E Premte, 05.10.2024, 09:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MARK MARKU - DËSHTIMI I PD-së, FAJI I BASHËS DHE PËRGJEGJËSIA E BERISHËS

E Premte, 09.26.2014, 08:04am (GMT+1)



    Ish-deputeti Mark Marku analizon udhëheqjen e dështuar të PD-së dhe përgjegjësitë që nuk arrin t'i mbajë Basha. Çfarë qëndrimi duhet të mbajë PD-ja ndaj bojkotit të Kuvendit, kapriçot e opozitës dhe miklimi nga pushteti i aleatëve të PD-së


Studiuesi dhe ish-deputeti demokrat, Mark Marku, në një intervistë për "Shekullin", shprehet se faji për lidershipin e dështuar të Partisë Demokratike, duhet kërkuar tek kryetari i ligjshëm i saj Basha. Por, një pjesë e madhe e përgjegjësisë, thotë Marku, i mbetet ende ish-kreut demokrat, Berisha. Për sa i përket lënies në hije të disa nga emrave më me peshë brenda kësaj partie, Marku thekson se koha vërtetoi se ata nuk kanë qenë ndonjëherë të rëndësishëm dhe mënjanimi i tyre ka nisur prej kohësh. Kurse bojkotin, ish-deputeti i djathtë e sheh jo frytdhënës dhe që aktualisht dëmton më shumë opozitën se sa qeverinë.

Shqipëria është bërë pjesë e agjendave të rëndësishme të Bashkimi Evropian. Vizita e kryeministrit Rama në Gjermani dhe kryesimi në konferencën për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian e iniciuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel janë sinjale pozitive. Që procesi i integrimit të vijojë me sukses BE-ja ka kërkuar që Këshilli Kombëtar i Integrimit të ketë në përbërje dhe përfaqësues të opozitës. Opozita nuk ka pranuar të jetë pjesë, dhe të përfshihet. Cili është vlerësimi juaj për bojkotin e opozitës dhe çështjeve tjera me interes kombëtar?

Mendoj se bojkoti është një sjellje politike e dënueshme dhe shumë pak rezultative. Por, kur vjen puna tek analiza e tij, unë mendoj se fajtorët e bojkotit duhen kërkuar jo vetëm tek sjelljet e opozitës, por edhe tek sjelljet e qeverisë. Dihet se kur ndodh një aksident në komunikimin mes dy individëve apo dy palëve, faji është i të dy palëve. Nëse njëra palë e dëshiron komunikimin dhe bashkëpunimin seriozisht atëherë me siguri e gjen mundësinë për të përfshirë edhe palën tjetër. Kam përshtypjen se shumicës së sotme parlamentare i intereson më shumë një opozitë që bojkoton se sa një opozitë që bashkëpunon. Megjithatë kjo nuk e justifikon bojkotin pasi ai (bojkoti), mendoj se dëmton më shumë PD-në se shumicën parlamentare.

Kur jemi te bojkoti, Partisë Demokratike i janë larguar gati të gjithë aleatët. Si e shihni vendimin e Bashës për të vijuar bojkotin dhe a është kjo zgjedhja më e mirë?

Mendoj se aleatët janë larguar jo se janë parimisht kundër bojkotit, por se janë të mikluar nga pushteti dhe janë duke kërkuar rrugë për t'iu bashkuar shumicës. Basha u ka dhënë pretekstin për të bërë një hap drejt pushtetit dhe kjo tregon edhe njëherë se bojkoti edhe si taktikë politike është tërësisht e pafrytshme.

Para një jave kreu i PD-së, shpalli një vendim disi të çuditshëm. Ai urdhëroi deputetët që të ngrenë struktura për të ndjekur dhe analizuar zhvillimet në Komisionet e Ligjeve, nga jashtë. Si përkthehet nga ju lëvizja e fundit që Basha zgjedh, pasi dihet se vendimet merren në Kuvend?

Mendoj se krijimi i pushteteve paralele është një ide e rrezikshme për vendin pasi cenon vendosjen e autoritetit shtetëror në të gjithë vendin. Është edhe një veprim kundër votuesve të këtij vendi, pasi ata kanë përcaktuar se kush duhet të qeverisë dhe se kush duhet të jetë në opozitë. Kjo gjë duhet respektuar dhe e vetmja gjë e ligjshme që mund të bëjë një opozitë është që të ushtrojë fuqinë e oponencës që i ka dhënë populli në institucionet legale të vendit.

Vendimi i z. Basha është kundërshtuar haptas nga aleatët, por edhe nga pjesa më e madhe e eksponentëve me peshë në PD. I vetmi që e ka dalë në mbrojtje ka qenë z. Berisha. Sipas jush, vendimet që merr Basha a janë të influencuara nga ish-kryeministri?

