E Djelë, 04.28.2024, 04:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ENVERIZMI ANGLISHTFOLËS RREZIKSHMËRI PËR SHOQËRINË SHQIPTARE!
Nga BESIM NDREGJONI, Studiues i krimeve të komunizmit

E Shtunë, 09.27.2014, 07:35am (GMT+1)


     
 Mosveprimi dhe indiferentizmi ndaj  ideologjisë kriminale të komunizmit   në këtë  periudhë kohore  postkomuniste ka nxjerrë në rend të ditës fenomenin e rrezikshëm dhe shumë të dëmshëm për shoqërinë, frymën e enverizmit dhe pushtimin e politikës shqiptare  nga enveristat.  Enveri ka vdekur , por fryma e enverizmit po njeh rritje në një shoqëri të  traumatizuar nga diktatura 45 vjecare ku nuk u denua nga drejtësia.

Mazhoranca  politike aktuale që po drejton vendin ka marrë revanshin politikë, përkujtimin e 70 vjetorit të ashtuquajtur "clirim" me glorifikimin e figurës  së diktatorit. Në këtë mes të padëshirueshëm dhe kaotik çdo i përndjekur politik, çdo intelektual, dhe shqiptar i ndershëm duhet të flasë, të thotë të vërtetën ashtu siç ka ndodhur dhe pse kjo e vërtetë  është  tragjike, e dhimbëshme.

Ati i shejtë Papa Francesku, megjithse kishte lexuar mbi krimet e komunizmit në Shqipëri, ai përpara dëshmive rrënqethse të motrës Marie, dhe priftit  Ernest Troshani u përlot përpara gjithë mediave të botës në mbrëmjen e 21 shtatorit në katedralen e Shën Palit në Tiranë. Pra bota u njoh me tragjedinë enveriste të shqiptarëve. Njohja ndaj të vërtetës është "esenciale" e termit "çlirim" që po trumbetohet me të madhe  nga  enveristët  në pushtet. Përballë kësaj ofensive dhe përbaltjes  kombëtare të politikës "rilindëse" do të  faktojmë terrorin që pësuan qytetet kryesore në Shqipëri me termin "çlirim " 70 vite ma parë nga komunistët që luftonin për pushtet e aspak për "çlirim". 

Si mund ta quajmë "çlirim të Shqipërisë" vitin 1944 ku forcat komuniste në çdo qytet që hynin  pas largimit të trupave gjermane, bënin terror  dhe masakra të padëgjuara ndonjëherë duke vrarë me qindra njerzë të pafajshëm. Këto të faktuar në arshivën e shtetit.  Në qytetin e Gjirokastrës  u ekzekutuan  brenda një ore  në oborrin e shkollës (gjimnazin e  këtij qyteti) 12 qytetarë të ndershëm për të vetmen arsye se ata ishin kundërshtarë të ideologjisë  komuniste. 

Dhe mbas 70 vitesh në këtë qytet, ministrat Arben Ahmetaj e Erjon Veliaj festojnë "çlirimin " me shallat e kuq me drapër e çekan, simbole të enverizmit stalinist. Ministri  i  ekonomisë në fjalën e tij shkonte më larg duke e quajtur "sukses" të luftës "çlirimtare" se Gjirokastra paska qënë pjesë e zonës së parë  operative, pjesë e shkëputur nga fjalimet e diktatori Hoxha në kohën e sundimit të tij. E gjithë cermonia filloi dhe mbaroi jo vetëm me foton e diktatorit që i ekzaltonte ministrat e" rilindjes "por fryma  e enverizmit shoqëronte  cdo detaj të cermonisë qeveritare. 

Ceremonia  qeveritare  përçmonte të vrarët e pafajshëm para gjimnazit, e nderonte  barbarët vrasës.  Berati 2500 vjeçar do të përjetonte një tjetër "çlirim",  komunistët  do të nxirrnin  nga varri kockat  e ish Kryeministri të Shqipërisë gjatë viteve 20, Iljas Vrionit dhe duke i mbajtur në duar si flakdane nga turmat e nxitura  nga "çlirimtarët" partizanë,  përshkruan rrugën kryesore të qytetit me ulërima dhe thirrje për terror dhe, në fund të procesionit makabër, kockat e ish Kryeministrit  të Shqipërisë u hodhën në lumin e Osumit..

