E Enjte, 05.09.2024, 08:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
A KA LIDHJE GJIKA ME BANDËN E TRITOLIT? SHKRIMI I LUBONJËS QË NERVOZOI KRYEBASHKIAKUN

E Mërkurë, 02.05.2014, 11:56am (GMT+1)



Ra në sy që gjatë konferencës së djeshme për media, Kryetari i Bashkisë së Vlorës përmendi edhe publicistin Fatos Lubonja. "Z. Prefekt, me deklaratat e tua të papërgjegjshme politikisht e ligjërisht, ti mund "t'ua pasosh topin" ca pseudo-gazetarëve dhe pseudo-opinionistëve, që në ajër e pritën "pasimin" tënd, por si nëpunës shteti e si pjesë e politikës, për aq sa je, ti nuk duhej "të kishe bërë gol në portën tonë". Nuk mund të duroj as ty, Besnik Dervishi, as ty Fatos Lubonja e as këdo tjetër që gjoja në emër të opinioneve personale, të lëshoni akuza në erë që të më inkriminojnë në veprimtari të tilla, tipikisht mafioze. Jo, kurrsesi, jo! Keni shkuar shumë larg..." tha ai.

Çfarë ka shkruar Lubonja që ka nervozuar kryebashkiakun? Në një shkrim të dy ditëve më parë ai thotë ndër të tjera:

"...Ujqit janë hedhur në aktivitet të ethshëm. Pa u kapur mirë ujqërit në Vlorë, ca ujqër të tjerë hodhën në erë një makinë në Tiranë. Pastaj erdhën ca kërcënime të tjera për bomba. Dhe, kur them "ujqërit", nuk e kam fjalën për bombavënësit, por për mandatuesit e tyre. Shkaku është se po u rrezikohet "ushqimi". Njerëzit e thjeshtë bëjnë të habiturin: "Çfarë po ndodh kështu!" Sepse i shtyn në këtë miopi instinkti i atij që nuk do të besojë se i ka ardhur e keqja në derë, por e vërteta duhet parë në sy. Besoj se për të vërtetën që duhet parë në sy flet shumë "kërcënimi" që i është bërë prefektit të Vlorës, Dervishi, me vendosjen e tritolit në makinën e tij. Ai na flet edhe për shumë bomba e ujqër të tjerë. Leximi im për këtë ngjarje është ky: aksionet e qeverisë me shembjet e ndërtimeve të kundërligjshme (ku fus edhe atë të pallatit me pronar vjehrrin e kryetarit të PD-së, Basha) kanë prishur ekuilibrat e sistemit të ngrënies nga ujku dhe me ujkun në Vlorë. Nuk do shumë mend për të kuptuar se "klani" për të cilin foli Dervishi është klani i kryetarit të Bashkisë që, sipas meje, i ka lejuar ato ndërtime me parimin "të hash nga ujku". Prandaj dhe lëshimi para disa kohësh i Gjikës në duart e drejtësisë nga ana e socialistëve nuk mund të jetë pa lidhje, direkte apo indirekte, me këtë kërcënim. Kemi të bëjmë me mesazhin e krimit të organizuar e të lidhur me politikën që kërcënon qeveritarët e rinj të mos u prekin interesat sepse, përndryshe, i presin bombat. Është emblematik edhe reagimi i opozitës në këtë kontekst. Deklarimet e saj se kishte të dhëna të sigurta se bomba ishte vënë nga vetë Dervishi dhe të tijtë për të justifikuar blindimin e pushtetarëve, si dhe për të larguar vëmendjen nga problemet e vërteta që ka vendi, doli se ishte një akt i pastër depistimi që, sipas meje, meriton jo vetëm një ndëshkim moral, por edhe hetim ligjor. Kushdo që kërkon të kuptojë në këtë histori pak më thellë se sa mënyrën si i prodhonte bombat i arrestuari Sinani, nuk mund të mos e lidhë këtë reagim të opozitës me faktin se në pallatin që u shemb në Vlorë kishte një bashkëndarje interesash midis kastës politiko-ekonomike socialiste të Vlorës dhe njerëzve të ishmaxhorancës kundër interesave të të cilëve qe angazhuar, me shembjen e pallatit, prefekti Dervishi. Në këtë kontekst, "bombëvënësit" dhe "shpërthimet" apo "mosshpërthimet" e bombave të tyre nuk janë gjë tjetër veçse vazhdim i politikës me mjete të tjera. Me fjalë të tjera, kontrolluesit deri dje të sistemit të "ngrënies nga ujku dhe me ujkun" ndihen sot të kërcënuar dhe kërcënojnë..."
(Dita)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KILLERI ÇON PROKURORËT TE ZYRAT E BIZNESMENTI ILIR KARÇANIJulian Sinanaj: Mora 50 mijë euro kapar dhe foton e personit që do vrisja. Biznesmeni lihet në burg, refuzon implikimin. Shpëtim Gjika shpërthen kundër Besnik Dervishit (02.05.2014)
SPIUNËT T'I DEKOROJMË DHE PËRKËDHELIM APO TË GJYKOHEN VEPRIMET E TYRE KARSHI VIKTIMAVE!Nga ASLLAN DIBRANI, ish i burgosur politik (02.05.2014)
FËMIJËT E KOSOVËS - SI NA MASAKRONIN SERBËT (Dëshmi dhe foto) (02.04.2014)
HISTORIA E KURTIZANES MË TË NJOHUR TË TIRANËS QË U VETËVAR ME NËNËN E SAJ NË INTERNIMGanimet Cuka - Heroina e romanit të Kadaresë 'Përballë pasqyrës së një gruaje' (02.04.2014)
FACEBOOK FESTON SOT DITËLINDJEN E DHJETË (02.04.2014)
BASHKIMI EVROPIAN TË MOS I JAPË PËRPARËSI VENDIT AGRESOR NDAJ VENDIT VIKTIMËFjalimi në demonstratën e 19/01/2014 në Bruksel kundër futjes së Serbisë në Bashkim Evropian pa kushteNga MEJREME AZEMI (02.04.2014)
SHKURT 2014 - NË TREVAT SHQIPTARE NËN MAL TË ZI (1) JANUSI DYFYTYRËSH NË PORTËN E ULQINITNga RAMIZ LUSHAJ (02.04.2014)
NJË LETËR E HAPUR NGA DYLAN FARROW PËR WOODY ALLENNga DYLAN FARROW, me një shënim hyrës nga NICHOLAS KRISTOF, New Yok Times (02.03.2014)
CILËT ISHIN NJERËZIT E ADMINISTRATËS SË ALI PASHËS?Nga SPIRO MELA (02.03.2014)
NJË PARADOKS BALLKANIK - BEOGRADI, ZOT SHTËPIE I SHKUPITNga PETRIT HALITI (02.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]