Jam shprehur edhe herë të tjera për këtë dhe, si dhe herë të tjera, mendoj se Berisha vazhdon të ndikojë fort në lidershipin e PD-së. Por kam përshtypjen se ky opinion i përhapur, se është Berisha ai që drejton PD-në dhe jo Basha, po shërben si një lloj justifikimi për plogështinë e lidershipit të Bashës gjatë mandatit të tij njëvjeçar të PD-së. Tek e fundit opinioni duhet të çlirohet nga histeria anti-Berisha dhe ta kërkojë përgjegjësinë aty ku duhet kërkuar: te kreu legal i PD-së, zoti Basha dhe jo tek Berisha. Berisha ka përgjegjësitë e tij, por nuk mund t'i kërkohet përgjegjësia aty ku nuk mund t'i kërkohet. Pra pyetja se pse Basha nuk e drejton realisht nuk duhet t'i drejtohet më Berishës, por Bashës.

Që pas humbjes së 23 qershorit dhe ardhjes së Z. Basha në krye të PDsë, figura qendrore të kësaj partie janë distancuar shumë. Vakuumi që ata kanë lënë ndihet në masë. Edhe situatat e fundit kanë nxjerrë në pah mungesën e lidershipit dhe përfaqësimit. Mos do të thotë kjo që PDja ka hyrë në një periudhë tranzicioni?

Nuk shoh ndonjë vakuum, sepse vakuumi ndihet për figura që kanë patur peshë. Praktikisht figurat kryesore të PD-së kanë patur pak peshë për shkak të pushtetit të fortë që ushtronte Berisha mbi ta dhe mbi gjithë partinë. Nga gjithë figurat që aludoni ju se janë spostuar nga PD-ja, pak pushtet dhe ndikim ka pasur zonja Jozefina Topalli, por edhe ajo vetëm sa ç'i lejonte Berisha. Mungesa e peshës së tyre u kuptua edhe më qartë pas vendimit të Berishës për t'ia lënë partinë Bashës. Pas këtij vendimi ai vendosi që t'ia lërë partinë "të pastër", "pa armiq", dhe këtë e bëri shumë lehtë duke i neutralizuar në mënyrën më të lehtë të mundshme gjithë figurat e dyta që vinin pas tij. Kjo tregon se sa pa peshë ishin ata brenda PD-së. Ikën sikur të mos kishin ekzistuar.

Nga ana e tij Basha po projekton një opozitë të re, duke parë problematikat që po kalon PD dhe duke parë dhe afatin e shkurtër të zgjedhjeve lokale, do të mund të sjellë në të ardhmen sërish në pushtet këtë forcë politike?

Unë e kuptoj vështirësinë e Bashës për të krijuar një opozitë të re dhe madje jam i mendimit se kjo është shumë e vështirë sidomos për faktin se zoti Basha ka marrë në dorë një parti që është në pikën më delikate të historisë së saj. Por cilado qoftë rruga për të realizuar një gjë të tillë, pra krijimin e një opozite të re, konkuruese e aftë për t'u paraqitur si alternativë e ardhshme e qeverisjes, kjo është rruga më e pasigurtë. Zoti Basha nuk po paraqet as vizionin e një opozite të re, as ndonjë tregues konkret të përpjekjes për krijimin e një gjëje të tilë: ai thjesht po meremeton zyrat e një karakatine të cilës i kanë degraduar themelet. Të shpresojmë që në kongresin e ardhshëm të duken e shenjat e një projekti të tillë, por deri tani ai thjesht po bën zëvendësime individësh që pak ndryshim kanë nga njëri-tjetri. E përsëris edhe njëherë idenë time se PD nuk duhet meremetuar por rithemeluar.

ISUF KURTAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FATOS HOXHA - TA SHPËTOJMË PD-në NGA KTHETRAT E PENGMARRËSVE (Intervistë) (09.26.2014)
Emrat e shqiptarëve përmbysin pretendimet e historianëve serbëSKËNDER GASHI - KUR U BËMË MYSLIMANË, ISHIM ORTODOKSË, NUK ISHIM KATOLIKË (09.25.2014)
SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI SOT (IX)Nga BRAHIM IBISH AVDYLI (09.25.2014)
VIZITA E PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI U NDERUA EDHE NË MËRGATËN SHQIPTARE!Nga ASLLAN DIBRANI (09.25.2014)
ARENAT E LUFTËS PËR MBIJETESË NUK PO PËRFUNDOJNË KURRËVështrim nga SKËNDER MULLIQI (09.25.2014)
URIME NË AMSHIM BIJA IME(Në 43 vjetorin e lindjes së Shqipes)Poezi nga AGIM GASHI (09.25.2014)
UNAZA E RE, E MADHE, E PLAVË-GUCISËNga RAMIZ LUSHAJ (09.24.2014)
FOTO EKSKLUZIVE - JOSIF BAGERI NË MESHËN E PARË NË GJUHËN SHQIPE NË DURRËSNga ARBEN LLALLA (09.24.2014)
GJAKOVA I THOTË MIRËSEVJEN 'NERMIN VLORËS' (09.24.2014)
MANIFESTIMI TRADICIONAL'ORA E MALEVE' –ROZHAJË, 20SHTATOR 2014 (09.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]