E Djelë, 04.28.2024, 11:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DIOGUARDI - SHQIPTARËT ENDE PO VUAJNË NË BALLKAN, ENDE E PAZGJIDHUR ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONI

E Mërkurë, 08.06.2014, 07:06am (GMT+1)



Ish-Kongresmeni dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joseph DioGuardi, bashkë me bashkëshorten e tij Shirley në një intervistë për "TV Ilirët" në SHBA, kanë folur për çështjen shqiptare të pa zgjidhur në Ballkan, me theks të veçantë për pozitën jashtë kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoni.

DioGuardi ka shpalosur kujtimet e tij nga rrugëtimi për sensibilizimin e çështjes shqiptare në Ballkan dhe të diskriminimit antishqiptar që bëhej në ish Jugosllavi ndaj Kosovës dhe pjesëve të tjera etnike si në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e Medevegjë, Çamëri dhe të ndarjes së Shqipërisë nga regjimi komunist.

Gjatë fjalës së tij arbëreshi shqiptar DioGuardi, theksoi "takimi im me njerëzit e gjakut tim me shqiptaro-amerikanët u bë përmes mikut tim Bill Cassin (një irlandezo-amerikan), që me vonë ishte nismëtari që unë të kandidoja për Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres". "Posa hyra në portën e Kongresit në Washington jam afruar shumë me Tom Lantos dhe John Porter dhe tashmë në dijeni të plotë për pozitën e vështirë të shqiptarëve në ish Jugosllavi, kam afruar para tyre platformën time kombëtare që për Kongresin dhe Senatin të përgatisim një rezolutë për avancimin e çështjes shqiptare në Ballkan. Kjo u mirëprit nga Tom Lantos, Gilman Hyde dhe me ato 50 firmosje tjera kongresmenë dhe senatorë", tha ai.

Po tashmë ku jemi, pyet DioGuardi, duke shtuar se populli shqiptar ende po vuan në Ballkan. Kosova u bë e pavarur dhe bën rrugën e shtetndërtimit, e lirë dhe demokratike.

"Me ndihmën e pa rezervë të popullit amerikan dhe të Kongresit e të Senatit me Departamentin e Shtetit, Kosova u nda përgjithmonë nga regjimi antishqiptar i Serbisë së Miloseviçit. Në këtë kohë ende po lëvizin skenarët antishqiptarë dhe këto kohe duhet të përmend çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni.

Në këtë vend nuk mund të lejohet që populli shqiptar të anashkalohet dhe ka mbetur anash Kushtetutës si popull(jo pakicë kombëtare)dhe jo element konstituiv (shtetformues)", tha DioGuardi.

"Klasa politike shqiptare në Maqedoni ka dështuar dhe tashtmë ajo ka mbetur vetëm si vëzhgues i ditës se çfarë po ndodh me shqiptarët në trojet e veta. Ne do të reagojmë përmes protestës në Çikago dhe do të çojmë mesazhin e qartë për Nikolla Gruevskin dhe regjimin e tij se populli shqiptar në këto hapësira nuk meriton të vuajë dhe të nëpërkëmbët ashtu si do dikush dhe ashtu si e ka të projektuar në skenarët e njohur për ne", tha ai.

DiaGuradi dhe Shrley theksuan se Maqedonia mund të ekzistojë dhe të marrë frymë në mënyrë demokratike vetëm me demokratizimin dhe ndryshimet kushtetuese përmes vijave të federalizmit, ku populli shqiptar në trojet e veta do të avancojë në shkallë kombëtare(shtetformues).

"Për gjendjen aktuale në Maqedoni, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, në bashkëpunim me të gjithë shqiptaro-amerikanët dhe në bashkëpunim të ngushtë më Kongresin dhe Senatin në Uashington, do të kërkojmë që populli shqiptar në Ballkan mos t'i mbetët mbi qafë vuajtja dhe trajtat e pabarazisë me popujt tjerë me të cilët jetojnë në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e Medevegjë, si dhe kërkesa për çështjen e Çamërisë së vrarë e të hequr nga harta e vet etnike nga regjimi helen i Greqisë", tha DioGuardi.

Ndërsa, për çështjen e pa zgjidhur shqiptare në Maqedoni, DioGuardi tha se do të përgatitet një rezolutë për Kongresin dhe Senatin dhe për të drejtën e lirisë e të paqes për shqiptarët që ende po vuajnë në Ballkan nuk do të pushojmë nga aktivitetet tona kombëtare. "˜Unë kam gjak shqiptari dhe kërkoj që tërë shqiptaro-amerikanët në Amerikë të afrohen me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe të ndërtojmë programin se populli shqiptar ende po vuan në Ballkan'- u shpreh DioGuardi.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
52 VJET MË PARË VDISTE MARILYN MONROE - LINDTE MITI MARILYN MONROE (Tekst dhe fotogaleri)Vdekja e aktores amerikane ende mbetet misterioze (08.05.2014)
NËN UDHËHEQJEN E ISH KONGRESMENIT DIOGUARDI SHQIPTARËT E ÇIKAGOS PROTESTOJNË KUNDËR DISKRIMINIMIT NË MAQEDONI (08.05.2014)
TEUTA RUGOVA PRITI KAMPIONIN BOTËROR HAXHI KRASNIQI DHE PASTAJ BËNË HOMAZHE PRANË PRESIDENTIT RUGOVA (08.05.2014)
FEMRAT E SULLTANIT E DASHURONIN SKËNDERBEUN (08.05.2014)
STOP VRASJA E FJALËS SË LIRË DHE KËRCËNIMET NDAJ GAZETARËVE!Nga ASLLAN DIBRANI (08.05.2014)
PRESIDENTI OBAMA MBUSH 53 VJET (08.04.2014)
LOGJIKA E MBRAPSHTË E PRESIDENTIT MAQEDONASNga PETRIT HALITI (08.04.2014)
Nga aktiviteti i mërgatës sonë në ZvicërNga MBLEDHJA E GRUPIT TË NËNDEGËVE TË LDK-së në KANTONIN E BERNITNga HAKI LATIFI, kryetar i LDK, dega Zvicër (08.04.2014)
LAHUTARI JONUZ DELAJ NDËR 'HERONJTË' E FUNDIT TË RAPSODIVE KRESHNIKEStudim nga QAMIL GJYREZI (08.04.2014)
NUSJA NGA TETOVA VDES NË DITËN E DASMËS (08.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]