E Premte, 05.17.2024, 07:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FOTO EKSKLUZIVE - JOSIF BAGERI NË MESHËN E PARË NË GJUHËN SHQIPE NË DURRËS
Nga ARBEN LLALLA

E Mërkurë, 09.24.2014, 11:57am (GMT+1)


Josif Bageri është një nga figurat e njohura të kombit shqiptar, por për këtë figurë që ishte nga Reka ka shumë pak fotografi. Duke vëzhguar disa foto të vjetra të vitit 1914 që lidheshin me ardhjen e Princit Vidi më 7 Mars 1914, dyshova se në një foto ku ka shënimin e meshës së parë në gjuhën shqipe të mbajtur nga Imzot Noli në Durrës më 10 Mars 1914, ndodhet edhe Josif Bageri. Duke shikuar me vëmendjen veshjen e tij, krahasimet me foton e vetme që njihet, por edhe duke ditur se ai pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë jetoj në qytetin e Durrësi mendova se njeriu me shpinë dhe kapelën karakteristike mund të jetë Josif Bageri. Për të vërtetuar dyshimet e mia nëse ishte apo jo Jofif Bageri pyeta disa studiues, por nuk gjeta mbështetje të mendimit tim. Ishte Elida Jorgoni, studiuese dhe aktiviste e çështjeve kombëtare ajo që më tha: PO AI ËSHTË, JOSIF BAGERI. Kështu, pa asnjë mëdyshje ne tashmë mund të themi se burri i Rekës ka qenë në meshën e parë të mbajtur nga Imzot Noli në gjuhën shqipe në Durrës më 10 Mars 1914.

Ka qenë 10 Marsi i vitit 1914 ku në qytetin e Durrësit Fan Noli mbajti meshën e parë në gjuhën shqipe në kishën e qytetit. Në këtë meshë merrnin pjesë shumë figura kombëtare nga të gjitha trevat dhe që i përkisnin besimeve të ndryshme si mysliman, bektashinj, ortodoks, katolik.

Më 7 Mars kishte mbërritur Princi Vidi për të formuar kabinetin qeveritar më 17 të po atij muaj. Fotografia është ruajtur nga mbledhësi i dashuruar pas fotografive dhe kartolinave Marchese di San Giuliano (1852-1914), i lindur në Catania në Sicili. Ai shërbeu për pak kohë si ministër italian i punëve të jashtme nga dhjetor 1905 deri në shkurt 1906. Nga 1906-1910 ai ishte ambasador në Francë dhe Britaninë e Madhe. Ai përshëndeti zgjedhjen e Princ Wilhelm si monark të ri të vendit ballkanik dhe ishte një vëzhgues aktiv i ngjarjeve në Shqipëri në pranverën e vitit 1914.

ps. Shkrimi u publikua fillimisht nga "Gazeta Lajm" në Maqedoni
/E Vërteta.al/

ARBEN LLALLA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJAKOVA I THOTË MIRËSEVJEN 'NERMIN VLORËS' (09.24.2014)
MANIFESTIMI TRADICIONAL'ORA E MALEVE' –ROZHAJË, 20SHTATOR 2014 (09.24.2014)
NJË LIBËR ORIGJINAL I CILI FLET PËR KONTRIBUTIN E MËRGATËS SONË NË GJERMANINga AGIM GASHI (09.24.2014)
BESA IMAMI - YLL I PASHUAR I SKENËS SHQIPTARENga Prof MURAT GECAJ (09.23.2014)
SHQIPTARJA EGZONITA ALA SHPALLET 'MISS GJERMANIA 2014'Vendin e dytë në garë e merr shqiptarja tjetër, FJOLLZA AVDIU (09.23.2014)
200 VJETORI I HIMNIT AMERIKAN (09.23.2014)
MEDALJE TË ARTË FAMILJES LLADROVCI PËR KONTRIBUT NË ÇLIRIMIN E KROACISË (09.22.2014)
KORRIDORI JUGOR I GAZIT DHE FAKTORËT E RREZIKUTNga PETRIT HALITI (09.22.2014)
MBRËMJE E SUKSESSHME, TAKIM MBRESËLËNËS I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË (Sh.Sh.Sh.A) (09.22.2014)
HAKI LATIFI, Kryetari i LDK Zvicër - LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË KOLONEL AHMET KRASNIQIT! -Në kujtim të 16 vjetorit të vrasjes tinzare të ministrit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës kolonel Ahmet Krasniqi (09.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]