E Shtunë, 04.27.2024, 12:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
'U BASHKOVA ME UÇK NË PRANVERË TË '98!'
-Bisedë me tropojanin Vendim Demaj, ish-luftëtar i UÇK-së...
Nga ILIR SECI

E Martë, 03.25.2014, 07:52am (GMT+1)



Si sot pesembedhjete vjet me pare nisi fushata e bombardimit te Serbise nga avionet e NATO-s, nje ngjarje me permasa epokale sepse ka pati ndikim historik per fatin e shqiptareve. Per te ardhur deri ne kete dite te rendesishme historike kur aleatet me ne krye USA liruan Kosoven u desh Lufta dhe sakrifica e djemve shqiptare qe u rreshtuan ne UÇK. Sakrifica sublime e atyre te rinjve qe rane per Kosoven nene! Nderim per jete per te gjithe ata qe u flijuan! Nderim per te gjithe ata qe luftuan ne Luften Çlirimtare te Kosoves!

Nje vend te veçante ne altarin e Kombit e zene te gjithe ata burra nga Shqiperia qe dhane jeten ne Kosove! Ata ju pergjigjen thirrjes se vellezerve te tyre shqiptare ndaj luftuan dhe derdhen gjakun per Kosove dhe ne vitin 2001 ne trojet shqiptare ne Maqedoni, kur luftuan ne rradhen e UÇK, UÇPMB!

Asnjehere nuk harrohen deshmoret nga Shqiperia,Tahir Sinani, Indrit Cara, Halit Coka, Bylbyl Breçani, Lefter e Ndriqim Koxha,Skerdilajd Llagami e shumë të tjerë, që u flijuan në tokën shqiptare te Kosoves! Gjaku i tyre per Kosove u bashkua me gjakun e Adem Jasharit, Fehmi e Xhevë Lladrofcit, Agim Ramadanit, Luan Haradinajt,Sali Cekut,etj... Po ashtu Kujtesa kombetare duhet te mbaje te gjalle perhere nderimin per sakrificen e luftetare te tjere qe luftuan deri ne fund ne cdo beteje!Vepra e tyre meriton Respektin me te madh nga gjithe shqiptaret e vertete!

Nje nga ata djem trima qe ju bashkuan UÇK-se qe ne fillim eshte Vendim Demaj nga Shipshani Tropoje me te cilin pata kenaqesine te zhvilloj nje bisede lidhur me ato kohera...Me Vendimin kemi qene shoke studimesh ne Universitetin "Luigj Gurakuqi" ne Shkoder,studime te cilat ai i kreu ne degen Matematike-Fizike ne vitin 1997...Vendimi u lind me 9 gusht 1974 ne Shipshan,ne fshatin ngjitur me kufirin e vendosur padrejtesisht mes Shqiperise dhe Kosoves.U rrit me pengun ne zemer per ate kufi te padrejte!Ashtu si shume malesore te Malesise se Gjakoves Vendimi gjithmone do degjonte rrefimet e pleqve per Gjakoven,Rrafshin e Dukagjinit e Kosoven...Zemra i gufonte sa here qe degjonte kenget me cifteli per lufterat dhe heroizmat e te pareve te tij nga Shipshani qe nen drejtimin e Ali Iber Nezes kishin luftuar anembane Kosoves ne mbrojtje te tokave shqiptare!

"Pasi kisha mbaruar Universitetin "Luigj Gurakuqi" ne vitin 1997 u caktova mesues ne Bucaj ku jepja Matematike-Fizike"-thote Vendimi, duke kujtuar ate kohe kur nisi te dale ne skene UÇK me te cilet bie menjehere ne kontakt....

"Ne Mars te '98 u jam bashkuar per here te pare ushtareve te UÇK dhe kam hyre ne Kosove...

Pastaj ne daten 18 korrik 1998 kam hyre ne Kosove me brigaden e udhehequr nga kolonel Tahir Zemaj, brigade te cilen e percollem deri ne Junik!"-vazhdon rrefimin Vendimi..."Atje ne Junik na u kerkua qe te shoqeronim per ne Shqiperi rreth treqind gra,pleq e femije.Ne mbremje kur erdhem ne vendin e quajtur malet e Jasiqit tek " Livadhi i Madh" rame ne nje prite serbe qe na kishin ngritur! Aty nisi shkembimi i zjarrit dhe une bashke me dy shoke qe ishim perpara duke bere sigurimin e rruges u plagosem.I pari qe na ka ardhe ne ndihme ka qene i ndjeri Agim Ramadani dhe na kane transportuar per ne Junik ku na eshte dhene ndihma e pare mjeksore.Pas nje qendrimi nje javor ne Junik kemi kaluar kufirin dhe kthyer ne Shqiperi.Ne Tirane jam kuruar per nje muaj.Pas kurimit perseri kam hyre ne Kosove me Brigaden e udhehequr nga Rrustem Berisha dhe Agim Ramadani dhe kam marre pjese ne luftime deri ne pranveren e 1999."-tregon Vendimi...