Kryeparlamentari Meta, Ministri i Drejtsisë Naço e zëdhësi i Ramës, Balla, do të duartrokitnin terrrorin e bandave të  Enverit dhe do ta quajnë "çlirim" prishjen e varreve. Ku për traditën dhe doket shqiptare varret janë të shejta e nuk preken... Ish Kryeministri Meta  nqs  duhej të kishte ndërgjegje kombëtare  duhej të nderonte  në këtë 70 vjetor ish Kryeminstrin Vrioni, të mbante një minutë heshtje e të  hidhte në Osum një tufë lule dhe të dënonte turmat që i prishën varrin. 

Ai bëri të kundërtën nderoi prishësit e varreve. A mund ta quajnë Tiransit "çlirim" kur për një muaj rrjesht 17 tetor-17nëndor 1944 u përballën me terrorin e kuq, dhe qindra  qytetarë të saj mereshin natën nga shtëpia dhe pushkatoheshin rrugëve të Tiranës ,  dhe faji i tyre ishte,  se ishin shkolluar në perendim e i kishin  shërbyer Tiranës dhe shtetit shqiptarë...  Dhe për 70 vite përbuzen viktimat e pafajshëm,intelektuale,  e nderohen vrasësit e tyre. E si mund ta quaj  "çlirim" Shkodra kur forcat komuniste  pushkatuan  me dhjetra qytetarë  të pafajshëm dhe në  ndërtesat e  kishave  katolike hiqej flamuri shqiptar e vihej flamuri jugosllavë.

Shtator 2014, Tirana e hijeshuar me  fotot e martirëve të vrarë pa faj, nga diktatura enveriste, por kjo pamje e dokumentin i martirëve të vrarë nga diktatori nuk do të i pëlqente, Kryetares së  komisionit të jashtëm  të Parlamentit shqiptarë, Arta Dades e cila në mikrofonin e Zërit të Amerikës nga Uashingtoni... do të deklaronte se komunistët kanë bërë luftën dhe kanë të drejtë të mbajnë foton e komandantit  të tyre, ne nuk bëjmë si në diktaturë t'u ndalojmë të drejtën.. sikur komandanti i tyre nuk ishte diktatori..   Dhe vazhdoi "Ne "rilindasit" e mbajmë shallin e kuq  me draper e çekan e yll, simbolin e veteranëve enveristë, se respektojmë luftën e tyre..."

Të vrarët  pa faj,  nga" veteranët e enverit" nuk ia vrasin ndërgjegjen drejtueses së komisionit të jashtëm. Hipokrizia nuk njeh kufi me trashgimtarët e enverizmit.  Tani enveristët e  rinj nuk flasin rusisht si etërit e tyre, por anglisht. Dy ditë para vizitës së Papa Françeskut në Tiranë,  intelektuali antifashist e antikomunist, ish i burgosuri politikë, shkrimtari, ikona e mbrotjes të drejtave dhe lirive të njeriut Sami Repishti, në një përshëndetje  që botonte për ardhjen e Atit të shejtë në vendin tonë,  pasqyronte  historinë, kauzën dhe qëndresën e martireve të fesë, dhe e mbyllte shkrimin e tij me  thënjet e një krimineli komunist Pandi Kristo: " ne vramë me faj e pa faj " Markat e Lleshrat" e veriut.. dhe mire bamë..." Një pohim që të trondit sot mbas 70 vitesh...  Ne nuk mund të shërohemi nga rrjedhimet e murtajës komuniste  për sa kohë do të heshtim për të vërtetën e krimit komunistë.

Publikova vetëm katër "fakte" nga libri mijëra faqe i  krimeve të komunizmit për vitin 1944.  "Çlirimet" e  Gjirokastrës, Beratit, Tiranës, dhe Shkodrës për të njoh lexuesin me manifestimet monsturoze të diskriminimit  që bahet  me termin "çlirim" . Eshtë detyrë e shejtë për ne që i mbijetuam terrorit enverist ti dokumentojmë këto fakte si proces i së vërtetës ndaj një revanshi që po pushton jetën politike shoqërore në planin  politikë të "rilindjes" mazhorancë  drejtuese e vendit. 

