E Djelë, 05.12.2024, 12:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ARENAT E LUFTËS PËR MBIJETESË NUK PO PËRFUNDOJNË KURRË
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Enjte, 09.25.2014, 08:04am (GMT+1)


   Kaloi edhe kjo stinë e verës, e cila  me shumë i ngjau vjeshtës. Por, ne Kosovë, kjo stinë dallojë nga stinat e tjera edhe për faktin së zgjedhjet e fundit nacionale të jashtëzakonshme stinën më  të bukur të vitit na bën vjeshtë të vonshme .Këto zgjedhje edhe pas disa muajve  nuk i nxoren organet e shtetit.Kur jemi këtu , natyrisht së vlen të thëmi së shumë kush këtë verë i kaloi në shtëpitë e tyre së nuk kishin ku të shkonin pa asnjë metelik në xhep.Njeriu i këtj nënqielli iu dasht të kenaqët më lagshtinë e madhe të kësaj vere , me shtrenjtime të reja të prodhimeve ushqimore , më shumë të papritura të tjera. Po çka të thëmi për ata që jo vetëm këtë verë e cila sa po kaloj , por  edhe shumë vera të pasluftës nuk kanë pasur mundësi siq thotë një fjalë e popullit të levizin nga vendi , së vështirë e kan kaluar edhe një ditë të vetme në këtë kohë krize të rëndë sociale ekonomike, dhe as që iu ka rënë ndërmend që për një javë ose dhjetë ditë ti kalojnë diku tjetër për të pushuar sa do pak , për ta shijuar sado pak jetën pa brenga.Jo, së në vend të tyre ka kush shkon. Në pushime verore dy apo më shumë herë shkojnë pushtetarët tanë në kurriz të njeriut i cili nuk e ka knaqësinë ta shijon pushimin vjetor. Në pushime nga dy tri herë apo më shumë kan shkuar njerëzit të cilët janë afër njerëzve të politikës apo shkojnë ata që kan krijuar shumë biznese të dyshimta.Shumë nga kjo kategori pushimet i kan kaluar në vendet më të shtrenjta të Evropës dhe botës.Shumë kush sot në Kosovë as që mund ta paramendojn pushimin aq të nevojshem  së e kan dert së si ta sigurojnë një kore bukë më shumë dhe pak dru që mos të mbesin krejt godare për stinën e dimrit që po afron.   Dikush nga klasa e mesme e cila ka filluar të shuhet pushimet i ka kaluar në ndonjë bjeshkë ku ende shkohet më vështërsi të mëdha, ose këto pushime ditore i ka kaluar të ndonjë aferm i tij , jo duke shkuar larg. Shumica sot në Kosovë janë shumë të brengosur për familjët e tyre  të ballafaquara më skamje dhe mjerim, të ballafaquara me penzione të vogla që në kushte normale nuk jetohet as tre kater ditë, me rritje të kostos së jetesës  për xhepin e varfër të këtij populli, duke jetuar me frikën së nuk kan të holla për ti kryer obligimet për energji elektrike të shtrenjtë, për ujë, etj. Shumë kush gjendjën e rëndë ekonomike është duke e paguar me jetë , duke mos pasur mundësi të shkojë të mjeku për një grusht lekë, e lere më të flasim kur bëhët fjalë për operime të shtrenjeta për ata që lëngojnë nga ndonjë sëmundje e rëndë.

  Askush nga strukturat më të larta të shtetit ka kohë ose kurrë as që  kan dalur të kontaktojnë më ata të cilët i kan votuar. Asnjë pushtetarë nuk më ka ra në sy që ka vizituar ndonjë familje nevojtare,familje të dëshmorve, ndonjë shkollë,  spitale apo pensionistët , të papunët e shumtë etj.

  Kur eshte fjala të mediat nese i shikojmë programet e huaja televizive të gjitha si krylajm  kan  diqka nga përditësheria e njeriut të thjesht, nga ndonjë ndodhi në mesin e qytetarëve . Këtu tek ne mediat pak kan lëvizur nga koha e komunizmit.Ato qysh në start të lajmeve në të shumtën e rasteve po plasojnë   lamje të përzgjedhura për "aktivitetin" e pushtetarve.

