E Enjte, 05.09.2024, 12:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SPIUNËT T'I DEKOROJMË DHE PËRKËDHELIM APO TË GJYKOHEN VEPRIMET E TYRE KARSHI VIKTIMAVE!
Nga ASLLAN DIBRANI, ish i burgosur politik

E Mërkurë, 02.05.2014, 10:39am (GMT+1)


Shtypi dhe mediat këto ditë i dhanë jehonë aferës së spiunëve dhe bashkëpunëtorëve në sistemin ish jugosllav, por edhe në "Kosovën e lirë"!. Pa pjekuria e një pjese të publikut apo mjegulla që po i servohet me një suvatim super arrogant dhe të nivelit të ulet, kanë bërë një rrëmujë Serbia me bashkëpunëtorët e vet . Disa gazeta mediale dhe emisione televizive, po e cenojnë qenien tonë me një injorance , nga divergjenca të majta e të djathta , ekstreme edhe parimore, moderne dhe klasike, nga superiore dhe primitive . Të tillët përmes shtypit dhe mediave , përpiqen të prodhojnë paqartësi lidhur me ish të burgosurit politik, qe vuajtëm në kazamatet serbe dhe burgjet ma famëkeqe të saj .Njëri nga ato ishte burgu i Nishit që lamë një pjesë të rinisë si student ,profesor , krijues , nxënës dhe punëtorë , na mbyllen me motive politike si anti jugosllav, si nacionalist dhe armiq të Jugosllavisë. Në atë burg famëkeq vuajtjet e dënimit i bënë ish të burgosurit politik mesa vijon:

Si Berat Luzha, Martin Çuni, Ali Lajqi, Sejdi Veseli, Gani Krasniqi, Ahmet Isufi, Hydajet Hyseni, Sylë Muja, Gani Koci, Jonuz Musliu, RamadanGashi (Dobra),Xajë Nura, Sali Sefa, Bajram Kosumi, Kadri Llugaliu, Sali Salihu, Rexhep Maqedanci, Musli Kosumi, Hysen Gega, Muhamet Rogova, (Xhemail Krasniqi i vdekur në burgun e Nishit nga keqtrajtimet dhe torturat me 1989)! Sejdi Elezi, Bedri Bajrami, Hasan Ukëhaxha, Enver Dugolli,Enver Topalli dëshmor i masakruar dhe i vrare në burgun e Dubravës. Në kohën sa isha në burgun e Prizrenit, patëm shkëmbim letrash në edhe se ishim të izoluar, si pike kontakti kishim tualetin që i lenim njeri tjetrit letra. Për herën e fundit e pashë vetëm përmes vrimave të dritareve u përshëndetem vetëm më zë në shëtitoren e burgut me Ahmet Paçarizin që vrau policinë serbe në shkollën e Dragobil të Malishevës dhe u ekzekutua pas tri ditësh, po nga ai burg, Agim Sahiti, Halit Berisha, Sabri Sopi, (Gursel Sylejmyani piktor dhe shok i artit ,dëshmor i vrarë në luftën e Jezercit në Ferizaj me gjithë vëllain Bajramin) !. . . Sejdullah Kadriu, Nijazi Kadriu Myslim Dobruna, Selim Zhubi, Sherif Konjufca, Milaim Krasniqi, Vehbi Fetahu, Xhevat Zeka, Emin Krasniqi, Salih Mala, Naim Statovci,Emin Qerimi ,Esat Arma , Selim Geci,Ramadan Pllana, Ramiz Arifi, Skender Vardari dhe unë Asllan Dibrani ish të burgosur politik të viteve 1981.
-Shumë kujt i mbetën atje eshtrat në atë burg , sikur Gjemail Krasniqi në vuajtje të dënimit , po edhe barrikadat dhe thyerjen e burgut të Nishit në vitin 1977 , që s'kemi kurrfarë të dhënash se sa vdiqën u torturuan dhe u vranë në atë ngjarje! Aty i pash njerëzit ma të devotshëm , ma të pa thyeshëm , secili kishim ideal çlirimin e Kosovës dhe shndërrimin e saj në Republikë të pa varur si shtet në vete. Me rastin e përfundimit të kohëzgjatjes së burgut ndonjëri nga të burgosurit politik atë ditë e priste me hidhërim nga se nuk e imagjinonte një jetë, pa shokët e vet të burgut, në një Kosovë ,ashtu siç e kishim lënë të robëruar, që u përballte me rezistencë edhe ma tutje reprezaljeve serbe, që çdo muaj dhe javë binin nëpër burgje djem e vasha të reja.

