E Enjte, 05.02.2024, 11:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
POLITIKANI KLAS, ME BRUMË E FRYMË EUROATLANTIKE
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Enjte, 07.04.2013, 02:30pm (GMT+1)



1.

Në asnjë elektoriadë shqiptare, ku politikani i ri Lulzim Basha ka konkuruar drejtpërdrejt, si në Tiranë - deputet në zonën 33 në vitin 2005, kryetar bashkie i kryeqytetit më 2011, në Elbasan si kryesues i listës elektorale të PD-së në vitin 2009, nuk ka pësue asnjë humbje, përkundrazi i ka dhënë politikës së tranzicionit "modelin Basha" dhe partisë demokratike fitore të shtyllta në ditë e proçese të vështira.

Ende pa mbrrirë 31 vjeç, Lulzim Basha, politikan klas, me brumë e frymë euro-atlantike, i shkolluar në Hollandë si jurist me rrezatim profesional bashkëkohor, si rrallëkush vjen nga UNMIK-u i OKB-së në Kosovë, me përkushtim ndaj demokracisë së re e të brishtë në Shqipëri dhe merr pjesë në KOP (Komitetin e Orientimit të Politikave) si koordinator i tij, shpesh zëdhendës i fushatës së PD-së dhe kandidat për deputet i saj në Tiranë.

2.

Vetëm një politikan i guximit klasik e i dritnimit modern si Lulzim Basha, vetëm një njeri kombëtar, shoqëror e familiar si Lulzim Basha, vetëm një burrshtetas me pamje, fjalë e veprim shqiptar e euro-atlantik si Lulzim Basha mund të fitonte suksesshëm në zonën 33 të Tiranës më 3 korrik 2005, në këtë bastion të fortë të së majtës ku demokratët ende thyhen në elektoriada parlamentare e lokale.

Politikani Lulzim Basha si deputet i Partisë Demokratike mori 7.870 vota kundrejt 6.395 votave që mori kundërshtari i tij politik agresiv Arben Ahmetaj i PS-së dhe ato të politikanit e diplomatit të karierës, Edmond Haxhinasto i LSI-së.

Në tri planet elektorale: pjesmarrja në votime, numri i votave, përqindja e fitores, deputeti Lulzim Basha kryerenditet me të parët në 100 deputetët e votuar në 100 zonat zgjedhore të 3 korrikut 2005.

Ndoshta nuk e teproj teksa krahasimoj se deputeti i ri Lulzim Basha mori më shumë vota, jo vetëm se disa drejtues të sotëm të lartë të PD-së (që nuk po iu përmend emrat për të mos krijuar gurgac elektorial partiak), por edhe më shumë se gjithata liderë potencial të së majtës.

Për nga numri i votave Lulzim Basha ua kalonte edhe kryetarit të PS-së Fatos Nano (zona 99Sarandë), kryetarit opozitar të LSI Ilir Meta (zona 79Skrapar), kryetarit të socialistëve të Tiranës, Musa Ulqini (zona 42Tiranë), si edhe Majkos, Dokles, Islamit, Finos, etj. etj.

I riu Lulzim Basha, si prurje kombëtare e demokracisë së re shqiptare, e botës euro-atlantike, e institucionit ndërkombëtar të OKB-së, si një arritje kulmore me kontribute e atribute në vitin elektoral 2005, do t'i besohej detyra meritore e ministrit të Transporteve e Punëve Publike.

3.

Nga viti i zi 1997 Partia Demokratike në qarkun e Elbasanit kishte marrë një goditje të randë duke humbur thellë: 11 me 0. As në dy elektoriadat e tjera parlamentare PD nuk u ringrit në nivelin e disa qarqeve të tjera të vendit, ku demokratët po kuotonin në rritje drejt fitores së ardhjes në pushtet. Dueli politik PD PS në vitin 2001 ishte 1 me 11 (me një mandat të fituar vetëm në balotazh nga demokratët dhe nën vëzhgim ndërkombëtar), ndërsa në vitin 2005 rezultati ishte 2 me 9, çka dëshmon se PD ende nuk po e rimerrte vetveten.

Shumëkush (asish e kësish) lëshonin fjalë e prisnin humbjen e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Lulzim Basha, si kryesues i listës së PD e koalicionit të saj në Qarkun e Elbasanit. Ndokush ishte lodhur e ma e keqja edhe mësuar me humbje të këtilla të njëpasnjëshme elektorale, po Elbasanit i kishte shkue lideri që do t'i ringrinte drejt fitores dhe aty gjeti aq potenciale në rritje, të fjetura apo të frymëzuara, që do të sillnin fitoren e vonuar e të merituar të demokratëve.

Politikani emblematik Lulzim Basha dhe Qarku i Elbasanit do të arrinin një barazim historik 7 me 7, do të ishin "mandate të artë" që do t'i garantonin PD-së e koalicionit të saj një mandat të ri qeverisës. Një sukses të tillë do ta arrinte vetëm Qarku i Tiranës. Edhe Qarku i Shkodrës e ai i Durrësit, dy qendra të së djathtës, fituan secili nga 7 mandate, ndërsa në qarqet e tjera të vendit numërohehsin nga 6 në Korçë e Fier dhe deri në 2 mandate në Gjirokastër.

Në këtë elektoriadë të 28 qershorit 2009 pati edhe një ringritje të madhe të PD-së, e cila mori vota ma shumë se sa qarku i Fierit, i Shkodrës, i Korçës, i Vlorës, i Beratit, i Lezhës, i Gjirokastrës, i Dibrës e i Kukësit.

