E Djelë, 04.28.2024, 07:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Radio Evropa e Lirë - LËNDIMI I JACOBSON - SPROVË PËR QEVERINË DHE VETËVENDOSJEN

E Shtunë, 06.29.2013, 06:12pm (GMT+1)



Një fotografi e publikuar në rrjetin social "Twitter", në të cilën shihet dora e mavijosur e ambasadores amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, lëndim i marrë gjatë ditës së protestave të Vetëvendosjes, e ka bërë ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku  të ndihet e turpëruar.

Në emrin e saj personal, Çitaku i ka kërkuar falje ambasadores Jackobson për lëndimin e marrë atë ditë, duke thënë se nuk e besonte që në Kosovë mund të ketë njerëz që nuk e mirëpresin një ambasadore të vendit më miqësor që ka shteti i Kosovës, respektivisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Po kërkoj falje në emrin tim. Ka qenë përtej imagjinatës së kujtdo. Unë po ndihem keq që ambasadorja e një vendi mik është sulmuar pranë institucioneve të Republikës së Kosovës nga një grup, i cili po synon të kthejë Kosovën prapa dhe po synon që Kosovën ta shndërrojë në një arenë përplasjesh jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me miqtë tanë tradicionalë", ka thënë Çitaku.

Ndërkohë, zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje e mohojnë çdo mundësi që ambasadorja amerikane të ketë pësuar çfarëdo lëndimi nga protestuesit. Dardan Molliqaj nga kjo lëvizje thotë se sigurimi i ambasadores Jackobson dhe organet e rendit janë ata që mbajnë përgjegjësi për lëndimin e lehtë të ambasadores.

Sipas tij, në ditën e protestës më 27 qershor, Vetëvendosje nuk kishte për qëllim të ndalonte lëvizjen e asnjë ambasadori a diplomati të huaj, por vetëm të pengonte hyrjen e deputetëve të Kuvend me qëllim që të mos lejohej ratifikimi i marrëveshjes me Serbinë.

"Lëndimet që ia bën sigurimi ambasadores, nuk mund t'i bartë Vetëvendosja. Nuk e kuptoj pse ambasadorja është dashur të futet përmes rrugëve anësore, qorre të cilat nuk ekzistojnë. Futja e ambasadores ka qenë e rrethuar me policinë e Kosovës dhe truprojat e saj personale".

"As edhe një aktivist, e ka pas edhe të pamundur, edhe po të kish tentuar, edhe pse nuk ka tentuar, që ta prekë ambasadoren dhe për këtë ka dëshmi. Nëse kërkohet që Vetëvendosja të distancohet nga lëndimet që i ka shkaktuar sigurimi i saj, kjo është e pakuptimtë, sepse ne nuk kemi pas asnjë qëllim që të lëndojmë dikë", ka thënë  Molliqaj.

Ndryshe, incidenti i 27 qershorit me ambasadoren amerikane po trajtohet në disa mënyra.

Vlerësimet janë nëse autoritetet e rendit nuk e kishin kryer si duhet punën e tyre, ngaqë personali diplomatik gëzon të gjitha imunitetet dhe nuk lejohet që të pengohet gjatë lëvizjeve brenda territorit të Kosovës.

Kurse në pamjet e publikuara, ambasadorja amerikane shihet se si futet në oborrin e Kuvendit, jo me makinë, por vrap dhe nën shoqërimin e sigurimit të saj dhe policisë së Kosovës, përderisa në afërsi shihen edhe protestues që po përpiqeshin të pengonin hyrjet e Kuvendit.

Me atë rast, Jackobson besohet se kishte marrë një lëndim dhe pavarësisht nga kush i kishte shkaktuar, vlerësohet si një incident që ka vënë në sprovë Qeverinë edhe autoritetet e rendit për zbatimin e obligimeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me sigurinë e diplomatëve të huaj


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MUZEUM I RI PËRKUJTIMOR PËR VIKTIMAT E 11 SHTATORIT (06.29.2013)
NJË ABETARE E RRALLË MË SHUMË SE 100 VJEÇARENga Prof. Dr. TOMOR OSMANI (06.29.2013)
PASOJAT E ZGJEDHJEVE 2013Nga ALFRED ÇAKO (06.29.2013)
IM BIR FILLON SHKOLLËN SOT - LETRA E ABRAHAM LINCOLN PËR MËSUESIN E DJALIT TË TIJ (06.29.2013)
TAP KALON PËRMES GREQIWSË, SHQIPËRISË DHE ITALISË (06.28.2013)
DASH - SHTETI I KOSOVËS NUK I OFROI SIGURI AMBASADORES JACKSON (06.28.2013)
NUK DUHET PERDORË MA FJALA “TURP”!Nga FRITZ RADOVANI (06.28.2013)
IKJA E SALI BERISHËSNga RAMIZ LUSHAJ (06.28.2013)
Zëri i Amerikës, FATOS LUBONJA - ZGJEDHJET NUK TUNDËN FORCAT OLIGARKO-MAFIOZELubonja: Politika noton në një pandëshkueshmëri të madhe. Nëse do kishte shtet të së drejtës, shumë nga politikanët do të ishin në burg (06.27.2013)
'ANA FRANK' E KOSOVËS I SHKRUAN THAÇIT - KRYEMINISTËR, MOS MA PËRGJYSMONI LIRINË (06.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]