S'ishim, as për socializmin e Shqipërisë me një verbësi politike dhe vet izoluese , qe si pasojë e asaj politike, Kosova mbet nën Jugosllavi nga mashtrimi dhe tradhtia apo dinakërinë e klikës së Titos !!!???...

Në atë burg nga shokët e lartshënuar nuk pash njerëz qe ishin për komunizëm jugosllav po ishim për rrënimin e tij , s'ishim, as për socializmin e Shqipërisë me një verbësi politike dhe vet izoluese , qe si pasojë e asaj politike, Kosova mbet nën Jugosllavi nga mashtrimi dhe tradhtia apo dinakërinë e klikës së Titos !!!???...Fatkeqësisht Republikën e Shqipërisë e mbuloj një ideologji e gabuar staliniste dhe komuniste e udhëhequr nga Enver Hoxha dhe nga mashtrimet e Miladin Popoviqit dhe të tjerëve, Kosova mbeti nën regjimin e Jugosllavisë deri në luftën frontale të "Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" që i doli zot Kosovës me aleatët amerikan dhe evropian. Ai regjim u përmbys , projekti i akademisë serbe ra , për përsëritjen e dhunës , terrorit dhe djegies së Kosovës si në Toplicën e viteve 1978, të krahinës së Novipazarit , të Nishit etj ,që s'ishte bashkërisht , ma e vogël se Kosova e sotme. Mbi 700 fshatra, u dogjën u vranë dhe u dëbuan, që sot e atë ditë, popullata shqiptare nuk u kthyem ma në troje tona!.

-Ekspedita serbe sipas planit e zbrazi Kosovën edhe në vitin 1998-1999, në tërësi me shpresë , se po arrihet plani i tyre i serishëm , vrau, dogji e dëboi edhe kësaj here , siç jemi dëshmitarë të gjithë, pos fëmija nën moshën 14 vjet nuk e mbajnë meqë nuk ishin të lindur atëherë. Në Kosovë mbeten , pos tradhtarëve shqiptarë edhe luftëtarët e lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sot lloj, lloj matrapazi mundohet ta njollos dhe ta degradoj emrin e sajë dhe ish të burgosurve politik, qoftë nga faktori politik, qofte nga ata që sa për sy e faqe e veshën uniformen e saj, që lanë gjurmë të zeza dhe negative në emrin e UÇK-së, si përfitues material dhe mafioz, apo krahu tjetër si muhaxhedin qe i sollën mjaft probleme UÇK/vës në betejat qe u zhvillonin kundër Serbisë. Plagët e saj po i ndiejnë edhe institucionet Kosovës të mirëfillta qe duhet të jenë , por i kanë uzurpuar dhe pushtuar, në saje të prezencës së një politike jo parimore duke e dëmtuar shoqërinë dhe popullin deri në palcë nga arteriet ma elementare me korrupsion , hajni , keqpërdorim , vrasje dhe degradim i përditshëm nga e cila, prapë, theksoj se ish të burgosurit politik as që e kemi imagjinuar një gjë të tillë , as mjerimin dhe varfërinë që e ka kapluar Kosovën.

Kapitalin , godinat ,dhe paratë që menaxhohen dhe gjenden sot në duart e bosëve , nën petkun e UÇK-së , duhet zbuluar dhe hapen dosjet se kush i bëri me djersë dhe kush me hajni!

