuk pranonte të bënte një ligj efikas mbi lustracionin. Deri sot ai i ka qëndruar korrekt marrëveshjes së bërë me z.Alia. Në këtë sipërmarrje, askush, as ata që e dërguan dhe e mbështetën për të eliminuar kundërshtarët e brendshëm për karrierë, as edhe vetë z.Berisha, nuk e kishte menduar se ai do të ishte kaq i suksesshëm në udhëtimin e tij të gjatë politik. Infiltrimi i tij te studentët dhe në PD ishte menduar ndoshta për një dekadë, sa për të amortizuar fërkimet klasore dhe për të qenë garant i mbijetesës fizike dhe ekonomike i nomenklaturës së lartë të PPSH. Por ai qëndroi shumë gjatë, duke eliminuar shumë kundërshtarë të brendshëm në ambiciet e tyre për pushtet dhe revansh ligjor mbi realitetet që kishte prodhuar komunizmi. Në fjalimin e lamtumirës, ai vuri në pah dhe ekzagjeroi dobitë e kontributit të tij politik, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, dhe nuk tregoi asnjë të metë të qeverisë blu. Edhe pse aktiviteti i tij i gjatë e i komplikuar ka qenë një matricë me shumë shenja e vlera numerike, nuk mund të jenë pjesë të lëvdatave të qeverisë futja apo zgjerimi i përdorimit të teknologjive të reja gjatë dy mandateve të tij, ashtu siç nuk mund të mburremi ne me paraardhësit tanë para një brezi se jemi më të aftë në qeverisje ngase ne po përdorim telefonin celular apo internetin dhe rrjetet sociale. Ashtu si në një fjalim lamtumire paraprak kur çeli fushatën, z.Berisha nuk rreshti së theksuari, për ta dëgjuar edhe përfaqësuesit perëndimorë në Tiranë, se ai i kishte qëndruar besnik kauzës së orientimit perëndimor të vendit tonë në të gjitha hapat e ndërmarra, sidomos futjen e vendit në NATO, e cila sigurisht që është një ngjarje e shënuar dhe shpëtimtare për fatin tonë, porse nuk ka ngjarë prej dëshirës së PD dhe z.Berisha, por për shkak të kushteve të pashmangshme objektive dhe për shkak të një koloriti politik perëndimor të elitave kulturëmbajtëse të kombit tonë.

Gjithsesi, nisur nga shprehja "Më mirë vonë se kurrë", dorëheqja e tij e vonuar ishte për t'u lavdëruar. Nga fjala e tij kuptohej, midis të tjerash, se ai do të jetë deputet aktiv, si dhe do të ndikojë në procesin e zëvendësimit të liderit të ri të PD. Në ndryshim me këtë dorëheqje, bie në sy kontrasti pozitiv i z.Nano para 8 vjetëve, i cili ia besoi procesin e zgjedhjes së Kryetarit të ri, Sekretarit të Përgjithshëm të PS, z.Gramoz Ruçi, duke u ekuidistancuar nga të gjithë garuesit e mundshëm dhe duke e hapur kështu procesin demokratikisht dhe integralisht. Kjo përfshirje e tij do të thotë se z.Berisha kërkon ta mbajë një këmbë brenda partisë nëpërmjet suksesorit të tij të preferuar. Animi i tij në lidhje me klanet e brendshme duket se ka qenë në favor të kryebashkiakut Basha. Ndoshta ardhja e z.D.Rumsfeld mund të ketë pasur parasysh edhe ndonjë emër të preferuar prej grupit "Skull & Bones", të lidhur aq shumë me vendimmarrjet e së djathtës pas viteve 2004-'05 nëpërmjet dyshes Berisha-Mediu. Por nëse një ndikim thelbësor i z.Berisha do të bjerë në sy gjatë procesit dhe palët e tjera garuese do të ndihen të frustruara nga ndikimi i tij, sigurisht që PD do të vazhdojë të rrudhet edhe më tepër nga mungesa e vizionit dhe demokracisë, dhe gjithnjë e më shumë demokratët e ndershëm do të vazhdojnë ta shohin FRD si një shtëpi më të mirë, për ta rilindur edhe më fuqishëm të djathtën e vërtetë, e cila do vazhdojë në këtë mënyrë të vuajë pasojat e përçarjes prej thonjve të uzurpimit klanor të klanit të familjes Berisha, duke demonstruar kështu që PD është një SHPK biznesi e kësaj familjeje. Dihet se në këto zgjedhje të pabarabarta FRD fitoi zyrtarisht mbi 30 mijë vota, pa marrë parasysh edhe manipulimet me numëruesit dhe komisionerët e katër partive (realisht mund të ketë pasur mbi 45 mijë vota ose afro 10% të votave të PD).