Viti 1944 ka qënë viti i asgjesimit fizik të intelektualëve, klerikëve, të qytetarëve e nacionalistëve që luftonin kundra fashizmit e nazizmit , në të gjithë hapsirën shqiptare. Vit i luftës civile për marrje pushteti nga enveristët. Kjo katastrofë përfshiu të gjithë shqiptarët nga jugu në veri. Ideologjia   që e ushqeu këtë  katastrofë e ka  një emër, kjo ishte  partia komuniste e drejtuar nga Enver Hoxha  me këshilltarët  jugosllav antishqiptarë Miladin Popoviç e Dushan Mugosha.. "Markat dhe Lleshrat" e veriut,  Lefat e Alushët e  Shqipërisë mesme , dhe   ballistët e jugut u  vranë me urdhër të Enver Hoxhës , komandantit që "rilindja "sot mbas 70 vitesh e nderon me frymë e me veprim.. 

Pak rëndësi ka për "rilindjen" trashgimtaren e xhelatëve ekzekutues "fakti" që kjo pjesë e popullsisë që u ekzekutu pa faj, përbante kolonën  vertebrore të shoqërisë shqiptare, që kishte qënë organizatorja e pamvarsisë të kombit,  dhe ngritjes së shtetit shqiptarë, dhe sot mbas 70 vitesh këta po   rivriten.  Ne shqiptarët që mbijetuam  terrorit presim një përgjigje! Shoqëria shqiptare  nuk tronditet vetëm  nga fotot e diktatorit, se fotoja e një vdekuri e te kalluri prej 28 vitesh nuk na shqetson.. ne na shqetson fryma e enverizmit dhe  skalioni i  enveristave në  drejtimin e mazhorancës dhe politikës 24 vjecare. Kjo është  e frikshme e tronditse.. ky  është  shqetsim i shqiptarëve. 

Denimi i ideologjisë enveriste sot,  është imperative e kohës. Duke denuar enverizmin dhe enveristat  ne fillojme nje proces shërimi për vendin tonë. Jo vetëm ata "veteranë" që janë  përgjegjës  direkt për krimet  e kryeme ndaj nesh, por dhe klasa politike mbas 90,  margjinalisht  duhet të ndihet  fajtor  sepse ka  heshtë.

Sot klasa e të  persekutuarve e ka perbuzur hakmarrjen dhe kjo është fitorja jonë morale, por ne nuk mund  të lejomë  enverizmin këtë  murtajë  që po i zen frymën  demokracisë  duke na u cfaqur  me kostumin e të  drejtave e lirive të njeriut në mbrotje të "xhelatëve"  sepse nuk vepron drejtësia.
Çdo indiferencë  apo tolerancë  ndaj  enverizmit është shkatruese  për sistemin ku është shoqëria dhe Shqipëria jonë e dashur. Shqipëria e të gjithë shqiptarëve.  Heshtja rivret viktimat!  Heshtja  rivret lirinë! Heshtja rivret të ardhmen!   Ne nuk duhet të heshtim që  mos të jemi përgjegjës përpara kombit e shoqërisë!
BESIM NDREGJONI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MAQEDONIA AS ME SERBINË, AS ME PERËNDIMINOpinion nga HADI OSMANI (09.26.2014)
16 VJET NGA MASAKRA E ABRISË SË EPËRME (09.26.2014)
NASER RUGOVA BOTON GJENEALOGJINË E TIJ DHE TË PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA (09.26.2014)
MARIE SHLLAKUT PËRMENDORE NË PRIZREN - ATY KU U PUSHKATUA MË 1946Nga LEONORA LAÇI (09.26.2014)
MARK MARKU - DËSHTIMI I PD-së, FAJI I BASHËS DHE PËRGJEGJËSIA E BERISHËS (09.26.2014)
FATOS HOXHA - TA SHPËTOJMË PD-në NGA KTHETRAT E PENGMARRËSVE (Intervistë) (09.26.2014)
Emrat e shqiptarëve përmbysin pretendimet e historianëve serbëSKËNDER GASHI - KUR U BËMË MYSLIMANË, ISHIM ORTODOKSË, NUK ISHIM KATOLIKË (09.25.2014)
SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI SOT (IX)Nga BRAHIM IBISH AVDYLI (09.25.2014)
VIZITA E PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI U NDERUA EDHE NË MËRGATËN SHQIPTARE!Nga ASLLAN DIBRANI (09.25.2014)
ARENAT E LUFTËS PËR MBIJETESË NUK PO PËRFUNDOJNË KURRËVështrim nga SKËNDER MULLIQI (09.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]