E Djelë, 04.28.2024, 05:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MAQEDONIA AS ME SERBINË, AS ME PERËNDIMIN
Opinion nga HADI OSMANI

E Premte, 09.26.2014, 09:29am (GMT+1)



Një gjest naiv, shumë qesharak dhe tragji-komik. Kështu unë do ta quaj marëveshjen mes Maqedonisë dhe Serbisë për ambasada të përbashkëta nëpër vende të ndryshme të botës. Marëveshja në të vërtetë nga Qeveria e Maqedonisë u shit si një provokim për shqiptarët dhe për perëndimin, botën demokratike.

Gjoja se Maqedonia do të bashkohet me Serbinë për inat të evropianëve dhe amerikanëve pasi nuk e pranojnë në NATO dhe BE. Pse shuajnë ndërkombëtarët? Sepse edhe ata si unë qeshen, pasi edhe ata e dijnë të vërtetën rreth përfundimit të kësaj marëveshje, por edhe të vetë Maqedonisë dhe kësaj Qeverie që udhëhiqet nga një kryeministër naiv si Nikolla Gruevski. Prandaj as shqiptarët nuk kanë pse shqetësohen. Serbia nuk është aq naive sa Maqedonia dhe as politikanët e saj nuk janë si Gruevski dhe klishat e tij. Serbët parasegjithash janë edhe të sprovuar nga historia me politikan të këtillë. Ata patën një Millosheviq që shkatëroi një Jugosllavi dhe mezi arritën ta shpëtojnë këtë Serbi që e kanë sot, andaj nuk do të lejojnë ta humbin edhe atë. Serbët u ulën në një tryezë edhe me atë që deri dje e quanin foshnje të tyre dhe disa herë e shihnin edhe si armik, shtetin e Kosovës.

Pse e bënë këtë? Sepse ata nuk janë maqedonas dhe as Gruevska. Serbët natë e ditë punojnë për reformim, demokratizim dhe për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian, sado që këtë dëshirë mundohen ta kamuflojnë dhe ambalazhojnë ndonjëherë me folklorizma vetëm sa për mos ti dhënë ndonjë shokpsiqik popullit të vet të cilin e kishin helmuar më herët me nacionalizma. Serbia shumë më shpejtë sesa Maqedonia do të bëhet edhe anëtare e BE-së dhe më pas edhe e NATO-s dhe atëherë jo ambasada, por pikëpyetje nëse do të ketë edhe fqinjësi me Maqedonina e cila do të jetë ende në ëndëra dhe lojra fëmijësh.

Maqedonia me një Qeveri si kjo dhe me një kryeministër si Nikolla Gruevski do të mbetet këtu ku është, me një situatë shumë më të vështirë ekonomike, krizë politike dhe marëdhënie të acaruara ndëretnike që do të jenë si një bombë të cilët megjithatë nuk do të lejojnë tëpëlcasë ndërkombëtarët dhe vetë shqiptarët. Ëndërat nacionaliste dhe shoviniste të Nikolla Gruevskit do të marim fund një ditë kur ai do të zgjodhet dhe do ta sheh dëmin që ia ka bërë popullit dhe shtetit "të vet". Do të zgjohet nga zhurma e protestuesve të uritur që nuk do të kenë as bukë e as ujë, të pa punë dhe të izoluar, përderisa i gjithë rajoni bashkë me shqiptarët do të jenë pjesë e Evropës demokratike dhe krah përkrah fuqive perëndimore në NATO. Gruevski do të zgjohet nga gurrët e popullit të vet të cilët do ta gjuajnë kur do ta kuptojnë se edhe ai, si Millosheviqi dikur, nuk ka dëmtuar askend tjetër por vetë popullin e vet.

Cili do të jetë fati i Maqedonisë dhe a do të humbin shqiptarët apo maqedonasi? Shqiptarët tanimë kanë dy shtete dhe duan të jenë "ortak" edhe në një shtet të tretë. Edhe do të jenë, por dilema e vetme mbetet nëse ortak i shqiptarëve në Maqedoni do të jetë kombi maqedonas apo fuqitë e mëdha dhe nëse Maqedonia do të jetë shtet apo protektorat ndërkombëtarë. Shqiptarët duhet të kenë kujdes dhe të mbrohen vetëm nga dy rreziqe: të mos i rijnë shumë afër Gruevskit dhe të mos digjen në zjarrine tij dhe të mos i kaplojë inati dhe euforia e skajshme e të bëhen më të këqi se ai.

HADI OSMANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
16 VJET NGA MASAKRA E ABRISË SË EPËRME (09.26.2014)
NASER RUGOVA BOTON GJENEALOGJINË E TIJ DHE TË PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA (09.26.2014)
MARIE SHLLAKUT PËRMENDORE NË PRIZREN - ATY KU U PUSHKATUA MË 1946Nga LEONORA LAÇI (09.26.2014)
MARK MARKU - DËSHTIMI I PD-së, FAJI I BASHËS DHE PËRGJEGJËSIA E BERISHËS (09.26.2014)
FATOS HOXHA - TA SHPËTOJMË PD-në NGA KTHETRAT E PENGMARRËSVE (Intervistë) (09.26.2014)
Emrat e shqiptarëve përmbysin pretendimet e historianëve serbëSKËNDER GASHI - KUR U BËMË MYSLIMANË, ISHIM ORTODOKSË, NUK ISHIM KATOLIKË (09.25.2014)
SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI SOT (IX)Nga BRAHIM IBISH AVDYLI (09.25.2014)
VIZITA E PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI U NDERUA EDHE NË MËRGATËN SHQIPTARE!Nga ASLLAN DIBRANI (09.25.2014)
ARENAT E LUFTËS PËR MBIJETESË NUK PO PËRFUNDOJNË KURRËVështrim nga SKËNDER MULLIQI (09.25.2014)
URIME NË AMSHIM BIJA IME(Në 43 vjetorin e lindjes së Shqipes)Poezi nga AGIM GASHI (09.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]