Ne kete kohe si pasoje e plageve te marra ne luftime gjendja shendetesore e Vendimit perkeqesohet dhe ju desh desh te largohej jashte vendit per t'u operuar per plaget qe kishte marre pasi ne Tirane nuk kishin mundesi t'i benin nderhyrje kirurgjikale per heqjen ciflave metalike qe kishin hyre dhe prekur nervin e dores.

"Fillimisht shkova ne Gjermani por aty nuk me dhane garanci qe do ma shpetonin pa keputur doren...me ne fund vetem ne Londer me garantuan operimin pa me rrezikuar prerjen e dores!"...Operohet ne Londer dhe fatmiresht gjithshka shkon mire....
Sot Vendimi jeton ne Tirane.

Gjithe ate kohe edhe pse me cifla ne dore luftoi ne Kosove duke u dalluar per guximin dhe nisiativen e tij!

Duke kujtuar ate kohe Vendimi me thote:"Ne Luften e Kosoves ne rradhet e UCK- se,kam pasur nderin te njihem nga afer dhe te bashkepunoj shume ngusht me Heronjte Agim Ramadani, Sali Çekaj, dhe me shume e shume komandante te asaj periudhe te cilet sot jane politikane ne Kosoven e lire!Po ashtu ka pasur nderin te luftoj krahas shume djemve trima nga Malesia e Gjakoves si eshte quajte tradicionalisht Tropoja.Djemte e Tropojes kane kontribuar shume ne kete lufte dhe disa prej tyre kane rene deshmore per lirine e Kosoves!"-thote Vendimi...

...Eshte shume per t'u kujtuar ne kete pervjetor historik...Sot sollem pervojen e njerit nga djemte qe me vullnet u perfshi ne Luften per clirimin e Kosoves,Vendim Demaj.Verejme se pas 15 vitesh koha ka bêre te veten dhe rrjedha e jetes ka perfshire secilin duke e hedhur ne brigje te ndryshme por ajo kryesorja qe mbetet eshte se djemte si Vendim Demaj ishin aty kur Kombi i thirri!Ata pa hezitim shkelen kufinjte e vene me perdhune dhe luftuan per lirine e shqiptareve kudo qe jetojne ne tokat e veta,pa pyetur per kufinjte e vene padrejtesisht nje shekull me pare...



ILIR SECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FTESË - MË 5 PRILL PROMOVOHET LIBRI I AUTORES ELIDA BUÇPAPAJ „TRAUMAT E TRANZICIONIT“ NË BIBLIOTEKËN PESTALOZZI ZÃœRICH (03.24.2014)
Me rastin e 15 vjetorit të 24 Marsit 1999 - BILL CLINTON - NJË LUFTË E DREJTË DHE E DOMOSDOSHME (03.24.2014)
THANK YOU NATO! THANK YOU USA!Nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ (03.24.2014)
GJAKOVARJA FLAKA GORANCI INTERPRETON NË 'LE NOZZE DI FIGARO' NË VJENË (03.23.2014)
EKUINOKSI PRANVEROR DHE SULLTAN NEVRUZI I BEKTASHINJVENga ALFRED ÇAKO (03.23.2014)
BUKURIA E POLITIKËSEse nga JULIAN ZYLA (03.23.2014)
PRECEDENTI KRIMEA DHE KOSOVANga KOLEC TRABOINI (03.23.2014)
A PO NA PRET PRANVERË E NXEHTË POLITIKE?Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (03.23.2014)
NJË PËRSIATJE DHE NJË PËRFYTYRIM FILOZOFIK PËR PRANVERËN (03.23.2014)
ERMONELA JAHO RIKTHEHET NË SKENËN SHQIPTARE ME MADAM BUTTERFLYSopranoja me famë botërore, flet për planet e saj në një intervistë për Zërin e Amerikës, në prag të interpretimit në Shqipëri (03.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]