E Enjte, 05.02.2024, 04:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DYSHIME PËR VARREZË MASIVE ME TRUPAT E SHQIPTARËVE NË BOR TË SERBISË

E Premte, 07.05.2013, 06:45am (GMT+1)



Ende nuk është zbardhur fati i 1,750 personave, të cilët ishin zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Dyshimet se në një shkritore në Bor të Serbisë janë dërguar trupa të të vrarëve nga Kosova, sipas përfaqësuesve të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur nuk ka ende asgjë konkrete.

Shkritoren e Borit e ka përmendur një qytetar nga Serbia për shtypin vendor.

Në dëshminë e tij, ishte theksuar se disa kamionë,frigoriferë me trupa kanë përfunduar në një varrezë masive në Petrovosellë në Serbi, derisa një kamion tjetër ka përfunduar në shkritoren e Borit, afër Petrovosellës.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjeturi, Penkë Gjetaj tha se deri më tani nuk kanë ndonjë informacion rreth këtij lokacioni, derisa ai ka treguar se janë në kontakt me dëshmitarin.

"Me dëshmitarin ai thotë se është në gjendje që të shkojë edhe në vendin e ngjarjes dhe presim gatishmërinë e tij për të na ndihmuar, sepse, ne do të kërkojmë që të bëjmë vizitë në vendin e ngjarjes, gjegjësisht në vendin e dyshuar. Ne nuk e dimë atë vend. Ne që tani mund të shprehim gatishmërinë të shkojmë në atë vend, mirëpo pa e pasur dëshmitarin, pa e ditur lokacionin e përkufizuar, sigurisht ne nuk mund të bëjmë hapa pa u verifikuar", ka theksuar Gjetaj.

Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka nisur procedimin e dëshmisë të qytetarit nga Bori i Serbisë, i cili kishte rrëfyer për bartjen e trupave të të vrarëve në luftën e Kosovës.

Ndërkohë, përfaqësuesit e familjarëve të personave të pagjetur vazhdojnë të kritikojnë institucionet vendore dhe ndërkombëtare për angazhim jo të mjaftueshëm lidhur me zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Bajram Çerkini, përfaqësues i Asociacionit të Familjarëve të Personave të Pagjetur nuk beson në rrëfimin e qytetarit serb dhe sipas tij, deklaratat e tij janë gënjeshtra që bëhen për përfitime materiale.

"Unë po ju them familjarëve,po na gënjejnë për interesa të veta. Ai po kërkon para dhe strehim, po dëshiron të vijë në Kosovë dhe të jetojë këtu", ka shtuar ai.

Çerkini tha se ka propozuar në komision që t'i drejtohen Këshillit Evropian, në mënyrë që kjo çështje të diskutohet edhe në strukturat ndërkombëtare.

Ai shtoi se çdo ditë të gjithë familjarët e të zhdukurve duhet të qëndrojnë para dyerve të Qeverisë të bëjnë presion, në mënyrë që ata të bëjnë presion para bashkësisë ndërkombëtare.

Janë rreth 12 mijë persona që vlerësohet të jenë vrarë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, por ka mungesë të dhënash të përpikta për numrin e saktë të viktimave.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA - SHTETASIT E RINJ BËNË BETMIN (07.05.2013)
PAS KROACISË, I GJITHË BALLKANI NË BEÇdo vend që lidh veten me këtë bashkim çon përpara kauzën e paqesNga JOE BIDEN, nënpresident i Shteteve të Bashkuara (07.04.2013)
POLITIKANI KLAS, ME BRUMË E FRYMË EUROATLANTIKENga RAMIZ LUSHAJ (07.04.2013)
PHILIP REEKER PREJ SOT VIZITË TREDITORE NË KOSOVË (07.04.2013)
O KAPITEN! KAPITENI IM!Nga UOLLT UITMAN, përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ (07.04.2013)
NICK BURNS - MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI HAP NË RRUGËN E DUHUR, NDONËSE NUK SHKON DERI ATY KU TË GJITHË NE DO TË DËSHIRONIM (07.03.2013)
AUTOSTRADA NUK I RRITI SHKËMBIMET TREGTARE KOSOVË-SHQIPËRI (07.03.2013)
PRESIDENTI OBAMA KTHEHET NË UASHINGTON PAS TURNEUT NË AFRIKË (07.03.2013)
DY DATA ME RËNDËSI HISTORIKE 1990-07-02 DHE 1990-09-07 QË ME KRENARI U SHËNUAN DHE PËRKUJTUAN NË ZVICËRFotoreportazh nga ABAS FEJZULLAHI (07.03.2013)
-Vëzhgim - ose Qyfyre të Qeverisë në largimMBI 70 GABIME ORTOGRAFIKE, NË 7 RRJESHTA SHKRESË ZYRTARE!Nga KUJTIM RUDINA (07.03.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]