E Premte, 04.26.2024, 09:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DEMOKRACIA  NUK  HAHET  ME “GISHTA” !
Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...
Nga FRITZ RADOVANI

E Martë, 03.25.2014, 08:09am (GMT+1)



    "Historia asht mësuesja e jetës!" Asht një thanje e vështirë me u kuptue kur një popull nuk ka histori të shkrueme, ose edhe ma keq kur asht e shtrembnueme.
    Kishe marrë maturen në shkollen Pedagogjike në Shkoder, në vitin 1956 jo, nga mësues të pa aftë, por me libra të shkruem me ngjarje të shtrembnueme e ma shpeshë, të paverteta. As nuk diskutohej vertetësia, kur diktatura ishte në kulmin e shkatrrimit.
    Në vitin 1961, nga Prof. Gasper Ugashi, pata fatin me u njohë me gazeten "Ora e Maleve" (1923 1924), dhe autorët ma të mëdhej të Demokracisë në Shqipni, në 1924.
    Më shtynte me dijtë truni im bosh per ngjarjet e viteve 1911, me të Madhin Dedë Gjo' Luli dhe arritja e Pavarsisë së Shqipnisë në 1912, per të cilen punova një grafikë me bojë kine, një pasion që sa vinte tue më pushtue mendjen dhe zemren.
    Fjala Demokraci, shtjellohej nga Don Lazer Shantoja, At Gjergj Fishta, At Anton Harapi, Luigj Gurakuqi, dhe vinte e plotsohej perkufizimi me "poziten dhe opoziten", dy terme që nuk ekzistonin në "Shqipninë Republikë Demokratike as Socialiste"...
    Shqipnia e vitit 1924, kishte fillue me shkrue "historinë", të cilen shumë shpejtë shovenistët sllav e fshine me veglat e veta anadollake A. Zogun (1925) dhe E. Hoxhen, në vitin 1944, kur Shqipnia kaloi nen pushtimin sllavo komunist të Titos dhe të Stalinit, dhe kur mbetëm "jetimë" në 1961, na mori në kopshtin e tij zoologjik Mao Ce Duni. Edhe këte periudhë, "historianët" tanë e quejnë "Shqipëria e çliruar nga komunistët e orëve të para...". Edhe pse Shqipnia ishte e pushtueme nga diktatorët fashistë e nazistë, duhet pranue se "Tokat Shqiptare të lirueme në vitin 1941, nga fashistët e të tjerat ma vonë nga nazistët...", në vitin 1944 të gjitha ata Troje dhe Shqipnia Nanë, u pushtuen nga sllavët e Titos, të mbështetun nga bolsheviku Stalin, presidenti Rusvelt dhe firmëtari i tretë Çërçill i "Vendimeve të Konferencës së Jaltës, së Shkurtit 1945"...që mbeti në fuqi deri në vitin 1989, kur ra "Muri i Berlinit"...bashkë me mbeturinat e komunizmit bolshevik.
    Stalini i çoi kufinjtë e Bashkimit Sovjetik deri në lumin Elba...në saje të Rusveltit  presidentit paralitik në trup dhe në tru, që jo vetem simpatizonte sistemin komunist, po edhe e ndihmonte até si e si me shkatrrue Europen, vetem nga dominimi mendor dhe shndetsor i diktatorit ma të madh të shek. XX, bolshevikut Stalin kundrejt tij. Miljona e miljona njerëz kaluene ma shumë se një gjysë shekulli nen diktaturen komuniste, dhe disa qinda miljonë tjerë të vramë e masakruem nga diktaturat barbare skllavnuese.
    Pa vdekë mirë Rusvelti, mbaroi edhe miqësia "komuniste" nga vetë Stalini.
    Deri në vitin 1961, që erdhi në fuqi Presidenti Xhon Kenedi, mardhanjet në mes të amerikanëve e sovjetikëve mbaheshin pa u "qelbë" me kallepë akulli, gjoja lufta e ftohët.
    Per me ruejtë interesat e veta të paprekuna, u vra Presidenti Kenedi. Mbeti gati edhe 30 vjet të tjera Bota aty ku ishte. Presidenti Reagan kje i vetmi pasues i Kenedit.
    Mos të kishim fat me ardhë si Presidentë Reagan, Xhorxh Bush e Bushi Jr., ne edhe sot, do të vazhdonim me kenë të rrethuem me tela me ferra në burgun komunist.
    Gjithnjë sovjetikët edhe pse ishin të shkallmuem ekonomikisht, qendronin me armë në dorë, tue vra popujt e robnuem prej tyne dhe tue i shitë "sherbesllek" ShBA.
    Asnjëherë shtetet Perëndimore "nuk deshten me e kuptue" (edhe ky një shans tjeter per sunduesit diktatorë); se kasta drejtuese komuniste punon per me sigurue sundimin dhe pasunimin e vet dhe të trashigimtarëve, edhe pse Populli ngordhë urije!
    Asnjëherë një qeveri komuniste nuk ka dhanë dorheqje se asht keqsue gjendja ekonomike ase Populli asht i paknaqun nga ajo qeveri. Sa ma keq të shkojnë zhvillimi ekonomik aq ma e rrebtë bahet diktatura. Shpresat per Liri veniten dhe Populli pranon prangat e robnisë komuniste vetem me mbijetue edhe pse diktatura shkon në ekstrem.
    Nëse para 1989 ishin burgjet e kampet mbushë me njerëz skllav antikomunistë, mbas vitit 1990 të gjithë ata të "paknaqun", ikën jashta atyne shteteve komuniste, dhe tue mos u dënue as sistemi as kriminelët, sunduesëve të djeshem dhe bijve të tyne, iu dha edhe njëherë e drejta me vazhdue prap qeverisjen komuniste si perpara, nder shumë prej atyne shteteve. Pra, edhe vetë "hapja" e kufinjëve, ishte një favor per sunduesit, të cilëve nuk ua preku kush as postin dhe as pasuninë e grabitun dhe të pervetsueme.
    Rasti konkret asht presidenti Putin. Disa herë persëritet se ishte njeriu i KGB...
    Po cili nga drejtuesit e shtetit Shqiptar, tash 24 vjet nuk ishte njeriu i besueshem i "sigurimit të shtetit" dhe zbatues i perpiktë i udhzimeve të Nexhmije Hoxhës?
    Rreshtoni presidentat dhe kryeministrat, dhe do të shihni cili asht "pa dosje"?
    Presidenti amerikan Obama, mendon se duhen rishikue "masat" ndaj Rusëve!
    E mandej, kur të ngjasin kjo, presidenti Putin "me siguri do të japi dorheqjen!?"
    Perveç, keqsimit gjendjes së Popujve të robnuem nga neokomunistët, asgja tjeter!
    Né që kemi mbijetue nga diktatura komuniste, dhe vetem NE, mund të dijmë dhe kuptojmë sa perqind e Popullit Rus apo Shqiptar e don "komunizmin", ndersa, një amerikan apo Perëndimorë, komunizmin e ka pa nder filma tue pi wisky...
    Masat e Perëndimit perplasen vetem per Popujt nen robninë komuniste! Masat e para duhen marrë ndaj atyne që lejojnë me u rifuqizue diktaturat komuniste!
    Pasojat e mosdënimit të diktatorëve komunistë, agjentëve dhe bashkpuntorëve të tyne, mos hapja e dosjeve të kriminelëve dhe e ideatorëve të krimit, shumë shpejtë ka me sjellë pasojat e veta rrenuese dhe vrasëse ndaj Demokracisë dhe Europës Perparimtare!
    Demokracia duhet të perfaqsohet nga Idealet ma të nalta të njerzimit Perparimtar dhe, kurrë, nuk duhet lejue të drejtohet dhe të shperdorohet nga vrasësit e djeshem apo hajdutët e sotëm, si tash 25 vjetë...
    ***
    Po ua rikujtoj Shqiptarëve një "porosi" nga Don Ndre Mjedja:
            ***
            E pasha, ndêjun mbi thasê t' florive
            Nder valle jevkash, n' lodrë dudumash,
            Tallet i knaqun prei zanit t' flive
                    Si qen mbas trumash.

