E Shtunë, 05.11.2024, 09:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
URIME NË AMSHIM BIJA IME
(Në 43 vjetorin e lindjes së Shqipes)
Poezi nga AGIM GASHI

E Enjte, 09.25.2014, 06:59am (GMT+1)




Shqipja ime, bija ime,
Sot ke mbush keterdhetetri,
Pse nuk zgjohesh me të Urue,
Por në vorr po flen n´qetësi?

I shfletoj t´vjetrat kujtime
Kur të Uroja me dashuni,
Zemra e shpirti më digjen prush
E nuk teren syt e mi.

Me të ardhë te vorri yt
Pasha Ty bijë skam mundësi,
Më ka rrokë smundja e skamja,
Larg na ndau kurbeti i zi.

Vajin sot që spo e ndali
Rreshtat e kanges po i lotoj,
Do ti mbledhi lot´ e kangë
N´thellsi t´vorrit ti dergoj.

Ndegjoje kangën e Ditëlindjes
E këndoi babi për Ty,
Zgjohu e mbledhi ato lule
Mos i le në vorr përmbi.

Dy qirinj të mëdhej i ndeza
Ketredhetetre i ke përbri,
Si më dukesh po qesh në foto
As ske dhimbje as ske zjarmi.

II
Kur t´baj ma mirë moj bija ime
Do e marr rrugen me t´vizitu,
Te ai vorr që e bane qerdhe
Lot´ prej prindi, mbi me i lshu.

Ah, moj botë sa je mizore
Pse smë more sëpari mu?
Por mi more bijë e djal
Pa rend jetnat po i shu´?

Po m´shkon jeta në vaj e skamje
Ti për mu botë je katile,
Më ke dhurue shumë vuajtje e dhimbje
Edhe ksaj radhe, më bane hile.

Ma ke marrë Yllin e jetës,
Gëzimi i parë ishte për mu,
Flej e qetë moj bija ime
Se n´këtë jetë smuj me t´harru.

Dije mirë moj zogza e babit
Pasha dhimbje, pasha vetmi,
Kurr nga mendja skam me t´largue
E gjallë më dukesh n´fotografi.

Skam askujt kujt ti ankohem,
Me Ty çdo ditë po bisedoj,
Kur skam bukë e kur dhemb shpirti
Te fotoja jote vi bisedoj.

Aty derdhi lotë të dhimbjes
Edhe për nanën e për atdhe,
Kështu do tjetë tash jeta ime
Derisa t´vi tek Ti në dhe.

Urime Ditëlindjen bija ime
Të gjitha varret po festojnë,
E familjaret të vine me t´pa
Me Urime lot´ lëshojnë.

Sa vështirë me të Urue
Ti në vorr e unë n´këtë jetë,
Fli e qetë pllumbesha a babit
Asgja e mire për t´gjallt ska mbetë.

Ma të vdekun sot jemi ne
Se sa Ju që keni shkue,
Tash m´lejo ta rrokë sharkinë
Me kangë Ty me të vajtue.

III
Lumja nana që t´pati Ty
Lum´ e motrat dhe vllaznija,
I lum´ djali e i lum´ burri,
Me Ty hare kishte shtëpia.

E lumja Lokja që t´ledhatonte
Kujtime të ambla ti ke lanë,
Tash dhe gjyshi n´vorre t´Lipjanit
Ja ka nisë për Ty po qan.

Mos t´kam lodhë moj Shqipja ime?
Shumë po flas kur jamë me Ty,
Tash pushoje trupin tend
Në varrin çerdhe, fli n´qetsi.


24.09.2014
Düren




AGIM GASHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UNAZA E RE, E MADHE, E PLAVË-GUCISËNga RAMIZ LUSHAJ (09.24.2014)
FOTO EKSKLUZIVE - JOSIF BAGERI NË MESHËN E PARË NË GJUHËN SHQIPE NË DURRËSNga ARBEN LLALLA (09.24.2014)
GJAKOVA I THOTË MIRËSEVJEN 'NERMIN VLORËS' (09.24.2014)
MANIFESTIMI TRADICIONAL'ORA E MALEVE' –ROZHAJË, 20SHTATOR 2014 (09.24.2014)
NJË LIBËR ORIGJINAL I CILI FLET PËR KONTRIBUTIN E MËRGATËS SONË NË GJERMANINga AGIM GASHI (09.24.2014)
BESA IMAMI - YLL I PASHUAR I SKENËS SHQIPTARENga Prof MURAT GECAJ (09.23.2014)
SHQIPTARJA EGZONITA ALA SHPALLET 'MISS GJERMANIA 2014'Vendin e dytë në garë e merr shqiptarja tjetër, FJOLLZA AVDIU (09.23.2014)
200 VJETORI I HIMNIT AMERIKAN (09.23.2014)
MEDALJE TË ARTË FAMILJES LLADROVCI PËR KONTRIBUT NË ÇLIRIMIN E KROACISË (09.22.2014)
KORRIDORI JUGOR I GAZIT DHE FAKTORËT E RREZIKUTNga PETRIT HALITI (09.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]