E Shtunë, 04.27.2024, 04:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Lideri i Alternativës Kombëtare flet për "24 orë"

Intervistoi: Naser Pajaziti


E Enjte, 11.26.2009, 08:50am (GMT+1)

 

Harun Aliu, i njohur si ish-komandant Kushtrimi dhe një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i ndjekur nga MPB-ja dhe i arratisur flet ekskluzivisht për gazetën "24 orë", për akuzën e ngritur ndaj tij si bashkëpjesëmarrës apo siç thuhet në aktakuzën e ngritur policore si "porositës" i vrasjes së një pjesëtari të policisë speciale "Tigrat" në janar të vitit të kaluar, kur ishte sulmuar një patrullë policore në dalje të Shkupit. Në grupin e të akuzuarve bashkë me Harun Aliun, i cili është edhe kryetar i forcës politike Alternativa Kombëtare janë përfshirë edhe dy persona të tjerë, të cilët kanë mohuar pranë gjykatës njohjen mes tyre. Çfarë thotë Aliu për aktakuzën e ngritur ...?, Kush qëndron pas saj... ?, Si po ecin punët e shqiptarëve në Maqedoni ...?, dhe cili do të jetë fundi i procesit gjyqësor ndaj tij ... ?. Për të gjitha këto në mënyrë të kujdesshme kreu i arratisur i AK-së jep përgjigjet e adresuara

24 orë: I nderuar ju nga një kryetar partie në Maqedoni, tanimë gjendeni i arratisur, i dyshuar për vrasjen e një pjesëtari të policisë në Shkup. Cila është e vërteta rreth kësaj që nga një figurë publike, jeni i ndjekur ?

Harun Aliu: Së parti dua të ju bëj me dije juve dhe opinionit të mbarë që Alternativa Kombëtare e ka ngrirë aktivitetin e vet politike për një periudhë të caktuar pikërisht për atë që kryetari i saj u gjet pra një procesi të montuar nga MPB-ja mbase nuk duhet diskutuar që brenda saj apo nën hije është edhe prapavija politike, që e cila na bën të mendojmë se Maqedonia tanimë është shëndrruar në një arenë, e cila ju ka dhënë rast dhe hapësirë të depërtojnë dhe të përplasen interesat e shërbimeve të ndryshme të vendeve fqinje. Nuk do te mend që këto shërbime për të përmbushur misionin e tyre padyshim që përdorin mjete të ndryshme madje aq më pak i kursejnë shqiptarët. Është mëse e qartë që përplasja mes këtyre shërbimeve le pasoja dhe ndikim të vazhdueshëm Brenda institucioneve të vendit dhe reflekton vet shtetin e Maqedonisë.

24 orë: Pse mendoni se ndodhi kjo me ju dhe ku e adresoni këtë skenarë ndaj jush ?

Harun Aliu: Pyetjen e dytë e gjeni përsëri tek përgjigja e pyetjes së parë. Pra është vetëm një prej formave të tyre e cila duke u bërë presion të vazhdueshëm figurave që kanë një begraund edhe ndikim në opinion, duan që t`u shkaktojnë pezëm, revoltë madje edhe kaos vetëm e vetëm për t`i arritur qëllimet e tyre.

24 orë: Atëherë ku mendoni se do të kërkoni drejtësinë, për këtë akt të montuar ndaj jush. A keni kërkuar ndihmë diku ?

Harun Aliu: Në jemi në përfundim e sipër të procedurës gjyqësore. Nga të gjithë dëshmitë e ofruara kjo lëndë apo aktakuzë tanimë është zhveshur e tëra dhe i ka dalë ngjyra, dhe si e tilla ka mbetur vetëm të kuptohet se kush e planifikoi dhe kush i`a dha ngjyrën. Procedurën në fjalë është duke e ndjekur OSCE ja në Shkup, kuptohet me kërkesën time dhe subjektin që e drejtoj.

24 orë: Në prizmin politik si e vlerësoni situatën e përgjithshme politike në Maqedoni ?

Harun Aliu: Mjerim. Maqedonia që të mos gëlltitet nga shërbimet e lartpërmendura duhet të jetë korrekte me qytetarët e saj e në veçanti ndaj shqiptarëve, që fatkeqësisht Maqedonia një gjë të tillë nuk e ka kuptuar akoma, dhe siç duket është e interesuar që edhe më tej kundrejt shqiptarëve të vazhdojë me avazin e vjetër. Ne shqiptarët jemi të diskriminuar nga shteti, duke na trajtuar si qytetarë të dorës së dytë. Ne shqiptarët konsiderohemi si ardhacak nga ASHAM me përkrahje nga Qeveria, derisa jemi autokton në vendet tona. Ne shqiptarët kërkojmë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa politikanët sllavomaqedonas e injorojnë dhe e shkelin atë në mënyrë drastike.

24 orë: Po rolin e partisë shqiptare në pushtet BDI ?

Harun Aliu: Do të kisha dashur të bëjë më tepër, por fatkeqësisht startin e kish të gabuar.

24 orë: Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët përballë kësaj situate të brishtë politike ?

Harun Aliu: Unitet, angazhim, unifikim dhe harmoni të plotë në qëndrimet politike.

24 orë: Në çfarë rrethana do të ngrini zërin për pafajësinë tuaj ?

Harun Aliu: Tani për tani po presim fjalën e drejtësisë dhe pastaj shohim e bëjmë, sigurisht që do ta bëjmë hapin e duhur.

(http://www.ina-online.net)

Naser Pajaziti


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LAVDIA SHQIPTARE NË MEDIAT DHE ARTIN BOTËRORNga SAIMIR LOLJA (11.24.2009)
Vrasja e Xhon Ficxherald Kenedit: Në filmim ndërshihet Osvaldi (11.23.2009)
HERMAN VAN ROMPUY - PRESIDENI I EVROPËS (11.21.2009)
Lady Gaga deri tek Bad Romance (11.17.2009)
Samantha Tubman, asistentja gjeni e Presidentit Obama, që vlen sa një ushtriNga DAN ZAK, Washington Post (11.15.2009)
DUKE IA VËNË VESHIN HISTORISË SË SARAH PALINNga MOKOTO RICH dhe KATE ZERNIKE, New York Times (11.13.2009)
TREGIMI: Unë, grupi im shoqërues dhe ndjesia e vetmisëNga ROBERTO SAVIANO (11.08.2009)
SHPIRTËRAT BINJAKË TË KINEMASËNga MARK HARRIS, New York Times (11.04.2009)
Racizmi në SHBA një vit pas ardhjes së Obamës (10.27.2009)
Diplomatët: Iranit i duhen 18 muaj për bombën atomike (10.26.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]