Sot kjo shtresë është ma e goditura , të burgosurit dhe prestarët e UÇK-së qe kanë mbetur rrugëve duke u përpjekur edhe për një kafshatë bukë.Kapitalin , godinat ,dhe paratë që menaxhohen dhe gjenden sot në duart e bosëve , nën petkun e UÇK-së , duhet zbuluar dhe hapen dosjet se kush i bëri me djersë dhe kush me hajni! Kjo kategori njerëzish është në mjerim dhe pa përkrahj???... Dëshmitë ma të mëdha dhe faktet janë, (vetëvrasjet e shpeshta që bëhen nga vet pjesëtarët që ishin çlirimtaret e Kosovës dhe sot janë ulë në kolltukët e buta , njerëzit e pa merituar të korruptuar dhe të pa dijshëm!
Njëri luftonte për Jugosllavinë, tjetri për Kosovën dhe Shqipërinë, sot shteti shqiptar është i ndarë në 6 shtet ballkanike!?...
-Regjimi jugosllav për ngjarjet e viteve 1981, na quajti terrorist, se e deshëm territorin tonë të jetë i lirë, pa pushtetin jugosllav dhe pa çizmen e Serbisë mbi Kosovën. Aparatura jugosllave në atë kohë na quajti kundërrevolucionar sepse , revolucioni yn ishte Kosova e jo Jugosllavia artificiale qe u ndërtua në kurrizin e Kosovës si pasojë e fërkimeve ndërshqiptare, edhe atëherë në dëmin e çështjes nacionale, siç ishte rasti i Shaban Polluzhës dhe Fadil Hoxhës me forcat e veta. Njëri luftonte për Jugosllavinë, tjetri për Kosovën dhe Shqipërinë, gjë që pabesisht, luftëtarët tanë përfunduan në ujerat e detit Adriatik në Tivar si dhuratë edhe e vet faktorit shqiptare dhe bashkëpunëtorëve të UDB-ës dhe tradhtarëve që vepruan kundër Kosovës dhe vet shtetit shqiptar. Akoma nuk u gjeten fajtoret për atë masakër , dosjet duhet të hapen, se gjynahet po trashen dhe një ditë do të jete vonë për neve . Po, mos të ishin tradhtarët në luftën e dytë botërore, atëherë është dashur të jetë i bashkuar shteti shqiptar në një ombrellë, e jo siç jemi mbetur sot në 6 shtet ballkanike!?...

-Mos të harrojmë prapë veprimtaria e ish të burgosurve politik ishte ajo qe i mobilizoj aradhat e çlirimtarëve kundër regjimit serbo-sllav ,andaj këto dy forca janë si mishi me thua. Pos jugosllavëve, një pjese e elitës zingjirore e tradhtarëve gjatë historisë , për t'i humbur gjurmët e krimit dhe tradhtisë vazhdimisht na quajnë, neve ish të burgosurve politik të kuq e të verdh ,enverist e komunist ,apo edhe Stalinist , gjë që s'ka të bëjë me realitetin. Ish të burgosurit politik janë zemra në trupin populli shqiptare për çlirimin e vendit nga okupatori .Akuzat, fyerjet, shantazhet aktuale nuk qëndrojnë ne këto sekuenca të harmonizuara nga kuzhinat e Beogradit , apo edhe ma gjënë, në aleancat të stervjeteruara kundër shqiptarëve. Kur jemi në këtë temë mbi ideologjitë pragmatike, komuniste siç etiketojnë pjesa dërmuese e kalimit nga regjimi komunist janë vetëm shenja dhe dëshmi të luftës speciale kundër njerëzve me vizion kombëtar. Shteti ish jugosllav , neve ish të burgosurve politik na quanin armiq të Jugosllavisë, pse e deshëm Kosovën shtet në vete dhe Republikë, kundërrevolucionar, se ju kundërvumë regjimit të egër të serbo-sllavisë mbi interesat tona. Na quajtën irredentist për shkaqe që ne ish të burgosurit i paraprimë çështjes nacionale e cila kaloj në lëvizje, pothuajse popullore duke i përjashtuar ata qe ishin nën strukturat e shtetit dhe tradhtarët. Ata të parët nuk deshën të mbeten nën regjimin jugosllav, po ju impononte familja , puna që kishin, ose na dënuan në forma verbale ose ishin edhe neutral , por gjithsesi kanë pas dhimbje ndaj djemve dhe vashave të veta që u dergjeshim në burgjet jugosllave.

