E Djelë, 04.28.2024, 02:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PARALAJMËRIM PËR MASAKËR ENTUZIASTE NË KUKËS
(këndojnë duet Rama & Thaçi)
Nga REXHEP SHAHU

E Hënë, 04.14.2014, 06:35am (GMT+1)


Nëpër televizionet e Tiranës filloi të reklamohet bujshëm plot tallje e cinizëm, të pa lexuar nga çdo kush, apo jo kollaj të lexueshëm, se në Kukës, me datën 16 prill 2014, do të ketë koncert madhështor në përkujtim të eksodit apo depërtimit a dëbimit të shqiptarëve nga Kosova për në Kukës e Shqipëri për shkak të dhunës serbe që u intensifikua në ato kohë. Që të shprazej Kosova shqiptare nga shqiptarët dhe ta mbante atë tokë Milosheviçi për serbët. Ta bënte fakt platformën e hershme serbe për shprazjen e Kosovës.

Në atë koncert apo festë të marrë të marrësh a të çmendur të çmendurish, po thuhet se do të marrin pjesë krerët e dy qeverive shqiptare, të Tiranës e të Prishtinës.

Kanë kaluar 15 vjet nga ajo kohë, nga ajo ngjarje dhe nuk gjen sot shqiptar me mend dhe esëll në Kosovë që krenohet me ato ndodhi, me atë histori, me atë ikje masive të një populli, por thjesht bën shyqyr që mbetëm gjallë. Por kjo nuk është krenari, nuk është mburrje.

Kanë kaluar 15 vjet dhe ne që kemi jetuar në Kukës e dimë se çdo pranverë në Kukës vijnë nga Kosova jo për festë, jo për këngë e valle, por për të kujtuar e për të mos harruar atë që ka ndodhë. Vijnë shumë. Vijnë vetë, të paorganizuar dhe kjo ka vlerë, kjo është vlerë.

Qeveritarët delirantë të Tiranës dhe të Prishtinës, ndoshta të sponsorizuar apo të nxitur e shtyrë nga ndonjë ligësi, duan që t'i poshtrojnë shqiptarët. Të bëjnë festë mbi atë fatkeqësi. T'i këndojmë ikjes, t'i gëzohemi ikjes, braktisjes së trojeve.

Edhe unë dhe gjithkush do të ikte në ato kushte e rrethana dhe nuk po gjykoj ikjen. Kanë ikur shqiptarët gjithmonë, kanë ikë edhe kuksianët, lumjanët, kanë marrë mallet nga sytë këmbët. Por ikja shqiptare duhet kujtuar e nderuar me heshtje, me nje vizitë të heshtur, pa këngë, pa valle, pa daulle, pa u krijuar mundësi bizneseve të masakrës entuziaste që të fitojnë euro pafund duke rjepë popullin në emër të dashurisë ndër shqiptarë, në emër të fatkeqësisë që na pati ndodhë. Nuk po përkujtohet ndonjë trimëri, ndonjë betejë e fituar. Po kujtohet Loti i Shqiptarëve. Të nderojmë pra lotin. Të nderojme ato fëmijë e foshnja që shpëtuan ato kohë.

Le të heshtim mos të bëhemi bastardë. Le të kujtojmë ata që humbën jetën. Le të kujtojmë ato që u vranë në kufi. Le të kujtojmë ato që na i përdhunoi armiku serb. Le të kujtojmë të pagjeturit ende. Dhe të mos këndojmë por të vajtojmë. Mos ta shëmtojmë ende të ardhmen.

Qeveritë dhe bizneset që është paraparë që do ta bëjnë këtë masakër për fitim politik dhe ekonomik, le të shkojnë në Kukës gojëmbyllur, të kujtojnë masakrën që bënte Serbia ndaj shqiptarëve ato kohë, të kujtojnë vuajtjet e të ardhurve, të kujtojnë mikpritjen e vëllezërve kuksianë, të kujtojnë familjen kuksiane dhe të përulen para saj, të artikulojnë mirënjohje për të, për gjithë atë qytet 20 mijë banorësh që mbajti në shtëpitë e tij gjithë kohën mbi 125 mijë të dëbuar. Ta nderojnë atë qytet që është i vetmi në botë kandidat për çmim Nobël për Paqe.

Por mos e thirrni popullin të dëgjojë llomotitjet e qeveritarëve, mos bëni koncert se ai koncert është masakër, masakër entuziaste qeveritare qendrore e lokale.

Bota do të qeshë me shqiptarët nëse do ta marrë vesh. Dhe unë nuk dua që bota të qeshë me kuksianët e as me të ardhurit nga Kosova. Nuk festojmë fatkeqësitë, por i kujtojmë fatkeqësitë që të mos na përsëriten më. I kujtojmë fatkeqësitë që të mësojmë prej tyre. Por nuk duhet të ngrehim curle e lodra dhe nuk duhet të thërrasim magjypë me pare në dasëm se nuk është dasëm.

