E Enjte, 05.09.2024, 06:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
E PAPËRSËRITËSHMJA VAÇE ZELA
(Ky shkrim është shkruar me rastin e ditëlindjes të Vaçe Zelës)
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Enjte, 02.06.2014, 08:47am (GMT+1)




Ajo është mbreteresha e këngës shqiptare, ikona, ylli, fenomeni, e jashtëzakonshmja që edhe sot, kur i ka mbushur 72 vjet, mbetet e papërsëriteshme.

Edhe sikur të gjitha fjalët të shterohen, edhe sikur të gjitha epitetet të përmenden, edhe sikur të gjitha metaforat të thirren në ndihmë, nuk do të mjaftonin për të përshkruar mrekullinë e zërit të Vaçe Zelës.

Prej një gjysmë shekulli ky zë vazhdon t'i pasurojë e t'i kthjellojë papushim shpirtërat e shqiptarëve. Ky zë do t'i shoqërojë breznitë e shqiptarëve e përherë do të identifikohet me ata.

Ajo shënoi atë lartësi, të cilën të gjitha këngëtaret duan ta arrijnë, por asnjëra nuk e arrin dot. Të gjitha i këndojnë këngët e saj, por kjo nuk i bën t'i afrohen asaj, të gjitha i referohen asaj, por kurrë nuk mund ta kenë spontaneitetin e saj.

Sepse që të jesh një këngëtare e madhe duhet të kesh një sensibilitet të madh, që nuk ka lidhje me etjen e sotme të këngëtareve për të fituar para dhe me para ta blejnë famën. Fama nuk blihet, fama fitohet, duke ia rrëmbyer zemrën publikut. Publiku është sovrani më i padiskutueshëm, që shkon atje ku e çon kënga e vërtetë, të cilën e përcjell zëri unik i Vaçe Zelës.

Ai zë e bën këngëtaren të ketë autoritetin e një perëndeshe , edhe kur ka vite të gjatë që i mungon skenës shqiptare. Sot shqiptarët që janë të lirë më tepër se kurrë të shprehin vullnetin e tyre, i kthejnë sytë nga Vaçe Zela. Sot kur muzika prodhohet si një industri e vërtetë, kur eksperimentohet gjithçka, ku liria përdoret në mënyrën më të përbindëshme, kur liria shfrytëzohet në mënyrën më të pacipë,sytë e publikut qëndrojnë të fiksuar tek Vaçe Zela.

Sot kur Shqiptarët kanë 20 vjet që e kanë përmbysur diktaturën, kur kanë 20 vjet që i kanë shembur kufijtë dhe po ashtu i kanë hedhur në koshin e mbeturinave idolët e rremë, dhe janë më pranë se kurrë me Perëndimin, e shohin Vaçe Zelën si mishërimin e njërës prej figurave më të kultivuara të këngës shqiptare, si shprehjen më autentike të talentit e gjenisë shqiptare.

Me zërin e saj, me gjestikulacionin e saj, me natyrshmërinë e saj, me interpretimin e saj si një aktore e madhe, i ngrinte në këmbë si një uragan i vërtetë zemrat shqiptare, dhe i bënte të besonin se jeta e tyre e kishte një kuptim.

Sot Vaçja ka ditëlindjen dhe si në çdo ditëlindje, ajo shpreh dëshirën për ta festuar atë në Shqipëri, ndërsa e gjithë Shqipëria kërkon që të vijë në Zvicër për t'i uruar asaj një jetë të gjatë.

Jetë të gjatë i urojnë të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë në të gjitha anët e globit sepse vazhdojnë të mbeten të dashuruar gjithnjë pas zërit të saj.
ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UKA ËSHTË I PAFAJSHËMNga AGIM GASHI (02.05.2014)
A KA LIDHJE GJIKA ME BANDËN E TRITOLIT? SHKRIMI I LUBONJËS QË NERVOZOI KRYEBASHKIAKUN (02.05.2014)
KILLERI ÇON PROKURORËT TE ZYRAT E BIZNESMENTI ILIR KARÇANIJulian Sinanaj: Mora 50 mijë euro kapar dhe foton e personit që do vrisja. Biznesmeni lihet në burg, refuzon implikimin. Shpëtim Gjika shpërthen kundër Besnik Dervishit (02.05.2014)
SPIUNËT T'I DEKOROJMË DHE PËRKËDHELIM APO TË GJYKOHEN VEPRIMET E TYRE KARSHI VIKTIMAVE!Nga ASLLAN DIBRANI, ish i burgosur politik (02.05.2014)
FËMIJËT E KOSOVËS - SI NA MASAKRONIN SERBËT (Dëshmi dhe foto) (02.04.2014)
HISTORIA E KURTIZANES MË TË NJOHUR TË TIRANËS QË U VETËVAR ME NËNËN E SAJ NË INTERNIMGanimet Cuka - Heroina e romanit të Kadaresë 'Përballë pasqyrës së një gruaje' (02.04.2014)
FACEBOOK FESTON SOT DITËLINDJEN E DHJETË (02.04.2014)
BASHKIMI EVROPIAN TË MOS I JAPË PËRPARËSI VENDIT AGRESOR NDAJ VENDIT VIKTIMËFjalimi në demonstratën e 19/01/2014 në Bruksel kundër futjes së Serbisë në Bashkim Evropian pa kushteNga MEJREME AZEMI (02.04.2014)
SHKURT 2014 - NË TREVAT SHQIPTARE NËN MAL TË ZI (1) JANUSI DYFYTYRËSH NË PORTËN E ULQINITNga RAMIZ LUSHAJ (02.04.2014)
NJË LETËR E HAPUR NGA DYLAN FARROW PËR WOODY ALLENNga DYLAN FARROW, me një shënim hyrës nga NICHOLAS KRISTOF, New Yok Times (02.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]