I përjetova torturat ma çnjerëzore , me mjete të forta trupore , plagë etj , por ma të pa durueshme ishin provat psikologjike dhe primitive duke na sharë nënën shqiptare!

Vetëm ata qe kanë kaluar nëpër kazmatet e UDB-ës e dinë çka do të thotë ta shohësh përsëri hasmin, dhunuesin ,njeriun e kërbaçit që ka ushtruan dhunë dhe shkarkon mllefin kundër teje, duke e mbrojtur Jugosllavinë.

Te na sillen njerëzit e tillë pran ekranit ishte një fyerje për neve , për popullin që kanë qenë viktimë e kësaj klase tradhtarësh. Lind pyetja si të mos reagojmë, kur rikujtoj në kohën e hetuesisë qe mbi pesë palë udba-sh, mu kanë ndërruar për tetë muaj ditë, sa zgjatën ato hetime në burgjet jugosllave. I përjetova torturat ma çnjerëzore , me mjete të forta trupore , plagë etj , por ma të pa durueshme ishin provat psikologjike dhe primitive duke na sharë nënën shqiptare etj si ma poshtë, qysh janë shprehur UDB-ashit Xhavit Kuqi, Jakup Hoti , Ibush Kllokoqi , Lutfi Ajazi, Hasan Shahini, Jusuf Karakushi etj , ndaj meje dhe të tjerëve, besoj se nuk i kanë kursyer fare asnjërin nga ne, citimi:" Ta qijë atë nënën shqiptare që të ka pjellë" ,"Do t'i tredhim koqet që mos me vazhduar soj i juaj, të lind ma në Jugosllavi",Ta qkodhej ty Kosovën Republikë" , "Ta qifsha familjen në pidh" ,"Ju jeni tradhtarët dhe armiqtë tanë " ,Na këtu jemi zot për ju" , "Ta qijë atë nënë me plumb në gojë " etj. Torturat e shpeshta kanë filluar në ora 18 .h, të darkës deri në ora 02 të mëngjesit. Gjithmonë kam shkuar me këpucët e mia pas dergjjes dhe shërimeve të plagëve në çdo 10 deri dy javë. Gardianët e burgut në krah me kanë sjellë deri në qelinë e burgut të Prishtinës. -Zbathur jam kthyer nga zyrat e UDB-es, me qe u ajshin këmbët nga tortura me orë të tëra. Torturat u zhvillonin që të pendohemi , të tregojmë se me kë, kemi vepruar? Çka kemi lexuar? Ku i kishim lënë revistat e "Zërit të Kosovës" qe u botonte në perëndim nga Jusuf Gervalla dhe patriot tjerë . Ku i kemi shpërndarë dhe kujt? Kenë ,kemi dashur ta vrasim duke akuzuar ne inspektorët e UDB-ës , apo në objektiva tjera duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në demonstrata antijugosllave , për propagandën qe kishim bërë kundër sistemit jugosllav deri në veprimtarinë në grupin ilegal qe kishim krijuar me emrin"Komiteti i të drejtave të shqiptarëve për Republikën e Kosovës" gjë qe e konsideronin si ma te rrezikshmin etj. Koka më ishte vazhdimisht e përgjakur , po edhe shpina çuditem me veten time, se sa herë me ka rënë lëkura si gjarprit, pas torturave !.Urina vazhdimisht e përzier me gjak ishte me çka nuk edhe ndihma mjekësore nuk na u epte !. I falënderoj disa ish gardian shqiptarë që me lot në sy me kanë sjellë nga zyrat e UDB-es në qelitë e burgut të Prishtinës, por i gjykoj edhe ata që kanë sjelle tortura dhe fik cigaret në ballin e ish të burgosurve, nuk po ju përmendi emrin për hir të familjes së tyre dhe fëmijëve të tyre,se ata nuk kane faj për të bërat e baballarëve të tyre.

