E Enjte, 05.02.2024, 04:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PAS KROACISË, I GJITHË BALLKANI NË BE
Çdo vend që lidh veten me këtë bashkim çon përpara kauzën e paqes
Nga JOE BIDEN, nënpresident i Shteteve të Bashkuara

E Enjte, 07.04.2013, 02:37pm (GMT+1)





James Joyce (Xhejms Xhojs) ka shkruar se "historia është një ëndërr e frikshme nga e cila po përpiqem të zgjohem". Njëzet vite më parë, kroatët ishin duke e jetuar atë makth, të burgosur nga urrejtjet rajonale dhe të shkretuar nga nga lufta.
Dje, vendi i tyre u bë anëtari i 28 i Bashkimit Europian. Kroacia jo vetëm që u zgjua nga historia e saj e torturuar por ka realizuar ëndrrën e një të ardhmeje euro-atlantike.

Suksesi i Kroacisë nuk ishte aspak i ganrantuar. Në fakt, është një dëshmi e guximit të qytetarëve dhe udhëheqësve të saj, të cilët i rezistuan joshjes së ultranacionalizmit dhe mërisë. T'i kthesh kurrizin të shkuarës është një betejë e përditshme. Dhe nga dita në ditë, kroatët vazhduan të besojnë të një vizion ambicioz dhë ndërtuan institucione demokratike, që u hapën dyert e NATO-s dhe tani të Bashkimit Europian.

Merita për këtë arritje i takon popullit kroat. Por, ajo tregon gjithashtu shumë për fuqinë shndërruese të projektit europian, që i udhëzon vendet drejt pushtetit të ligjit, tregjeve të hapura, begatisë dhe paqes.

Kroacia është shumë më përpara në atë udhë sesa kujtojnë disa. Që prej vitit 2009 është anëtare e NATO-s dhe kontribuese për sigurinë përreth botës, duke përfshirë edhe Afganistanin. Dikur vendet e tjera dërgonin paqeruajtës në Kroaci, tani Kroacia kontribuon në misionet paqeruajtëse në Kosovë, Haiti dhe në Saharanë Perëndimore.

Hyrja e Kroacisë në BE gjithashtu rrit presionin mbi vendet fqinje që përballen me rrezikun e të mbeturit mbrapa. Me kalimin e kohës, kufijtë e BE-së duhet të bashkojnë dhe jo të ndajnë vendet e Europës Juglindore. Ne shpresojmë se një ditë qytetarët e tyre do të përfitojnë nga Tregëtia Transatlantike dhe Partnershipi i Investimit që po negociojmë me BE-në.

Por së pari kufijtë e Kroacisë duket të bëjnë zgjedhjet e vështira që që do të shtrojnë rrugët e tyre për në Europë.

Është në interesin e SHBA-së, Kroacisë dhe pjesës tjetër të Europës që këto vende t'ia dalin mbanë. Bashkimi Europian është monumenti më i madh që i ka ngritur historia idesë që vendet të mos përsërisin konfliktet mes tyre dhe nuk ka mekanizëm më të mëdh sesa integrimi për të siguruar që ato të mos ndodhin më.

Çdo vend që lidh veten me rregullat dhe institucionet e BE-së na sjell më afër synimit të një Europe të plotë, të lirë dhe në paqe. Edhe në kohë të vështira ekonomike, një Europë e bashkuar është më e preferueshme sesa kërcënimet e ndarjes dhe paqendrueshmërisë. Për këtë arsye Kroacia është duke punuar që të ndihmojë për të sjellë në gjirin e Europës pikërisht ata njerëz me të cilët ishin në luftë jo më shumë se një brez më parë.

Në muajt e fundit, jam takuar me shumë udhëheqës nga Ballkani perëndimor. Kam besim se, nëse bëjnë zgjedhjet e duhura, të gjitha vendet fqinje me Kroacinë do të arrijnë të njëtën gjë.

Serbia dhe Kosova kanë qenë mbërthyer në një luftë të ashpër deri tani. Nëpërmjet dialogut, bashkëpunimit dhe kompromisit të dhimbshëm, kryeministrat Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi kanë arritur një marrëveshje historike për të normalizuar marrëdhëniet. Hapat e tjerë nuk do të jenë të lehtë, por këta udhëheqës u kanë dhënë qytetarëve të tyre një mundësi, të paparë deri dje, për të ndërtuar një të ardhme të përcaktuar nga respekti për të drejtat, begatisë së përbashkët dhe bashkekzistencës paqësore.

