E Premte, 04.26.2024, 01:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Alpioni: Kush e tradhtoi Nënë Terezën? -Feja dhe Mosbesimi në Postmodernizëm
E Mërkurë, 12.09.2009, 08:51pm (GMT+1)



Ajo u besoi dyshimeve të saj, netëve pa gjumë zbuloi skutat më të errëta të shpirtit dhe ata... e tradhtuan. Për studiuesin Gëzim Alpioni, Nënë Tereza u tradhtua nga kolegët. Ata i botuan letërkëmbimet dhe rrëfimet, kundër vullnetit të saj. Pas botimit të librit të tij të parë kushtuar Nënë Terezës: "Nënë Tereza, shenjtore, apo e famshme", Alpioni po përgatit një tjetër vepër studimore kushtuar shqiptare së shquar, titulluar "Kush e tradhtoi Nënë Terezën?: Feja dhe Mosbesimi në Postmodernizëm". Në një intervistë Alpioni sqaron tezën e tij mbi "tradhtinë" ndaj Nënë Terezës, përse ai ka qenë një ndër partizanët kundër botimit të letërkëmbimeve të saj, çfarë tronditi besimin e gruas që ia kishte dorëzuar jetën Zotit dhe përse ajo gjithnjë nguronte të fliste për jetën e saj.


Z. Alpion, Së shpejti ju do të botoni librin e dytë kushtuar Nënë Terezës, ku jeni ndalur kësaj here?
Në studimin e ri "Who Betrayed Mother Teresa? Faith and Disbelief in Postmodernity" ("Kush e Tradhtoi Nënë Terezën?: Feja dhe Mosbesimi në Postmodernizëm") ndalem kryesisht në periudhën 1940-`97 të jetës së Nënë Terezës, për të identifikuar dhe analizuar besimin e saj të trazuar, siç evidentohet në korrespondencë n e saj private, një pjesë e së cilës u botua për herë të parë në Amerikë nga "Doubleday", në vitin 2007.

Në këtë vepër ju dilni me tezën që Nënë Tereza u tradhtua nga kolegët e vet religjiozë, çfarë kuptoni me këtë?

Nënë Tereza u hapi zemrën rrëfyesve të saj shpirtëror, së pari në fillim të viteve 1950-të, për dyshimet që ajo kishte në lidhje me ekzistencën e Zotit. Kur ajo u bë e njohur në Indi dhe më vonë në botë, Nënë Tereza ngulmoi për dekada të tëra që rrëfimet, letrat dhe ditarët e saj t'i ktheheshin nga kryepeshkopët e Kalkutës dhe rrëfyes të tjerë shpirtëror. Kërkesat e Nënë Terezës ranë në vesh të shurdhër dhe 10 vjet pas vdekjes së saj, këto dokumente u bënë publike. Ata që aprovuan botimin e këtyre dokumenteve nuk e respektuan dëshirën e Nënë Terezës, e cila nuk mund ta kishte shprehur më qartë dhe më me vendosmëri se ajo nuk dëshironte në asnjë mënyrë dhe asnjëherë, që këto materiale të shikonin dritën e botimit.
Mësojmë se keni shfrytëzuar një letërkëmbim me Papa Benediktin XVI, çfarë keni zbuluar të re nga jeta shpirtërore e Nënë Terezës?
Për këtë studim ka kohë qe jam në kontakt me disa rrëfyes shpirtërorë të Nënë Terezës dhe kohët e fundit edhe me Vatikanin. Për këtë çështje do të ndalem në detaje në kapitullin e parë të studimit. Jeta shpirtërore e Nënë Terezës është shumë e ndërlikuar dhe korrespondenca është pjesë e përpjekjeve të mija të vazhdueshme, që të jem sa më objektiv në analizën dhe konkluzionet, që do të nxjerr për shkaqet dhe natyrën e "besimit" dhe "mosbesimit" të figurës fetare ikonike, më të njohur të shek. XX.
Çfarë e tronditi besimin e saj tek Zoti?
Nënë Tereza nuk ishte një murgeshë ordinere; ajo kishte një mendje të mprehtë dhe shpirt delikat. Letrat e Nënë Terezës nxjerrin në pah disa arsye se përse besimi i saj tek Zoti u lëkund kaq shumë, veçanërisht kur ajo ishte në të tridhjetat. Unë identifikoj disa arsye që mund të shpjegohen në kontekstin e disa faktorëve në jetën e saj personale si dhe në kontekstin e konkluzioneve që Jungu nxori në lidhje me fazën/procesin e "individuation" .
Ju keni qenë kundër botimit të letrave të Nënë Terezës, përse?
Si studiues, për mua botimi i letrave të Nënë Terezës është gjë shumë e mirë, sepse më lejon mua dhe kolegëve të mi të studiojmë më mirë këtë figurë komplekse. Megjithatë, nga ana e etikës, botimi i letrave në kundërshtim të plotë me vullnetin e Nënë Terezës është padrejtësi që mund të interpretohet si fyerje ndaj kujtimit të saj, si dhe një akt arrogant dhe i dënueshëm nga ana e editorit, që i lejoi vetes liri që nuk i takojnë.
Përse Nënë Tereza nuk preferonte të fliste për jetën e saj?
Arsyet janë të shumta dhe disa prej tyre i kam shtjelluar në librin "Mother Teresa: Saint or Celebrity?" ("Nënë Tereza: Shenjtore apo e Famshme?"), që u botua në anglisht në vitin 2007 dhe në italisht në 2008-n. Nënë Tereza nuk preferonte të fliste për fëmijërinë e saj, pasi ajo lidhej pazgjidhshmërisht me dhimbjen e madhe që vdekja e pa pritur e babait i shkaktoi, kur ajo ishte 8 ose 9 vjeçe; kjo ishte një traumë nga e cila Nënë Tereza nuk u "shërua" plotësisht gjatë gjithë jetës. Po ashtu, Nënë Tereza nuk dëshironte që të publikohej se babai i saj patriot, Nikollë Bojaxhiu mund të ishte helmuar në Beograd nga nacionalistët serbë. Nënë Tereza ishte shërbëtore besnike e Kishës Katolike dhe ajo ishte e vendosur që të mos shkaktonte edhe një tension tjetër në marrëdhëniet gjithmonë të tensionuara midis Vatikanit dhe Kishës Ortodokse. Heshtja e Nënë Terezës për familjen e saj kushtëzohej edhe nga qëllimi i saj për të mos bërë publike lidhjet e vëllait të saj Lazarit me ushtrinë fashiste. Kur u pushtua Shqipëria në vitin 1939, Lazari u largua për në Itali, ku u radhit menjëherë në ushtrinë e Musolinit. Nënë Tereza e dinte se sa e dëmshme për imazhin e saj si `shenjtore e gjallë' do të ishte publikimi e këtij fakti. Marrëdhëniet e mira të Vatikanit me Musolinin dhe Hitlerin vazhdojnë të jenë edhe sot një çështje tepër e ndjeshme për Selinë e Shenjtë, dhe Nënë Tereza e dinte këtë gjë shumë mirë. Së fundi, Nënë Tereza nuk dëshironte të flitej për familjen e saj, veçanërisht kur nëna dhe motra e saj banonin në Shqipëri pasi ajo nuk donte t'u shkaktonte probleme me autoritetet komuniste. Deri tani nuk janë gjendur dokumente që tregojnë se qeveria e Enver Hoxhës i keqtrajtoi nënën dhe motrën e Nënë Terezës. Arsyeja se përse komunistët nuk i lejuan nënën dhe motrën e Nënë Terezës të vendoseshin në Itali ka të bëjë më tepër me të kaluarën fashiste të Lazarit, se sa me aktivitetin fetar të Nënë Terezës.