Mos të mendon kush se do t'u japim medalje për tradhti e dhunën që ushtruan ,ndaj nesh UDB-ashit!

Prandaj popull, media , gazeta , dhe shtypi i Kosovës, mos mendoni se, ne sharjen dhe torturat për vdekje që përjetuam t'i dekorojmë ish UDB-shët me përkëdhelje dhe dekorime , as me lule ata qe i pamë në ekranet tona televizive? Mos të mendon kush se do t'u japim medalje për tradhti e dhunën që ushtruan ,ndaj nesh , ish të burgosurve politik. Torturat , presionet dhe vasalet e tyre i përjetoj populli në tërësi si në kulturë , arsim dhe lirinë e të shprehurit. Me manipulimet dhe aktrimet kriminale qe i organizonte UDB-ëja serbe për një armë janë torturuar mbi 15 veta duke e shit ,kthyer , stërshit dhe torturuar pastaj, si përfundim janë gjobitur edhe me burgje në sistemin e Rankoviqit , ku ai mbeti ligj mbeti praktikisht deri sa ra dhe u prish Jugosllavia!.

Ne emisionin e zotit Kelmendi, këta UDB-ash , aq sa i pashë nuk ofruan njohuri ose informacione të vlefshme, qe nuk i dimë na ma herët , por përkundrazi ,emisionin u munduan ta devijojnë .Ata pran ekranit treguan egërsinë e vet, kundër popullit të vet. Emisionit i dhanë një ngjyrë debati drejt rehabilitimit dhe për ti barazuar të viktimatizuarit me UDB-ashit dhe spiunët e rangut Loci etj.

Si është e mundur që shqiptarët të pranojnë ta drejtojnë shtetin njerëzit, që në kohët më të vështira për shqiptarët, kur vriteshin pasivisht, dëboheshin masivishit, dhunoheshin e torturoheshin kolektivisht, punonin për sistemin kriminal të Milosheviqit!!!???...

Luhatjet dhe tronditjet janë evidente kur thuhet shumë spiun shqiptarë të Serbisë janë duke punuar në institucione të larta shtetërore, në Qeveri e Kuvend? Kjo dilemë parashtron edhe shumë të tjera , se si është e mundur që shqiptarët të pranojnë ta drejtojnë shtetin njerëzit, që në kohët më të vështira për shqiptarët, kur vriteshin pasivisht, dëboheshin masivishit, dhunoheshin e torturoheshin kolektivisht, punonin për sistemin kriminal të Milosheviqit!!!???...

Ne, ish të burgosurit politik nuk i fusim,në një kallëp të gjithë , edhe se kanë punuar në burgjet jugosllave disa gardianë, ishin ata që na kane ndihmuar edhe me shkëmbyer letra në mes vete, andaj ata hynë në pjesën e veprimtarëve në interesin e kombit shqiptar. Nuk do ti hedhim në koshin e plehrave të gjithë ata që punuan në institucionet e ish regjimit jugosllav, sepse ka pas , djem e burra dhe vasha qe nga pozicioni i këtyre në organet jugosllave , janë gjet në veprimtari antijugosllave baras me ne bile edhe janë dënuar, andaj edhe kjo kategori e njerëzve janë dhe mbetën të nderuar për ne ish të burgosurit politik.