            O pjellë e keqe! O dhun', o kore!
            Qé shtojzavallet, pa dijt', po kcejnë
            Me ty e zgerdhihen, e "˜j kangë mortore
                    Nen za shperthejnë.
              ***
  
 Dhe e mbyllë me thirrjen:

            Del, mizuer, këndenaj, del; prej merzijet,
            Zgaq i perbuzshem, Shqipnia t' volli:
            Ty shpina e detit, ty, vend robnijet,
                    T' pret Anadolli.

                        (D.Nd. Mjedja, "Mustafa Pasha në Babune")

Melbourne, Mars 2014.
FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'U BASHKOVA ME UÇK NË PRANVERË TË '98!'-Bisedë me tropojanin Vendim Demaj, ish-luftëtar i UÇK-së...Nga ILIR SECI (03.25.2014)
FTESË - MË 5 PRILL PROMOVOHET LIBRI I AUTORES ELIDA BUÇPAPAJ „TRAUMAT E TRANZICIONIT“ NË BIBLIOTEKËN PESTALOZZI ZÃœRICH (03.24.2014)
Me rastin e 15 vjetorit të 24 Marsit 1999 - BILL CLINTON - NJË LUFTË E DREJTË DHE E DOMOSDOSHME (03.24.2014)
THANK YOU NATO! THANK YOU USA!Nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ (03.24.2014)
GJAKOVARJA FLAKA GORANCI INTERPRETON NË 'LE NOZZE DI FIGARO' NË VJENË (03.23.2014)
EKUINOKSI PRANVEROR DHE SULLTAN NEVRUZI I BEKTASHINJVENga ALFRED ÇAKO (03.23.2014)
BUKURIA E POLITIKËSEse nga JULIAN ZYLA (03.23.2014)
PRECEDENTI KRIMEA DHE KOSOVANga KOLEC TRABOINI (03.23.2014)
A PO NA PRET PRANVERË E NXEHTË POLITIKE?Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (03.23.2014)
NJË PËRSIATJE DHE NJË PËRFYTYRIM FILOZOFIK PËR PRANVERËN (03.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]