52 VJET MË PARË VDISTE MARILYN MONROE - LINDTE MITI MARILYN MONROE (Tekst dhe fotogaleri) Vdekja e aktores amerikane ende mbetet misterioze
E Martë, 08.05.2014, 08:07pm (GMT+1)
Voal-online.ch - Natën e 5 gushtit 1962 u gjet e vdekur në Los Anxhelos Marilyn Monroe.
Pas 52 vjetësh askush nuk e di çfarë ndodhi vërtet atë natë.
Norma Jean, kështu ishte emri i saj i vërtetë, do të ishte tani 88 vjeçe. Në vitin 1946 firmosi një kontratë me studuon Fox e regjisori Ben Lyon e këshillon ta ndërrojë emrin në Marilyn Monroe.
Miti Marilyn afirmohet me filmat Niagara, Burrat preferojnë biondet, Si të martohesh me një milioner, Kur gruaja shkon me pushime. Stacioni i autobusit, Dikujt i pëlqen vapa.
Figura e Marilyn Monros është e lidhur edhe me shumë dashurira. Sidomos emri i saj lidhet me atë të presidentit John Fitzgerald Kennedy.
Më 5 gusht 1962, Marilyn u gjet pa jetë në dhomën e gjumit në shtëpinë e saj në Brentwood, në Los Anxhelos. Të dhënat e autopsisë ishin se bëri vetëvrasje me një përzierje ilaçesh.
Por mbeten ende dyshime mbi fundin e mitit Marilyn.
www.voal-online.ch
|