Ne, nuk po themi të hapim beteja të reja në mes shqiptarëve, po së paku, mos të injorohemi nga njerëzit zullumqar që i bënë Kosovës njëqind e një mijë të zeza dhe të rehabilitohen sikur s'ka ndodhur asgjë. Të gjithë ata që ju kanë nënshtruar torturave të UDB-shve në çfarëdo kohe nuk mund t'i harrojnë. Pikërisht unë nuk jam me hapë plagë të reja ndër shqiptarë, qofshin plagët tona të fundit nga ky fenomen kurrë ma i përsëritur. Kurrë mos qofshin shqiptarët shërbëtor të interesave të huaja. Nuk jam ai që të dënoj shqiptarë , edhe tjerët mendoj se do ta ndajnë mendjen me mua. Unë pikërisht për hir të interesave të kombit , për hir të interesave shoqërore shqiptare të Kosovës , për hir të asaj se i fala një pjesë të rinisë Kosovës, për realizimin e aspiratave tona kombëtare , për hir të historisë dhe edukatës familjare ,kam krijuar bindjet e mia , që të jam i gateshëm me falë! Po, po me falë se akoma jemi në gjysmë të rrugës !...- rruga duhet të vazhdoj... -jam në gjendje t'i fali të gjitha mëkatet e tyre , të gjitha të bërat e tyre me kusht që të pendohen , të kërkojnë falje pran popullit shqiptar. Jam në gjendje personale t'i fali gjynahet e tyre të deri tashme, po që kthehen dhe t'na bashkohen në betejën e përbashkët që e kemi pran vetës , pran historisë, pran kombit, pran atdheut që na thërret për bashkimin e të gjitha forcave, të krijohet uniteti për aspiratat tona për bashkimin kombëtar, por ish agjentet shqiptar të ish regjimit jugosllav të mbeten shërbëtor të kombit të vet e jo ma bajraktar e spiun të Serbisë dhe vendeve tjera!!!???...

ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FËMIJËT E KOSOVËS - SI NA MASAKRONIN SERBËT (Dëshmi dhe foto) (02.04.2014)
HISTORIA E KURTIZANES MË TË NJOHUR TË TIRANËS QË U VETËVAR ME NËNËN E SAJ NË INTERNIMGanimet Cuka - Heroina e romanit të Kadaresë 'Përballë pasqyrës së një gruaje' (02.04.2014)
FACEBOOK FESTON SOT DITËLINDJEN E DHJETË (02.04.2014)
BASHKIMI EVROPIAN TË MOS I JAPË PËRPARËSI VENDIT AGRESOR NDAJ VENDIT VIKTIMËFjalimi në demonstratën e 19/01/2014 në Bruksel kundër futjes së Serbisë në Bashkim Evropian pa kushteNga MEJREME AZEMI (02.04.2014)
SHKURT 2014 - NË TREVAT SHQIPTARE NËN MAL TË ZI (1) JANUSI DYFYTYRËSH NË PORTËN E ULQINITNga RAMIZ LUSHAJ (02.04.2014)
NJË LETËR E HAPUR NGA DYLAN FARROW PËR WOODY ALLENNga DYLAN FARROW, me një shënim hyrës nga NICHOLAS KRISTOF, New Yok Times (02.03.2014)
CILËT ISHIN NJERËZIT E ADMINISTRATËS SË ALI PASHËS?Nga SPIRO MELA (02.03.2014)
NJË PARADOKS BALLKANIK - BEOGRADI, ZOT SHTËPIE I SHKUPITNga PETRIT HALITI (02.03.2014)
EDI PALOKA - SKANDALI I QEVERISË, USHTARI I ZANI ÇAUSHIT NË KRYE TË ANTIDROGËS (02.02.2014)
Thënia e ditës, JOHN KERRY - ASPIRATAT E QYTETARËVE TË KËTYRE VENDEVE PO SHTYPEN NËN BARRËN E KORRUPSIONIT, INTERESAVE OLIGARKE QË PËRDORIN PARANË PËR TË SHTYPUR KUNDËRSHTARËT POLITIKË, PËR TË BLERË POLITIKANËT DHE GRUPET MEDIATIKE... (02.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]