   Populli po përmendet nga goja e atyre që janë në  pushtet vëtem kur po vjen koha e zgjedhjeve , e kurr më. Se këta pushtetarë tanë tybe e dinë që ka popull në këtë vend përpos kur po vijnë zgjedhjet lokale dhe ato nacionale.Kështu nuk ka mundësi të ndodhë në vendet me demokraci të zhvilluar. Ky indiferentizem karshi shumicës , është indiferentizem karshi njeriut që janë viktima të kësaj oligarkie politiko-financiare.Kjo është e pa presedan dhe  rrezikshme për çdo shoqëri demokratike. Sikur arenat e luftës  për mbijetesë nuk po përfundojnë kurrë në këto troje. Luftë më serbollavet për 100 vjet me radhë me shumë viktima të njeriut tonë në tokën e vet.Tash jo luftë më armiqët por luftë më të keqijat në të cilat jemi mbërthyer, krimin , korrupcionin ,zhvillim të dobët ekonomik, nivelin e lartë të pa punësisë që çdo shoqëri e qesin në gjunjë.Po bëhet edhe një llojë lufte e pashpallur për pushtet, e jo për shtet dhe mirëqenje, që është tragjike për një popull.Këtu në Kosovën e vogël sikur është ba modë të vidhet jo më pakë para , po më miliona euro, besa edhe me miliarda . Kjo është brengosëse për një shtet dhe komb.Bie pyetja , a do të këtë fund e gjithë kjo dhe së çfarë do të jetë ai fund?Kështu si po shkojnë punët e ardhmja jonë evropiane është shumë largë.Dhe, këtu parashtrohen edhe pyetje të tjera. Kur do të gjëjme rrugën e vërtetë të prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik? Kur do ti lëmë mbrapa primitivizmat? A kemi mundësi që të bejmë hapa të sigurt përpara? E ardhmja e shtetsisë së Kosovës është në pyetje.Liritë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë dhe zhvillimi demokratik i shoqërisë sonë  janë shumë të rëndësishme për të ardhmen .Ne të gjitha këto mund të presim përgjigje pozitive vetëm atëhere kur të mbretëroj arsyea , kur e mira e mund të keqën, kur vërtetë ndodhin gjera të mira dhe të prekshme për shoqëri.Vetëm më punë të mëdha e fjalë të vogla arrihet qëllimi i dëshiruar, sikur po ndodhë më sporistët tanë në botë që i kam përmenduar edhe në një shkrim timin. Ata janë mësimi dhe krenaria jonë së si duhet hapëruar sigurtë përpara...

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
URIME NË AMSHIM BIJA IME(Në 43 vjetorin e lindjes së Shqipes)Poezi nga AGIM GASHI (09.25.2014)
UNAZA E RE, E MADHE, E PLAVË-GUCISËNga RAMIZ LUSHAJ (09.24.2014)
FOTO EKSKLUZIVE - JOSIF BAGERI NË MESHËN E PARË NË GJUHËN SHQIPE NË DURRËSNga ARBEN LLALLA (09.24.2014)
GJAKOVA I THOTË MIRËSEVJEN 'NERMIN VLORËS' (09.24.2014)
MANIFESTIMI TRADICIONAL'ORA E MALEVE' –ROZHAJË, 20SHTATOR 2014 (09.24.2014)
NJË LIBËR ORIGJINAL I CILI FLET PËR KONTRIBUTIN E MËRGATËS SONË NË GJERMANINga AGIM GASHI (09.24.2014)
BESA IMAMI - YLL I PASHUAR I SKENËS SHQIPTARENga Prof MURAT GECAJ (09.23.2014)
SHQIPTARJA EGZONITA ALA SHPALLET 'MISS GJERMANIA 2014'Vendin e dytë në garë e merr shqiptarja tjetër, FJOLLZA AVDIU (09.23.2014)
200 VJETORI I HIMNIT AMERIKAN (09.23.2014)
MEDALJE TË ARTË FAMILJES LLADROVCI PËR KONTRIBUT NË ÇLIRIMIN E KROACISË (09.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]