PRESIDENCIALET AMERIKANE 2016 - HILLARY BLEN ZYRË NË NY Vëzhguesit - Gjithnjë e më afër zbarkimi i zonjës Clinton në garën presidenciale
E Mërkurë, 08.06.2014, 09:26pm (GMT+1)
Voal-online - NEW YORK, 6 GUSHT - Hillary Clinton blen një zyrë në zonën e Midtown Manhattan, New York: sipas konfirmimit për mediat amerikane nga Nick Merrill, zëdhënësi i ish Sekretares së Shtetit, bëhet fjalë për zyrën personale të zonjës Clinton, e jo për selinë qendrore të fushatës së saj elektorale.
Pavarësisht kësaj, vëzhgues të ndryshëm interpretojnë veprimin e ish First Ladyt si një hap tjetër drejt zbarkimit të saj në betejën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
www.voal-online.ch
|