Nëse qeveritarët duan të fitojnë poena patriotike, kanë mundësi atë ditë të shkojnë e të përkulen thellë para varreve ku u varrosën ata që erdhën nga Kosova, edhe pse i kanë marrë të vdekurit e tyre si për të zhdukë gjurmët e asaj kohe që nuk na bën të ndjehemi shumë krenarë.

Unë do t'i ftoja gjithë banorët e Kukësit, gjithë njerëzit e mi, gjithë miqtë që më njohin e i njoh, gjithë njerëzit që më kanë dëgjuar në mikrofonin e Radio Kukësit, gjithë njerëzit që ma dinë emrin, mos shkoni në koncerte të tilla turpi. Në ato koncerte fitojnë para organizatorët dhe pjesëmarrësit, dhe fitojnë vota qeveritarët. Por shqiptarët nuk duhet të këndojnë e të këcejnë, nuk duhet të harrohen në krahët e haresë në këtë rast, por duhet të bëjnë homazh, duhet të artikulojnë mirënjohje, duhet të përtërijnë lidhjet e asaj kohe, lidhje të krijuara në ditë të rënda, lidhje që s'duhen harruar.

Të gjithë e dinë se lidhjet që u krijuan në ato kohë nuk kanë mundë të jetojnë gjatë sespe është ndjenja e turpit në mes që frenon pa kuptuar shumkënd.

Kuksianët e mi e dinë se nuk e kanë në natyrën e tyre të besës, mikpritjes e bujarisë që të mburrën pse çelen dyert ato kohë. E kanë natyrë dhe mënyrë jetese kuksianët të çelin derë për mikun pasi miku është institucion hyjnor për çdo kuksian.

Ju bëj thirrje gjithë vëllezërve të mi në Kosovë, mos iu bashkangjitni kësaj masakre entuziaste që ka nisë në televizionet e Tiranës. Të gjithë luftëtarëve që kam njohur e më kanë njohur në ato vite, të gjithë intelektualëve që ma dinë emrin, mos ejani në Kukës për koncert e për festë. Por ejani në Kukës të kujtoni dhe kaq. Le të dalin duet e të këndojnë dy kryeministrat në Kukës, por ju mos merrni pjesë në koncert. Se është shumë fyerje e shumë tallje. Kryeministrat vijnë me shpura, me daulle, me këngëtarë që filmohen se këngë këndojnë disqet e tyre dhe shiten si shumë patriotë.

Kryeministrat tanë duan këngë e valle, duan popull që këndon e vallëzon, duan popull të lumtur.

Nuk kanë dert qeveritarët pse fyejnë dhimbjen, nuk kanë dert pse festojnë me këngë e valle fatkeqësitë tona, pse bëjnë masakra entuziaste ndaj popullit për intersat e tyre.
Biznesmenët kanë hall të fitojnë lekë me koncerte në këtë masakër entuziste. Janë planifikuar fonde, janë kaparuar daullet, janë kaparuar këngëtarët. Shiten flamuj, shiten fanella, shiten kauçukë 1 euro dhe 20 mije veta bëjnë 20 mijë euro që i fitojnë 3-4 patriotë.

Që shqiptarët tu këndojnë humbjeve, ikjeve, tkurrjeve, mundjeve dhe bota të gajaset gazit me ne.

Madhështore do të ishte të mblidheshin shqiptarët dhe të heshtnin. Fjalët e heshtjes së tyre do t'i dëgjonin brezat që do të vijnë.

REXHEP SHAHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MANJOLA TREBICKA - NJË 'TOKATË' SHQIPTARE NË PARISNga LUAN RAMA (04.13.2014)
SHENIDA BILALLI - TE PËRMENDORJA E NËNË TEREZËS NË SHKUP NUK PASHË MBISHKRIM NË GJUHËN SHQIPE (04.13.2014)
MAJLINDA KETA - RAMA TË NDRYSHOJË URGJENTISHT QEVERINË, TË THËRRASË 'SENATORËT' NË KABINET (Intervistë)Keta - Bledi Çuçi ministri më i suksesshëm (04.13.2014)
ÇIFTI OBAMA FITOI GJYSMË MILIONI DOLLARË MË 2013 - POR MË PAK SE MË 2012 (04.13.2014)
NEXHMIJE PAGARUSHA MERR SHTETËSINË SHQIPTARE DHE MENJËHERË NISET DREJT ZVICRËS (04.12.2014)
MOHIMI I FARK-ut NËNKUPTON MOHIMIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PARA LUFTËSNga ADIL PIREVA* (04.12.2014)
GRYKA E VALBONËS, KJO HISTORI MADHËSHTIE E KOMBIT, OSE “GJETHET E HIRTA TË ZEMËRIMIT”...!Reportazh nga SEJDI BERISHA (04.12.2014)
FESTIVALI I QERSHIVE NË UASHINGTON (04.11.2014)
GJERGJ META - BEN BLUSHI E SHEH KISHËN ME VIZION MARKSISTIntervistoi: FATMIRA NIKOLLI (04.11.2014)
DE JURE ENVER HOXHA VAZHDON TË JETË "HERO I POPULLIT" (04.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]