Nëse kthehemi pas në kohë, çfarë ju tërhoqi në personalitetin e Nënë Terezës, që ju shtyu të kërkoni e të studioni rreth saj?
Nënë Tereza është një figurë komplekse dhe mahnitëse që duhet studiuar me objektivitet dhe jo për ta mbuluar me lëvdata të kota, siç ndodh shpesh me ne shqiptarët, veçanërisht kur kemi të bëjmë me bashkatdhetarë me famë botërore, në arritjet e të cilëve ne nuk kemi asnjë meritë. Jam i sigurtë se një pjesë e atyre bashkatdhetarë ve, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në mënyre irracionale kundër kandidaturës së Ismail Kadaresë për çmimin "Nobel", do të krenohen, dhe me të drejtë, kur një ditë, shpresoj, se Komiteti i Nobel-it më në fund do t'i akordojë Kadaresë këtë akoladë që e meriton. Megjithatë, nuk duhet harruar se "lopët e shenjta" (sacred cows) janë të dëmshme, veçanërisht për një popull si ne me eksperiencë të hidhur në këtë drejtim si në fushën e letërsisë, historisë apo politikës. Një pjesë e mirë e ne shqiptarëve (për fat të keq në këtë kategori përfshihen edhe një numër i konsiderueshë m intelektualësh të politizuar) akoma nuk po e kuptojmë se ne nuk i nderojmë Nënë Terezën dhe Kadarenë po qe se i trajtojmë si perëndi. Të krenohesh me figura të shquara të kombit është normale; të kalosh në vlerësime të tepruara është banale. Dhe në disa raste e dëmshme dhe moralisht e dënueshme, veçanërisht kur vlerësimi objektiv nuk u rezervohet figurave të shquara që gjithë jetën ia kushtuan kryqëzatës për pavarësinë dhe emancipimin e kombit. Krahas Nënë Terezës, kësaj ikone unike të katolicizmit modern, është mirë si dhe përgjegjësi morale dhe shtetërore të vlerësojmë objektivisht edhe shenjtorët e shqiptarizmit të civilizuar, dhe këta shenjtorë nuk mund të jenë më të shenjtë se Konica dhe Noli.

(http://www.panorama.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
James F. Brown, Shefi i Radios Evropa e Lirë vdiq në moshën 81 vjeçareNga DENNIS HEVESI (12.07.2009)
Sarah Palin në barkun e bishave (12.06.2009)
I KUJT ËSHTË SARI TANI?Nga MAUREEN DOWD, New York Times (12.04.2009)
Majkëll Bolton: këndoj dashurinë vrasëse me Lady Gaga (12.03.2009)
Roman Polanski del nga burgu të premten (12.02.2009)
Chelsea Clinton është fejuar (11.30.2009)
Taiger Udsin e mori në qafë gruaja apo e shpëtoi gruaja? (11.28.2009)
LUFTËRAT FETARENga NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times (11.27.2009)
Lideri i Alternativës Kombëtare flet për "24 orë"Intervistoi: Naser Pajaziti (11.26.2009)
LAVDIA SHQIPTARE NË MEDIAT DHE ARTIN BOTËRORNga SAIMIR LOLJA (11.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]