Gjithësesi nuk është e rastit që duke parë këto arritje të liderit emblematik Lulzim Basha dhe rënien e PD-së në 4 mandate (i pesti i PDIU) në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, demokratët e Elbasanit (sipas gazetës "Koha Jonë" e 3 korrikut) të shprehen "pro" kandidaturës së zotit Basha për kreun e PD-së, ndërkohë që ky ende nuk e kishte shpall as kandidaturën e tij të pritshme.

4.

Në vitin 2007 Sokol Olldashi, ish ministri i Brendshëm, kandidoi për kryebashkiak në duel politik me Edi Ramën kryebashkiak në detyrë e kryetar i PS-së, ku humbi thellë me 22.122 vota diferencë, përndryshe 12.54 për qind më pak se kundërshtari i tij socialist. Kjo humbje i përket edhe kryetarit të shtabit të asaj fushate, Bamir Topit, nënkryetar i PD-së e kryetar i Grupit Parlamentar të saj, çka drejt kësaj rrjedhe llogjike na çon edhe fakti se kur fraksionoi me parti me vete Fryma e Re Demokratike nuk mundi t'i jepte as partisë dhe as vetes së tij asnjë mandat deputeti (!).

Në vitin 2011 në revanshin e tij politik për mandat të katërt si kryebashkiak i Tiranës, Edi Rama humbi përballë Lulzim Bashës ish ministër i Brendshëm me një rezultat të ngushtë. Kjo humbje desh i kushtoi atij edhe postin e kryetarit të Partisë Socialiste.

Kësaj rradhe, kryetari demokrat i bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha, fitoi me 48.858 vota më shumë se ç'mori Sokol Olldashi katër vjet ma përpara, çka dëshmoi një rritje të elektoratit si parti demokratike e koalcion fitues.

Për ma tepër, kjo ishte fushatë direkte e Bashës, ma e mira e të gjitha elektoriadave të tranzicionit shqiptar, i cili na dha modelin e tij të veçantë dhe fitoren e tij të rrallë si kryebashkiak, pas tri elektoriadave. Një të tillë fushatë me ide, vlera e risi presim nga polikani 39 vjeçar Lulzim Basha edhe për kreun e PD në opozitë, i cili është ma i votuari nga Këshilli Kombëtar i PD-së në korrik 2011 në zgjedhjen si antar i kryesisë së saj, i pasuar nga politikani 41 vjeçar Sokol Olldashi, të cilët jo rastësisht konkurojnë përballë njëri-tjetrit për lider të PD-së, kësaj partie historike e me vepra epokale.

Në vitin 2007 Sokol Olldashi, ish ministri i Brendshëm, kandidoi për kryebashkiak në duel politik me Edi Ramën kryebashkiak në detyrë e kryetar i PS-së, ku humbi thellë me 22.122 vota diferencë, përndryshe 12.54 për qind më pak se kundërshtari i tij socialist. Kjo humbje i përket edhe kryetarit të shtabit të asaj fushate, Bamir Topit, nënkryetar i PD-së e kryetar i Grupit Parlamentar të saj, çka drejt kësaj rrjedhe llogjike na çon edhe fakti se kur fraksionoi me parti me vete Fryma e Re Demokratike nuk mundi t'i jepte as partisë dhe as vetes së tij asnjë mandat deputeti (!).

Në vitin 2011 në revanshin e tij politik për mandat të katërt si kryebashkiak i Tiranës, Edi Rama humbi përballë Lulzim Bashës ish ministër i Brendshëm me një rezultat të ngushtë. Kjo humbje desh i kushtoi atij edhe postin e kryetarit të Partisë Socialiste. Kësaj rradhe, kryetari demokrat i bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha, fitoi me 48.858 vota më shumë se ç'mori Sokol Olldashi katër vjet ma përpara, çka dëshmoi një rritje të elektoratit si parti demokratike e koalcion fitues. Për ma tepër, kjo ishte fushatë direkte e Bashës, ma e mira e të gjitha elektoriadave të tranzicionit shqiptar, i cili na dha modelin e tij të veçantë dhe fitoren e tij të rrallë si


RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PHILIP REEKER PREJ SOT VIZITË TREDITORE NË KOSOVË (07.04.2013)
O KAPITEN! KAPITENI IM!Nga UOLLT UITMAN, përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ (07.04.2013)
NICK BURNS - MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI HAP NË RRUGËN E DUHUR, NDONËSE NUK SHKON DERI ATY KU TË GJITHË NE DO TË DËSHIRONIM (07.03.2013)
AUTOSTRADA NUK I RRITI SHKËMBIMET TREGTARE KOSOVË-SHQIPËRI (07.03.2013)
PRESIDENTI OBAMA KTHEHET NË UASHINGTON PAS TURNEUT NË AFRIKË (07.03.2013)
DY DATA ME RËNDËSI HISTORIKE 1990-07-02 DHE 1990-09-07 QË ME KRENARI U SHËNUAN DHE PËRKUJTUAN NË ZVICËRFotoreportazh nga ABAS FEJZULLAHI (07.03.2013)
-Vëzhgim - ose Qyfyre të Qeverisë në largimMBI 70 GABIME ORTOGRAFIKE, NË 7 RRJESHTA SHKRESË ZYRTARE!Nga KUJTIM RUDINA (07.03.2013)
ALI LUSHAJ I KA NGRITË NJË MONUMENT SHIPSHANIT E TROPOJËS NË KULTURËN KOMBËTARENga ISA HALILAJ (07.03.2013)
PRESIDENTI OBAMA PËRFUNDON TURNEUN AFRIKAN (07.02.2013)
NË SHQIPËRI PROBLEMI JANË INSTITUCIONETNga FRED ABRAHAMS* (07.02.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]