E Shtunë, 05.04.2024, 05:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
GJAKOVARJA FLAKA GORANCI INTERPRETON NË 'LE NOZZE DI FIGARO' NË VJENË

E Djelë, 03.23.2014, 10:36am (GMT+1)



Artistja e re , Flaka Goranci është Gjakovarja e dytë, pas Shkëlzen Dolit (violinistit të njohur) që është pjesë e Filharmonisë së Vjenës, pjese e  botës se magjishme të artit vjenez dhe evropian.

Ajo mes shumë konkurrentëve nga  bota, është përzgjedhur të jetë pjesë e operës "Le nozze di Figaro" vepër e  kompozitorit të madh Volfgang Amadeus Moxart. Kjo vepër do të çelë ciklin e operave të Moxartit, "Le nozze di Figaro", "Don Giovanni" dhe "Cosi fan tutte". Mezosoproanoja nga Gjakova, tashmë e njohur botërisht  do interpretojë në


Le nozze di figaro

 

Teatrin Ndërkombëtar të Vjenës (Theater an der Wien), një nga teatrot më të njohura të operës në botë dhe me një publik të përzgjedhur. Vepra do  interpretohet nga një kast artistësh të njohur në botën nën dirigjimin e te famshmit  Nikolaus Harnoncourt, njohës i veprave te periudhes klasike.

Prezenca e Flakës në këtë vepër gjigante botërore, llogaritet si një vlerësim i lartë për të dhe njëkohësisht mundësi fantastike për të provuar skenën ndërkombëtare, në të cilën kërkesat për të qënë pjesë e një produksioni të tillë janë të jashtëzakonshme. Goranci ka thënë se të përformosh në Teatrin Ndërkombëtar të Vjenës, të këndosh solo me dirigjentin Nikolaus Harnoncourt dhe një grup madhështor të këngëtarëve të njohur, është eksperiencë e veçantë dhe unike për të.

Një përshkrim i shkurtër!


Flaka Goranci

Flaka Goranci ka lindur më 15 korrik në Gjakovë(Kosovë) në vitin1985. Në moshën 7 vjeçare ajo ka nisur studimet për piano në vëndlindjen e saj.

Në vitin 2004 , ajo fillon të ndjekë studimet  e larta pranë Akademisë së Arteve të Bukura në degën e kantos, drejtuar nga Prof.Suzana Frashëri. Eksperienca e parë që i dha sukses dhe e dalloi Flakën ishte në vitin 2008 (ndërkohë që ajo ish ende studente) ku u zgjodh të interpretojë  rolin e Rosinës tek Berberi i Seviljes,ne Teatrin  Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.  Pas përfundimit të studimeve, ajo fitoi një burse studimi në "˜Buchmann-Mehta School of Music në Tel Aviv, ku vazhdoi masterin me drejtimin e professor Tamar Rachum. Edhe në Izrael, ajo interpretoi Dorabella në "˜Cosi fan tute". Në Izrael në vitin 2009 ajo fitoi edhe vëndin  tretë në Clairmont Academy Singing Competicion.

Flaka, fitoi një tjetër burse studimi nga Hildegard Zadek Stiftung ( Hilde Zadek, Austrian Kammer Sängerin) me qëndër në Vjenë, institucion ky që mbështet këngëtarët e rinj lirik. Ndërkohë ajo ka performuar në mjaft koncerte apo eventimente nëpër vënde të ndryshme si Itali, Gjermani, Austri, Svicër, Britani, Maqedoni, Mal i Zi, Shqipëri e Kosovë. (atsh)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EKUINOKSI PRANVEROR DHE SULLTAN NEVRUZI I BEKTASHINJVENga ALFRED ÇAKO (03.23.2014)
BUKURIA E POLITIKËSEse nga JULIAN ZYLA (03.23.2014)
PRECEDENTI KRIMEA DHE KOSOVANga KOLEC TRABOINI (03.23.2014)
A PO NA PRET PRANVERË E NXEHTË POLITIKE?Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (03.23.2014)
NJË PËRSIATJE DHE NJË PËRFYTYRIM FILOZOFIK PËR PRANVERËN (03.23.2014)
ERMONELA JAHO RIKTHEHET NË SKENËN SHQIPTARE ME MADAM BUTTERFLYSopranoja me famë botërore, flet për planet e saj në një intervistë për Zërin e Amerikës, në prag të interpretimit në Shqipëri (03.22.2014)
PRESIDENTI I KINËS XI DHE ZONJA E TIJ TAKIM ME ZONJËN E PARË TË SHBA MISHELË OBAMËN (03.22.2014)
AH KURBET QOFSH I MALLKUEM(Përpunuar sipas frymës popullore)Nga AGIM GASHI (03.22.2014)
DREJTËSIA JONË - KREJT E DORËZUARNga BEN ANDONI (03.22.2014)
FOTO E DITËS - ZONJA E PARË AMERIKANE MICHELLE OBAMA LUAN PING PONG NË PEKIN NË PRANINË E MIKPRITËSES SË SAJ KINEZE (03.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]