NËN UDHËHEQJEN E ISH KONGRESMENIT DIOGUARDI SHQIPTARËT E ÇIKAGOS PROTESTOJNË KUNDËR DISKRIMINIMIT NË MAQEDONI
E Martë, 08.05.2014, 07:46pm (GMT+1)
Diaspora shqiptare në SHBA mbajti protestë në Çikago kundër diskriminimit shtetëror të shqiptarëve dhe drejtësisë selektive në Maqedoni.
Në këtë protestë kan marrë pjesë qindra shqiptarë, që protestuan në sheshin para bashkisë së qytetit Chicago dhe zyrës së konsullatës së Maqedonisë, për të shprehur përkrahje për protestat e shqiptarëve në Maqedoni kundër diskriminimit dhe drejtësisë selektive.
Protesta ka filluar në ora 11.00 me kohën lokale dhe ka vazhduar deri në ora 15:00 duke u nisur nga vendi i quajtur Daily Xenter - pranë Konsullatës së Maqedonisë dhe më pas protestuesit i janë drejtuar godinës së gazetës prestigjioze Chigaco Tribune, për sensabilizim, duke treguar para shtypit dhe opinionit amerikan mbështetje të protestave të shqiptarëve në Maqedoni për rastin "Monstra.
Protesta u udhëhoq nga ish-kongresisti shqiptaro - amerikan Joe DioGuardi, presidenti i LQSHA lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA, dhe Këshilltares së Çështjeve Ballkanike Shirli Cloyes DioGuardi, kurse kishte përkrahjen e fuqishme të gjithë komunitetit shqiptarë nga zona e Illionisit, Wisconsin dhe Kenosha.
Protestuesit mbanin në duar flamurin kuqezi dhe simbole kombëtare, ndërsa nuk ka munguar edhe një flamur gjigant kuq e zi - që dallohej në mes të protestueseve. Protestuesit mbanin në duar dhe pankarta në përkrahje të shqiptarëve në kryeqytetin e Maqedonisë, si: "Shkupi jemi me ty", "Shkupi nuk është vet", "Jemi një komb"- "Shkupi nuk jeni vetëm" - "Të lirohen të burgosurit - luftëtarët e lirisë" "Ndaloni dhunën ndaj shqiptarëve".
www.voal-online.ch
|