Mali i Zi e Shqipëria gjithashtu kanë ende shumë punë për të bërë, por ata janë duke përparuar drejt integrimit europian, duke u përpjekur për reforma ekonomike e politike, duke luftuar korrupsionin dhe duke përforcuar pushtetin e ligjit. Mali i Zi është gjithashtu udhës për t'ju bashkuar Shqipërisë në NATO.

Maqedonia duhet të mos lëvizë nga rruga e reformave, t'u japë zgjidhje tensioneve të saj ndëretnike dhe bashkë me Greqinë të gjejnë guximin për të arritur një zgjidhje të përbashkët të pranueshme për emrin e vet. Për fat të keq janë ende disa që janë mbërthyer fort pas mërive të vjetra etnike, rivaliteteve personale dhe mentalitetit në politikë që fitoj vetëm nëse humbet tjetri. Të gjitha këto e pengojnë përparimin.

Katër vite më parë, në Sarajevë, u ngrita përpara parlamentit për t'u thënë politikanëve dhe zyrtarëve se dora ishte e hapur për Bosnie-Hercegovinën që të bëhej një pjesë integrale e Europës dhe se SHBA donte t'i ndihmonte që të arrinin aty. Po kjo kërkon marrëveshjen për të eliminuar dispozitat kushtetuese që diskriminojnë pakicat si dhe për vendimin lidhur me regjistrimin e pronave mbrojtëse si pronë shtetërore. Asnjëra prej të dyjave nuk ka ndodhur dhe populli i Bosnjës nuk e meriton këtë gjendje.

Asnjë vend nuk mund të braktisë plotësisht historinë e vet e as të harrojë tragjeditë e tij. Dhe mirë bëjnë që nuk i harrojnë. Por vendet duhet të zgjedhin duke vendosur në vend të parë të ardhmen dhe të veprojnë për të mirën e brezave që do të vijnë. Kjo është ajo çfarë ka bërë Kroacia. Dhe rezultati është që ëndrra të cilat dukeshin të pakonceptueshme 20 vite më parë, sot janë bërë mrekullisht dhe pakthyeshmërisht një realitet.

Kjo është arsye për të festuar por edhe kujtesë se çfarë mund të arrihet. Ne e përgëzojmë Kroacinë dhe përsërisim përkushtimin tonë ndaj një synimi akoma edhe më të madh, atë të mirëpritjes së gjithë Ballkanit në një Europë të plotë, të lirë dhe në paqe.

(Përktheu Ruben Avxhiu)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POLITIKANI KLAS, ME BRUMË E FRYMË EUROATLANTIKENga RAMIZ LUSHAJ (07.04.2013)
PHILIP REEKER PREJ SOT VIZITË TREDITORE NË KOSOVË (07.04.2013)
O KAPITEN! KAPITENI IM!Nga UOLLT UITMAN, përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ (07.04.2013)
NICK BURNS - MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI HAP NË RRUGËN E DUHUR, NDONËSE NUK SHKON DERI ATY KU TË GJITHË NE DO TË DËSHIRONIM (07.03.2013)
AUTOSTRADA NUK I RRITI SHKËMBIMET TREGTARE KOSOVË-SHQIPËRI (07.03.2013)
PRESIDENTI OBAMA KTHEHET NË UASHINGTON PAS TURNEUT NË AFRIKË (07.03.2013)
DY DATA ME RËNDËSI HISTORIKE 1990-07-02 DHE 1990-09-07 QË ME KRENARI U SHËNUAN DHE PËRKUJTUAN NË ZVICËRFotoreportazh nga ABAS FEJZULLAHI (07.03.2013)
-Vëzhgim - ose Qyfyre të Qeverisë në largimMBI 70 GABIME ORTOGRAFIKE, NË 7 RRJESHTA SHKRESË ZYRTARE!Nga KUJTIM RUDINA (07.03.2013)
ALI LUSHAJ I KA NGRITË NJË MONUMENT SHIPSHANIT E TROPOJËS NË KULTURËN KOMBËTARENga ISA HALILAJ (07.03.2013)
PRESIDENTI OBAMA PËRFUNDON TURNEUN AFRIKAN (07.02.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]