Të gjithë shqiptarët, por sidomos ne Studentët e Dhjetorit dhe krijuesit e parë të PD-së, shtëpisë sonë të parë politike në pluralizëm, urojmë që PD të mos vazhdojë të keqpërdoret gabimisht nga ambicia e pafre e z.Berisha, dhe ai, si një njeri i rrëgjuar prej moshës që nuk e favorizon, të mos keqpërdoret nga ambicia e pafre e familjes së tij të ngushtë fizike e politike, qoftë në procesin e zgjedhjes së strukturave të reja të PD-së në Kongresin e saj, qoftë edhe për ta kundërvënë atë në mënyrë qesharake edhe ndaj djemve të rinj e provokatorë të shumicës rozë në Kuvend, pasi ky do të ishte një fund edhe më i turpshëm i PD dhe historisë politike të z.Berisha, pas një fundi pa lavdi më 23 qershor. Mund të kujtonim këtu poezinë "Hakmarrja" të republikanit Viktor Hygo, i cili quan si poshtërim të Napoleon Bonapartit, jo "˜Vaterlonë' dhe disfatat e tjera të pakta të tij në 17 vjet karrierë, por zëvendësimin e tij me një të paaftë nga dera biologjike, si Napoleoni III më 18 Brymer, i cili do të kapej në mënyrë të turpshme rob nga gjermanët me 100 mijë ushtarë më 1870. Sigurisht që shembulli është pak i madh në përmasat e figurave, jo simetrik, por homolog. B.Franklin thoshte se: "When you are finished changing, you're finished". 


ALFRED ÇAKO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IM BIR FILLON SHKOLLËN SOT - LETRA E ABRAHAM LINCOLN PËR MËSUESIN E DJALIT TË TIJ (06.29.2013)
TAP KALON PËRMES GREQIWSË, SHQIPËRISË DHE ITALISË (06.28.2013)
DASH - SHTETI I KOSOVËS NUK I OFROI SIGURI AMBASADORES JACKSON (06.28.2013)
NUK DUHET PERDORË MA FJALA “TURP”!Nga FRITZ RADOVANI (06.28.2013)
IKJA E SALI BERISHËSNga RAMIZ LUSHAJ (06.28.2013)
Zëri i Amerikës, FATOS LUBONJA - ZGJEDHJET NUK TUNDËN FORCAT OLIGARKO-MAFIOZELubonja: Politika noton në një pandëshkueshmëri të madhe. Nëse do kishte shtet të së drejtës, shumë nga politikanët do të ishin në burg (06.27.2013)
'ANA FRANK' E KOSOVËS I SHKRUAN THAÇIT - KRYEMINISTËR, MOS MA PËRGJYSMONI LIRINË (06.27.2013)
UNIVERSITETI I DURHAMIT NDEROI PRESIDENTEN JAHJAGA ME ÇMIMIN 'HONORIS CAUSA' (06.27.2013)
SHTËPITË PUBLIKE TË KOSOVËS!!Nga SELIM M. NËNGURRA (06.27.2013)
ROBERTO SAVIANO NË FACEBOOK PËR ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT - 'SHËRIM KORRUPSIONIT TË BERISHËS DHE LUFTË KUNDËR ORGANIZATAVE MAFIOZE SHQIPTARE' (06.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]